Kronikë

  • Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme për shkak të zjarrit. Nga informacionet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mjeti ishte në pronësi të shtetasit G.R, banues në Tiranë, i cili ja kishte lënë kunatit të tij J.M, banues në Vlorë.  FOTO
  • Trafikonin shqiptarë në Britani,
    shkatërrohet banda kriminale

    Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet të gjerë të trafikut të shqiptarëve drejt Britanisë. Policia ka ndaluar 67 anëtarët e bandës, ndrysa tre prej tyre janë vënë në pranga. Tre të arrestuarit u kapën në ishujt Ca-nary, teksa po kryenin një operacion të kontrabandimit të njerëzve. Dy prej të dyshuarve u arrestuan në aeroportin jugor të Tenerife dhe i treti në Gran Canaria. 

  • 'Jeta jonë, skëterrë'!Dëshmia e
    dy prindërve të gjyqtares Hafizi

    Mësohet se burrë e grua i kanë treguar prokurorit Prençi, konfliktet që ka pasur vajza e tyre me burrin, divorcin që zhvilloi me të dhe së fundi, kërcënimet me vrasje gjatë kohës kur Fadil Kasemi ka qënë në burg dhe pasi ka dalë. “…Jeta jonë është mbuluar nga skëtera…, që nga momneti kur lindën konfliktet mes ish-dhëndrin dhe vajzës…”-mësohet ti kenë dhënë prokurorit Prençi, dy prindërit e gjyqtares Fildeze Hafizi.  VIDEO

  • VD/Si u arrestua i dashuri i
    Viola Spiros,bos droge në Itali

    Bëhet fjalë për të dashurin e gazetares shqiptare, Viola Spiro, Valentin Selaj. Gazeta italiane në versionin print ‘La Nazione’ ka publikuar emrin dhe foton e shqiptarit Selaj, së bashku me të dashurën seksi, Viola Spiro. Në versionin online, gazeta nuk jep shumë detaje, por në shkrimin në print thekson se Valentin Selaj kishte rol të rëndësishëm në grup, pasi ishte pikërisht personi që sillte kokainë nga Amerika në Firenze përmes Holandës.  VIDEO

  • Korçë, të shtëna me armë zjarri në
    një lokal me muzikë live

    Në orët e mbrëmjes së  sotme në periferi të Korçës, në një lokal është regjistruar një konflikt mes disa personave që ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri.

  • Greqi, policia qëllon me snajper
    gomonen e mbushur me kanabis

    Operacion i madh anti-droge në shtetin Grek pranë kufirit detar me vendin tonë është pikasur një gomone në ujërat në veri të Korfuzit, e cila sipas mediave greke ka ardhur nga Shqipëria 

  • Pandeli Majko në Prishtinë: Më
    1 janar 2018 të hapim kufijtë

    Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në “Forumin Ekonomik të Diasporës” në Prishtinë ka ftuar kosovarët që t’i hapin kufijtë mes dy shteteve. Majko tha se "në kohën kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen dokumente as tani". VIDEO

  • I dënuar me 11 vite burg, shkodrani
    ekstradohet në Shqipëri

    40-vjeçari B. V., është ekstraduar në Shqipëri nga Kosova pas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak se Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 11 vite burg për vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje në 26 dhjetor 2007.

  • VD/ Klik Expo Group organizon
    simulim ushtarak në Zall Herr

    Vëmendja e panairit Klik Expo Group për disa orë është përqëndruar në repartin ushtarak të Zall Herrit ku është zhvilluar një simulim ushtarak ku morën pjesë edhe forcat RENEA. Forcat që morën pjesë kanë përdour edhe armën shotgun. VIDEO  FOTO

  • Dygjuhësia, tërhiqet Zaev: 
    Jo në të gjitha institucionet! 

