Kronikë
-
Gjykata Kushtetuese publikoi sot emrat e dy gjyqtarëve të saj që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për të qenë Anëtarë të Keshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe gjyqtarin që përjashtohet
15 Nëntor 2018, 14:21 -
Dhuna në protestën e 'Unazës së Re'/ Veliaj: Tirana nuk ndalet, do të triumfojë mbi barbarinë
15 Nëntor 2018, 14:15Veliaj shpreh mirënjohjen për policët e bashkisë për qytetarinë e treguar, sikurse thotë ai, përballë partisë së dhunës, hurit dhe zjarrit. Ai u uron shërim të shpejtë 7 efektivëve që u lënduan, ndërsa shprehet i vendosur i vendosur për vijimin e projektit.
-
380 kg kokainë në Ekuador, grekët: E porositi mafia shqiptare, ja kush është kapoja (Dalin pamjet e sekuestrimit të drogës)
15 Nëntor 2018, 14:14Mediat greke shkruajnë se pagesën për 380 kg kokainë e kishte bërë mafia shqiptare. Shqiptari i arrestuar njihet me emrin Ilia dhe është me precedent penal, pasi ka qenë arrestuar edhe në Itali për trafik droge.
-
VOL-VO 4/ Apeli i Krimeve ndryshon masën e sigurisë, arrest shtëpie për dy ish-deputetët e PS e 4 të tjerë, burg për Avdylajt
15 Nëntor 2018, 14:01Apeli i Krimeve ka dhënë masën e sigurisë arrest shtepie për dy ish-deputetët Arben Çuko e Arben Ndoka të arrestuar në operacionin “Vol-vo 4”. Bashkë me ta, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie edhe për sportistin Elis Guri, për Zef Lazrin, Ardit Gjyriqi dhe Paulin Simoni. Ndërsa Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit mbetet në burg bashkë me Astrit Avdylin dhe 17 anëtarë të tjerë të bandës që trafikonin drogë
-
Lista e 17 personave më të rrezikshëm të Fierit, Artan Hoxha: Kur policia ngatërron vrasësin me bletarin
15 Nëntor 2018, 12:38Paraditen e sotme u publikua nga Policia e Shtetit një listë ku bëhen publike emrat e 17 personave më të kërkuar në Qarkun e Fierit për dënim me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka pikasur te emrat e publikuar një person i cili nuk ka precedentë penalë e që për më tepër e njeh edhe nga afër. Hoxha i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndalojë së bëri gafa të këtij lloji, pasi përbaltja e qytetarëve të ndershëm sipas tij nuk sjell asgjë tjetër përveçse lënien në liri të vrasësve.
-
E rrallë, kapet peshkaqeni me peshë 400 kg në Durrës (VIDEO)
15 Nëntor 2018, 12:08Peshkatarët durrsakë kanë kapur këtë herë një peshkaqen të rrallë 3.5 metra të gjatë me peshë rreth 400 kg.
-
FOTO/Ra nga ura me makinën e mbushur me kanabis, vdes shoferi në Lezhë (EMRI+Detaje)
15 Nëntor 2018, 12:26Viktima është Tonin Ndreca, ndërsa nga kontrolli i makinës u zbulua se ishte e mbushur me 80 kg kanabis. Makina ishte nisur nga fshati Kaçinar i Mirditës drejt Lezhës, ndërsa Ndreca ishte i vetëm.
-
Pronare e 8 apartamenteve dhe 8 automjeteve, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës
15 Nëntor 2018, 12:12Shkarkohet nga KPK, kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj, pasi nuk ka justifikuar pasurinë. Alma Licaj rezulton pronare e tetë apartamenteve në Tiranë dhe Vlorë si dhe e tetë automjeteve.
-
Vettingu shkarkon prokurorin që arrestoi Fullanin e Gjikën, pasuria 'djeg' edhe gjyqtaren që i dha pafajësi Shpëtim Gjikës
15 Nëntor 2018, 12:01Shkarkohet nga Komisioni i Vetting-ut prokurori Ramadan Troci që firmosi mes te tjera edhe arrestimin e Ardian Fullanit dhe ish kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Shkarkohet edhe kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës Alma Licaj, e cila tre ditë më parë i dha Shpëtim Gjikës pafajësi në apel duke rrëzuar hetimet e bëra më parë nga Troci. Licaj rezulton se ka në pronësi 8 apartamente dhe 8 makina.
