Kronikë
-
Pas përfundimit të aksionit të policisë në veri të Kosovës, një nga pjesëtarët e Njësisë Speciale ka bërë simbolin e shqiponjës me duar.
28 Maj 2019, 16:09 -
Vrasja e Mario Majollarit, lirohet i dyshuari për ekzekutimin, nëna: I vetmi faj i djalit ishte mbiemri
28 Maj 2019, 15:22Pas një viti nga vrasja e Marjo Majollarit në Tiranë prokuroria nuk ka asnjë të dyshuar dhe të arrestuar. Me kërkesë të akuzës janë pushuar edhe hetimet për Kastriot Gjuzin të dyshuar për këtë krim, si vrasje e kryer për hakmarrje.
-
Atentati në Vlorë/ Motra e shënjestrës: E kemi mohuar si djalë, na vrau për së dyti (VIDEO)
28 Maj 2019, 14:31Atentati ndaj Eno Matës ditën e djeshme ka bërë jehonë jo vetëm në mediet shqiptare, por edhe ato greke.
-
Pa licencë dhe drejt skadimit/ AKU bllokon në Morinë 21. 600 kg qumësht pluhur dhe 375 kg kafe
28 Maj 2019, 13:40Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në doganë 375 kg kafe dhe 21,600 kg qumësht pluhur, pasi ishin jashtë standarteve.
-
Shqipëria së shpejti me zyrë për menaxhimin e kimikateve/ Klosi: Bëjmë ligj me standarde BE-je
28 Maj 2019, 13:34Së shpejti Shqipëria do të ketë një zyrë për kimikatet. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Mjedisit Blendi Klosi i cili theksoi se për herë të parë në vendin tonë po hartohet një listë për kufizimin e kimikateve, e cila do të kufizojë riskun në mjedis dhe popullatë.
-
Kapën për fyti policin pas protestës së dhunshme, në hetim Flamur Noka dhe 5 ish-deputetë të PD-së (VIDEO)
28 Maj 2019, 13:22Prokuroria e Tiranës, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të "kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim". Hetimet nisën pas publikimit në media të videos ku ish-deputetët e PD-së kundërshtuan me dhunë efektivët e policisë në Drejtorinë e Tiranës, mbrëmjen e 16 shkurtit 2019, për të kërkuar lirimin e disa militantëve të arrestuar pas protestës së dhunshme tek Kryeministria. Kodi Penal parashikon nga gjobë deri në 7 vite burg.
-
Korçë/ Makina përfundon në kanal, plagosen 4 maturantë (FOTO)
28 Maj 2019, 13:11Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit ka mbetur të plagosur 4 persona.
-
SPAK në vetting/ Prokurorët në filtër për pasuri, profesion e kontakte me krimin
28 Maj 2019, 13:11Prokurorët të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e prokurorisë antikorrupsion njohur si SPAK do të dalin para vettingut brenda muajit qershor. Report Tv mëson se duke nisur nga 1 qershor në kalendarin e seancave do të publikohen sipas emrave data dhe ora e paraqitjes së tyre para trupës së vettingut.
-
'Dy policë e mbërthejnë për duarsh', si u arrestua i riu shqiptar që u arratis nga burgu, në pranga edhe shoku sirian
28 Maj 2019, 12:47Policia greke ka vënë në pranga Albiano Xhezairin, i cili u arratis mbrëmjen e djeshme nga burgu i Avlonës. Ai u ndalua nga policia greke në rrugën “Menanadrou”, në qendër të Athinës.
-
Grabitja në Rinas/ Krimet e Rënda nisin hetim pasuror për 6 të arrestuarit, verifikim edhe familjarëve
28 Maj 2019, 11:57Krimet e Rënda nisin hetimin pasuror për 6 të dyshuarit për grabitjen e 4.6 milion eurove më 9 prill në Rinas. Report Tv mëson se prokurorët kanë kërkuar nga bankat, hipotekat dhe drejtoria e automjeteve, të dhëna për pasuritë në emër të të arrestuarve dhe familjarëve të tyre.
