Kronikë
-
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u shpreh se janë sekuestruar 72.1 milionë euro pasuri kriminale, gati dyfish në krahasim një vit më parë. Veliu u shpreh se janë goditur 32 grupe kriminale, 21 prej të cilave në fushën e narkotikëve.
21 Tetor 2019, 15:13 -
Jepet koncensioni për 35 vjet, 7 km pranë Kepit të Rodonit do të ndërtohet port turistik jahtesh
21 Tetor 2019, 14:16Koncesioni parashikon ndërtimin, vënien në përdorim dhe menaxhimin e portit të Jahteve “Marina Rodon”, që do të shërbejë si port turistik, me vendndodhje në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit.
-
INSTAT nxjerr shifrat: Aksidentet ulen me 12,8 % krahasuar me një vit më parë
21 Tetor 2019, 13:46Në nëntëmujorin 2019, numërohen 1.136 aksidente rrugore nga 1.303 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e 2018, duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
-
Vritet 55-vjeçari në Dukagjin! Shkoi në fshat të merrte zahiret e dimrit, nipërit e gjejnë të pajetë në rrugë
21 Tetor 2019, 12:46Policia e njoftuar për ngjarjen e rëndë është nisur drejt zonës, ndërsa në një njoftim paraprak të bluve të Shkodrës thuhet se rreth orës 12:00 në fshatin Shosh është vrarë me armë, 55-vjeçari Lazer Arraj banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.
-
Debate për SPAK në mbledhjen e KLP/ Gent Ibrahimi ikën nga tryeza, anëtari Besnik Cani: Nuk u njoha me projekt-aktet
21 Tetor 2019, 12:34Anëtari i KLP, Besnik Cani është bërë shkak për dështimin e kësaj mbledhje për shkak se ai ka pretenduar se nuk është njohur në kohën e duhur me materialet që do diskutoheshin sot.
-
Anti-informaliteti bllokon 298 ton karburant jashtë standardit në Finiq (VIDEO)
21 Tetor 2019, 12:30Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, në bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, bllokuan një sasi prej 298 ton karburant, në një vendburim në Bashkinë Finiq, e cila ishte jashtë standardeve të tregtimit. Nga kontrolli i ushtruar në këtë vendburim u konstatua se mungonte vërtetimi teknik, si dhe u evidentuan probleme me cilësinë e produktit.
-
VIDEO-Ekskluzive/ Momenti kur vëllai i deputetes u aksidentua për vdekje në tunel me 146 km/h, dyshohet se ishte i përgjumur
21 Tetor 2019, 11:41Report TV siguron ekskluzivisht videon e aksidentit tragjik të mbrëmjes së të shtunës, ku humbi jetën Elton Macolli, vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti, brenda në tunelin Elbasan – Tiranë. Nga pamjet shihet se 37 vjeçari është përplasur nga mbrapa me një kamion që nga sa duket në pamje shoferi nuk e ka parë fare. Pamjet tregojnë se tragjedia nuk ka ndodhur gjatë një parakalimi të gabuar siç ishte përmendur në momentet e para. Policia dyshon se 37-vjeçari ishte i përgjumur.
-
Diplomohen 402 oficerë, Lleshaj: Po modernizojmë policinë, duhet trimëri për të luftuar krimin (VIDEO)
21 Tetor 2019, 11:18Në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme u zhvillua ceremonia e diplomimit të oficerëve të rinj të Policisë Kriminale dhe Patrullës së Përgjithshme, ku mori pjesë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
-
Helmoi vjehrrën me 'lëngun magjik'/ Shtyhet vendimi për Marjana Çmetën, prokuroria kërkon 35 vjet burg
21 Tetor 2019, 10:34Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrren e saj, Lirie Lami. Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00.
-
Djali i Remzi Hoxhës: Shteti s'e kapi, ish-punonjësi i SHIK-ut i implikuar në vrasjen e babait vdiq, bisedat me Ramën e Tahirin (VIDEO)
21 Tetor 2019, 10:24Djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i zhdukur para 24 vitesh nga SHIK-u deklaroi sot se një nga dëshmitarët kryesorë, Budjon Meçe nuk është më gjallë.
