Kronikë
-
Rënja e gurëve në disa akse rrugore në Lezhë është kthyer në rrezik serioz për njerëzit.
VIDEO
11 Tetor 2017, 21:27 -
Atentati në Lushnje, Çako mbledh
11 Tetor 2017, 20:07
me urgjencë drejtuesit e policisë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, ka thirrur me urgjencë drejtuesit e policisë, pas atentatit mafioz në Lushnjë, ku u vranë dy persona me breshëri automatiku. Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi humbën jetën në vend brenda në ambientet e një lokali pasi u qëlluan nga një automjet në lëvizje.
-
Atentati në Lushnje, autorët djegin
11 Tetor 2017, 19:35
makinën, gjenden 3 kallashnikovë
Një automjeti i është vënë flaka në fshatin Çukaj përgjatë aksit rrugor Lushnje-Fier Fierit. Makina dyshohet se i përket autorëve të atentatit me dy të vdekur në Lushnje pasditen e kësaj të mërkure. Drejt venditë të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie.
FOTO
-
FOTO/Një nga viktimat e atentatit
11 Tetor 2017, 19:19
në Lushnje mik i nipit të Aldo Bares
Identifikohen dy viktimat e atentatit në qendër të qytetit të Lushnjes pasditen e kësaj të mërkure. Zamir Latifi, 23-vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22-vjeç u qëlluan për vdekje me breshëri automatiku nga një automjet në lëvizje teksa ishin ulur në lokal.
-
Maratona e “Tirana Parking”
11 Tetor 2017, 19:09
ja rrugët ku ndaloheni të parkoni
Në kuadër të përgatitjeve dhe marrjes së masave për mbarëvajtjen e Maratonës së Tiranës 2017 në disa akse kryesore që do të përbëjnë dhe itinerarin e saj, do të ndalohet parkimi i makinave.
-
Atentat në Lushnje, vriten me
11 Tetor 2017, 18:32
kallashnikov 2 të rinj, 2 plagosen
LUSHNJE - Atentat me armë zjarri në një lokal në lagjen "Loni Dhamo" të qytetit të Lushnjes, pak metra larg komisariatit të policisë. Dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë. Viktima të këtij atentati kanë mbetur Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç. I plagosur ka mbetur Marjus Xhepexhiu, pronari i lokalit.
VIDEO
FOTO
-
Lushnje, të shtëna me armë
11 Tetor 2017, 18:32
zjarri, 2 të vdekur 1 i plagosur
Raportohet se ka të shtëna me armë zjarri në qytetin e Lushnjes.
-
Atentat ndaj makinës në
11 Tetor 2017, 18:01
Memaliaj, 1 person i plagosur
Memaliaj-Dy persona duke udhëtuar me makinë në aksin rrugor Buz- Memaliaj, të fshatin Xhafaj janë qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar dhe për pasojë është plagosur njëri prej personave që ishte në makinë.
-
Ligj për kafshët?Deputeti i PD
11 Tetor 2017, 16:33
sulmon Tahirin: Cinizëm!
"Eh ku ka perfunduar ky vend....Ai qe se bashku me ustain e tij ushqeu krimin duke çuar per dhjam qeni qindra jete shqiptaresh dhe qe e ktheu Shqiperine ne kasaphane njerezore sot po na inicion ligj per mbrojtjen e kafsheve... Cinizem pa kufij...”, shkruan Noka.
-
Dhunuan punonjësit e Hec-it në
11 Tetor 2017, 16:13
Bulqizë, 1 në pranga 3 në kërkim
Zbardhen detaje të reja për dhunën e djeshme ndaj dy punonjësve të një firmë heci në Valikardhë të Bulqizës.
-
E kapën me 0.1 gram kokainë
11 Tetor 2017, 15:34
dënohet me 9 vite burg
Në 5 prill të 2016-së Policia e Tiranës arrestoi 4 persona se shisnin kokainë dhe heroinë në zonën e Unazës së Re. Këta persona sot ndodhen në burg, por njëri prej tyre, Lorenc Bacelli, thotë se ndodhet në qeli padrejtësisht.
