Kronikë
-
Me uljen e numrit të infektimeve me Covid, 3 spitalet rajonale në Elbasan, Shkodër dhe Durrës, tashmë janë kthyer në normalitet duke mbyllur pavionet për të infektuarit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se pritet lehtësim i masave nga mbledhja e Komitetit të Ekspertëve këtë javë.
25 Maj 2021, 14:56 -
Bashkia e Tiranës nis riparimin e 288 pallateve të dëmtuara lehtë nga tërmeti, përfshin edhe sistemimin e hapësirave të përbashkëta
25 Maj 2021, 14:52Pallatet që kanë pësuar dëme të lehta nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet po riparohen nga Bashkia e Tiranës. Aktualisht, në të gjithë territorin e Tiranës ka nisur aksioni që do të rivitalizojë edhe shumë prej pallateve të vjetra, pasi kjo nismë, e para e këtij lloji, do të përfshijë edhe lyerjet dhe sistemimet e hapësirave të përbashkëta
-
Bllokimi i 6.83 ton ushqimesh për fëmijë të skaduara, specialistja e AKU: Kontrolle të shtuara, denoncimet më shumë për kushtet higjieno-sanitare
25 Maj 2021, 14:42Radovani tha në Report Tv se rasti ishte delikat pasi produktet ishin për fëmijë dhe për më tepër sasia e bllokuar ishte e konsiderueshme. Megjithatë ajo qetësoi qytetarët se ekipet e AKU-së janë gjatë gjithë kohës në terren pikërisht për të garantuar sigurinë ushqimore dhe këto grupe janë shtuar edhe më shumë për sezonin turistik në mënyrë që të mos ketë problematika. Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast, pasi çdo ankesë e tyre ndiqet me prioritet.ak
-
Nga Shqipëria dhe Kosova, dy pilotet ushtarake që bashkojnë vendin tonë me SHBA në “Defender 2021” (VIDEO)
25 Maj 2021, 14:21Valdete Mehanja dhe Armela Murati janë dy pilotet që duket i kanë dhënë kuptimin e vërtetë qëlllimit të stërvitjes më të rëndësishme që zhvillohet në Evropë, “Defender 2021”, ndërveprimit mes aleatëve të NATO-s. Nëntoger Valdete Mehanja ka lindur në Kosovë, por prej vitesh ajo është pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131, në Gardën Kombëtare e Alabamës. Ajo ka ardhur në Shqipëri si pjesë e trupave amerikane që po marrin pjesë në stërvitjen ‘Defender ‘21”
-
KLP cakton unanimisht drejtuesit e prokurorisë së Apelit në Tiranë Genti Zholi dhe në atë të shkallës së parë Durrës, Anita Jella
25 Maj 2021, 13:47Genti Zholi do të jetë drejtuesi i ri i Prokurorisë së Apelit në Tiranë ndërsa Anita Jella drejtuese e Prokurorisë të Shkallës së Parë në Durrës. Vendimet janë marrë unanimisht në mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
-
Deputete deri në shtator, mandatin e Finos e merr Gentiana Cakrani në Fier! Gledis Çeliku s'zëvendëson Tom Doshin, nuk dorëzoi formularin e dekriminalizimit
25 Maj 2021, 12:52Gentiana Cakrani do të jetë deputete e re e Kuvendit të Shqipërisë deri në shtator. Ajo do të zëvendësojë Bashkim Finon e ndjerë, i cili u nda nga jeta prej COVID-19 disa javë më parë. Ndërkohë që Gledis Çeliku nuk e ka marrë mandatin e lënë bosh nga Tom Doshi në Shkodër pasi nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit.
-
Humbi jetën në aksident, 16-vjeçari punonte si kamarier dhe po kthehej nga puna, përloten kolegët: Më thoshte nuk jam mirë, kam parë ëndërr
25 Maj 2021, 12:46Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur Mallakastrën, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë ka ndërruar jetë një 16 vjeçar dhe është plagosur një 18 vjeçar. Ditën e sotme, në vendin e aksidentit kanë mbërritur të afërm dhe banorë të zonës të cilët kanë vendosur shenja përkujtuese në vendin ku ndodhi
-
Mjeku Arian Mezini paraqet deklarata nga OBSH, EMA dhe FDA, të cilat konfirmojnë sigurinë e përdorimit të barnave AIJS (siç është ibuprofeni) te pacientët e prekur nga COVID-19
25 Maj 2021, 12:39Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) ka dalë në përfundimin se nuk ekziston asnjë lidhje mes AIJS-ëve dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19.