-
Shkolla e drejtorëve të spitaleve, nis cikli i dytë i trajnimeve
15 Nëntor 2018, 11:38Ka nisur cikli i dytë i shkollës së menaxhimit për drejtuesit e spitaleve publik. Përmes një program intensiv, 20 drejtorë dhe nëndrejtorë të spitaleve po trajnohen për menaxhim spitalor, për të administruar më mirë institucionet shëndetësore që ata drejtojnë.
-
Automjete që bllokojnë korsinë e shpejtësisë, trendi i ri i shkelësve në rrugë që po bëhet burim aksidentesh (VIDEO)
15 Nëntor 2018, 11:38Një fenomen tjetër që haset në këtë rrugë janë dhe shoferët që ecin me shpejtësi të ulët në korsinë parësore, atë të shpejtësisë, duke u bërë shqetësim për një pjesë tjetër të cilët janë të detyruar të bëjnë parakalime në kundravajtje të Kodit Rrugor.
-
'Unaza e Re'/ Përplasje para Bashkisë, banorët hedhin molotov dhe tymuese, lëndohen 7 policë (VIDEO)
15 Nëntor 2018, 11:24Banorët e "Astirit" kanë vijuar për të 12-ën ditë me radhë protestën kundër prishjes së banesave të cilat preken nga zgjerimi i "Unazës së Madhe". Edhe sot ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës ku pati përplasje me policinë bashkiake. Protestuesit hodhën molotov dhe tymuese, ndërsa tentuan të futen me forcë brenda bashkisë. Nga protesta mbetën të lënduar 7 policë bashkiakë.
-
Vrasja në Shkodër, flasin tregtarët e banorët: Kemi frikë, na ruajtë Zoti, viktima nuk ishte problematik (VIDEO)
15 Nëntor 2018, 11:27Banorët dhe tregtarët thonë se viktima nuk ishte person problematik, ndërsa shprehen të frikësuar dhe nuk pranojnë që të flasin për dinamikën e ngjarjes.
-
Vrasjet/ Ish-Presidenti Nishani: Shkodra është marrë peng nga krimi
15 Nëntor 2018, 11:11Vetëm në 6 muaj e fundit, në këtë qytet janë regjistruar 7 viktima në atentate mafioze, numri i të plagosurve disa herë më i madh, ndërsa 2 persona vijojnë ende të jenë të zhdukur.
-
Studimet në SHBA, Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për të interesuarit
15 Nëntor 2018, 10:59Ambasada Amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm, për të gjithë ata që janë të interesuar dhe dëshirojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
Sekuestrohen armë dhe drogë në Lezhë, tentoi të arratiset, kapet dhe rikthehet në burg vrasësi i policit (VIDEO)
15 Nëntor 2018, 10:28Fatmir Çupi, 32 vjeç ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka rrëzuar 'lirimin me kusht', duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për vrasjen e një polici në Lezhë në vitin 2005.
-
Të dënuar me burgim përjetë dhe 25 vite, policia publikon emrat dhe fotot e 17 personave të rrezikshëm të Fierit
15 Nëntor 2018, 09:18Pas Vlorës, Policia e Shtetit ka publikuar listën me 17 personat e rrezikshëm të Fierit të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 25 vite për vrasje, vjedhje me pasojë vdekjen dhe rrëmbim personi.
-
Vidhnin makina në Tiranë dhe i shisnin në Burrel, prangoset autori, bllokohen dy ‘Benz’-a
15 Nëntor 2018, 09:24Në Mat është arrestuar Gentjan Ahmetsulaj 39 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Ahmetsulaj dyshohet së në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar para 2 javësh, funksiononin si grup duke vjedhur makina në Tiranë dhe më pas i dërgonin në Burrel.
-
Vrasja e Fatos Ferracakut, shoqërohet dhe lirohet Mustafa Lici, motori i autorëve u gjet pranë banesës së tij
15 Nëntor 2018, 08:55Zbardhen detaje të reja nga atentati i djeshëm në lagjen "Partizani" të Shkodrës ku mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj. Në drejtim të 40-vjeçarit është qëlluar me një pistoletë 9 mm ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja. Tetë persona janë shoqëruar pas kësaj ngjarje. Mes të shoqëruarve është edhe Mustafa Lici, anëtar i këshillit bashkiak dhe vëllai i Fatbardh Licit, i ekzekutuar në qendër të Shkodrës në 10 gusht të këtij viti.
-
Opozita bojkot dhe protestë me banorët e Unazës së Re/ PS miraton vendimet në Këshillin Bashkiak
15 Nëntor 2018, 09:02Mbledhja e planifikuar për në orën 11:00, fillimisht u shty me 30 minuta, më pas zgjati vetëm pak, pasi shumica i miratoi duke mbyllur mbledhjen.