Kronikë
-
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet në Durrës shqiptari. Në prangat e policisë ka rënë Durim Keçi, për të cilin rezulton se drejtësia italiane ka lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, shkatërrim prone dhe armëmbajtje pa leje.
11 Tetor 2017, 22:04 -
Ekskluzive/Restaurimi i Butrintit
11 Tetor 2017, 21:27
i besohet nje firme te sallamit
EKSKLUZIVE -Skandali i ndërtimeve në Parkun arkeologjik të Butrintit ka qenë tema e debatit në emisionin Repolitix të gazetarit Denis Minga. Repolitix ka siguruar raportin paraprak te Prokurorisë për atë që po ndodh në brendësi të qytetit antik. Raporti evidenton shkeljet e rënda të Ministrisë së Kulturës e cila ia ka lënë dy firmave private restaurimin e objekteve historike të Butrintit.
VIDEO
-
Gurët në akset rrugore të Lezhës
11 Tetor 2017, 21:27
mbeten rrezik serioz për banorët
Rënja e gurëve në disa akse rrugore në Lezhë është kthyer në rrezik serioz për njerëzit.
VIDEO
-
Atentati në Lushnje, Çako mbledh
11 Tetor 2017, 20:07
me urgjencë drejtuesit e policisë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, ka thirrur me urgjencë drejtuesit e policisë, pas atentatit mafioz në Lushnjë, ku u vranë dy persona me breshëri automatiku. Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi humbën jetën në vend brenda në ambientet e një lokali pasi u qëlluan nga një automjet në lëvizje.
-
Atentati në Lushnje, autorët djegin
11 Tetor 2017, 19:35
makinën, gjenden 3 kallashnikovë
Një automjeti i është vënë flaka në fshatin Çukaj përgjatë aksit rrugor Lushnje-Fier Fierit. Makina dyshohet se i përket autorëve të atentatit me dy të vdekur në Lushnje pasditen e kësaj të mërkure. Drejt venditë të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie.
FOTO
-
FOTO/Një nga viktimat e atentatit
11 Tetor 2017, 19:19
në Lushnje mik i nipit të Aldo Bares
Identifikohen dy viktimat e atentatit në qendër të qytetit të Lushnjes pasditen e kësaj të mërkure. Zamir Latifi, 23-vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22-vjeç u qëlluan për vdekje me breshëri automatiku nga një automjet në lëvizje teksa ishin ulur në lokal.
-
Maratona e “Tirana Parking”
11 Tetor 2017, 19:09
ja rrugët ku ndaloheni të parkoni
Në kuadër të përgatitjeve dhe marrjes së masave për mbarëvajtjen e Maratonës së Tiranës 2017 në disa akse kryesore që do të përbëjnë dhe itinerarin e saj, do të ndalohet parkimi i makinave.
-
Atentat në Lushnje, vriten me
11 Tetor 2017, 18:32
kallashnikov 2 të rinj, 2 plagosen
LUSHNJE - Atentat me armë zjarri në një lokal në lagjen "Loni Dhamo" të qytetit të Lushnjes, pak metra larg komisariatit të policisë. Dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë. Viktima të këtij atentati kanë mbetur Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç. I plagosur ka mbetur Marjus Xhepexhiu, pronari i lokalit.
VIDEO
FOTO
-
Lushnje, të shtëna me armë
11 Tetor 2017, 18:32
zjarri, 2 të vdekur 1 i plagosur
Raportohet se ka të shtëna me armë zjarri në qytetin e Lushnjes.
-
Atentat ndaj makinës në
11 Tetor 2017, 18:01
Memaliaj, 1 person i plagosur
Memaliaj-Dy persona duke udhëtuar me makinë në aksin rrugor Buz- Memaliaj, të fshatin Xhafaj janë qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar dhe për pasojë është plagosur njëri prej personave që ishte në makinë.
-
Ligj për kafshët?Deputeti i PD
11 Tetor 2017, 16:33
sulmon Tahirin: Cinizëm!