-
Kërkoi masë më të butë sigurie, Gjykata lë në burg sanitaren Tire Alldervishin
25 Maj 2021, 12:17Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Tire Alldervishit për zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest ne burg në një masë më të butë. Alldervishi u arrestua pas denoncimit që kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh nga vajza e një pacienteje të sëmurë me Covid
-
Ngriti grup me uniformë policie për të shpërndarë drogë, si nisën hetimet për efektivin në Durrës, dyshime edhe për kolegët e tij
25 Maj 2021, 11:58SHÇBA ka nisur hetimet prej 6 muajsh për efektivin e policisë Edvin Sinani, i cili është përfshirë ne trafikun e lëndëve narkotike. Indicja ka ardhur pas goditjes së disa grupeve të vogla te shpërndarjes së kanabisit, ku ka ngritur dyshime se bashkëpunonin me punonjës të policisë
-
Ankimet për Tiranën në KAS, Boiken Abazi: Mandati im është vjedhur
25 Maj 2021, 11:45 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata e Apelit lë në burg Arbër Paplekajn, detyrim paraqitje për anëtarët e grupit të armatosur të PD
25 Maj 2021, 10:45Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Elbasanit, për Arbër Paplekajn, i cili vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Për Arbër Paplekajn mbetet në fuqi masa e sigurisë personale “arrest me burg”. Po ashtu në fuqi është lënë edhe vendimi për 10 të akuzuarit e tjerë të ndalur në lidhje me ngjarje, për të cilët është lënë në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’.
-
Pastrimi i parave dhe lufta kundër terrorizmit/ Këshilli i Evropës: Shqipëria nuk ka përparim domethënës
25 Maj 2021, 10:45MONEYVAL ka vendosur që Shqipëria duhet të mbetet në procedurën e zgjeruar të ndjekjes dhe të raportojë për përparimin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e saj të masave në luftën kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit në bazë vjetore.
-
Pak ditë nga çelja e sezonit turistik, nis pastrimi i plazhit të Darëzezë dhe Semanit (VIDEO)
25 Maj 2021, 10:37Vetëm pak ditë para nisjes se sezonit turistik ka nisur dhe pastrimi i plazhit të Darezezë dhe Semanit nga Bashkia e Fierit. Çelja e sezonit turistik do të bëhet më 29 maj për pritjen e turistëve vendas dhe të huaj.
-
Ekspertizë e rreme për vetvrasjen e biznesmenit Eugert Lazaj?! Prokuroria nis hetimet për ekspertët
25 Maj 2021, 09:34Më 30 korrik të vitit të kaluar një ngjarje e rëndë tronditi Tiranë. U gjet i vdekur në biznesin e tij. Nga institucionet u raportua për një vetëvrasje të të riut. Por detaje të reja tronditëse mësohen në lidhje me hetimet.
-
Manastirliu prezanton një pjesë të ekipit mjekësor shqiptaro-turk të Spitalit Memorial në Fier
25 Maj 2021, 09:40Ministrja e Shëndetësise, Ogerta Manastirliu ka prezantuar një pjesë të ekipit mjekësor të Spital Memorial në Fier. Stafi do të ketë një ekip të përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk, ndërkohë që dyert e këtij spitali modern do të hapen të enjten
-
Itali, 13 shqiptarë dhe kolumbianë në pranga! Guardia di Financa sekuestron 365 kg lëndë narkotike! (VIDEO)
25 Maj 2021, 09:30Policia italiane ka vënë në pranga 13 persona me shtetësi shqiptare dhe kolumbiane përgjegjëse për tregtinë e lëndëve narkotike.
-
Çfarë është reduktimi i riskut? Ekspertët shqiptarë mblidhen për të gjetur zgjidhje që përmirësojnë shëndetin publik
24 Maj 2021, 17:42Konferenca virtuale e Reduktimit të Riskut mblodhi emrat më të dalluar të mjekësisë dhe shëndetit publik në Shqipëri, duke mbajtur për rreth 3 orë interesin e mbi 150 pjesëmarrësve që e ndoqën atë online në platformën Zoom.
-
Babai i vrau nënën e më pas veten, rrëfimi i shqiptares në SHBA rrëqeth
25 Maj 2021, 09:04Në vitin 2008 një incident i rëndë tronditi qytetin e Detroitit në Miçigan, kur një burrë shqiptar vrau gruan e tij dhe pastaj kreu vetëvrasje. Çifti Djelaj la pas katër fëmijë. Vajza e tyre Valentina Djelaj, tregon për Zërin e Amerikës se çfarë e ndihmoi të ngrihet dhe vazhdojë jetën. Sot ajo është një zë i fuqishëm për të gjitha viktimat e dhunës familjare.
-
Përplasi qëllimisht me makinë punëtorin në rrugën e Kombit, gjykata lë në burg 67-vjeçarin! Autori: Kishim konflikte, por s'doja ta vrisja, ishte aksidentale
25 Maj 2021, 09:03Gjykata e Lezhës ka lënë burg 67-vjeçarin Dedë Doçi, i cili u arrestua nga policia, pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmës mirëmbajtëse të rrugës së kombit, duke e lënë të plagosur. 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka patur konflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtoret, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin Nazmi Halila, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.