Kronikë
-
Karabinierët e Breno dhe Clusone kanë ‘çmontuar’ një organizatë kriminale, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të përkushtuar për importin e kokainës. Ata akuzohen tashmë për trafik ndërkombëtarë droge në sasi të mëdha.
5 Nëntor 2019, 15:21 -
-
Drejt fundit rindërtimi i shtëpisë së Sefer Poçit në Farkë, që u shkatërrua nga tërmeti
5 Nëntor 2019, 14:47Shtëpia e Sefer Poçit në Farkë u dëmtua rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit dhe nga ajo ditë u bë e pabanueshme. Por, falë angazhimit të Bashkisë së Tiranës dhe donatorëve, që iu përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, mbi themelet e saj po ndërtohet një shtëpi e re, më e madhe dhe më e fortë.
-
EKSKLUZIVE/ Vjen lajmi i SHUMËPRITUR - Nxirret nga kampi i kurdëve Alvin Berisha
5 Nëntor 2019, 14:18Është nxjerrë nga kampi Al-Hol në Siri, 11-vjeçari shqiptar, Alvin Berisha, referuar mediave në gjuhën arabe dhe tani ndodhet në një vend të sigurt. Operacioni i shpëtimit u realizua në bashkëpunim me "Gjysëm Hënën siriane", Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane dhe shqiptare. Të kontaktuar nga Shqiptarja.com, asnjë nga autoritetet shqiptare nuk e konfirmon lajmin.
-
Atentati/ Gazetari i Shqiptarja.com zbardh detaje të reja: Rraja u tradhtua nga gjurma e gishtit, në makinë u gjet edhe një pistoletë
5 Nëntor 2019, 13:55Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Redjan Rraja u arrestua pasi u tradhtua nga shenjat e gishtave që u gjetën në makinën e autorëve që u gjet pas atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja.
-
Arrestimi i Redjan Rrajës, Rama: Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar
5 Nëntor 2019, 13:01Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e Redjan Rrahjës, për plagosjen e prokurorit Ardjan Ndoja, Landi Muharremi, si dhe shoferi i i prokurorit, Andi Maloku.
-
Kushëriri u arrestua për atentatin ndaj prokurorit, deputeti për Report Tv: S'e njoh, distancohem! Po të ishte djali im do kisha ikur nga Shqipëria
5 Nëntor 2019, 12:51Deputeti socialist Rrahman Rraja në një prononcim për Report Tv shprehet se Redjan Rrajën që është arrestuar si i dyshuar për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja e ka kushëri, por shumë të largët, madje nuk e njeh nëse do ta shohë. E ndërsa distancohet plotësisht nga kushëriri, ai thotë se nëse do të kishte qenë djali i tij do të ishte larguar nga Shqipëria.
-
Shembja e urës në Delvinë për shkak të motit të keq/ Prefekti: Do rehabilitohet brenda 48 orësh
5 Nëntor 2019, 12:45Një ditë pas shembjes së Urës së Vanës në Delvinë për shkak të motit të keq do të rehabilitohet brenda 48 orësh. Kjo ka qenë deklarata e prefektit të qarkut Vlorë Flamur Mamaj. Ai tha se lidhur me këtë çështje po merren forcat xheniere.
-
-
'Na ka sjellë dekani'/ Të rinjtë ngacmojnë dhe rrahin studentët e Ekonomikut, Kule: Në sallë futet kushdo, sherri ndodhi jashtë
5 Nëntor 2019, 12:02Pasditen e djeshme rreth orës 19:00 në një prej sallave të Fakultetit Ekonomik janë futur në orën e leksionit dy të rinj duke u prezantuar si të dërguar nga dekani, por janë evidentuar nga studentët që nuk ishin pjesë e grupit të tyre. Në orën e mësimit ata kanë ngacmuar studentet duke sjellë konfliktin.
-
Nga vrasja e Elton Çiços te dosja Xhisiela, profili i stomatologut të arrestuar për atentatin kundër prokurorit
5 Nëntor 2019, 11:28Redjan Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi ka qenë skeduar edhe për disa ngjarje të tjera në vitet e fundit.
-
Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Portëz të Fierit (VIDEO)
5 Nëntor 2019, 11:03Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në një pikë karburanti në Portëz të Fierit, në pronësi të Sokol Meçe. Mësohet se pika e gazit ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije të shkaktuar gjatë mbushjes së një bombule gazi. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.
-
'E çuditshme'! Posta në Krujë u grabit kur ikën dritat! Autorët rrahën dhe detyruan rojën të ngarkonte paratë, drejtori: Morën 13 mln lekë e 1500 €, faji i kompanisë së sigurisë
5 Nëntor 2019, 11:03Report Tv zbardh detaje të reja nga grabitja, të cilat janë pagesa të ndryshme, të dritave dhe ujit dhe jo të pensioneve.
-
Atentati ndaj prokurorit/ U zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, arrestohet kushëriri i deputetit të PS!
5 Nëntor 2019, 10:20Prokuroria ngre akuzat për autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku mbetën të plagosur bashkë me të edhe shoferi dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi, “vrasja e funksionarëve publikë”, duke faktuar se shënjestër e atentatorëve ishte pikërisht prokurori. Me provat e sekuestruara në makinën e padjegur që braktisën autorët, policia gjen në një nga gjurmët e gishtërinjve të Redjan Rrajës, me banim në Nikël të Fushë-Krujës, duke e cilësuar si një nga autorët e dyshuar që ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj makinës së prokurorit në mbikalimin e Shkozetit. Redjan Rraja, kushëriri i deputetit Rrahman Rraja. Ngjarjet e tjera të bujshme ku është përfshirë: "Xhisiela Maloku" dhe atentati ndaj Elton Çiços.
-
'Agjentë të posaçëm për të hetuar mashtrimin me vizat'/ SHBA paralajmëron lëvizjen e radhës për luftën kundër korrupsionit (VIDEO)
5 Nëntor 2019, 09:12Ambasada e SHBA në Tiranë ka paralajmëruar shkelësit e ligjit të cilët mashtrojnë me anë të dokumenteve false, por edhe zyrtarët që lejojnë se do të vihen para drejtësisë përmes agjentëve të posaçëm në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe prokurorët. Ambasada thekson se ky lloj mashtrimi kërcënon integritetin e vizave dhe pasaportave të SHBA-së,
-
Përfundon afati/ Mbyllen aplikimet për Lotarinë Amerikane
5 Nëntor 2019, 09:09Pasditen e sotme në orën 17:00 është mbyllur afati për aplikimin për Lotarinë Amerikane. Procesi u hap në datë 2 tetor ora 18:00 dhe përfundon pasditen e sotme.
-
Kurbin, i riu qëllon disa herë me armë zjarri, i vihen prangat
5 Nëntor 2019, 08:59Policia e Lezhës bën me dije se është arrestuar 21-vjeçari me iniciale K. V., banues në Laç, Kurbin.
-
Pasuri me bakshishe nga bingo/ Rrezikohet karriera e ish-shefit të SHÇBA në Policinë e Shtetit
5 Nëntor 2019, 08:40Puna e dy dekadave më parë si menaxher në një sallë bingoje dhe të ardhurat e fituara aty rrezikojnë të djegin karrierën e ish-shefit të inspektimit pranë Shërbimit të Çështjeve dhe Ankesave në Policinë e Shtetit Oltion Shehu, sot inspektor ankesash në Drejtorin e Tiranës pranë SHÇBA-s.
-
Dekonspiroi operacionet e policisë për asgjësimin e drogës, arrestohet ish-efektivi i FNSH-së! 2 vite më parë u përlot në gjykatë
5 Nëntor 2019, 08:26Ish-efektivi i policisë, Ardian Loci 48-vjeç i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre ka rënë në prangat e policisë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ish-efektiv i FNSH-së akuzohet për dekonspirimin e një operacioni për asgjësimin e bimëve narkotike.
-
Itali, Rajoni i Lombardisë garë solidariteti për shqiptarin 10 vjeçar Alvin Berisha, i izoluar në kampin Al Hol në Siri
5 Nëntor 2019, 08:00Alvin Berisha është dhjetë vjeç. Shqiptari i lindur dhe rritur në Barzago në provincën e Lecco, në vitin 2014, në moshën 6 vjeç u rrëmbye dhe u çua në Siri nga nëna e tij e cila iu bashkua ISIS. Unicef: 28,000 fëmijë nga 60 vende të botës gjenden të braktisur në Veri-Lindje të Sirisë