Kronikë
-
Pritet që brenda muajit janar 2020, të caktohet një gjyqtar tjetër për këtë çështje, duke bërë që procesi gjyqësor për njohjen ose jo të dënimit me burgim të përjetshëm të Arben Grorit nga drejtësia italiane, të nisë nga e para.
13 Janar 2020, 15:08 -
Përdhunoi të miturën rumune në qendër sociale në Itali, shqiptari do vuajë 7.6 vite burg në atdhe
13 Janar 2020, 14:50Në muajin Gusht 2019 Biceri është kapur në Tiranë, pasi nga Italia kishte mbërritur një vendim i formës së prerë që e dënonte atë në mungesë me 7.6 vite burgim, për akuzën e rrëmbimit dhe përdhunimin e një vajze të mitur me kombësi rumune
-
I kërkuar për shitje e trafik të 31 kg kokainë, ja kush është shqiptari i dytë që do ekstradohet Angli
13 Janar 2020, 14:39Troksi është shqiptari i dytë që do ekstradohet në Angli. Rezulton se Troksi është pjesë e një grupi kriminal dhe implikimi i tij në trafikun dhe shitjen e kokainës në Angli, ka sjellë lëshimin e një urdhër-arresti nga gjykata Britanike, e Westminsterit.
-
Tiranë/ Gjobëvënie për pazare droge në Itali, arrestohen dy të 'fortët' teksa ishin bërë gati të merrnin lekët
13 Janar 2020, 14:27Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për gjobëvënie dhe vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë Nikolin Fili ose Aldo Tafa, dhe Eugen Liçi, Gentian Goxhaj (Vasili).
-
Kapen 333 kg kokainë e pastër në Itali, mes 'menaxherëve' të arrestuar edhe shqiptari me dy emra (VIDEO)
13 Janar 2020, 13:22Operacioni, i koduar “Samba 2020”, lindi pasi “Guardia di Finanza” e Spezia-s, kontrolloi kontejnerin. Raportohet se falë analizave përmes pajisjeve skanuese, efektivët kanë zbuluar disa anomali dhe së bashku me doganierët, kanë hapur kontenierin.
-
E PLOTË/ Fjala e kryeministrit Rama në inaugurimin e shtëpisë se re të RENEA-s
13 Janar 2020, 13:00 -
Gangsteri shqiptar me biznes në Angli! Gjykata e liroi tre muaj pasi u ekstradua, i shuajti dënimin me 15 vite burg
13 Janar 2020, 12:19Kush është Riza Vatoci, njeriu që u arratis nga burgu në vitin 1997. I akuzuar për tentativën e vrasjes ndaj Përparim Gj. dhe fshehja për një kohë të gjatë në Angli, që solli parashkrimin me dënimit tij.
-
Digjet kabulli elektrik brenda një shkolle në Laç, mësimi rifillon normalisht pas shuarjes së flakëve (VIDEO)
13 Janar 2020, 11:54Mësohet se shkak i djegies së kabullit është bërë mbingarkesa. Kjo shkollë edhe pse një ndërtim i viteve të fundit nuk ka ngrohje dhe nxënësit në këto ditë të ftohta ngrohen me rezistenca.
-
-
Ndryshimi i një dëshmie kundër Kajmakut, shtyhet seanca për rishikimin e masës së sigurisë
13 Janar 2020, 11:37Gjykata e Tiranës ka vendosur që të shtyje për në datë 28 janar me argumentin për mos paraqitjen e provave sipas formës ligjore. Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”. Akuzat kundër tij janë ngritur, pasi dyshohet se ai ka marrë vendime pas KQZ kishte vendosur për shkarkimin e tij nga detyra.
-
-
-
-
-
-
Lobimi/ Gjykata pushon hetimet për Bashën dhe zyrtarët e PD-së, përçahen prokurorët, njëri përjashtohet
13 Janar 2020, 11:00Gjykata e Tiranës vendosi sot në gjyqin paraprak pushimin e akuzës së falsifikimit për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi në lidhje me dosjen e lobimit. Kryedemokrati nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokatët që e cilësuan fitore, ndërsa Ristani ishte i vetmi që ishte përballë gjyqtarit. Nga radhët e prokurorëve edhe sot nuk munguan përçarjen. Ervin Karanxha u përjashtua gjatë seancës pas kërkesës së drejtueses së prokurorisë së Tiranës, ndërsa Kolë Hysenaj dhe Gjergji Tako ishin të ndarë në qëndrimet e tyre lidhur me hetimet.
-
-
-
U arrestua në Rinas me mësuesin e ekstraduar, pranohet gjykimi i shkurtuar për Selami Simsek! Seanca shtyhet më 27 janar (VIDEO)
13 Janar 2020, 10:30Është pranuar gjykimi i shkurtuar për turkun Selami Simsek i cili u arrestua në Rinas rreth 5 muaj më parë me vizë të falsifikuar. Së bashku me të u kap edhe mësuesi Harun Celik i cili u ekstradua për në Turqi. Simsek akuzohet për falsifikim të vizës, ndërsa sipas prokurorisë pasaporta e tij turke ishte në rregull. Simsek dyshohet si mbështetës i organizatës së Fetullah Gylen de ka thënë se ka paguar 5 mijë euro për këtë vizë, ndërsa seanca për Simsek është shtyrë për në 27 janar.
-