-
Shkodër/ Sekuestrohen 990 tableta 'ekstazi', pranga 24-vjeçarit (EMRI+VIDEO)
28 Maj 2019, 10:14Marketin Koça, 24 vjeç ka rënë në pranga e Policisë së Shkodrës pasi akuzohet se shërndante tableta të dyshuara si lëndë naroktike 'ekstazi" në afëris të shkollave dhe universiteteve.
-
Pranga tre personave në Himarë dhe Sarandë, mes tyre dhe një 15-vjeçar
28 Maj 2019, 09:56Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, dy prej të cilëve në Himarë dhe një në Sarandë. Ata akuzohen për vjedhje dhe posedim të lëndëve narkotike.
-
170 m2 shtëpi tek pallati që gjykoi, KPK shkarkon nga detyra kreun e gjykatës Fier
28 Maj 2019, 09:36U konstatua se kishte blere 170 m2 apartament tek firma të cilës i kishte dhënë me gjyq leje ndërtimi shkarkohet nga detyra kreu i gjykatës Fier Roland Jaupaj.
-
Tre kuksianë tentojnë ta marrin peng, polici u merr armën dhe plagos njërin prej tyre /Shkak: Borxhet e vëllait
28 Maj 2019, 09:13Një efektiv policie, student për gradë në Akademinë e Sigurisë (Fakulteti i Hetimit dhe Krimit), u tentua të merret peng nga tre persona të njohur për të, por arriti të shpëtojë duke marrë armën e njërit prej autorëve, të cilin e la të plagosur me plumb në bark. Ngjarja ndodhi pranë një lokali, që ndodhet përpara Akademisë së Sigurisë në zonën e Saukut, në periferi të Tiranës. Shkak për këtë ngjarje mësohet të jetë bërë një borxh i vjetër që vëllai i punonjësit të policisë i kishte marrë personave që kërcënuan me armë efektivin për ta marrë peng.
-
Një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të vizitojnë Vlorën së afërmi
28 Maj 2019, 08:20Një lajm i mirë vjen në prag të sezonit turistik për të gjithë ata që duan të vizitojnë Vlorë. Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm foto nga rikonstruksioni i rrugës së Lumit të Vlorë në aksin Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos.
-
Lëreni Arbën të qetë!
28 Maj 2019, 00:23Ka një lumë komentuesish që kanë përmbytur wall-in në Facebook apo dhe Instagram të Arba Kokalarit, vajzës me origjinë nga Shqipëria, që është rritur, edukuar në Stokholm/Suedi dhe i kërkojnë 32-vjeçares që mos të harrojë Shqipërinë, vendin ku ka lerë, që të shkruajë shqip, që të mbajë ndonjë flamur shqiptar, e kështu me radhë.
-
Arratisen nga burgu persona në Greqi, një prej tyre shqiptar, pjesë e grupit të Lekocaj
27 Maj 2019, 22:30Arratisen nga burgu i Avlonas në Greqi dy persona, njëri prej tyre shqiptar. Dy të burgosurit u arratisën nga pjesa e kuzhinës së burgut mbrëmjen e sotme. Sipas medieve greke, arratisja u pikas nga një gardiane, e cila ishte duke patrulluar jashtë burgut. Në momentin e pikasjes së tyre, gardianja ka hapur zjarr në ajër.
-
Transportuan 3 sirianë drejt Malit të Zi, arrestohen dy shqiptarë (EMRAT)
27 Maj 2019, 22:30Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia pasi po transportonin drejt Malit të Zi 3 sirianë.
-
Përmbyset automjeti në Xibrakë, shpëtojnë për mrekulli 4 pasagjerët
27 Maj 2019, 20:21Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme ku një automjet është përmbysur por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Automjeti mësohet të ketë humbur drejtimin për shkak të lagështirës në rrugë.
-
Faturat e dritave do paguhen një herë në tre muaj, Çela: Zgjidhje mbifaturimit
27 Maj 2019, 20:12Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese sot, është diskutuar në lidhje me projektin e OSHEE, për leximin e matësit të energjisë elektrike një herë në tre muaj.