Kronikë
-
Policia e Lezhës ka goditur një grup kriminal, duke sekuestruar mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërcjellës, telefona dhe automjete. Në kuadër të operacionit "GOES ON", uniformat blu kanë vënë në pranga dy persona, si dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë.
VIDEO
21 Shkurt 2018, 08:14 -
Kapet peshku i parë i madh,si u
21 Shkurt 2018, 07:18
bë biznesmeni pronar i poligonit
Shpallet në kërkim miku i politikanëve, Ilir Karkini. Dyshohet se është dekonspiruar prangosja e tij. Arrestohen pesë zyrtarë të Bashkisë së Rrogozhinës dhe zyrës së Hipotekave në Kavajë, për abuzim me pronat në bregdet, Karkini ka fituar mes akuzash e dyshimesh tenderin e mirëmbajtjes për radarët detarë të ushtrisë 1.15 mld lekë dhe tenderin për mirëmbajtjen e rrjetit të dixhitalizimit të TVSH.Ai merr çdo vit 2 mln euro nga TVSH.
VIDEO
-
‘Hëngri bukë në shtëpinë time’!
21 Shkurt 2018, 01:00
Zbulohet grabitësi në Shkodër
Me maska në kokë dhe nën kërcënimin e armës është grabitur një familje në fshatin Shirq të Shkodrës. Pre e grabitjes ka rënë familja Alia e cila ka përjetuar tmerr me sy. Grabitësit kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash, disa sende me vlerë dhe një makinë. Gjatë largimit pronari i banesës Mark Alia, ia ka heq kapuçin njërit prej grabitësve dhe e ka njohur atë.
VIDEO
-
VIDEO/Leviz Albania shpalli
21 Shkurt 2018, 00:02
49 nismat e mbështetura
Në ditën e demokracisë Leviz Albania shpalli 49 nismat e mbështetura që nisin zbatimin në terren në forcim të demokracisë vendore dhe përmirësimit të qeverisjes lokale. Ky projekt financohet nga qeveria zvicerane.
VIDEO
-
Merrte para e lejonte ndërtime pa
20 Shkurt 2018, 21:50
leje, arrestohet polici në Durrës
DURRES - SHÇBA arreston një punonjës policie në Durrës për shpërdorim detyre. Mbrëmjen e kësaj të marte në pranga ka rënë Muharrem Haka, 57 vjeç, me detyre inspektor policie (SPZ) në Komisariatin e Policisë Durrës.
-
Abuzimi me pronat,kryebashkiaku i
20 Shkurt 2018, 19:43
Rrogozhinës:I gatshëm të hetohem
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini ka reaguar për herë të parë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria për abuzim me pronat në bregdetin e Spillesë në Kavajë. Beqirit i ndalohet dalja jashtë shtetit procedohen noterë dhe ish-kryeregjistruesi.
-
VD/Kombinat, 80-vjeçari u dogj në
20 Shkurt 2018, 19:12
banesë, fqinji: Si shpëtoi vajza e mitur
TIRANE - Report Tv ka siguruar pamje ekskluzive nga zjarri i rënë në një banesë në Kombinat pasditen e kësaj të marte, kur humbi jetën mes tymit dhe flakëve 80-vjeçari Myftar Kuçi.
VIDEO
-
Ministri Bushati uron diplomatët
20 Shkurt 2018, 18:08
e rinj në ceremoninë e përbetimit
U zhvillua sot, ceremonia e Aktit të Betimit të gjeneratës së re të diplomatëve e quajtur gjenerata “Ismail Qemali”, pranë ambienteve të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku mori pjesë edhe ministri Ditmir Bushati.
-
Kombinat, zjarr në një banesë
20 Shkurt 2018, 18:18
humb jetën 80-vjeçari i paralizuar
TIRANË - Një 80-vjeçar ka gjetur vdekjen, pas zjarrit të rënë në banesën e tij në rrugën “Bedri Karapici” në Kombinat. Myftar Kuçi ishte invalid dhe ndodhej i vetëm në shtëpi, kur furnela për ngrohje ka shkaktuar ngjarjen e rëndë.
