Kronikë
-
Pesë zyrtarët e pezulluar me urdhër të Prokurorisë janë: Denis Metaj; Artan Beqiri; Erald Yzeiri; Danjela Kondaj dhe Xhilda Korrkaj.
28 Janar 2019, 13:21 -
"Kanë shtretër me pleshta", drejtori i QKUM-s, Skënder Brataj i përgjigjet denoncimit të PD-së: Nuk janë ambiente për shtrimin e pacientëve
28 Janar 2019, 13:22Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar disa pamje që sipas tij janë nga Urgjenca e Tiranës, ndërsa shton se gjendja është skandaloze. Ndërkohë drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj deklaroi në një prononcim për media, se ambientet e transmetuara në video, nuk janë ambiente të ofrimit të shërbimit të pacientëve.
-
Vidhet lokali gjatë natës në Leskovik, në kërkim autori
28 Janar 2019, 12:58Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Leskovik , ku një person i paidentifikuar ka kryer grabitjen e një lokali gjatë natës duke vjedhur pajisje dhe xhiron ditore të pronarit të biznesit.
-
Marrëveshja Frontex/ Luan Rama në Komisionin e sigurisë: A lejohen forcat e huaja të përdorin armë në Shqipëri?
28 Janar 2019, 12:12Pyetjes së Ramës iu përgjigj vetë zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila solli rastin e një operacioni të ndodhur në vitin 1997.
-
Përplasi për vdekje me makinë 20-vjeçarin dhe u largua, kapet autori i aksidentit mbrëmë në Fier
28 Janar 2019, 12:04Policia ka arrestuar autorin e aksidentit mbrëmjen e djeshme në fshatin Hoxharë. Viktima është Arif Xhafa 20 vjeç, ndërsa personi që e përplasi me makinë është A.B. 24 vjeç, banues në Pojan.
-
Përplasje mes studentëve te Juridiku, dekani: Duam mësim, na siguroni ambiente të tjera
28 Janar 2019, 10:58Në konferencën e tij për shtyp, dekani Artan Hoxha u shpreh se situata është evituar nga rekotori i Fakultetit të Drejtësisë. Dekani tha se shpreson që ministria e Arsimit do t’i ndihmojë fakuletet që të sigurojnë ambiente të reja në mënyrë që të studentët që duan mësim të mos e humbasin vitin shkollor.
-
Vrau të dashurin e motrës, Gjykata lë në burg vëllain, 'arrest shtëpie' për Elida Canin dhe Dëfrim Kurtin
28 Janar 2019, 10:3434-vjeçari i vrarë Arben Gjecin prej disa kohësh kishte një lidhje jashtëmartësore me Elidën. Historia e tyre u zbulua nga burri Dëfrim Kurti dhe vëllai i 20-vjeçares, të cilët edhe kryen vrasjen.
-
Vijon vala e shkarkimeve, ikën edhe drejtori i KESH-it Agron Hetoja, ja kush e zëvendëson (EMRI)
28 Janar 2019, 10:31Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë vijon shkarkimet pas marrjes së detyrës. Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra drejtori i KESH-it, Agron Hetoja.
-
Bujar Sheshi: Nuk kam qenë sigurims, sajesë e ulët! Kryetari i KLP-së: Do vendosim në ditët në vijim
28 Janar 2019, 10:09Anëtari i Këshillit të Lartë Prokurorisë, Bujar Sheshi ka reaguar pas akuzave nga Partia Demokratike se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
-
Rikthehet shiu dhe dëbora, ARRSH: Ja akset me probleme në Veri dhe Jug
28 Janar 2019, 09:58Ditën e sotme priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të shoqëruara edhe me shtrëngata në disa raste.
-
Mot i keq në Vlorë e Durrës/ Pezullohen lundrimet, shkak era e fortë (VIDEO)
28 Janar 2019, 09:23Në Vlorë në det të hapur do të kapet fuqia deri në 9 ballë, ndërsa në Durrës deti do të arrijë forcën 7-8 ballë. Kushte të tilla të motit e bëjnë të pamundur udhëtimin e trageteve apo edhe të mjeteve të tjera lundruese.
