Kronikë
-
Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Por ndërsa fillimisht u raportua se aksidenti u shkaktua nga një efektiv, Policia sqaron dinamikën e ngjarjes, ndërsa thotë se automjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin.
22 Korrik 2021, 16:39 -
I dehur në timon e duke kryer parakalime të rrezikshme në rrugë, telefonata e qytetarit çon në burg shoferin në Shkodër! Arrestohen edhe 9 drejtues të tjerë mjetesh
22 Korrik 2021, 16:07Pavarësisht kontrolleve të shtuara në rrugë, sërish duket se nuk ka një ndërgjegjësim nga shoferët në vend, ku çdo ditë gjobiten me dhjetëra prej tyre, për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Me një njoftim për media, Policia Rrugore bën me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar 10 shoferë, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
-
Petro Koçi tha në Report Tv se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike, SPAK e thërret për të dëshmuar për deklaratat
22 Korrik 2021, 16:03Më 16 korrik, përmes një postimi në Facebook dhe më pas më të zgjeruara në një intervistë për Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
-
I morën ryshfet babait të të plagosurit nga masakra e Velipojës, Gjykata e Apelit në Shkodër lë në burg dy mjekët dhe infermieren! Avokati: S'ka prova
22 Korrik 2021, 14:28Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren Diellë Macaj. Avokatët mbrojtës Anton Kosteri, Bujar Hoti dhe Landa Marku kërkuan zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg” duke thënë se ndaj dy mjekëve nuk ka asnjë provë, por kjo u rrwzua nga gjyqtari i çwshtjes Tonin Stërkaj.
-
Skafi pëson defekt në motor dhe përplaset me shkëmbinjtë në Karaburun, shpëtohen 7 turistët dhe kapiteni! Ndërhyn roja bregdetare, i sjell në triport (VIDEO)
22 Korrik 2021, 14:05Pushimet për 6 turist për pak kanë përfunduar në mënyrë tragjike. 6 persona kanë rrezikuar që të mbyten në shpellën e Haxhi Alisë, pasi skafi me të cilin po udhëtonin ka pësuar një defekt teknik e për pasojë është përplasur me shkëmbinjtë.
-
Me armë, kanabis dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Kavajë
22 Korrik 2021, 13:20Një 27-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi u kap me armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis, në makinë
-
Vlorë/ Sherr për tokën në plazh, 42-vjeçari qëllon 3 herë me armë drejt një personi, shpallet në kërkim
22 Korrik 2021, 12:21Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është qëlluar tre herë në drejtim të një personi. Ndërkaq, është bërë shpallja në kërkim e autorit të ngjarjes nga forcat e Policisë. Personi që ka shtënë është identifikuar si Luçio Rroko, 42 vjeç.
-
Koordinatorja e platformës ‘Gati për Shqipërinë’, Bora Muzhaqi ironizon Rovena Vodën: Nuk hyn në lojë miku, as larg qoftë ‘arkat e peshkut’
22 Korrik 2021, 12:20Zv.ministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, e cila është edhe koordinatorja e nismës ‘Gati për Shqipërinë’, ka dhënë disa të dhëna në lidhje me numrin e aplikuesve në këtë platformë. Zv.ministrja Muzhaqi gjatë konferencës ka ironizuar ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila u arrestua për korrupsion, pasi kishte premtuar një vend pune
-
Zbulohet skema e mashtrimit 4 mln euro! Krijonin biznese fiktive dhe mashtronin klientët me pagesat online, 4 në pranga (2 të huaj dhe 2 shqiptarë) 8 në kërkim
22 Korrik 2021, 12:06Një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe të huaj, kryesisht nga Kameruni dhe Nigeria është shkatërruar, të cilët nëpërmjet mashtrimit kompjuterit kishin arritur që të përfitonin 4 mln euro. Ky grup kriminal vepronte në Shqipëri prej 2 vitesh, teksa kanë rënë në pranga 4 persona si edhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se fatmirësisht paratë janë rikthyer te bizneset duke minimizuar dëmin dhe viktimat.
-
Kushi në Tokio për të mbështetur ekipin shqiptar: Sportistët do të na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike
22 Korrik 2021, 11:59Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka mbërritur në Japoni për të mbështetur ekipin olimpik shqiptar në kuadër të Lojërave Olimpike 'Tokyo 2020'. Përmes një postimi në 'Facebook', Kushi bën me dije udhëtimin teksa shprehet besimplotë se sportistët tanë elitare do të na bëjnë krenarë me pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike.
