Kronikë
-
Një 53-vjeçar është ekstraduar nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike
21 Korrik 2021, 14:19 -
Njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Durrës, Manastirliu apelon për vaksinim: Rrezik nga varianti Delta
21 Korrik 2021, 14:18Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, në periferi të Durrësit, ku ka bërë apel për qytetarët të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga COVID-19, pasi vaksina mbron edhe nga variant i ri Delta. Manastirliu tha se janë 7 njësi të lëvizshme vaksinimi që operojnë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, për të rritur mbulesën vaksinale.
-
Çaka nga KQZ: Kodi Zgjedhor ka mangësi, palët të mblidhen për ta përmirësuar
21 Korrik 2021, 13:52Në zgjedhjet e ardhshmet buxheti për partitë politike për shpenzimin në fushatën zgjedhore do të dyfishohet. Ndarja ndërmjet buxhetit, në vitin e ardhshëm do të bëhet ndërmjet katër partive, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Social-Demokrate si dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat arritën që të kalonin pragun me prej 1% në zgjedhjet e 25 prillit. Për çdo votë të vlefshme të marrë nga shqiptarët, partitë politike marrin 85 lekë
-
Më këmbët në timon dhe duart në celular duke drejtuar makinën, i riu nuk pyet për rregullat e qarkullimit në rrugë
21 Korrik 2021, 13:48Të rinjtë shqiptare vijojnë që të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Një video e cila është publikuar në rrjetet sociale, shfaqet një i ri, me këmbët në timon, duart në telefon, dhe duke ecur lirshëm në një rrugë, teksa shkëmbehet edhe me disa makina
-
Shpërndante kokainë në zonën e Freskut, arrestohet 28-vjeçari! Në banesë i gjenden një shumë parash dhe 60 doza kokainë
21 Korrik 2021, 13:36Një 28-vjeçar është arrestuar në zonën e Freskut në Tiranë. Policia njofton se i riu merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë në zonën e Freskut, kanë organizuar operacionin e koduar “Fresku”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 28 vjeç
-
U rindërtua shtëpia e familjarëve të ish-poetit të pushkatuar gjatë regjimit komunist Havzi Nelës, Veliaj: Puna nuk ka ngjyra partiake dhe ndasi politike
21 Korrik 2021, 12:57Mes mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 të cilave po u rindërtohen shtëpitë nga e para, Bashkia e Tiranës ka rindërtuar edhe shtëpinë e familjarëve të Havzi Nelës, poetit të pushkatuar nga regjimi komunist 33 vite më parë
-
Punonjësit e Bankers Petroleum Albania dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë
21 Korrik 2021, 12:50Drejtuesit e kompanisë naftënxjerrëse në Patos -Marinëz, Bankers Petroleum Albania, së bashku me dhjetra punonjës dhuruan sot vullnetarisht gjak për fëmijët e sëmurë me talasemi. Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Qing Fang tha se e kemi mbështetur iniciativën e Kryqit të Kuq sepse mund të përmirësojmë jetën e të sëmurëve me talasemi: Duam të përmirësojmë jetën e të sëmurëve
-
Studentët e mjedisit mësim të hapur në Landfillin e Sharrës, njihen me menaxhimin e mbetjeve
21 Korrik 2021, 12:00Viti shkollor në Universitetin Politeknik dhe Universitetin Bujqësor u mbyll me një mësim të hapur mbi njohjen e menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe standardet mjedisore që aplikohen në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë. Landfilli i Sharrës është i vetmi vend në Shqipëri për studimet mbi energjinë e rinovueshme
-
Kardinal Ernest Troshani uron besimtarët myslimanë: Zoti ju mbushtë me shëndet dhe begati! Paqe e bekime paçi gjithmonë
21 Korrik 2021, 12:40Kardinal Ernest Simon Troshani u ka dërguar një urim besimtarëve mysliman shqiptarë me rastin e Festës së Kurban Bajramit
-
Transportonin emigrantë të paligjshëm, ‘shkatërrohet’ banda shqiptare me 7 anëtarë në Britani! Merrnin 25 mijë paund për person, i siguronin edhe punë
21 Korrik 2021, 12:35Një bandë shqiptare kriminale e cila transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme është “goditur” dhe arrestuar nga policia britanike.
