Kronikë
-
Të rejat më të fundit nga shtypi i ditës 14 korrik 2018 14 Korrik 2018, 06:46
-
Lezhë, rruga e fshatit Piraj e shkatërruar, banorët kërkojnë ndërhyrje, bashkia: Kemi nisur punimet
13 Korrik 2018, 21:59Në fshatin Piraj të Lezhës rruga ishte bërë thuajse e pakalueshme. Bashkia e Lezhës thotë se ka nisur ndërhyrjen provizore për ta bërë të kalueshme për banorët dhe se shumë shpejt do të bëhet edhe asfaltimi i saj.
-
Vlorë, 'Toyota' përplas 3-vjeçarin në rrugën Transballkanike, i mituri rëndë në spital
13 Korrik 2018, 21:19I mituri ka qenë duke kaluar rrugën në Transballkanike kur është goditur nga një automjet tip "Toyota". 4-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ku është transportuar nga drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin.
-
Korça plot me turistë të huaj e vendas, kryebashkiaku Filo: Organizojmë evente festive
13 Korrik 2018, 19:14Qyteti i Korçës po pret një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj, edhe tani ku pushimet më të preferuara janë ato në plazh. Kryetari i kësaj bashkie, Sotiraq Filo tregon projektet e kësaj vere për të surprizuar turistët.
-
Vendimi i Gjykatës për Elvis Roshin, PD: Provë se Arta Marku është në shërbim të Ramës
13 Korrik 2018, 17:51PD ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Tiranës për ish-kryebashkiakun Elvis Roshi të cilin e dënoi me 60 orë pune, ndërsa i shpëtoi burgut në kuadër të dekriminalizimit. Sipas PD, ky vendimë shtë provë se Arta Marku i shërben Ramës.
-
Fier, probleme me furnizimin me energji elektrike, rrjeti në gjendje të amortizuar
13 Korrik 2018, 18:58Banorët e fshatit Ndërmënas në prej vitesh kanë probleme me përcjelljen e energjisë elektrike. Ata thonë se marrin energji me një linjë të amortizuar, e cila është jashtë kushteve teknike, e për pasojë iu ka sjellë edhe dëmtime të orendive shtëpiake.
-
Belsh/ Motoçikleta del nga rruga dhe përplaset me murin, humb jetën 45-vjeçari
13 Korrik 2018, 17:30Aksident i rëndë në Belsh ku si pasojë e daljes nga rruga të një motoçiklete, ka humbur jetën drejtuesi i saj, Besnik Shehu 45-vjeç. Përplasja ka qenë e fortë dhe për rrjedhojë 45-vjeçari ka vdekur në vend.
-
Drejt shkarkimit/ Tom Ndreca në 7 vite bleu 4 shtëpi me kursime, Shqiptarja.com zbardh pasurinë
13 Korrik 2018, 17:09Anëtari i Gjykatës së Lartë Tom Ndreca, i cili sipas organeve të Vetingut, nuk e justifikon pasurinë, rezulton një kursimtar i madh. Shqiptarja.com publikon pasurinë e plotë të deklaruar nga gjyqtari nga viti 2003 deri në vitin 2017.
-
Gjyqtari i '21 janarit' drejt 'djegies' nga Vettingu, KPK: S'justifikon pasurinë
13 Korrik 2018, 14:57Ditën e sotme, radha për të kaluar në filtrat e Vettingut ka qenë e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, i cili njihet për procesin "21 janari" si dhe fitoren që i dha Lulzim Bashës në 2011 për zgjedhjet për kryetar bashkë të Tiranës.
-
Tiranë, zjarr në një banesë në rrugën “Siri Kodra”, s’ka të lënduar
13 Korrik 2018, 15:00Një banesë 3 kate është përshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”.
-
Toponimet/ Sejko: Të lindurve Çamëri t'u kthehet çdo e drejtë, shteti të marrë masa
13 Korrik 2018, 14:38Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Dritan Sejko, ka reaguar mbi marrëveshjen e toponimeve. Ai i ka kërkuar autoriteteve që të personave që kanë lindur në Çamëri, t'u kthehet çdo e drejtë dhe të mos privohen nga të drejtat minimale.
-
Raporti italian i drogës për vitin 2017, ministria e Brendshme: Nuk kultivohet më kanabis
13 Korrik 2018, 13:42Ministria e Brendshme ka reaguar zyrtarisht me nje deklarate per mediat, lidhur me raportin vjetor të Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Antidrogë Italian, ku thekson se vendi ynë nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis
-
Dekriminalizimi, Roshi zyrtari i parë i dënuar, i shpëton burgut, 60 orë punë në komunitet
13 Korrik 2018, 13:31Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi me 7 muaj e 15 ditë burg, aq sa kërkoi prokuroria.
-
Punonin si sekserë/ 2 mijë € për të ndikuar tek gjyqtarët e prokurorët, gjykata e Durrësit le në burg avokatin dhe policin
13 Korrik 2018, 13:15Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e arrestit me burg për policin Haki Dyli dhe avokatin Devis Qana, të cilët bënin rolin e sekserit
-
Gjykoi dosjen e '21 janarit', Tom Ndreca del sot para Vetingut, i është rritur katër herë pasuria
13 Korrik 2018, 13:13Gjykatësi Tom Ndreca do të dalë sot para Vetingut. Ndreca është propozuar në Gjykatën e Lartë nga ish-presidenti Nishani dhe ka gjykuar dosjen e '21 janarit'.
-
Vrasja e gjykatëses/ Rrëzohet kërkesa e Kasemit për gjykim të shkurtuar, zbulohet prapaskena e arrestimit
13 Korrik 2018, 12:46Pas një viti ping pong kompetencash është rihapur gjyqi për Fadil Kasemin, i cili vrau gruan, gjyqtaren Fildeze Hafizi me armë zjarri për shkak të konfliktit për divorcin.
-
Digjet banesa e të moshuarit në Korçë, dyshohet për shkaqe aksidentale
13 Korrik 2018, 12:13Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës. Sipas dyshimeve të para mendohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.
-
Gjirokastër/ Varrosen në Bularat eshtrat e ushtarëve grekë, të pranishëm drejtues të kishës së Janinës/VIDEO
13 Korrik 2018, 12:29Ditën e sotme u zhvillua në fshatin Bularat te Dropullit ceremonia e varrosjes së eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke për në varrezat murale. Eshtrat janë marrë nga parcela e hapur në fshatin Dragot në Tepelenë
-
Pogradec, AKU bllokon rreth 1 ton mish jashtë kushteve higjeno – sanitare
13 Korrik 2018, 11:53Ky operacion i AKU-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.
-
613 kg kokainë, misteri i kompanisë që hapi babai i Arbër Çekajt 21 ditë pasi u zbulua kokaina
13 Korrik 2018, 11:27Babai i Arbër Çekajt , Selim Çekaj ka hapur të njëjtin biznes me të njëjtin aktivitet si i biri vetëm 21 ditë pas kapjes së 613 kg drogë nw kamionin me banane. Për hapjen e këtij aktiviteti ka filluar hetimi ndaj task-forcave.