Kronikë

  • Rrahje masive ndaj punonjësve të HEC-it të Valikardhës në Bulqizë. Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së djeshme ku persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar 5 punonjës tek vendi i quajtur Liqeni i Bardhë.
  • Iu grabit banesa, nëna e ministrit
    për Report Tv:Ja sa para morën

    Lirije Gjiknuri ka deklaruar se autorët i kanë marrë 300 mijë lekë, të cilat i kishte mbledhur nga pensioni. “Nuk ka as miliona, asgjë, grabitën 3 milionë lekë të vjetra të mbledhura nga pensioni im. Kam një pension prej 40 mijë lekësh në muaj dhe kursimet që kisha mbledhur i grabitën ditën e djeshme. Në banesë nuk kishte njeri, kur erdha pashë që ishte grabit, kam bërë denoncimin në polici për ngjarjen” u shpreh ajo për Report Tv.  FOTO

  • IKMT aksion tek ‘Rruga e Kombit’
    Gjiknuri:Rrisim sigurinë në rrugë

    Ka nisur ditën e  sotme aksioni për prishjen e objekteve përgjatë “Rrugës së Kombit”. Disa nga pronarët e subjekteve kanë nisur ti prishin vetë duke bashkëpunuar edhe me IKMT. VIDEO

  • Rritet 10% çmimi i ujit në Korçë
    qytetarët dhe opozita kundër

    Rritet me 15 lekë çmimi i ujit për qytetarët e Korçës. Rritje do të ketë për konsumatoret familjarë dhe institucionet publike, ndërsa për bizneset private nuk ndryshon. VIDEO

  • ‘Butrinti”,Manjani -Kumbaros:
    I shërben ligjit të sallamit

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone të ashpra në lidhje me skandalin që po ndodh në Parkun Arkeologjik të Butrintit, ku po ndërtohet një lokal brenda parkut. Sipas Manjanit, një prodhues sallami dhe një bërës ligji, duke nënkuptuar këtu ministren Kumbaro dhe kryepolicin Çako, bëhen bashkë në kurriz të një perle historike si Butrinti. 
     

  • 'Butrinti',Kumbaro:UNESCO-n e
    pyetëm pasi çështja u bë publike

    Rreth 5 orë zgjati seanca e Komisionit Parlamentar të Medias në Kuvend, ku raportoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro për skandalin e ndërtimeve në Parkun arkeologjik të Butrintit. Drejtuesja e komisionit, deputetja e PD, Albana Vokshi i kërkoi Kumbaros të ndërpresë menjëherë punimet. Vokshi tha gjithashtu se Kumbaro nuk i ka vënë në dispozicion komisionit të medias komunikimin e Ministrisë së Kulturës me UNECSCO-n VIDEO

  • FOTO/Grabitet banesa e nënës së
    ministrit Gjiknuri,disa të shoqëruar

    Grabitet banesa e nënës së Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. VIDEO  FOTO

  • Italianët e fusin në shtëpi si
    mik, shqiptari iu bën “gjëmën”

    Dy pedofilë u arrestuan nga policia italiane, gjatë një aksioni të koordinuar nga prokurori i Romës. Të arrestuarit janë 37-vjeçari romak, A. D., dhe 43-vjeçari shqiptar, Z. L. I pari ishte xhaxhai, ndërsa shqiptari ishte mik i familjes së tri vajzave, me të cilat kanë abuzuar seksualisht. Dy pedofilët kanë vepruar pa zhurmë për një kohë të gjatë, pasi gëzonin besimin e gjithë familjes.

  • Dhunuan rojen dhe grabitën
    firmën,dy të arrestuar në Cërrik

    Dy persona të shpallur në kërkim janë ndaluar sot nga Policia e Cërrikut, pasi akuzohen për vjedhje. Në pranga kanë rënë shtetasit Emanuel Muça dhe Denis (Dashamir) Muça, të cilët kanë dhunuar rojen e një firme dhe më pas kanë kryer grabitjen. Gjithashtu, po punohet për kapjen e një tjetër personi të përfshirë në ngjarje.

