Kronikë
-
Një aksident raportohet se ka ndodhur minutat e fundit në Rrugën e Kombit, ku raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjeti. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen. Një makinë e tipit Land Rover është përplasur me një autobus.
20 Korrik 2021, 17:48 -
COVID19/ Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, më i madhi në këto 2 muaj! 43 raste të reja dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit
20 Korrik 2021, 16:5843 raste të reja dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për COVID në ditën e fundit teksa u bën apel apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.
-
Vetëm 4 ditë nga hapja e Bypass-it të Vlorës, 227 shoferë gjobiten brenda 48 orëve, thyen rregullat e qarkullimit rrugor
20 Korrik 2021, 16:13Bypass-i Vlorës është hapur prej 4 ditësh përkohësisht me qëllim lehtësimin e trafikut për udhëtarët që do të shkojnë drejt jugut këtë sezon turistik. 227 shoferë janë gjobitur vetëm brenda 48 orëve për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.
-
120 mijë makina qarkullojnë në Tiranë brenda 1 dite! Eksperti për Report Tv: Kryeqyteti nuk ka aq hapësirë! Disiplinimi? Trafiku matet 1 vit para
20 Korrik 2021, 15:53Më shumë se 120 mijë makina hyjnë dhe dalin në vetëm një ditë në kryeqytet dhe sipas ekspertëve të qarkullimin Tirana nuk ka infrastrukturën e duhur për të përballuar një fluks të tillë. Ky është një nga shkaqet kryesore e kaosit në pikat kyçe dhe trafikut me orare të zgjatur.
-
Kishte harruar sobën ndezur, përfshihet nga flakët një apartament në Pogradec! Dërgohet në spital e zonja e shtëpisë, u asfiksua nga tymi
20 Korrik 2021, 14:38Një apartament është përfshirë nga zjarri pasdite e sotme në Pogradec, ku për pasojë ka mbetur e asfiksuar e zonja e shtëpisë. Mësohet se ngjarja u regjistrua në lagjen nr.2, në bllokun "Rinia", ku shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë pakujdesia, pasi e zonja e shtëpisë kishte harruar sobën ndezur.
-
Ksamil/ Merr flakë një kodër pranë plazhit në Gjirin e Hartës! Digjen shkurre e pemë
20 Korrik 2021, 14:30Një kodër pranë plazhit në Gjirin e Hartës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
-
Arrestimi i Fjolla Morinës, avokati: Iu vunë prangat në mënyrë çnjerëzore, para të gjithë lagjes! S'ka vendim të prerë që të kryhet ekstradimi
20 Korrik 2021, 13:54Avokati i Fjolla Morinës shprehet se ajo u arrestua në mënyrë çnjerëzore dhe se nuk ishte thirrur paraprakisht që të paraqitet në Polici lidhur me kërkesën nga autoritetet shqiptare.
-
-
U arrestua në Kolumbi për trafik droge, shqiptari 'Jimmy' i dënuar në '97 me burgim të përjetshëm për vrasje në vendin tonë! U lirua nga gjyqtarja e dënuar për korrupsion
20 Korrik 2021, 13:09I arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në Kolumbi, shqiptari Agim Çerma rezulton të jetë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në vendin tonë. Burime të Report TV bëjnë me dije se pas dënimit përjetë, Agim Çerma, ka mundur të dalë nga burgu me kusht, vendim që është dhënë nga Gjykata e Lezhës.
-
14-vjeçarja rrezikon të mbytet në Sarandë, shpëtohet nga roja bregdetare! Turisti: Shërbimi i urgjencës u përgjigj me vonesë
20 Korrik 2021, 13:01Një 14-vjeçare ka rrezikuar mbytjen në Plazhin e Centralit në Sarandë.
-
I dënuar me 6 vite burg në Itali për 'plagosje me pasojë vdekjen', arrestohet 42-vjeçari në Tiranë! U vu në pranga edhe në 2018, por s'dihen rrethanat si u lirua
20 Korrik 2021, 12:43Një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për 'plagosje me pasojë vdekje', është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
-
Me 'Lamborghini' dhe 'BMW' duke bërë garë me shpejtësi 'skëterrë' 225 km/h, 2 kosovarët nuk i ndalojnë radarit në Fier, kapen nga policia në hyrje të Vlorës
20 Korrik 2021, 12:37Me makina luksoze, "Lamborghini" dhe "BMW", dy shqiptarë të Kosovës janë ndjerë “zot” të rrugës duke ecur me shpejtësi të frikshme në autostradën Fier-Vlorë, madje duke mos i ndaluar as policisë. Drejtuesit e automjeteve u pikasën nga radarët e policisë në Bypass-in e Fierit, por nuk kanë ndaluar derisa janë bllokuar nga policia në hyrje të qytetit të Vlorës.
-
Mbolli kanabis në stanin e tij, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë, në pranga edhe 2 persona të tjerë për moskallëzim krimi
20 Korrik 2021, 12:13Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë, i akuzuar për kultivim kanabisi, ndërsa u arrestuan edhe dy persona të tjerë për moskallëzim krimi.
-
Rama i pastroi fushën e sportit dhe e kritikoi, Leli 'nuk mban inat': Po, ia uroj edhe kryeministrit Kurban Bajramin
20 Korrik 2021, 11:47Disa ditë më parë Edi Rama i pastroi një nga fushat e sportit dhe e kritikoi jo pak, mirëpo kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk i mban inat kryeministrit, (të paktën publikisht), edhe pse është e qartë që marrëdhënia e tyre është krisur.
-
Sherr mes 7 personave në Tiranë, arrestohen 2 prej tyre dhe nisin hetimet për 2 të tjerë, njëri prej tyre i mitur
20 Korrik 2021, 11:45Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, pasi goditën me sende të forta 3 persona të tjerë. Policia bën me dije se të 7 personat u përfshinë në një konflikt me njëri-tjetrin për motive të dobëta, por nuk jepen më shumë detaje.
-
Transportonte mallra kontrabandë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
20 Korrik 2021, 11:33Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap duke transportuar mallra kontrabandë.
-
Vlorë/ Pas një dite ‘bojkot’, lokalet në Lungomare i rikthehen punës! Pronarët 'plan' për të mos respektuar orën 23:00 për ndalimin e muzikës
20 Korrik 2021, 11:17Pas një dite “bojkot”, duke mos ofruar asnjë shërbim për shkak se kërkonin shtyrje të orës policore për muzikën, sot lokalet në Lungomare i janë rikthyer punës normalisht. Mëngjesi i kësaj të marte për bizneset në Vlorë i duken një dite krejtësisht normale pune në kulmin e sezonit turistik, ku dhjetëra turistë kanë zgjedhur jugun për të kaluar pushimet.
-
-
-
Shorti i hedhur gabim, dosja e Saimir Tahirit në Gjykatën e Lartë do të gjykohet nga Ilir Panda si relator dhe jo nga Sokol Sadushi
20 Korrik 2021, 10:56Dosja penale në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, do të vazhdojë procesin gjyqësorë me kryesues të seancës Ilir Pandën relator e Sokol Sadushin dhe Ervin Pupe.