Kronikë
-
Ministria e Financave ka publikuar listën me 400 trashëgimtarët të cilët kanë mangësi në dokumentacion dhe kanë 3 muaj afat për të plotësuar dosjet. Kush nuk dorëzon dokumentat nuk do të ketë mundësi që të përfitojnë këstin e parë ose të dytë.
1 Shkurt 2018, 08:06 -
Makina me shpejtësi godet pemën
1 Shkurt 2018, 07:42
humb jetën 21-vjeçari në Shkodër
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Report Tv mësoi se ka mbetur viktimë 21-vjeçari Semiad Bajramaj, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në rrugë.
VIDEO
FOTO
-
'12 milje det Greqisë', Pashaj:
1 Shkurt 2018, 04:44
Të sqarohet nga nis llogaritja
Sipas Kolonel Pashajt, 12 milje shtrirje detare është një e drejtë ndërkombëtare e çdo shtetit, por ajo që duhet sqaruar është fakti se nga ku bëhet llogaritja, “Dhe kontinental” apo nga ishujt shkëmborë në hartën e Greqisë. Sipas tij, ende nuk ka një marrëveshje teknike për përcaktim kufijsh, por vetëm negociata diplomatike.
VIDEO
-
Deputeti i PD nxjerr dokumentin:
1 Shkurt 2018, 02:50
Krimet njoftuan Burgjet për Seitin
Ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila deklaroi se nuk ka qenë në dijeni për procedimin e Nezar Seitit.
-
Me gomone nga Franca në Angli, 9
31 Janar 2018, 21:39
shqiptarët shpëtohen nga britanikët
Roja bregdetare angleze ka shpëtuar 9 shtetas shqiptarë të cilët po tentonin të kalonin nga Franca për në Angli me një gomone e cila pati probleme për shkak të dallgëve dhe erërëve të forta. Tetët burrat dhe një grua ishin nisur mbrëmjen e së martës nga Boulogne në Francë drejt Britanisë së Madhe, por për shkak të problemeve me varkën nuk kanë arritur në destinacionin e tyre.
FOTO
-
Raporti: Korrupsioni në Shqipëri
31 Janar 2018, 20:51
ndër më të lartët në botë
Shqipëria renditet e 68-a nga 122 shtete, në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2017-2018, të publikuar ditën e sotme nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria merr 0.51 pikë, e pandryshuar në raport me një vit më parë, por është përmirësuar me 4 pozicione për shkak të përkeqësimit të shteteve të tjera (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë).
-
Sherri në Dibër mes PDIU e PS
31 Janar 2018, 20:12
arrestohet nënkryetari i bashkisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin Ernolt Cani, 34 vjeç, nga Peshkopia, me detyrë Zv/Kryetar i Bashkisë Dibër, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim", të parashikuar nga neni 237 e 25 të Kodit Penal. Gjithashtu u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B.
-
Përplasen 3 mjete në aksin
31 Janar 2018, 19:42
Tepelenë-Mallakastër 2 të plagosur
Tre mjete janë përfshirë në një aksident gjatë kësaj mbrëmje në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të fshatit Iliras, si pasoj kanë ngelur dy persona të plagosur lehtë.
FOTO
-
Nezar Seiti, Orlando:Falenderoj
31 Janar 2018, 19:28
Shqipërinë për ekstradimin
Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando ka reaguar në lidhje me ekstradimin e "Financierit të Habilajve", Nazer Seitit, duke falënderuar autoritetet shqiptare për dorëzimin e tij te drejtësia italiane.
VIDEO
-
Orët '90, ministrja Nikolla:Do jetë
31 Janar 2018, 19:11
lehtësim për nxënësit e prindërit
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një intervistë të dhënë, është shprehur se sitemi i orëve 90 minutëshe do të jenë një lehtësim për familjarët dhe kjo ka kohë që zbatohet në disa shkolla me kërkesën e prindërve. E pyetur se ky sistem nuk është i aplikuar në asnjë vend, ministrja u shpreh se "çdo kush që është interesuar mund të shikojë, Finlandën. Holandën, Kanadanë, etj.
VIDEO
-
Godet me motor karrocën e kuajve
31 Janar 2018, 19:16
humb jetën 48 vjeçari në Fier
48 vjeçai Ylli Saka banues në Roskovec të fierit ka humbur jetën teksa drejtonte motorin gjatë pasdites së sotme. Saka është përplasur me një karrocë kuajsh teksa ecte në rrugën e Roskovecit, shkak mendohet mungesa e ndriçimit në rrugë.
