Kronikë
-
Merr fund pas dy orësh aventura e 24-vjeçarit nga Delvina, Saimir Ahmeti, i cili u arratis nga tualeti i Gjykatës së Gjirokastrës. I riu u arrestua në bodrumin e një hoteli pranë kalasë. Gjatë momentit të arratisjes, i riu ka pësuar shembje në trup, ndaj dhe pas arrestimit është marrë me ambulancë dhe është nisur drejt spitalit, ku do të marrë mjekime dhe më pas do shkojë në burg.
VIDEO
7 Shkurt 2018, 12:04 -
Fier,fermerët:100 ha luleshtrydhe të
7 Shkurt 2018, 11:41
përmbytura, s'ka ardhur asnjeri /VD
Pas përmbytjeve të ditës së shtunë dhe të dielë, Report Tv ka shkuar pranë banorëve në fshatin Kafaraj të Fierit, ku nga dalja e Vjosës nga shtrati ka dëmtuar të gjitha serat e mbjella me luleshtrydhe. Sipas përllogaritjeve të para në fshatin Kafaraj janë përmbytur 100 ha tokë e mbjellë me luleshtrydhe të cilat janë në prodhim.
VIDEO
FOTO
-
Rikthehet godina e notarëve, te
7 Shkurt 2018, 11:20
Parku i Liqenit, ja transformimi
Kujtdo që ka qenë nga Parku i Madh i Liqenit i ka rënë sy në hyrje të tij një objekt i rrënuar plotësisht, i mbuluar me ferra dhe që kundërmonte erë të keqe. Pak veta e dinin se shumë vite më parë ajo ka qenë një godinë që i shërbente notarëve të liqenit artificial, por e harruar në vite ajo ishte degraduar në një rrangalle që nuk shërbente për asgjë.
FOTO
-
Braçe dedikim Luzhiana Abazit:
7 Shkurt 2018, 11:10
S'ka banesë të fundme që të merr
Deputeti socialist, Erjon Braçe ka shkruar në profilin e tij të Facebook një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të ish-kryetares së Njësisë Bashkiake nr. 6 në Kombinat, Luzhiana Abazi, zyrtare e LSI-së.
-
Itali,800 kg drogë nga Shqipëria,
7 Shkurt 2018, 10:30
goditen 2 banda,15 të arrestuar
Operacioni u krye në komunat Brindisi, Fasano, Oria dhe Katania, ku të arrestuarit akuzohen dhe për grabitje. Mediat fqinje raportojnë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria, ndërsa nga hetimet e nisura që prej shkurtit të 2017, u identifikuan dy grupe kriminale, që merreshin me trafikun e drogës.
-
Surpriza në emision,telefonuesit
7 Shkurt 2018, 10:09
i këndon gjeli, ja ç’i thotë Ypi/VD
Emisioni i mëngjesit ‘Shtypi i ditës dhe ju’ në Report Tv është shoqëruar me surpriza dhe të qeshura, teksa në studio ishte dhe Edison Ypi. Ypi ka zhvilluar bashkëbisedim me telefonuesit, ashtu siç tashmë ndodh në disa ditë të javës në Report Tv, ku ka qenë një ‘i paftuar’ që ka ndërhyrë, duke krijuar një sfond ndryshe në emision.
VIDEO
-
OSHEE kontroll blic në Tiranë,
7 Shkurt 2018, 09:45
policia shoqëron 13 abonentë
Nga kontrollet e grupeve operative OSHEE Tiranë, pranë rrugës “Myslym Keta”, u bë e mundur kapja në flagrancë e 3 abonentëve. Konkretisht, Nafie K., Dritan A. dhe Florian Ç. u kapën duke vjedhur energjinë elektrike, pasi furnizoheshin jashtë sistemit të matjes, që të tre në të njëjtën kabinë.
-
Pas tetë vite gjyq Apeli njeh
7 Shkurt 2018, 08:30
suedezen si vajzë të Vebi Veliaj
Pas një maratone gjyqësore, më në fund drejtësia njohu Nordstron si trashëgimtare. Ky vendim i Apelit ka marrë formë të prerë dhe në vijim mësohet se Nordstrom do hapë një proces tjetër gjyqësor për fitimin e trashëgimisë dhe anullimin e një seri kontratash shitjesh, që janë bërë, pas vdekjes së babait të saj, Vebi Veliaj.
-
Burg i dytë për Dashamir
7 Shkurt 2018, 08:17
Xhikën, ish-drejtorin e ARRSH
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' ndaj ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika, dhe dy vartësve të tij, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Senaca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa tre ish-zyrtarët u njohën me masën e sigurisë. Seanca u drejtua nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, ndërsa nuk është dhënë asnjë shpjegim nga Krimet e Rënda për mos lejimin e mediave.
VIDEO
-
Ja 3 dosjet me 10 zyrtarët
7 Shkurt 2018, 08:04
e ARRSH që janë në hetim
Zbardhen çështjet e rrugëve ku prokuroria po heton abuzimet, Xhika abuzim e në Tiranë-Durrës. Që prej vitit 2016 e deri më sot prokuroria ka në dorë tre dosje të rrëndësishme, ku të dyshuar si të implikuar në afera abuzimi me detyrën dhe korrupsion janë 10 zyrtarë të ARRSH
VIDEO
-
Parashikimi i motit, nesër priten
6 Shkurt 2018, 22:27
reshje shiu dhe dëbore në veri
Nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe mesatare në 3 qarqe të veriut, kryesisht pasdite, ndërsa priten edhe reshje dëbore në 800 m mbi nivelin e detit.
-
Shembet ura 300-vjeçare e Orgockës
6 Shkurt 2018, 21:37
në Kolonjë, bllokohen fshatrat/ FOTO
Reshjet e dy ditëve të fundit kane shembur plotësisht urën e Orgockës në Kolonjë duke i hequr listës së trashëgimisë kulturore një objekt 300 vjeçar, i ndërtuar gjatë periudhës osmane.
VIDEO
FOTO
-
Greqi, shqiptari masakrohet me thikë
6 Shkurt 2018, 20:52
tentojnë ti rrëmbejnë të dashurën
Një i ri shqiptar është goditur me thikë disa herë nga tre persona, të cilët tentuan që t’i rrëmbenin edhe të dashurën. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në kryeqytetin grek. Shqiptari ishte duke ecur në rrugë me të dashurën, kur u sulmua nga tre persona të maskuar.
-
Me hanxhar në argjendari,
6 Shkurt 2018, 20:05
shqiptarët bien në kurth në Itali
Tentuan të hynin në një argjendari duke goditur me hanxhar, por u arrestuan. Ka qenë ky fati që kanë pësuar dy të rinj shqiptarë, të cilët, dje natën, u ndaluan nga policia italiane teksa përpiqeshin të hynin brenda një argjendarie në Ravena, në italinë veriore.
-
Hipoteka, Artan Lame dorëzon
6 Shkurt 2018, 19:51
lejet e legalizimeve të pallateve
Drejtori i përgjithshëm i ALUZINI-t, Artan Lame se bashku me drejtoreshën e Tiranës Orjeta Myzeqari u dorëzuan lejet e legalizimit banorëve të pallatit që përfituan nga VKM 19, e cila ka si qëllim hipotekimin e pallateve të cilët janë të braktis nga pronarët apo kane shkelur lejen e ndërtimit.
-
Organizonin shitjen e kokainës
6 Shkurt 2018, 19:34
në pranga dy shqiptarë në Itali
Hetimet në qytetin e Pavias, në veri të Italisë, kanë zbardhur aktivitetin e paligjshëm të dy shtetasve shqiptarë, të specializuar në importimin dhe tregtimin e kokainës dhe të marijuanës. Personat e mësipërm janë hetuar për veprimtaritë e tyre të paligjshme në vitet 2014-2015 dhe kanë rënë sot në mëngjes në pranga.
-
VD/Qytetari: Kryeministër pse na
6 Shkurt 2018, 19:22
prishe shtëpitë? Rama e sqaron
Gjatë inspektimit, një qytetar i është drejtuar kryeministrit me fjalët “Keni Perëndi apo s’keni. Pse na prishët shtëpitë?”. Rama ka ndaluar duke e thirrur dhe sqaruar qytetarin në një bisedë të shkurtër për banesën e tij pranë lumit Gjanica që do të prishet. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur Rama bisedon me qytetarin në Fier.
VIDEO
-
Amb. e BE, Vlahutin i dorëzon
6 Shkurt 2018, 18:16
Metës Strategjinë e re të KE
Presidenti Meta ka pritur në takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi Metës strategjinë e re të Komisionit Evropian, “Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe një angazhim i thelluar i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, si dhe Planin e Veprimin në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor.
-
Fier, përplasen dy makina në
6 Shkurt 2018, 18:10
Levan, plagosen dy pasagjerët
Pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, janë përplasur dy automjete dhe për pasojë janë plagosur dy persona, të cilën fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Të dy të plagosurit, njëri banues në Fier dhe tjetri në Tepelenë kanë qenë pasagjerë në automjetet e përplasura.
-
Albtelecom nënshkruan kodin e
6 Shkurt 2018, 17:57
sjelljes në ditën e internetit të sigurt
ALBtelecom zotohet të vijojë të mbështesë nisma në funksion të një interneti sa më të sigurt dhe të mbrojtur në mënyrë të veçantë për fëmijët. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike lançoi nismën për të ndërgjegjësuar dhe aktivizuar të gjithë aktorët e industrisë së telekomunikacionit në funksion të një interneti sa më të sigurt.