Kronikë
-
Reshjet e shiut që kanë 'pushtuar' vendin tonë orët e fundit, kanë krijuar problematika të ndryshme në disa qytete.
7 Nëntor 2019, 09:03 -
Ishte kthyer në makth për 'çiklistët' në Durrës, arrestohet hajduti 40-vjeçar
7 Nëntor 2019, 08:48I arrestuari është D. Sh., 40 vjeç, banues në lagjen Nr. 6 Durrës ndërsa ka rënë në pranga falë operacionit të koduar 'Stacioni'. Policia ka publikuar edhe vjedhjet në seri të këtij 40-vjeçari të gjitha ndodhura gjatë muajve të fundit.
-
Korça nuk gjen qetësi nga tërmeti! Ndihen sërish lëkundje në Nikolicë
7 Nëntor 2019, 08:03Korça këtë vit ka qenë një nga qytetet më problematik për sa i përket aktivitetit sizmik. Vetëm 6 ditë më parë një tërmet i fortë goditi zonën duke shkaktuar edhe dëme.
-
(VIDEO) Si u kapën 'mat' shqiptarët në Spanjë me magazinën plot me kanabis
7 Nëntor 2019, 08:04Dhomat e magazinës prej 3 mijë metra katrorë ishin të pajisura me aparaturat e duhura elektrike dhe ajruese për kultivim të brendshëm të kanabisit
-
Një vrasje në çdo pesë ditë, Shqipëria e pesta në Europë
7 Nëntor 2019, 07:4668 persona humbën jetën në vend në 2018-n dhe po aq ishin në 2017-n. Thuajse çdo të pestën ditë në Shqipëri gjatë 2018-s është konsumuar vepra penale e vrasjes
-
Reshje të shumta shiu në të gjithë vendin! Njihuni me parashikimin e motit për ditën sotme
7 Nëntor 2019, 07:36Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve rekomandohet të merren masa paraprake dhe paralajmërim në zonat që kanë probleme në rastet e reshjeve shumë intensive.
-
EKSKLUZIVE/ Burime siriane për Report TV: Alvini mbërrin në Damask, ndoshta që sot drejt Italisë
7 Nëntor 2019, 07:30Dy ditë pas lajmit ekskluziv për nxjerrjen nga kampi Al-Hol në Siri të Alvin Berishës, Report Tv ka mësuar detaje të reja ekskluzive nga operacioni për shpëtimin e 11-vjeçarit shqiptar, prej 5 vitesh në kampin nën pushtetin kurd. Burime nga Gjysmë Hëna e Kuqe siriane të kontaktuar me telefon nga Report Tv, tregojnë se Alvin Berisha dje ka mbërritur në Damask.
-
Reshje të dendura shiu/ Policia e Shtetit apel drejtuesve të makinave dhe motoçikletave: Mos kryeni manovra të gabuara
6 Nëntor 2019, 23:26Situata e reshjeve në vend ka bërë që disa zona në vend të përmbyten. Policia Rrugore ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes të veçantë pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.
-
Reshje të dendura shiu në tre ditët e ardhshme/ MIE: Të gjitha institucionet në gatishmëri
6 Nëntor 2019, 23:15Tri ditët e ardhshme parashikohet që të ketë reshje të dendura shiu me erë të fortë, që mund të sjellë edhe përmbytje në disa zonë në vend.
-
'Po vjen nga Belgjika'/ Arrestohet sapo zbriti nga avioni 30-vjeçari, pjesë e grupit të Lazaratit (EMRI+ VIDEO)
6 Nëntor 2019, 21:21Beqo Brahimi në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar mbrëmjen e sotme në Rinas.
-
150 shqiptarë në policinë e Nju Jorkut: Jemi krenarë për origjinën
6 Nëntor 2019, 21:12Në policinë e Nju Jorkut shërbejnë rreth 150 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria”. Të mbledhur të hënën në mbrëmje në mjediset e departamentit të policisë së Nju Jorkut ata kremtuan angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit në qytetin më të madh të Amerikës.