-
"Peshqit e mëdhenj", reagon
31 Janar 2018, 18:59
Donald Lu: Ku janë rezultatet?
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu pat paralajmëruar në vjeshtë të 2017 se në muajin janar 2018 do arrestohen "peshqit e mëdhenj". Por kur sot shënohet dita e fundit e janarit, 31 janar, dhe askush nuk është arrestuar nga të cilësuarit "peshq të mëdhenj", ambasadori amerikan ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
-
Doganat online, Belinda Ikonomi:
31 Janar 2018, 18:46
Lehtësi e madhe për bizneset
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ku është vendosur një sistem i ri online për procedurat doganore, për të cilat drejtoresha e Doganave, Belinda Ikonomi e ftuar në Report Tv është shprehur se doganat do të modernizohen dhe gjithçka do të kalojë online.
VIDEO
-
Shkodër, plagosi tregtarin me
31 Janar 2018, 18:06
sëpatë , arrestohet 44-vjeçari
Policia ka arrestuar 44 vjeçarin Paulin Paloka, si autorin e plagosjes së ditës së djeshme të tregtarit të peshkut, I. D. Burime për Report Tv bëjnë me dije se konflikti mes dy shtetasve ka ndodhur për shkak të vendit të tregtimit, i cili ka denigruar në përplasje fizike, ku mbeti i plagosur me sopatë, 54-vjeçari.
-
Ministri Klosi dhe të rinjtë e
31 Janar 2018, 16:57
Gramshit mbjellin 2 mijë pemë
2 mijë fidanë të rinj gjelbërojnë prej ditës së sotme hyrjen e Gramshit. Fidanët, kontribut i biznesit të zonës u mbollën nga ministri Klosi me të rinjtë e gjimnazit të qytetit, punonjësit e bashkisë dhe qytetarët.
VIDEO
-
Prishen rrugët në Ishull-Shëngjin
31 Janar 2018, 16:39
shkak punimet nga Ujësjellësi
Prej 1 viti, 150 familje në zonën e Ishull-Shëngjinit po vuajnë për të kaluar në rrugën kryesore, shkak për këtë është bërë ndërhyrja e ujësjellësit për ndërtimin e rrjetit të ri. Por firma që ka kryer punimet nuk e ka kthyer rrugën në gjendjen e mëparshme, ndërsa drejtoria e Ujësjellësit Lezhë i ka marrë në dorëzim punime sit ë kryera.
VIDEO
-
VD/Greqi, drogë mes thasëve me
31 Janar 2018, 16:20
oriz, në pranga shqiptari e greku
Një operacion antidrogë nga SDOE, Drejtoria kundër Narkotikëve në Greqi, ka çuar sekuestrimin e një sasie prej rreth 408 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe arrestimin e 2 personave, një shtetas shqiptar i moshës 38-vjeç dhe një grek 30-vjeç.
VIDEO
-
Ekstradimi i Seitit, KLD: Shkelje
31 Janar 2018, 15:39
të rënda, nis hetimi për gjyqtarin
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kastriot Gramshi, për veprimtarinë gjyqësore të tij në dhënien e vendimit të datës 18.12.2018, për lejimin e ekstradimit për shtetasin shqiptar Nezar Seiti.
-
Abuzime me tetë tendera,KLSH
31 Janar 2018, 15:17
kallëzon bashkiakun e PD
KLSH ka kallëzuar në Prokurori, kryetarin e Bashkisë Kukës, Bashkim Shehun për shkak se pas një auditimi të bërë në këtë institucion janë gjetur abuzime me detyrën, të cilat kanë shkaktuar një dëm prej 59 milionë lekësh dhe 65 milion lekë të tjera janë shpenzime jo në përputhje me administrimin e fondeve publike me ekonomicitet.
-
Dorëhiqet anëtari i Gjykatës
31 Janar 2018, 15:13
Kushtetuese Besnik Imeraj
TIRANE - Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj i ka dorëzuar sot dorëheqjen kryetarit të Gjykatës në prag të nisjes së Vettingut. Report Tv mëson se Besnik Imeraj ka paraqitur arsye personale për largimin nga detyra. Besnik Imeraj prej prillit 2013 është anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ligjërisht mandati i tij mbaronte në prill të vitit 2022, por ai ka vendosur të largohet 4 vite para mbarimit të mandatit në këtë gjykatë.
VIDEO