"Eh ku ka perfunduar ky vend....Ai qe se bashku me ustain e tij ushqeu krimin duke çuar per dhjam qeni qindra jete shqiptaresh dhe qe e ktheu Shqiperine ne kasaphane njerezore sot po na inicion ligj per mbrojtjen e kafsheve... Cinizem pa kufij...”, shkruan Noka.
-
Dhunuan punonjësit e Hec-it në
11 Tetor 2017, 16:13
Bulqizë, 1 në pranga 3 në kërkim
Zbardhen detaje të reja për dhunën e djeshme ndaj dy punonjësve të një firmë heci në Valikardhë të Bulqizës.
-
E kapën me 0.1 gram kokainë
11 Tetor 2017, 15:34
dënohet me 9 vite burg
Në 5 prill të 2016-së Policia e Tiranës arrestoi 4 persona se shisnin kokainë dhe heroinë në zonën e Unazës së Re. Këta persona sot ndodhen në burg, por njëri prej tyre, Lorenc Bacelli, thotë se ndodhet në qeli padrejtësisht.
VIDEO
-
Zbardhet denoncimi i italianit:I
11 Tetor 2017, 15:38
kam paguar dhe gjobat Ndocajt
Vincezo Ricci është shtetasi Italian që ka kallëzuar ish deputetin Eduart Ndocaj për mashtrim. Ricci ka deklaruar në Policinë e Lezhës se Eduart Ndocaj i ka folur në emër të qeverisë dhe I ka thënë se qeveria shqiptare do të shtronte më shumë se 50 km tubacione për gazsjellësin TAP.
VIDEO
-
Sarandë, sekuestrohet llogaria
11 Tetor 2017, 15:28
bankare me vlerë 187 mijë euro
Policia e Sarandës ka sekuestruar llogarinë bankare me vlerë 187 mijë euro, në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”. Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme dhe i përkasin shtetasit J. G., 46 vjeç, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.
-
Tiranë, policia: Nënës së Gjiknurit iu
11 Tetor 2017, 15:26
grabitën 300 mijë lekë dhe bizhuteri
Policia e Tiranës në një deklaratë për mediat sqaron se në banesën e nënës së Damian Gjiknurit janë vjedhur 300 mijë lekë dhe disa bizhuteri.
-
TVSH për biznesin e vogël,Lazimi:
11 Tetor 2017, 14:49
Do rrezikonte falimentim e tyre
Majlind Lazimi, sekretar për marrëdhëniet ekonomike në LSI, ka komentuar sot vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël. I ftuar në studion e Report Tv, Lazmi u shpreh vendosja e TVSH-së pr biznesin e vogël është një risi negative që shumë pak shtete e kanë, dhe që do të sillte vetëm rëndim në xhepin e konsumatorëve dhe falimentim të biznesit të vogël.
-
Peqin,plagosën me thikë 61-vjeçarin,
11 Tetor 2017, 14:52
kapet njëri prej autorëve
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Peqin, pasi dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Xhami”, ku u plagos me thikë një person. Mësohet se është arrestuar shtetasi Klaus Cani, 41 vjeç banues në Peqin.
VIDEO
-
Elbasan, pajisën me pasaportë
11 Tetor 2017, 14:36
të dënuarin, pezullohen 2 policë
Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra, pasi kanë pajisur me pasaportë një person që ishte në kërkim, i dënuar nga gjykata. Pas një hetimi disa mujor, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka zbuluar skandalin duke pezulluar dy punonjësit.
-
Vrasësi i të atit kapet pas një viti
11 Tetor 2017, 13:56
e bija: Kërkoj dënimin e autorit
Pas arrestimit të autorit të vrasjes së Shero Duraj, gati një vit pas kryerjes së krimit, Shqiptarja.com ka shkuar në fshatin Kalenjë të Mallkastërs një zonë kodrinore dhe e rrethuar me pyje me dru ahu. Në shtëpi ishte vajza e tij ndërsa e ëma kishte shkuar në një fshat, Drenove, në një ngushëllim familjar.
VIDEO