  • 31-vjeçarja nga Fieri braktis
    dy fëmijët e mitur në Berat

    Sipas njoftimit të policisë, më datë 10.10.2017, filloi hetimi për 31 vjeçaren me inicialet P.Dh. banuese në Fier, pasi ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur.

  • Lamtumirë Kejsi! Përcillet në
    banesën e fundit vogëlushja

    Vogëlushja Kejsi Prizreni do të përcillet sot për në banesën e fundit. 9-vjeçarja mbylli sytë përgjithmonë pak ditë më parë në spitalin italian të Padovës, ku ishte shtruar prej rreth një muaji dhe mjekohej për sindromën e rëndë “Stevens and Johnson”. 
     

  • Gjermani,parandalohet “grabitja e
    shekullit”,arrestohet një shqiptar

    Policia gjermane ka parandaluar një grabitje të madhe, e cila mund të konsiderohej si “grabitja e shekullit”, nëse do të ndodhte. Grabitja ishte planifikuar të bëhej me armë automatike (kallashnikovë), ndërsa caku i saj ishte një transport parash në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë. Protagonist i saj ishte një shqiptar dhe një italian.
     

  • Sekuestrohen 335 kg drogë në
    Lezhë, kapen dy trafikantët

    Një sasi e madhe droge është sekuestruar ditën e sotme në Lezhë. Në kuadër të operacionit “Kolsh”, janë sekuestruar 335 kg marijuanë në proces tharjeje, si dhe janë asgjësuar me anë të djegies 468 bimë narkotike kanabis sativa. Në pranga kanë rënë dy trafikantët dhe kreytari i fshatit, i cili ishte dhe specialist pyjesh. VIDEO

  • Maratona e Tiranës,Veliaj stërvitet
    te Liqeni,ja akset që bllokohen
     

    Grupit të vullnetarëve iu është bashkuar dje edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka marrë seriozisht stërvitjen për Maratonën e Tiranës. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, teksa është duke u trajnuar në pistën e vrapit në kodrat e Liqenit Artificial së bashku me disa vrapues të tjerë.

  • Shtypi për vdekje me karrocë të
    moshuarën, kapet autori në Devoll

    Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi akuzohet për vrasjen e një të moshuare. Vetëm një ditë më parë shtetasi Spartak Sokaku, banues në fshatin Miras-Devoll, goditi për vdekje 74-vjeçaren L. K., teksa ishte duke drejtuar një karrocë që tërhiqej me kalë. 
     

  • Vrau efektivin e FNSH, kërkohet
    burg përjetë për David Qosen

    Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për David Qosen. Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë Ardian Kodra në shtator të 2016-ës. Pretenca u dha pas aktit të ekspertimit se Qosja nuk vuante nga çregullime mendore. Vendimi më 23 tetor.  VIDEO

  • Bllokohen aplikimet për Lotarinë
    Amerikane, çfarë duhet të bëni

    Fluksi i aplikimeve për Lotarinë Amerikane ka bërë që faqja të bllokohet përkohësisht pas rënies së serverit.

  • Godet me sende të forta xhaxhanë,
    kush është nipi i dhunshëm

    Një 26-vjeçar është arrestuar në Memaliaj, pasi akuzohet për dhunë në familje. Në pranga ka rënë shtetasi Kiljan Muha, banues në Memaliaj, i cili ka dhunuar fizikisht xhaxhanë e tij. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta xhaxhanë e tij.

  • Divjakë, ushtroi dhunë fizike ndaj
    babait 81-vjeçar, në pranga i riu

    Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Divjakë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij. Sipas policisë Sajmir Xh, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë, u arrestua në flagrancë në banesën e tij pasi dhunonte të atin, 81-vjeçarin me inicialet M.Xh.

  • ISIS,emri i pedagogut Zaimaj doli 
    indirekt në një përgjim telefonik

    Emri i Klodjan Zaimaj, profesorit të Universitetit të Kuala Lumpurit, që është arrestuar nga policia Malajziane, si i dyshuar për lidhje me terrorizmin, rezulton të ketë dalë në një bisedë telefonike të përgjuar. Biseda është kryer mes Zaimaj dhe një personi tjetër të arrestuar, për të cilin policia Malajziane ka pasur dyshime se ai ishte i implikuar me organizatën terrorsite ISIS. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv