Kronikë
-
I buzëqeshur para prokurorëve që i kanë mbërritur në spitalin e Traumës për t'i dhënë masën 'arrest me burg', Kreshnik Tusha, i arrestuar për atentatin e dyfishtë në Kurbin, ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.
3 Qershor 2020, 07:52 -
Mot i kthjellët në gjithë territorin...parashikimi i motit për ditën e sotme
3 Qershor 2020, 07:35Mot i kthjellët do të mbizotërojë në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet sërish shtim i vranësirave, ndërsa reshje do ketë kryesisht në zonat veriore të vendit. Por mbrëmja largon reshjet edhe nga këto zona duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.
-
-
Nuk ndalet masakra në lumit Mat, eksperti: Zgjidhja është ndalimi i shfrytëzimit
2 Qershor 2020, 21:54Policia dhe IKMT gjobitën 3 kompani që merrnin zhavorr nga lumi Mat, por masakra aty nuk ka ndalur. Të tjera kompani dhe individë vazhdojnë të shkatërrojnë këtë basen ujor, duke rrezikuar shembjen e urës së Zogut, monument kulture, dëmtimin e rrugëve dhe tokave bujqësore.
-
Durrës, 37-vjeçari gjendet i mbytur në sektorin 'Rinia'
2 Qershor 2020, 21:27Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.
-
Protesta në Tiranë, kundër vaksinës së koronavirusit dhe rrjetit 5G
2 Qershor 2020, 20:23Protestuesit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit" hodhën parulla kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19.
-
Sëmuret gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj, shtyhet vettingu për 17 qershor
2 Qershor 2020, 20:13Shtyhet për 17 qershor seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ish kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, sot gjyqtare e Apelit Tiranë.
-
Agron Shehaj: Sinan Idrizi, mashtrues dhe riciklues parash të pista
2 Qershor 2020, 19:50 -
Futet në punë linja e re Ujëmbledhës-Impiant Bovillë
2 Qershor 2020, 19:40Linja do të jetë funksionale në datën 6 qershor, kur do të bëhet edhe lidhja, ndërsa UKT kërkon mirëkuptimin e të gjithë banorëve për kufizimet e furnizimit me ujë, që do të ndodhin gjatë kësaj fundjave.
-
Remonte në disa nënstacione, ja zonat e Tiranës që nesër do kenë mungesë të energjisë
2 Qershor 2020, 19:32Në datën 3 qershor gjatë intervalit kohor 09:30-14:30 do të stakohet energjia elektrike në Bërxullë dhe Domje të Tiranës.
-
Aleanca zhvendoset në Berat, Budina: Jemi në kontakt me PE-në, po organizojmë një protestë të madhe në Tiranë
2 Qershor 2020, 19:22Qytetarë të shumtë janë mbledhur në mbështetje të Aleancës pa respektuar asnjë distancë fizike me njëri-tjetrin e duke thyer rregullat, pasi tubimet janë ende në listën e ndaluar prej përhapjes së pandemisë së COVID-19.
-
Mashtroi me 3.5 mln $, prokuroria turke kërkon deri në 10 vjet burg për aksionerin e 'Air Albania', Sinan Idrizi! PD: Riciklues i parave të pista
2 Qershor 2020, 19:13Prokuroria e Stambollit ka kërkuar nga 3 deri në 10 vjet burg për aksionerin e 'Air Albania', Sinan Idrizi, i cili akuzohet për mashtrim. Denoncimi ndaj tij është bërë nga biznesmeni turk Adnan Polat, ish presidenti i klubit Galatasaray. Për rastin reagoi dhe PD duke e cilësuar Idrizin si mashtrues dhe riciklues të parave të pista.
-
Në 2013 vrau një person në ShBA, i shumëkërkuari shqiptar arrestohet në Shkodër /EMRI
2 Qershor 2020, 19:02Policia bën të ditur se në pranga është vënë Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër me akuzën e vrasjes.
-
Klosi nga Durrësi: Hotelet dhe restorantet të aplikojnë për plazhet private
2 Qershor 2020, 18:10Ministri i Turizmit Blendi Klosi u ndal sot në Durrës për të prezantuar vendimin e ri të qeverisë për plazhet. Ai tha se aplikimi në e-albania do të jetë i hapur deri më 15 qershor, ndërsa demonstroi para kamerave procedurën e aplikimit për bizneset e interesuara. Klosi theksoi se do të ketë më shumë hapësira për plazhe publike, ndërsa privatët duhet të zbatojnë rregullat strikte për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
-
Kërkohej në Gjermani për vjedhje, 47-vjeçari nga Kosova arrestohet në Morinë
2 Qershor 2020, 18:04Arrestohet me qëllim esktradimi drejt Gjermanisë, një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.
-
Shpëtoi Dritan Dajtin, u pagua nga Balili dhe u kallëzua për pasurinë, Perit Aliaj thirret për herë të katërt për t’u paraqitur në Veting
2 Qershor 2020, 17:44Pas dështimit të tre seancave, Komisioni i Vetingut thërret për herë të katërt gjyqtarin e Vlorës Petrit Aliajn për ta njohur me dosjen e kontrollit, gjyqtari paraqiti raporte mjekësore sikur ishte sëmurë, u shkarkua nga KLD në 2004 por u rikthye në detyrë
-
Çështja e CEZ, Balla kërkon përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari: Ka miqësi familjare me Sali Berishën!
2 Qershor 2020, 17:42Ne emër të Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës ku kërkon që Fatmira Hajdari të mos jetë pjesë e trupës së gjyqtarëve, pasi ajo ka miqësi familjare me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.
-
Basha takon pronarët: PD përgjegjëse në të shkuarën, çështjen e pronave do ta zgjidhim kur të vijmë në pushtet
2 Qershor 2020, 17:26Lulzim Basha thotë se me pronarët ndanë shqetësimin për qëndrimin dhe lobimin negativ të qeverisë Rama për këtë çështje, ndërsa i premtoi zgjidhje kur opozita të vijë në pushtet.
-
Të hiqet TVSH-ja e importit për drutë e zjarrit, deputeti i PS-së: Ne djegim 2 milionë metër kub dru në vit
2 Qershor 2020, 16:28Në mungesë të furnizimit të familjeve shqiptare me dru zjarri gjatë sezonit të dimrit, deputeti i Partisë Socialiste Ardit Konomi propozon të shohim si zgjidhje importin. Sipas një projektligji të depozituar në Kuvend, deputeti Konomi thotë se duhet të hiqet TVSH-ja në import për drutë e zjarrit, në mënyrë që të tregtojmë nga shtetet tjera dhe të mos kemi rritje të çmimit.
-
PD dorëzon në SPAK padi për shembjen e Teatrit: Rama dhe Veliaj duhet të shkojnë në burg
2 Qershor 2020, 16:01Selia blu ka kallëzuar kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Veliaj, kryetarin e këshillit bashkiak, drejtuesen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në total 22 zyrtarë.