Kronikë
-
Kompanitë e sigurimeve kanë rritur ndjeshëm pagesat për aksidentet. Gjatë vitit 2018 kompanitë kanë paguar mbi 1 miliardë lekë në një vit. Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se në muajt e parë të 2019, janë paguar rreth 200 milion lekë.
27 Maj 2019, 20:01 -
Si mund të ndërtoni në Tiranë? Drejtoresha e Zhvillimit të Territorit sqaron procedurat
27 Maj 2019, 19:53Drejtoresha e Kontrollit të zhvillimit të territorit në Bashkinë Tiranë Frida Pashako e ftuar në emisionin “Këndi I ekspertit” ka sqaruar procedurat që duhen ndjekur për të ndërtuar nga e para ose bërë riparime në objekte në Tiranë. Duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të teleshikuesve, ajo tha se këto proceduar janë thjeshtuar duke ulur kohën e pritjes së qytetarëve.
-
Belgjikë/ 40-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në një kanal
27 Maj 2019, 19:36Një 40-vjeçar nga Shqipëria është gjetur i pajetë në Belgjikë, në një kanal në Vinderhoute, Lievegem.
-
Lufta kundër kanabisit/ Voda: Krimi një hap para, më shumë bashkëpunim mes strukturave
27 Maj 2019, 18:53Fenomeni i kanabisit nuk mbaron me Lazaratin, pasi krimi është një hap për para duke gjetur hapësira të reja. Kështu është shprehur Zëvendësministrja e Ministrisë së Brendshme Rovena Voda nga qyteti i Tepelenës gjatë një takimi me Task Forcën në luftën kundër kanabisit me drejtues të institucioneve lokale të Qarkut Gjirokastrës.
-
Tre javë pas helmimit masiv, Bulqiza pa ujë të pijshëm
27 Maj 2019, 18:24Prej 3 javësh lagjia e vjetër në qytetin e Bulqizës është pa ujë të pijshëm. Shkak është bërë helmimi masiv i 4 majit. Sipas Drejtorit të Shëndetit Publik Bulqizë Flamur Meta, situata tashmë është në dorë Institutit të Shëndetit Publik, pasi pritet të dalin analizat fiziko-kimike e toksikologjike të ujit.
-
Zgjedhjet vendore të 30 qershorit/ Veliaj numri dy në fletën e votimit
27 Maj 2019, 18:12Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e së hënës fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
-
Itali/ 12 kg marijuanë në shtëpi, arrestohet shqiptari (EMRI)
27 Maj 2019, 17:49Një 43-vjeçar është arrestuar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur 12 kg marijuanë. Ai është Rudmir Tatari, 43-vjeç.
-
Itali/ 65-vjeçari shqiptar godet me çekiç gruan dhe më pas veten, hedh edhe fqinjën nga shkallët
27 Maj 2019, 17:22Dhunë në familjen shqiptare në Itali. Një 65-vjeçar ka goditur me çekiç bashkëshorten 65- vjeç pasi një sherri brenda familjes.
-
Balla: Belshi është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistik
27 Maj 2019, 15:08Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka inspektuar punimet e fazës së tretë të projektit të Rilindjes Urbane të Belshit. Balla është shprehur se edhe pse investimi nuk ka përfunduar Belshi është një nga destinacionet turistike më të vizituara.
-
Gjyqtari i dosjes 'Hakmarrja për Drejtësi' para Vettingut
27 Maj 2019, 14:57Pas dy dekadave në dyert e drejtësisë shqiptare, dosja “Hakmarrja për Drejtësi” përfundon në sallën e vettingut. Me një ankesë drejtuar vettingut Orik e Laert Shyti kanë kërkuar që ndaj gjyqtarit Dhimitër Lara që po kalon në vetting të mbahet parasysh dhe shkelja e ligjit që ai ka bërë me procesin ndaj tyre. Ndërsa Lara i pyetur nga KPK për këtë proces, u shpreh se në qoftë se do kthehej në kohë do të vepronte njësoj për cdo vendim të marrë nga ai.
-
Bllokimi i gjykatës së Lartë/ Avokati Nikolla: KLGJ-ja ka kompetenca të ndërhyjë ose ta zgjidhë parlamenti
27 Maj 2019, 14:31Sipas juristit Bashkim Nikolla, këshilli i lartë gjyqësorë ka kompentecë të caktoj gjyqtarë të cilët të shqyrtojnë rekurset në gjykatën e lartë deri në zgjidhjen e ngërcit. Në një reagim për mediat ai shprehet se nuk ka pse qytetarët paguajnë faturën e politikës, e cila duhet të mbledh parlamenti dhe të zhbllokoj ngërcin nëse refuzon KLGJ-ja.
-
Dosja 339/ Ja 12 emrat e parë që dërgohen në gjyq, mes tyre dy nipërit e ish-deputetit dhe ish-kampioni i mundjes
27 Maj 2019, 14:03Samuel Ndoka dhe Vilson Ndoka, dy nipërit e ish-deputetit socialist në qarkun e Lezhës Arben Ndoka, janë marrë të pandehur së bashku me 10 persona të tjerë, të cilët janë pjesë e dosjes së famshme 339. Në kuadër të dosjes 339 po verifikohet edhe Vangjush Dako për shit-blerje votash dhe korrupsion zgjedhor.
-
-
FRONTEX kap 16 emigrantë në Kapshticë, po tentonin të kalonin në vendet e BE-së
27 Maj 2019, 13:38Oficerët e misionit të FRONTEX kanë kapur 16 emigrantë nga lindja dhe Afrika Veriore në Kapshticë, të cilët po tentonin që të kalonin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së
-
Defekt audio në Kuvend, TV-të detyrohen ta ndërpresin raportin e Arta Markut
27 Maj 2019, 13:05Televizionet ditën e sotme janë detyruar që të ndërpresin transmetimin e raportimit të Kryeprokurores Arta Marku në Kryesinë e Kuvendit te Komisioni i Ligjeve për shkak të audios skandaloze.
-
Maliqi-Arta Markut: Çfarë bëhet me dosjen e Artan Santos
27 Maj 2019, 12:26 -
Kontrata e çuditshme me tezen! Pasuria e gruas dhe shtëpia në pallatin që gjykoi 'gozhdojnë' kryegjyqtarin e Fierit
27 Maj 2019, 11:54Kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj është drejt shkarkimit nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi gjatë hetimit i janë evidentuar disa shkelje që me shumë gjasa do ti kushtojnë.
-
Raporti për 2018/ Kryeprokurorja Marku: Vit jo i zakonshëm për shkak të Vettingut, kriminaliteti më i lartë në Vlorë
27 Maj 2019, 11:27Kryeprokurorja, Arta Marku ka prezantuar përpara Komisionit të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018. Në raportin e paraqitur bëhej e ditur se qarku i Vlorës është me numrin më të lartë të veprave penale ndërsa Dibra mban shifrat më të ulta të veprave kriminale.
-
Mrika Nikqi, 17-vjeçarja më e re shqiptare që ngjitet në majën më të lartë në botë, Everest
27 Maj 2019, 11:05Mrika Nikqi dhe babai i saj kanë arritur të ngjiten me sukses majën e Everestit si pjesë e ekspeditës 'Everest 2019'.
-
Atentati në Vlorë/ Shoqërohen 15 persona, ja pista ku po heton policia
27 Maj 2019, 10:50