-
-
-
Pajisjet e dhuruara nga SHBA në doganën e Kakavijës, Kim: Të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm kundër kriminelëve! Mbrojtja e kufijve, e rëndësishme për sigurinë globale
21 Korrik 2021, 11:59Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është ndalur në Gjirokastër për një vizitë në pikën kufitare të Kakavijës. Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, mes tyre drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu si edhe ambasadorja e e Greqisë Sophia Philippidou.
-
‘Është koha tani’, Manastirliu thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID: Vijon vaksinimi i hapur +18 vjeç deri të dielën
21 Korrik 2021, 11:47Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit për tu vaksinuar kundër COVID, në kuadër të javës së hapur të vaksinimit masiv të qytetarëve +18 vjeç
-
9 kandidatë në garë për vakancat në 'Kushtetuese', KED kërkesë për informacion në SHISH, hipoteka, banka dhe DSIK
21 Korrik 2021, 11:40Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dërguar një kërkesë për informacion në SHISH, hipotekë, në Banka dhe DSIK për 9 kandidatët në garë për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv. Pas kalimit "në filtër" të këtyre kandidatëve, hapi i radhës do të jetë intervistomi dhe më pas pikëzimi i tyre, një proces i cili pritet që të zgjasë deri nga mesi i muajit tetor.
-
I merrte paratë qytetarëve përmes mashtrimit dhe largohej me motoçikletë, policia arreston në Durrës 63-vjeçarin, i dyshuar për 9 vjedhje
21 Korrik 2021, 11:36Nëpërmjet mashtrimit, 63-vjeçari Hil Gjokhilaj i cili i merrte paratë qytetarëve e më pas me shpejtësi largohej me motoçikletën e tij, është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.
-
Mbi 3 mijë flamingo 'pushojnë' në bregdetin e Pishporos në Fier, dhurojnë spektakël për vizitorët! Përgjegjësi i Zonave të Mbrojtura: Kanë ushqim të bollshëm prandaj kanë ardhur këtu
21 Korrik 2021, 11:24Prej tre vitesh flamingot dhurojnë spektakël për vizitorët që zgjedhin bregdetin e Pishporos. Bregdeti në derdhje të Vjosës është tashmë vendi i pushimit për flamingot që kanë gjetur habitatatin e tyre të qetësisë në ligatinat e plazhit .
-
-
Organizonin trafik heroine drejt Greqisë, në pranga me urdhër të SPAK 2 trafikantët 'e dorës së parë'! Nis hetimi pasuror ndaj tyre
21 Korrik 2021, 11:03Drejt Europës dërgonin heroinë e kokainë kurse në Turqi kanabis me gomone. SPAK dhe Policia e Shtetit prangos dy fierakët Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çelajn si drejtues të grupit. SPAK bënë me dije se prej vitit 2019 ka pasur një hetim të përbashkët me homologët grek dhe ata të Maqedonisë së Veriut, duke finalizuar mbrëmjen e 19 korrikut arrestimit e dy të konsideruesve "bosë” dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.
-
Pasi festuan Kurban Bajramin në shtëpi, pushuesit nga Kosova marrin rrugën për në Shëngjin! Trafik i rënduar që prej orës 09:00
21 Korrik 2021, 10:53Mëngjesi i sotëm në Lezhë ka nisur me një trafik të rënduar në rrugët e qytetit. Pas festës së Kurban Bajramit, pushuesit nga Kosova, turistët më besnik në Shqipëri, kanë marrë rrugën drejt plazhit të Shëngjinit, i cili është ndër destinacionet e tyre të preferuara.