VIDEO
-
Zbardhet denoncimi i italianit:I
11 Tetor 2017, 15:38
kam paguar dhe gjobat Ndocajt
Vincezo Ricci është shtetasi Italian që ka kallëzuar ish deputetin Eduart Ndocaj për mashtrim. Ricci ka deklaruar në Policinë e Lezhës se Eduart Ndocaj i ka folur në emër të qeverisë dhe I ka thënë se qeveria shqiptare do të shtronte më shumë se 50 km tubacione për gazsjellësin TAP.
VIDEO
-
Sarandë, sekuestrohet llogaria
11 Tetor 2017, 15:28
bankare me vlerë 187 mijë euro
Policia e Sarandës ka sekuestruar llogarinë bankare me vlerë 187 mijë euro, në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”. Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme dhe i përkasin shtetasit J. G., 46 vjeç, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.
-
Tiranë, policia: Nënës së Gjiknurit iu
11 Tetor 2017, 15:26
grabitën 300 mijë lekë dhe bizhuteri
Policia e Tiranës në një deklaratë për mediat sqaron se në banesën e nënës së Damian Gjiknurit janë vjedhur 300 mijë lekë dhe disa bizhuteri.
-
TVSH për biznesin e vogël,Lazimi:
11 Tetor 2017, 14:49
Do rrezikonte falimentim e tyre
Majlind Lazimi, sekretar për marrëdhëniet ekonomike në LSI, ka komentuar sot vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël. I ftuar në studion e Report Tv, Lazmi u shpreh vendosja e TVSH-së pr biznesin e vogël është një risi negative që shumë pak shtete e kanë, dhe që do të sillte vetëm rëndim në xhepin e konsumatorëve dhe falimentim të biznesit të vogël.
-
Peqin,plagosën me thikë 61-vjeçarin,
11 Tetor 2017, 14:52
kapet njëri prej autorëve
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Peqin, pasi dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Xhami”, ku u plagos me thikë një person. Mësohet se është arrestuar shtetasi Klaus Cani, 41 vjeç banues në Peqin.
VIDEO
-
Elbasan, pajisën me pasaportë
11 Tetor 2017, 14:36
të dënuarin, pezullohen 2 policë
Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra, pasi kanë pajisur me pasaportë një person që ishte në kërkim, i dënuar nga gjykata. Pas një hetimi disa mujor, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka zbuluar skandalin duke pezulluar dy punonjësit.
-
Vrasësi i të atit kapet pas një viti
11 Tetor 2017, 13:56
e bija: Kërkoj dënimin e autorit
Pas arrestimit të autorit të vrasjes së Shero Duraj, gati një vit pas kryerjes së krimit, Shqiptarja.com ka shkuar në fshatin Kalenjë të Mallkastërs një zonë kodrinore dhe e rrethuar me pyje me dru ahu. Në shtëpi ishte vajza e tij ndërsa e ëma kishte shkuar në një fshat, Drenove, në një ngushëllim familjar.
VIDEO
-
Skandali në Butrint, vijon
11 Tetor 2017, 13:51
puna, rrethohet zona/VD
Skandali në Parkun Arkeologjik të Butrintit vijon të zgjerohet dita-ditës, teksa është rrethuar zona ku po ndërtohet lokali. Kamera e Report Tv ka tentuar sërish të shkojë në zonën historike, ku po ndërtohet, për të parë sa kanë avancuar punimet, por nuk është lejuar.Gazetari, i cili vetëm një ditë më parë nuk u lejua të hynte në park as si vizitor, tha se punëtorët janë agresivë dhe nuk duan të filmohet asgjë.
VIDEO
FOTO
-
FOTO/Durrës,fqinjët denoncojnë
11 Tetor 2017, 13:48
ish-deputeten për shtesë pa leje
Banorët pretendojnë se shtesa i përket familjes së ish-deputetes Shkjau, ndërsa ndërtimi që është bërë u zë pamjen.