Kronikë
-
Një makinë është djegur paraditen e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua në lagjen “Osman Haxhiu”, ku mjeti tip "Renault", pronari i së cilës nuk është identifikuar, ka qenë i parkuar. Mësohet se automjeti është djegur aksidentalisht nga dy fëmijë, të moshës 9 vjeç, të cilët po luanin duke ndezur sfungjerë.
1 Maj 2021, 11:34 -
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Balla: Kemi bërë hapa të rëndësishëm në trajtimin më të mirë financiar! Do bëjmë dhe më shumë gjatë mandatit të tretë
1 Maj 2021, 11:20Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve thotë se janë bërë hapa të rëndësishëm në trajtimin më të mirë financiar dhe përmirësimin e kushteve dhe rritjen e sigurisë në punë.
-
Rriten krimet kompjuterike, Tirana 'fenomen'! Përmeti dhe Saranda asnjë rast “hakerash”, policia: Mos i jepni të dhënat tuaja të panjohurve online
1 Maj 2021, 10:56Viti 2020 ka shënuar rritje të krimeve kompjuterike në vend, që nga vjedhja e parave online e deri tek hakerimi i rrjeteve sociale. Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme në raportin e saj sqaron se Tirana është qyteti më i goditur nga ky fenomen.
-
Plagosi me thikë 5 persona në Xhaminë në Tiranë, avokati kërkon shtrim në spital psikiatrit të Rudolf Nikollajt
1 Maj 2021, 10:23Avokati i Rudolf Nikollaj, i cili në 19 prill plagosi me thikë 5 persona në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë, ka kërkuar lirimin nga qelia të tij dhe shtrimin në spital psikiatrik . Avokati Isuf Shehi ka depozituar kërkesën dje në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkon shtrimin dhe trajtimin e Rudolf Nikollaj në spitalin psikiatrik.
-
Pashkët Ortodokse, Anastas Janullatos uron besimtarët: Detyrimi ynë të kontribuojmë për zbutjen e tensioneve! Liri më e madhe se falja nuk ekziston
1 Maj 2021, 10:14Në mesazhin e tij të urimit për Pashkët Ortodokse, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos u kërkon besimtarëve çlirimin nga urrejtja dhe variantet e saj. Janullatos thotë se në atmosferën e turbullt të krijuar nga pandemia, shfaqet shpesh një urrejtje e veçantë në shumë variante, dhuna dhe përçarjet.
-
-
Lushnje, i vuri flakën 3 automjeteve të parkuara pranë një qendre tregtare në 19 shkurt, arrestohet 26-vjeçari
1 Maj 2021, 09:51Është identifikuar autori i vënies së zjarrit të tre makinave të parkuara pranë një qendre tregtare në Lushnje, ngjarje e ndodhur më 19 shkurt 2021. Autori është 26 vjeçari Fridman Xhaferraj.
-
Dita e punëtorëve, Meta: Duhet reflektim, Shqipëria me nivelin më të ulët të pagës! Rama dhe Veliaj urojnë 1 Majin me një video të veçantë
1 Maj 2021, 09:40Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë përshëndetur punëtorët në ditën e tyre. Meta shkruan se Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagës në Rajon dhe Evropë, ndërkohë që fuqia punëtore e kualifikuar vazhdon të largohet, ndërsa Ruçi tha se qeveria do të shtojë masat financiare e fiskale për të mbështetur njerëzit e punës. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uruan me një video të veçantë.
-
I publikoi videon ku deklaronte se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota në Lezhë, Gëzim Paplekaj dhunon dhe kërcënon me jetë personin që e filmoi
1 Maj 2021, 09:03Video e Gëzim Paplekës me figurë dhe zë se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota, të tijën dhe të familjarëve, në Lezhë u bë virale duke nisur hetimin e tij në gjendje të lirë. Pas publikimit të videos Gëzim Paplekaj u shoqërua në komisariatin e Lezhës për të sqaruar të vërtetën në lidhje me atë video, ndërsa për rastin SPAK nisi hetimet. Por publikimi i kësaj video në rrjetet sociale nga Ylli Kacoli, 38 vjeç, nuk është pritur mirë nga vetë Gëzim Paplekaj dhe të afërmit e tij, të cilët kanë ushtruar dhunë ndja tij.
-
Nuk pranoi të lironte banesën e dhënë me qira nga bashkia, 55-vjeçari plagos me thikë policin bashkiak në Berat
1 Maj 2021, 08:40Një 55-vjeçar është arrestuar në lagjen Kushtrimi në Berat pasi kundërshtoi dhe plagosi me thikë një polic bashkiak duke mos iu bindur urdhrit të tij për të liruar banesën e dhënë me qira nga bashkia Berat.
-
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën e Rinasit, arrestohet 46-vjeçarja
1 Maj 2021, 08:05Aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në rrugën e Rinasit ka përfunduar me një viktimë, duke i marrë jetën 75-vjeçarit M.H.
-
Ditë e ngrohtë vere në gjithë vendin, por me reshje lokale dhe afatshkurtër gjatë mesditës
1 Maj 2021, 07:23Kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten në të gjithë territorin, duke gjeneruar shira të afatshkurtër në veri dhe qendër gjatë mesditës.
-
Ndërtimi i Portit turistik të Durrësit jehonë në CNN, Alabbar: Shqipëria ka indikatorët e duhur të tërheqë investime të huaja! Korrupsioni ka mbetur në të shkuarën
30 Prill 2021, 23:06Investimit 2 miliard euro të Portit të Durrësit nga Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, i është bërë jehonë në median prestigjoze CNN.
-
Dy kisha bashkojnë rritet fetare të së 'premtes së zezë' në Berat, qindra ndjekin 'Kapërcimin e Epitafit'! Si u prit dhe në Vlorë e Korçë
30 Prill 2021, 21:05Në prag të Pashkës Ortodokse e premtja e zezë është dita që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit në kryq.
-
Baqël, fshati ku burrat s’flenë natën por rrinë roje! Hajdutët bëjnë kërdinë, çdo javë sulmohet 1 shtëpi
30 Prill 2021, 20:51Në fshatin Baqël të Lezhës banorët raportojnë se situata nga hajdutët është bërë e frikëshme, ndaj për këtë arsye burrat nuk fjejnë natën por bëjnë roje
-
23 mijë vaksinime ditën e sotme, në total nga fillimi i fushatës janë realizuar mbi 450 mijë! Manastirliu: Vazhdojmë derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar
30 Prill 2021, 20:24Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 23.655 vaksinime kundër COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se nga fillimi i fushatës Shqipëria buzëqesh janë bërë 476.903 vaksinime ndërsa shprehet se ky proces nuk do të ndalet deri në vaksinimin e qytetarit të fundit.
-
Rikthimi i nxënësve në shkolla, Kushi: Angazhim maksimal për mbarëvajtjen e procesit mësimor
30 Prill 2021, 19:22Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në vend i rikthehen normalitetit dhe mësimit në bankat e shkollës këtë javë që vjen, pas ndërprerjes për shkak të COVID-19.
-
Krimet nga përdorimi i drogës, flet psikiatrja Rreli: Pak kërkojnë ndihmë! Ja zonat e nxehta të shpëndarësve të drogës në Tiranë
30 Prill 2021, 19:11Përdorimi i drograve shkakton dëme të pariparushme në shëndetin mendor e për pasojë edhe krime. Mjekja psikiatre Arjana Rreli thotë se mbetet shqetësuese që pjesa më e madhe e përdoruesve e konsiderojnë normale situatën. Sipas saj, numri i atyre që kanë nevojë për trajtim mjekësor është shumë më i madh nga cfarë paraqiten për ndihmë
-
Zhduket 50-vjeçari në Selenicë, flet nëna: Ka punuar 15 vjet shef kuzhine në Llogara, ka dhe foto me Sali Berishën! Ma vranë për politikë
30 Prill 2021, 17:50Një 50-vjeçar nga Selenica e Vlorës rezulton i zhdukur prej 9 ditësh, ndërsa nëna ka bërë denoncim në polici, por pa sukses deri më tani. Tefta Shabanaj hedh dyshime se të birin mund të kenë vrarë për çështje politike, pasi është zhdukur mbrëmjen e 21 Prillit, në mitingun e Bashës, duke e drejtuar gishtin nga socialistët.
-
Numër i lartë të shëruarish! 108 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit
30 Prill 2021, 17:31Këtë të premte janë raportuar 108 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID në vendin tonë. Në bilancin e saj ministria e Shëndetësisë raporton se 5 viktimat janë të moshave 59- 81 vjeç.