-
Vrasja në Tiranë pas tradhtisë, vajza: Kishim disa muaj të lidhur! Vëllai: Ja si i kapa bashkë
28 Janar 2019, 09:19Zbardhet e gjithë kronologjia e vrasjes së Arben Gjecit me hekur në kokë nga vëllai i 20-vjeçares. Elida Cani ka pranuar lidhjen me 34-vjeçarin Arben Gjeci. Autori ka treguar se pasi i ka gjetur bashkë, Gjeci e ka parë dhe ka qeshur me ironi, ndërsa në këtë moment, Cani e ka goditur në kokë me shufrën e hekurit. 20-vjeçarja që është bërë shkak për vrasjen është shprehur e penduar.
-
U gjet pa jetë në burgun ku u vra edhe Albert Bako, zbulohet identiteti i shqiptarit (Emri)
28 Janar 2019, 09:05Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Bandiol Tusha. Ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën E të burgut të Koridhalosit. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga përdorimi në doza të mëdha i drogës.
-
Goditet banda shqiptaro-tuniziane, 100 policë në operacion, 13 të arrestuar në Itali
28 Janar 2019, 09:05Në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 100 forca policore, të ndihmuar nga një helikopter, ndërsa hetimet kanë nisur në 2007 si pasojë e vdekjeve nga mbidoza e heroinës.
-
Shtypi i ditës/ Titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme
28 Janar 2019, 07:37Lexoni titujt e gazetave kryesore në vend.
-
Disa nga pedagogët e privatit i shkruajnë Ramës: Ja problemet që kemi, por kemi frikë të dalim me emra
28 Janar 2019, 06:47Një grup pedagogësh të institucionit Jo-Publik të Arsimit të Lartë në Tiranë i kanë adresuar përmes një letre shqetësimet dhe problematikat që ata kanë në lidhje me arsimin në universitetet private.
-
"Do marr hakun e tim biri", kanuni në "Le Iene", gjakmarrja kërcënon italianin që vrau hajdutin shqiptar për vetëmbrojtje (Video)
27 Janar 2019, 22:50Sipas mediave italiane mbrëmjen e 18 tetorit të vitit 2015 teksa Francesco dhe gruaja e tij po flinin, Gjergji ka hyrë në shtëpinë tyre për të vjedhur. Gjithçka ka ndodhur pak pas mesnatës.
-
E rëndë në Fier/ Gjendet i pajetë në kanal 20-vjeçari, dyshohet se e përplasi makina (Emri)
27 Janar 2019, 22:06Ka qenë rreth orës 21:30 kur të afërm të 20-vjeçarit janë vënë në kërkim të tij. Ata e kanë gjetur pa shenja jete në një kanal, në anë të rrugës pranë fshatit Hoxhare e Vjetër të Njësisë Administrative Dërmenas në Fier. Në anë të rrugës janë gjetur mbetje të parakolpit të makinës, çka përforcon dyshimet se ai është përplasur.
-
Greqi/ Gjendet i vdekur shqiptari në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku u vra Albert Bako
27 Janar 2019, 18:24Shqiptari i moshës 33-vjeçare, i paidentifikuar, u gjet i pajetë në qeli nga gardianët këtë të diel, ndërkohë që nuk bëhen të ditura shkaqet që sollën vdekjen e tij. Në këtë burg u vra pak ditë më parë shqiptari Albert Bako nga një grup rival, ndërsa autorët u identifikuan një shqiptar dhe një grek. Në më pak se dy javë, tre shqiptarë kanë humbur jetën në burgjet greke.
-
‘Plas bixhozi në të katër anët‘/ Berisha del sërish blof, skedina është luajtur në Kosovë (Ja provat)
27 Janar 2019, 17:40Opozita vijon të kërkojë hapësira për ta prezantuar mbylljen e llotove si iniciativë si të dështuar. Së fundmi ish kryeministri Sali Berisha ka sjellë një skedinë të luajtur në Kosovë të cilën e denoncon si të vendosur në Tiranë dhe të miratuar nga Ministria e Financave.