VIDEO
FOTO
-
15 vjet Shoqata e Sigurimeve
20 Shkurt 2018, 16:31
ALBSIG: Ndikojmë në Ekonomi
Shoqatat e sigurimeve në një bashkëbisedim me mediat evidentuan sfidat me të cilat tregu i sigurimeve përballet sot. Edvin Libohova, në emër të shoqatës së siguruesve të Shqipërisë deklaroi se ky event është i rëndësishëm në 15 vjetorin e krijimit të kësaj shoqate.
VIDEO
-
Shqiptarët në Top 3 të dëbimeve
20 Shkurt 2018, 16:08
nga BE, ja kush na e kalon
Shqiptarët janë kombësia e tretë më e përjashtuar nga Europa, pas ukrainasve me 37 mijë hyrje të mohuara dhe rusëve me 36 mijë hyrje të mohuara. Një gjë e tillë del nga raporti më i fundit i Frontex, agjencia e Bashkimit Evropian që merret me menaxhimin e kufijve të përbashkët të BE-së.
-
Spille, si iu mor prona MM e
20 Shkurt 2018, 15:46
iu dha biznesmenit, 6 në burg
KAVAJE - Abuzimi me pronat në bregdetin e Spillesë çon në pranga pesë zyrtarë të Bashkisë së Rrogozhinës dhe zyrës së hipotekave në Kavajë, ndërsa shpallet në kërkim biznesmeni Idlir Karkini për të cilin gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg. Karkini ka privatizuar në shkelje me ligjin pronën e Ministrisë së Mbrojtjes në Spille (poligon qitje) dhe ka ndërtuar aty një biznes privat. Idlir Karkini është një personazh i njohur pasi zotëron kontrollin e sistemit të radarëve detarë.
VIDEO
-
Garda mbron banesën, Marku
20 Shkurt 2018, 15:45
me shtëpi në lagjen e njohur
Pas vendimit të qeverisë për t’i paguar qiranë, Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është transferuar përfundimisht në Tiranë.
-
Drejtori i Ujësjellësit Sarandë:
20 Shkurt 2018, 15:22
Hoqa ujin 3 ditë, asnjë s’reagoi
Drejtori i Ujësjellësit Sarandë Sheme Lulo është shprehur se i ka lënë qytetarët 3 ditë pa ujë.
-
“Edhe muret kanë veshë”/Nisma e
20 Shkurt 2018, 14:30
e re e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve
Në 27 vjetorin e rënies së shtatores të ish diktatorit komunist, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryetaren e AIDSH, Gentjana Sula, dhe ideatoren e këtij projekti
-
Ja si është transformuar
20 Shkurt 2018, 14:18
lulishtja e Akademisë së Arteve
Bashkia e Tiranës ka rehabilituar lulishten tek Akademia e Arteve, në një ambjent çlodhës për studentët dhe qytetarët.
FOTO
-
Durrës, grabitet pika e këmbimit
20 Shkurt 2018, 14:01
valutor, autorët marrin 200 mijë lekë
Në Sukth të Durrësit, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është vjedhur një pikë këmbimi valutor.
-
Detroit, arrestohen për grabitje dy
20 Shkurt 2018, 13:17
vëllezërit shqiptarë/FOTO
Policia dyshon se të arrestuarit në fjalë komandonin një bandë e cila merrej me grabitje që nga viti 2012. Dyshohet se paratë e grabitura janë derguar në Shqipëri.
-
Lushnje, shoferi përplas 46-vjeçarin
20 Shkurt 2018, 13:05
në biçikletë, viktima ndërron jetë
Ngjarja ka ndodhur paraditën e sotme në afërsi të fshatit “Krutje e poshtme” në vendin e quajtur Fier i Ri, të Lushnjes. Shtetasi me të dhëna: Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje, ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, kur ka përplasur shtetasin me të dhëna: A.S, 42 vjeç, banues në Krutje, i cili në ato momente po lëviste me biçikletën e tij.
VIDEO
-
I sekuestrohen 2 mln € pasuri të
20 Shkurt 2018, 13:09
dënuarit për trafik droge/ Emri
Drejtoria e qytetit bregdetar ka bllokuar një pasuri me vlerë 2 milionë euro të Saimir Tushajt 46-vjeç, i cili ka qenë i dënuar më parë me 12 vite burg për trafik droge.
VIDEO