-
Operacioni 'Vjeshta'/ U arrestuan për kultivim kanabisi, Gjykata lë në burg 7 vlonjatët
21 Tetor 2019, 09:51Të shtatë personat u arrestuan ditën e enjte, pas një aksioni të policisë së Vlorës, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe prokurorinë e Vlorës.
-
Vrasja e Santiago Malkos/ Krimet e Rënda japin 'arrest me burg' në mungesë për 8 të shpallurit në kërkim
21 Tetor 2019, 09:50Të shpallurit në kërkim akuzohet për veprat penale vrasje me dashje në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, vjedhja, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
-
Avokati: Izet Haxhia po mbrohet nga shteti pas incidentit, do të rifillojë deponimet kundër Sali Berishës
21 Tetor 2019, 09:51Avokati i Izet Haxhisë deklaron se klienti i tij do të rifillojë deponimet kundër Sali Berishës, pasi tashmë ai së bashku me të fejuarën e tij po mbron nga shtetit në pritje të marrjes së statusit të dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë. Ka nisur një hetim për grupin e policëve që shoqëronin Izet Haxhinë më 9 tetor në ditën e gjatë te dëshmive kundër Sali Berishës.
-
Arqipeshkvi i Shkodrës mesazh Voltana Ademit: Përgjegjësia nuk është arsye krenarie, ndihmo njerëzit!
21 Tetor 2019, 09:21Kisha Katolike në Shkodër ka kremtuar festën e Zojës, pajtores se qytetit, ndërsa Imzot George Frendo ka përcjellë edhe disa mesazhe për shoqërinë që duhet të kthejë sytë nga të varfrit.
-
Dje sulmoi çobanin, ariu zbret në Kalimash te trau i pagesës së Rrugës së Kombit (VIDEO)
21 Tetor 2019, 09:06Në redaksinë e Shqiptarja.com banorët e zonës së verilindjes kanë sjellë një video të një ariu që lëviz lirshëm pranë traut ku paguhet taksa e Rrugës së Kombit në Kalimash.
-
Zvarritet gara për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri/ Shtyhet sërish vendimi për Alushajn
21 Tetor 2019, 08:50Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë për herë të dytë vendimin për avokatin Lulzim Alushaj, që kandidon për Kryeprokuror. Mungesa e njërit prej gjyqtarëve ka bërë që vendimi të shtyhet për në 25 Tetor. Kandidatë për postin e kryeprokurori janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja aktuale Arta Marku.
-
Një muaj pas tërmetit të 21 shtatorit, rikthehen lëkundjet e tokës në Shqipëri
21 Tetor 2019, 08:44Sipas Institutit të Gjeoshkencës, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm janë shënuar dy lëkundje sizmike në afërsi të Librazhdit.
-
Si do të luhaten temperaturat për ditën e sotme, pasditja sjellë vranësira
21 Tetor 2019, 07:44Sipas MeteoAlb Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 8°C në 29°C.
-
Akt i rëndë në Allias! I vihet flaka këndit të lojërave, dyshohet e qëllimshme
20 Tetor 2019, 19:45Një akt i rëndë vandalizmi është shënuar ditën e sotme në kryeqytet. Persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën këndit të lojërave në lagjen e tyre në Allias duke dëmtuar rëndë disa prej moduleve të instaluara për të vegjlit e kësaj zone.
-
Përgjaket e diela! Tre të vdekur brenda ditës nga aksidentet rrugore në Tiranë, Golem dhe Lushnje(VIDEO)
20 Tetor 2019, 19:05Përgjaket e diela! Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Aksidenti më i fundit është ai në Tiranë, afër rreth rrethrrotullimit të TEG-ut, ku një makinë ka përplasur motoçikletën e për pasojë, ka humbur jetën në spital drejtuesi i kësaj të fundit. Ndërkohë në Golem humbi jetën një 80-vjeçar, e ndërsa në Fier 17-vjeçari i pa pajisur me patentë përplasi për vdekje një 64-vjeçar.