-
Aleatët e Bashës kërkojnë kompensim, Celibashi: Nuk kanë kaluar pragun 1% në zgjedhjet e 25 prillit, s’përfitojnë fonde! Gjobiten 106 parti me 1 mln lekë
22 Korrik 2021, 11:393 parti politike të cilat kanë kërkuar kompensim paszgjedhor të fondeve nuk kanë përfituar, pasi nuk kanë kaluar pragun prej 1% në zgjedhjet e 25 prillit. Në një kërkesë, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja për Legalitetin dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, pjesë e PD AN kërkuan kompensim të fondeve paszgjedhjeve
-
Fation Kuqari s’pyet për rregullat e qarkullimin rrugor, filmon veten duke ecur me shpejtësi skëterrë mbi 215 km /h në autostradë
22 Korrik 2021, 11:19Të rinjtë e njohur nga ‘Reality Show’, nuk pyesin për rregullat e qarkullimit rrugor. Fation Kuqari, i njohur nga një emision televiziv, ka filmuar veten teksa thyen rregullat e qarkullimit rrugor, me shpejtësi skëterrë
-
EKSKLUZIVE/ Në përgjimet e operacionit 'Shpirti' dhe 1 gazetar, paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar në emisione të rivalëve! E fundos i 'penduari'
22 Korrik 2021, 11:18Një drejtim të ri kanë marrë në Shqipëri hetimet për operacionin “Shpirti” që shkatërroi një organizatë ndëkombëtare të trafikut të drogës. Report Tv mëson ekskluzivisht se hetimet e SPAK dhe antimafies italiane kane zbuluar se një gazetar shqiptar ka lobuar në emisione televizive për llogari të bandave kriminale. Ndaj gazetarit kanë nisur hetimet ndërsa gjithcka ka dalë në dritë – thanë burimet – nga përgjimet dhe në rrëfimi i një bashkëpunëtori të drejtësisë
-
Kanosi një gjyqtare, ndalohet 39-vjeçari! Momenti kur forcat e Policisë e shtrijnë në tokë! U shtir sikur ishte i pirë
22 Korrik 2021, 11:16Një person është ndaluar pasi ka kërcënuar një gjyqtare në Tiranë. Ngjarja është regjistruar te 'Komuna e Parisit', teksa Report Tv sjell pamje nga momenti kur ai është shtrirë në tokë nga forcat e policisë në momentin e ndalimit.
-
Shpërthen gjatë natës në flakë pusi i naftës në Patos, momenti kur forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)
22 Korrik 2021, 10:57Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30. Kjo ngjarje është regjistruar në zonën e Dukasit në Patos.
-
Defekt në linjën e tensionit të ulët në Lezhë, disa fshatra 3 ditë pa energji elektrike
22 Korrik 2021, 10:54Një defekt në linjën e tensionit të ulët ka lënë pa energji prej 3 ditësh disa fshatra në Lezhe si Grykë Zezë, Grykë Manati, Malësi e Lezhës e Patalej. Kjo situatë ka shkaktuar vështirësi për banorët për shkak të temperaturave të larta. Ndërsa nga OSHEE bëhet e ditur se po punohet për riparimin e defektit
-
Po kulloste bagëtitë dhe u fut në lumë për t'u larë, mbytet 7-vjeçari në lumin Osum
22 Korrik 2021, 10:37Një fëmijë 7 vjeç është mbytur në lumin Osum
-
E plotë/ 5 vjet reformë në drejtësi! Arritjet nga Vettingu, SPAK te Kushtetuesja e re! Kundërshtarët e përbetuar dhe sfidat kryesore, plotësimi i vakancave dhe goditja e KÇK-së
22 Korrik 2021, 10:34Një bilanc i reformës në drejtësi pesë vite nga miratimi natën e 22 korrikut 2016, 220 gjyqtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin jashtë drejtësisë, Kushtetuesja vendime kundër të gjithëve, SPAK jep mesazhet e para për fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Sfidat kryesore mbeten plotësimi i vakancave të fundit në dy gjykatat e larta, zëvendësimi i të shkarkuarve në gjykatat e apelit dhe prokurori si dhe goditja e gjyqtarëve dhe prokurorëve që po bëjnë kërdinë me vendime para se të dalin para Vetingut
-
-
Aplikantët për platformën 'Gati për Shqipërinë', Rama: Gati aplikacioni për të ndjekur online ecurinë e procesit
22 Korrik 2021, 10:25Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar sot sesionin 18 të nismës 'Gati për Shqipërinë' ku janë prezantuar të tjerë aplikantë të cilët kanë dëshirë të kontribuojnë për Shqipërinë. Kryeminsitri Edi Rama aka bërë me dije se është bërë gati një aplikacion në mënyrë që të gjithë aplikantët dhe drejtuesit të kenë mundësi të ndjekin ecurinë e punës online.