-
Merr pllaka guri nga mali i Tomorrit dhe bie me kamion në përrua, kompania fsheh aksidentin...gënjeshtra e shoferit
6 Nëntor 2019, 20:54Një ngjarje aksidentale e ndodhur ditën e sotme ka zbuluar një shkelje të urdhrit të urdhrit të Ministrit Blendi Klosi për nxjerrjen e pllakave të gurit nga guroret në Malin e Tomorrit.
-
LISTA/ 8 familjet dhe bizneset e para te 'Astiri' që marrin dëmshpërblimet
6 Nëntor 2019, 20:398 familjet dhe bizneset e para që preken nga projekti i Unazës së Re, e që kanë dorëzuar dokumentet në kohë, kanë mundur të përfitojnë në llogaritë e tyre bankare shumat e konsiderueshme që shkojnë deri në mbi 550 milionë lek të vjetra secili.
-
EKSKLUZIVE/ Analizë ADN-je urgjente për Rrajën! Zbardhet dëshmia: Nuk di si u gjetën gjurmët e mia në makinën e atentatorëve
6 Nëntor 2019, 19:59Redjan Rraja nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria ndërsa është shprehur se ditën e ngjarjes, pra në 1 nëntor 2019 ka qënë në Tiranë dhe në zonën e Niklës, aty ku ka dhe banesën. Ai ka deklaruar se nuk ka hipur në asnjë moment dhe asnjëherë në automjetin që ishte sekuestruar nga prokuroria, fill pas atentatit ndaj Arjan Ndojës, Landi Muharremit dhe shoferit të Ndojës Andi Maloku.
-
Islandë/ Dëbohet familja azilkërkuese shqiptare, djali 2-vjeçar e gruaja shtatzënë në muajin e fundit
6 Nëntor 2019, 18:38Kur policia mbërriti, gruaja e përjetoi shumë keq saqë filloi të rridhte gjak nga hundët, përfundoi në ambulancë dhe mori një rekomanim nga mjekët se ishte e rrezikshme udhëtimi në atë gjendje, por kjo nuk u mor parasysh nga policia islandeze. Familja u dëbua në orët e para të mëngjesit për në vendlindje.
-
'Duan t'më vrasin djalin, ka ngelur të kapim lopatat', pas denoncimit të nënë e bir xhaxhai ndërhyn LIVE: Pse i merr në emision
6 Nëntor 2019, 18:19Një rast i vazhdueshëm dhune është denoncuar LIVE ditën e sotme në emisionin Pa Gjurmë në Report Tv. Mimoza Troka dhe djali i saj janë shprehur se rrihen vazhdimisht nga kryefamiljari dhe vëllezërit e tij për shkak të një konflikti të nisur për shkak të pronës
-
Durrësi dhe Lezha 'nën ujë'/ Reshjet e shiu vështirësojnë qarkullimin e makinave në disa rrugë (VIDEO)
6 Nëntor 2019, 17:27Kanë mjaftuar pak minuta shi që në qytetin bregdetar të Durrësit të përmbyten disa rrugë. Prezencë të madhe uji ka pasur tek kompleksi i shkollave pranë stadiumit, në zonën e spitalit dhe në rrugën që të çon në Currila, duke bërë që makina të kalojnë më vështirësi.
-
-
Tre gjyqtarët 'kap ça të kapim'! Ja si ndryshoi akuza për vrasësin e 'Gysit të Vlorës' në sy të këngëtares
6 Nëntor 2019, 16:16Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht pozicionin penal të Arianit Kondit, njeriun që ekzekutoi me 6 plumba 33-vjeçarin Ergys Gjioveshaj, duke i ndryshuar akuzën dhe njëkohësisht dënimin, nga 20 vite që dha Shkalla e Parë, në 12 vite, që në përfundim për shkak të gjykimit të shkurtuar, shkojnë 8 vite.
-
Shqiptari rizgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Waterbury-t në SHBA
6 Nëntor 2019, 16:1032-vjeçari nga Elbasani emigroi nga Shqipëria drejt SHBA në vitin 1998, ka bërë një përparim të madh për vete dhe për komunitetin shqiptarë që jeton në SHBA. Ai ishte vetëm 11 vjeç kur mbërriti në SHBA.