Kronikë
-
Kryeministri Rama tha se një organizim i mençur i fermerëve është sfidë dhe njëkohësisht garancia për të qenë të sukseshëm në treg. Për këtë, Kryeministri theksoi se duhet të ndiqet një linjë strategjike planifikimi dhe bashkëpunimi. Si mbështetje, qeveria do të heqë TVSH-në për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.
VIDEO
30 Janar 2018, 18:47 -
Situata me fruthin, ISHP:
30 Janar 2018, 16:42
Arrin në 45 numri i të prekurve
Instituti i Shëndetit Publik konfirmon për Report Tv se numri i të prekurve nga fruthi ka arritur 45. ISHP sqaron se shumica e të prekurve nga fruthi janë fëmijë nën moshën 1 vjeç.
-
Incidenti para dy muajsh te derbi
30 Janar 2018, 16:31
Tirana-Partizani, tre të arrestuar
Tre persona janë arrestuar për sherrin para ndeshjes së basketbollit Tirana-Partizani, e zhvilluar në 9 Dhjetor të vitit të kaluar. Të arrestuarit janë B.B, 33 vjeç, A.M, 38 vjeç dhe A.Xh, 18 vjeç, të tre banues në Tiranë.
-
Zbardhet plagosja në Fier, kapet
30 Janar 2018, 15:58
autori që qëlloi në banesë të riun
Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Çlirim. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë.
-
Greqi,kamerat 'kapin' 3 shqiptarë
30 Janar 2018, 15:47
me 81 kg kanabis, dy arratisen
Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke kanë sekuestruar në një operacion të përbashkët 81 kg kanabis, tre persona janë arrestuar nga autoritetet fqinje, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tyre.
-
Boçi: Nuk mund të kapen peshq
30 Janar 2018, 14:37
duke bërë peshkatar Kryeministrin.
Deputeti Luçiano Boçi u shpreh se protesta e 27 janarit ishte një nga protestat më të mëdha të opozitës në Shqipëri për nga masiviteti.
VIDEO
-
Bushati mban fjalim në ceremoninë
30 Janar 2018, 13:36
përkujtimore për Holokaustin
Ministri Ditmir Bushati priti ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, në kuadër të ceremonisë përkujtimore të Holokaustit.
-
Vlorë, 150 kg kanabis në furgon
30 Janar 2018, 14:27
arrestohet 42-vjeçari, 1 në kërkim
VLORE - Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 150 kg lënde narkotike e llojit kanabis sativa në Vlorë. Droga u gjet në automjetin e Ervin Zykajt 42 vjeç, banues në fshatin Cerkovinë, në Novoselë të Vlorës. Policia ka vënë në pranga 42-vjeçarin dhe ka shpallur në kërkim F. Gj 30 vjeç.
-
Kompania NOA, mbështetësi më
30 Janar 2018, 14:15
i mirë financiar për biznesin tuaj
Nëse keni ide për të ngritur një biznes, por nuk gjeni mbështetje financiare , ju vjen në ndihmë kompania NOA. Ky institucion financiar me fokus tek shërbimi sa më efektiv ndaj klientit , mbulon rreth 90% të territorit të vendit.
VIDEO
-
Janullatos takon ambasadorin rus:
30 Janar 2018, 14:06
Avancim raporteve shqiptaro-ruse
Ambasada Ruse në Shqipëri ka postuar në facebook një foto të ambasadorit rus, i cili ka pritur në takim, kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos, ku mes të tjerash kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet ruso-shqiptare.
-
Korçë,LSI i nxori dënimin,Peleshi
30 Janar 2018, 13:42
shkarkon kreun e bordit të Kullimit
Pas denoncimit në Facebook nga deputeti i LSI, Endrit Braimllari se drejtori i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korcë-Elbasan-Berat, rezulton fajtor me një vendim të formës së prerë, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vendosi largimin e tij të menjëhershëm nga detyra.
-
Monitorimi i anijeve, peshkatarët:
30 Janar 2018, 13:39
Ka defekt tek serveri i QNOD
“Blue Box” është një sistem identifikimi dhe monitorimi i anijeve dhe mbi 150 peshkatore me mbi 12 metra janë të pajisura me këtë aparaturë, por problemi qëndron tek QNOD, pasi ju është djegur serveri”, shprehet për Report Tv, Troplini.
VIDEO
-
Aksidenti në Mamurras,'Benzi'
30 Janar 2018, 13:21
në sens të kundërt, vdes gruaja
Aksident i rëndë pranë kryqëzimit të Patokut në aksin Milot- Mamurras, ku janë përplasur dy automjete. Nga përplasja, ka humbur jetën një grua e moshës 45-vjeçe cila ka qenë në drejtimin e një prej automjeteve të përfshira në aksident.
VIDEO
FOTO
-
Domart Konjari, bosi që shkaktoi
30 Janar 2018, 12:52
tensione mes Tiranës dhe Parisit
Vrasja e Devi Kasmit në Tiranë, ka rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm historitë e vjetra të përplasjeve të grupeve kriminale, por edhe se si drejtësia ka amnistuar dhe liruar kriminelë nga më të rrezikshimit në Europë.
-
Shkodër, sherr mes tregëtarëve
30 Janar 2018, 12:34
të peshkut, plagoset një person
Paraditen e sotme në fshatin Guri i Zi, rreth orës 11:00, 40-vjeçari P. P., banues në fshatin Juban ka goditur me mjete të forta në kokë 54-vjeçarin I. D., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
-
Kërkohet për vrasjen e Devi Kasmit
30 Janar 2018, 12:25
avokati:Konjari s'ndodhet në Shqipëri
Domart Konjari është shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së Devi alias Defrim Kasmi mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Shkak për ngjarjen sipas grupit hetimor të policisë, dyshohet të jenë pazaret e drogës në Spanjë.
VIDEO
-
Mirditorët "marrin" troje në Vrinë
30 Janar 2018, 12:09
banorët i kërkojnë ndihmë policisë
Përplasje mbi pronat mes banorëve te fshtrave Vrinë e Shëndëlli ne bashkine e Konispolit
VIDEO
-
VD/Lushnje, plumba drejt banesës
30 Janar 2018, 12:14
anëtarit të bandës së Aldo Bares
Banesa e Erjan Alikos, anëtar i bandës së Aldo Bares, është qëlluar mëngjesin e sotëm rreth orës 02:00 me breshëri kallashnikovi, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Erjan Aliko ose Arti i Braçes, siç njihet ndryshe është një emër i njohur për policinë e shtetit pasi është i dënuar për plagosje të një personi një vit më parë.
VIDEO
FOTO
-
Veliaj, Mamaqi dhe nxënësit
30 Janar 2018, 11:32
aksion për mbjelljen e pemëve
Fëmijët e shkollave të Tiranës janë aleatët më të mirë të nismës “Dhuro një pemë”, e cila do të kulmojë në 21 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Rreth 100 nxënës të shkollave “Montessori” dhe “Protagonistët” iu bashkuan dje punonjësve të Bashkisë së Tiranës, për të mbjellë fidanë të rinj ulliri e mimoza në kodrat e Parkut të Liqenit Artificial. I ftuari special për fëmijët ishte edhe aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi.
-
Negociatat me greqinë,Kryemadhi:
30 Janar 2018, 11:25
Edi Rama mashtroi Çamët
Pas deklaratave kontradiktore të ministrit Bushati dhe homologut të tij grek të Kotzias në lidhje me diskutimet për çështjen çame, Monika Kryemadhi ka shkruar në facebook se Rama nuk ka asnjë forcë të ngrihet mbi mashtrimet e tij, pavarësisht se ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët.