Kronikë
-
105 persona humbën jetën në aksidentet rrugore në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, nga 74 që ishte numri vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT numri i aksidenteve rrugore në këtë periudhë të parë të vitit është rritur me 32.9%.
21 Korrik 2021, 20:45 -
Çmime e larta në Orikum, pushuesit: S’justifikohet shërbimi! Shëngjini në pikun e sezonit, aktivitete për fëmijët
21 Korrik 2021, 20:39Qytetarët që kanë zgjedhur Orikumin për të pushuar këtë vit, thonë se në çmimet janë mjaft të larta për shërbimin që ofrojnë. Shqetësime prej tyre vijnë edhe për pastërtinë dhe mungesën e rojeve të plazhit. Në Shëngjin janë organizuar aktivitete argëtuese për të vegjlit.
-
Unaza e Madhe në verilindje të Kryeqytetit thuajse gati, Rama poston videon: Është realizuar 90 % e projektit
21 Korrik 2021, 20:28Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Kantieri i Unazës në pjesën verilindore, Loti 2 dhe 3 në Tiranë. Kreu i qeverisë shkruan se është realizuar 90% e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi.
-
Zgjidhen 11 anëtarët e Bordit të Akreditimit për cilësinë në Arsimin e Lartë! Rama: Drejtohet nga ish këshilltarja në Ministrinë e Arsimit të Anglisë
21 Korrik 2021, 20:01Është zgjedhur sot Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë i përbërë nga 11 anëtarë, të zgjedhur nga 117 kandidatura nga brenda dhe jashtë vendit, shqiptarë e të huaj dhe do të drejtohet nga një profesoreshë shumë e nderuar që vjen nga një prej universiteteve më të mira të Anglisë.
-
Thellohet skandali i tenderit të uniformave të policisë, mungojnë 239 mijë artikuj të porositur! Zbardhet dëshmia e Naqellarit: S'kam bërë asnjë shkelje, s'kishim sasi të përcaktuar
21 Korrik 2021, 19:09Është zbardhur dëshmia e ish-drejtoreshës së prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellarit, e cila është një nga 9 zyrtarët e ish-zyrtarët e arrestuar për tenderin abuziv për uniformat e Policisë së Shtetit.
-
Balla publikon foto të shqiptarëve që po ndihmojnë për pastrimin e qytetit Bad Neunar që u prek nga përmbytjet në Gjermani: Miku i mirë në Ditë të Vështira
21 Korrik 2021, 18:39Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar fotot e disa qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë prej disa vitesh në Gjermani, të cilët kanë shkuar vullnetarisht në një nga zonat e goditura më shumë, Bad Neunar, për të ndihmuar banorët e këtij qyteti në pastrimin nga aluvionet e shumta të reshjeve katastrofike që pushtuan zonën.
-
45 policë në pranga për korrupsion e shpërdorim detyre! SHÇBA: Në një vit u proceduan penalisht 171 zyrtarë policie
21 Korrik 2021, 18:34Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar vitin e kaluar 45 punonjës policie, të akuzuar për shpërdorim detyre. Numri rezulton më i ulët se vitin paraardhës, për shkak të mbylljes së vendit nga pandemia e COVID 19.
-
Këshilli i Sigurimit në OKB, Xhaçka: Sot filluam intervistat me kandidatët për ekipin që do përfaqësojë Shqipërinë! Procesi përmbyllet në fund të javës
21 Korrik 2021, 18:21Kanë filluar sot në Ministrinë e Jashtme intervistat me kandidatët për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila thotë se kandidatët do të vlerësohen nga një Komision i përbërë nga disa nga diplomatët më me përvojë të ministrisë dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave.
-
Me shpejtësi mbi 190 km/h dhe nuk i ndalojnë radarit, kapen në Vlorë shoferi nga Tirana dhe shqiptari i Kosovës! Në pranga 18 drejtues mjetesh gjatë 2 ditëve të fundit
21 Korrik 2021, 18:08Pavarësisht shtimit të kontrolleve në rrugë nga Policia Rrugore, sërish shoferët nuk duken të ndërgjegjësuar, teksa çdo ditë ndëshkohen një numër i lartë drejtuesish mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit.
-
Rikthehen vjedhjet në Bishan të Vlorës, asnjë në pranga, banorët: Autorët e njohin mirë zonën, jemi të pasigurt
21 Korrik 2021, 17:52Rikthehen vjedhjet e bagëtive të imta në Bishan të Vlorës. Të shqetësuar nga ky fenomen, banorët kërkojnë të merren masa, ndërsa kanë dyshime të forta se autorët e njohin mirë zonën.