    Kryeministri Zoran Zaev është tërhequr nga premtimi i bërë gjatë fushatës elektorale, sa i takon zyrtarizimit të gjuhës shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë.  VIDEO

  • Megatek, 6 ditë ulje çmimesh për
    festat kombëtare,mbi 1600 oferta

    Me rastin e festave Kombëtare, Megatek ka filluar uljet e mëdha të çmimeve. Tek Megatek gjen mbi 1600 oferta, çmimet e të cilave për 6 ditë me radhë do të shkojnë me ulje deri në -70% ! VIDEO

  • Thahen palmat në aksin Vlorë-
    Novoselë, nuk zëvendësohen

    Më shumë se 50 palma janë tharë përgjatë autostradës Levan- Vlorë. Asnjë përkujdesje nuk është treguar për palmat dekorative të cilat janë mbjellë para dy vitesh tek nënkalimi i Novoselës. Që nga momenti që janë mbjellë askush nuk është kujdesur për to çka ka bërë që ato të shkojnë drejtë degradimit total.  VIDEO  FOTO

  • 'Shashka e mashtrime',PD pranon
    kontratat e lobimit me vlerë 675 $

    Në një deklaratë për shtyp të shtunën, Partia Demokratike e Shqipërisë pranoi ekzistencën e dy kontratave të lobimit me kompaninë lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners,’ për të cilat opozita shqiptare ka paguara 675 mijë USD.

  • Aksidentet, në Shqipëri  vdesin
    25 persona për 100 mijë banorë

    Në hartën e publikuar nga Eurostat, Shqipëria është në vendet e ngjyrosura me ngjyrë të kuqe, ku hyn vendet me vdekshmëri 20-25 persona për 100 mijë banorë.

  • Zhdukja e avokatit shqiptar në Itali
    ngelet gjithnjë e më shumë mister

    Misteri i identitetit të trupit të gjetur në ujërat e Leçes mund të mos jete trupi i avokatit me origjinë shqiptare Besnik Muço, kështu raportojnë mediat italiane ditën e sotme. 52 vjeçari humbi  jetën në datën dy nëntor, ndërsa trupi ka dal në  datën 6 dhe 7 nëntor  në sipërfaqen e ujërave në Kastros. Sipas verifikimeve rezulton se trupi i gjetur në det kishte një protezë metalike te dhëmbët, gjë e cila nuk është në trupin e avokatik sipas konfirmimit të familjes së tij. 

  • VIDEO/Policia Rrugore aksion për
    shkelësit e rregullave të qarkullimit

    Policia rrugore ka zhvilluar një operacion 12 orët e fundit ku në fokus ka qenë evidentimi i drejtuesve të mjetit që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë operacionit janë kryer verifikime me Radar në rrugët e brendshme të Tiranës, janë ndëshkuar drejtues mjetesh që janë evidentuar me shpejtësi, duke u bërë burim aksidentesh për veten por edhe duke rrezikuar drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe qytetarëve. VIDEO

  • Tirana në panairin e Brukselit Veliaj:
    ​Kartolina më e mirë për Shqipërinë

    Për herë të parë, Tirana bëhet pjesë e një prej panaireve më të mëdha evropiane të fundvitit, “Winter Pret-Christmas Market”, që hapet çdo vit në Bruksel, nga 24 Nëntori deri në 31 Dhjetor 2017. Në ceremoninë zyrtare të hapjes së panairit mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Brukselit, Philip Closse. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se kjo është një mundësi fantastike, që shërben si kartolinë e bukur për kryeqytetin dhe Shqipërinë në sytë e vizitorëve dhe të investitorëve. VIDEO

  • Peleshi:Pas thertoreve, masa me
    ​pikat e përpunimit të qumështit

    Niko Peleshi nga fshati Nizhavec, ka folur për kushtet dhe masat ligjore që janë vendosur për thertoret që nuk plotësonin kushtet hijeno-sanitare. Peleshi ka thënë se masat do të vazhdojnë deri sa situata të vihet nën kontroll.

  • 'Falimenton' Bashkia Lezhë, prej
    3 muajsh punonjësit pa rroga

    Falimenton bashkia Lezhë, borxhi prej 5.2 miliard lekë ka lënë pa paguar punonjësit e këtij institucioni prej 3 muajsh. Këtë problematikë e ka pranuar edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj i cili thotë se problematika është e trashëguar në vite. Sipas tij situata pritet të gjejë zgjidhje brenda muajit dhjetor. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv