Kronikë
-
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 39°C.
14 Korrik 2021, 07:20 -
20-vjeçari pret gishtat në vendin e punës, pronari turk e hedh në rrugë: Donaldi çun i mirë, kujdes jo
13 Korrik 2021, 22:32Emisioni Stop ka trajtuar një histori të dhimbshme, por dhe problematike. Bëhet fjalë për një aksident në punë, që një djali të ri të quajtur Donald Tufi 20 vjeç i ka kushtuar gishtin e njërës dorë.
-
-
Situata me plehrat në Spille, Landfilli i Sharrës: Përgjegjësi e kreut të Bashkisë Kavajë, refuzoi të jepte sasinë e mbetjeve
13 Korrik 2021, 21:04Pas deklaratës së Kreut të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, i cili bëri fajtor Landfillin e Sharrës për situatën e rëndë që është krijuar nga depozitimi i mbetjeve në zonën turistike midis Spillesë dhe plazhit të gjeneralit, ka reaguar 'Integrated Energy'. Landfilli i Sharrës përgënjeshtron kryetarin e Bashkisë Kavajë. Sipas tyre kreu i Bashkisë ka refuzuar të jepte sasinë e mbetjeve dhe situata e krijuar është përgjegjësi e tij.
-
-
Mori 2000 euro nga 2 gra për të futur njërën në punë, GJKKO 'arrest shtëpie' për ish zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe dy të përfshirat! Avokatja nga Durrësi që bëri ndërmjetësen
13 Korrik 2021, 20:47Gjykata e Posaçme ndaj Korrupsionit, me kërkesë të SPAK, ka vendosur ‘arrest shtëpie’ për ish zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale të padrejta nga dy gra Majlinda Hasani dhe Florida Beu, për punësimin e kësaj të fundit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
-
Kapja e 12 kg kokainë në Durrës, Çuçi: Luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar
13 Korrik 2021, 20:22 -
Asnjë investim në 45 vite në rrugën Maliq-Lozhan, banorët: Na rrezikohet jeta, aksi ka pësuar shkarje
13 Korrik 2021, 20:12Prej 45 vitesh, rruga Maliq-Lozhan nuk njeh asnjë investim duke shkuar drejt degradimit. Banorë të zonës, por edhe Administrator i njësisë administrative kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi nga shkarjet e këtij aksi u rrezikohet jeta.
-
Durrës/ Riparimet e OSHEE shkaktojnë luhatje të energjisë, banorëve u digjen elektro-shtëpiaket: Duam dëmshpërblim
13 Korrik 2021, 20:06Riparimet që po kryen OSHEE në kabinën elektrike kanë shkaktuar luhatje të energjisë elektrike në fshatin Bizë të Ishmit. Banorët që jetojnë në kontejner që prej tërmetit shprehen se u janë djegur pajisjet elektro-shtëpiake, ndaj kërkojnë dëmshpërblim.
-
-
U shkarkua nga detyra, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për kreun e Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli
13 Korrik 2021, 19:48Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfred Agolli
-
-
Një ditë pasi mori detyrën në krye të AMA-s, Armela Krasniqi merr vendimin e parë
13 Korrik 2021, 19:02Një ditë pasi ka marrë zyrtarisht detyrën kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka vendosur të anulojë procedurën me objekt “Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, “Fëmijët dhe Reklamat” në televizione dhe portale”.
-
Balluku pret në takim homologun kroat: Bashkëpunim për projektet madhore infrastrukturore, diskutohet Korridori Blu dhe hekurudhat
13 Korrik 2021, 18:53Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka pritur sot në një takim në Tiranë ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës së Kroacisë, Oleg Butkoviç. Një vëmendje të gjatë bisedës së dy ministrave i është kushtuar projektit të Korridorit Blu, për të cilin Shqipëria ka nisur punën për ta bërë realitet këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore.
-
Varianti Delta, ISHP: Ka dyshime të arsyeshme, por ende s’ka prova zyrtare! Vaksinohuni para vjeshtës
13 Korrik 2021, 18:38Ndonëse kanë dyshime të arsyeshme për praninë e variantit Delta në vendin tonë, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka evidenca zyrtare. Shefja e laboratorit të virologjisë në ISHP u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen para se të vijë vjeshta.
-
E lidhën gabimisht me kontejnerin në Durrës, reagon BANA KING: S'kemi asnjë lidhje me shkeljen e ligjit, garantojmë cilësinë dhe besueshmërinë
13 Korrik 2021, 18:38Duke marrë shkas nga disa lajme të botuara nga disa media por edhe të publikuara në rrjetet sociale, që e lidhin me kontejnerin që u ndalua me 12 kg kokainë sot në Durrës ka reaguar përmes një deklarate sqaruese kompania BANA KING.
-
Përfshihet në flakë një parcelë në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit, shmanget shpërthimi i tre predhave luftarake
13 Korrik 2021, 18:33Një zjarri i madh ka rënë në një parcelë kullote në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur shmangien e një situate tragjike pasi u përballën me prezencën e tre predhave luftarake prodhim kinez të pashpërthyera, si dhe një sasi të konsiderueshme municionesh
-
Operacionet e SPAK, Shkëlqim Hajdari: Ata që kanë shkelur besimin e shqiptarëve të përgatiten, do japin llogari! Këtë herë është ndryshe!
13 Korrik 2021, 18:26Shkëlqim Hajdari, ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, i cili aktualisht mban postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, thotë në një intervistë në Report Tv se operacionet e fundit të SPAK janë tregues se këtë herë po ndryshon shumëçka në lidhje me kulturën e ndëshkimit në vend. Sipas tij kushdo që ka shpërdoruar detyrën të përgatitet se shumë shpejt do të përballet me drejtësinë.
-
Video nga Thumana e rindërtuar, Rama: Drejt përfundimit, në tetor akomodohen familjet e para
13 Korrik 2021, 18:19Thumana brenda 4 muajsh do të jetë një qytezë e rindërtuar nga fillimi dhe në tetor familjet e para do të hyjnë në banesat e reja.
-
DW: Drejtësia e re dhe të korruptuarit ‘e paprekshëm’
13 Korrik 2021, 18:01Korriku 2021 mund të futet në historinë e drejtësisë së re, të reformuar në Shqipëri si fillimi i funksionimit të saj dhe i ndëshkimit të “të paprekshmëve” dhe të korruptuarve në nivele të larta.