-
COVID19/ Bie sërish numri i infektimeve, 23 raste të reja në 24 orët e fundit në vend, asnjë viktimë
21 Korrik 2021, 17:31Ka shënuar rënie nga një ditë më parë numri i rasteve ditore të COVID të regjistruara në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, u regjistruan 23 raste infeksioni, nga 43 një ditë më parë. Ndërkohë, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë, situatë që vijon në vend prej disa javësh tashmë.
-
10% e rasteve me COVID janë qytetarë të vaksinuar, ISHP: Sëmundjen e kaluan lehtë, pa nevojë për spital! Rastet e infeksionit kryesisht te të pavaksinuarit
21 Korrik 2021, 17:23Instituti Shëndetit Publik sqaron se rritja e lehtë e rasteve me COVID ishte e pritshme për shkak të sezonit turistik, 5% e rasteve pozitive me koronavirus janë të huaj që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri. Nga ana tjetër mes të infektuarve ka dhe qytetarë të vaksinuar por sipas ekspertëve e kanë kaluar virusin në formë të lehtë, pa shkuar në spital.
-
Betonizimi i Valbonës/ Gjykata e Lartë bllokon HEC-et e GENER 2, pranon kërkesën e banorëve dhe shoqërisë civile: Deri në një vendim të formës së prerë
21 Korrik 2021, 16:59HEC-et në Valbonë deri në një vendim të formës së prerë nga Gjykata nuk do të vijojnë të ndërtohen. Vendimi është marrë së fundmi nga Gjykata e Lartë, e cila ndalon kështu vazhdimin e betonizimit të kësaj perle të jashtëzakonshme të natyres shqiptare.
-
Media zvicerane jehonë shqiptarëve të Kosovës që u kapën në Vlorë duke bërë garë me shpejtësi 225 km/h: Njërin e pret shkarkimi, ja mori makinën luksoze kompanisë së pastrimit ku punon
21 Korrik 2021, 16:35Me makina luksoze, "Lamborghini" dhe "BMW", dy shqiptarë të Kosovës u kapën dje në Vlorë, pasi u pikasën duke ecur me shpejtësi të frikshme në autostradën Fier-Vlorë, madje duke mos i ndaluar as policisë. E duket se gara e tyre në rrugët e Shqipërisë, me shpejtësi 225 km/h, ka marrë edhe vëmendjen e mediave zvicerane. 'Blick' ka shkruar për këtë ngjarje, teksa thotë se dy automjetet luksoze nuk ishin në pronësi të dy kosovarëve.
-
Rikonstruksioni i kabinave, disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për 6 orë ditën e nesërme
21 Korrik 2021, 16:09Disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për 6 orë ditën e nesërme, si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjetin elektrik.
-
U fut për t’u larë në det, mbytet 67-vjeçari në plazhin e Golemit
21 Korrik 2021, 15:29Një 67-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në Golem, pasi u fut për t’u larë, por nuk mundi të dilte i gjallë nga deti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 14:45, ku viktimë mbeti 67-vjeçari me inicialet Xh.K..
-
Taulant Balla: Është kontraktuar kompania projektuese për Bypass-in e Elbasanit, domosdoshmëri ndërtimi brenda një kohe sa më të shkurtër
21 Korrik 2021, 15:21Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bëri sot me dije se është kontraktuar kompania projektuese për Bypass-in e Elbasanit. Lajmin Balla e dha nëpërmjet një postimi në Facebook, por nuk bën me dije emrin e kompanisë që do të ndërmerret me projektimin e këtij aksi.
-
Rama nuk i kursen batutat me biznesmenin: 'Ju jeni mishngrënës të lindur'! Mbështetja nga AZHBR iu garanton hapjen e tregut me Lindjen e Mesme
21 Korrik 2021, 15:20Në një bashkëbisedim me një sipërmarrës nga Tepelena, i cili ishte duke ndërtuar një fabrikë të përpunimit të mishit, Rama nuk ka kursyer batutat, i cili tha me humor: 'Ju jeni mishngrënës të lindur'. Kryeministri më pas shtoi se ky standard po vendoset do i mbështesë në hapjen e tregut me vendet e Lindjes së Mesme.
-
U arrestua 2 ditë më parë, teksa pritet ekstradimi në Shqipëri, Gjykata në Prishtinë lë në burg Fjolla Morinën! U dënua me 6 vite burg për trafikim armësh
21 Korrik 2021, 15:16Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën, e cila u arrestua 2 ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, e dënuar në mungesë me 6 vite burg. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar me 19 korrik 2021.
-
‘Vuaj nga sëmundje e pashërueshme’ miku i Çapajve, Klajdi Dokoli kërkon lirimin nga burgu
21 Korrik 2021, 14:44Klajdi Dokoli, miku i familjes Çapja në Elbasan, i arrestuar nga policia rreth një vit më parë, si i përfshirë në vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në 15 gusht 2012 në Elbasan, kërkon lirimin nga burgu