Kronikë
-
Ditën e enjte, Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Gjatë kësaj vizite, Koni, zhvilloi takime me autoritetet më të larta shtetërore të Prishtinës, ku kërkoi thellimin e bashkëpunimit universitar. Në këtë kuadër, Rektori i Universitetit të Tiranës u prit fillimisht në një takim të ngrohtë dhe vëllazëror nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. 30 Qershor 2016, 16:59
-
Universiteti i Tiranës dhe i Prishtinës
30 Qershor 2016, 17:22
thellojnë bashkëpunimin midis tyreDy universitetet më të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë, Universiteti i Tiranës dhe ai i Prishtinës do të thellojnë më tej bashkëpunimin midis tyre. Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi gjatë një ceremonie të organizuar ditën e sotme në mjediset e Universitetit të Prishtinës. Në këtë ceremoni, shoqërohej nga Zv. Rektori Shezai Rrokaj si edhe dekanët e të gjashtë fakulteteve të Universitetit të Tiranës si një shprehje vlerësimi dhe vendosmërie për të shtrirë bashkëpunimin me palën kosovare në të gjitha fushat.
-
Grabitja në terminalin e aeroporit, ja
30 Qershor 2016, 17:27
fotot e vendit ku autorët hynë brendaGrabitja e parave në ambientet e aeroportit të Tiranës, Nënë Tereza, dyshohet se është bërë nga pjesa e jashtme e terminalit, aty ku autorët e grabitjes kanë prerë menteshën e rrethimit të pistës.
Vijon..... -
Hiqet taksa për transportuesit
30 Qershor 2016, 16:43
Rama:Faleminderit Mateo RenziParlamenti italian përmes një vendimi të fundit që ka miratuar, ka vendosur që të heqë taksën për të gjithë drejtuesit e automjeteve të tonazhit të rëndë që hyjnë në Itali.
-
Zbardhet skenari i grabitjes në Rinas
30 Qershor 2016, 16:40
paratë do dërgoheshin jashtë venditKatër persona të armatosur kanë hyrë në pistën e ulje-ngritjes së avionëve në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza", në Tiranë. Fillimisht grabitësit kanë prerë rrethimin e pistës dhe bashkë me automjetin e tyre kanë hyrë në brendësi të rrethimit të aeroportit. Shifra e grabitur mendohet të jetë rreth 3 milionë euro, sasi e konsiderueshme kjo që transportohej nga banka e nivelit të dytë në kryeqytet për jashtë shtetit.
-
Trafikimi i personave, ambasada e
30 Qershor 2016, 15:57
SHBA:Fund “murtajës” së fenomenitAmbasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, ka komentuar raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore, ku ka thënë se i duhet dhënë fund “murtajës” siç e ka quajtur ajo fenomenin në fjalë.
-
Lezhë, grabisin biznesmenin, kapet
30 Qershor 2016, 15:23
autori,bashkëpunëtorët në kërkimNjë biznesmen është grabitur në Lezhë ku një njëri prej autorëve është prangosur, një tjetër është identifikuar ndërsa bashkëpunëtori i tretë është shpallur në kërkim.
VIDEO
FOTO -
Dështojnë masat ndaj terrorizmit
30 Qershor 2016, 15:14
3 të armatosur në pistën e RinasitNë vetëm 7 minuta, nga një prej portave hyrëse e aeroportit "Nënë Tereza" e cila përdoret për futjen e autoboteve të naftës, e deri në pistën e avionëve në Rinas, 3 grabitës të armatosur me armë kallashnikov kanë arritur të marrin mbi 995 mijë euro dhe të largohen pa u pikasur nga forcat e sigurisë së kompanisë private ICTS. Prej orësh të tëra Policia e Shtetit po kryen një operacion masiv por nuk ka arritur në gjurmët e autorëve të cilët pas grabitjes kanë djegur dhe automjetin. Kjo ngjarje ndodhi vetëm 24 orë pasi aeroporti "Nënë Tereza" në Rinas shtoi masat e sigurisë pas shpërthimeve terroriste në aeroportin "Ataturk" të Stambollit në Turqi, që i morën jetën 42 personave.
FOTO
VIDEO
Një helikopter dhe RENEA në kërkim të grabitësve
Basha: Grabitja në aeroport shkallmoi sigurinë -
Skandali seksual, tjetër kallëzim
30 Qershor 2016, 13:50
për gjyqtarin Çobo, ja sms në FBPa kaluar 24 orë nga Skandali seksual në të cilin u përfshi gjyqtari Shyqyri Çobo teksa kërkonte favore seksuale ndaj një të reje që ishte në proces divorci në gjyq, një tjetër denoncim është bërë për Çobon.
Gjyqtari-gruas: Bëhu dashnorja ime
Kërkoi seks, pezullohet gjyqtari
Në 2013 u hetua për pasuri, KLD e fali
-
Policia italiane sekuestron 165 kg
30 Qershor 2016, 13:31
marijuanë, arrestohen shqiptarët
VIDEO/Aksioni i policisë me helikopteParaditen e së mërkurës, 29 qershor, në bregdetin italian u identifikua një gomone e dyshimtë, që kishte në bord një sasi lënde narkotike. Trafikantët hodhën në det ngarkesën e drogës, të futur në 10 thasë me peshë totale 165 kg, gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë. E gjithë ngarkesa narkotike, cannabis sativa, u gjet në hapësirën detare italiane afër Brindizit dhe u sekuestrua.
-
Zheji: Mbështetës i fshehtë i Ramës
30 Qershor 2016, 13:15
Bushati: 'Obez mediatik', do RTSH-nëJanë përfshirë në një replikë me seri Andi Bushati dhe Artur Zheji. Në portalet e tyre janë duke i nxjerrë sho-shoqit gjithë prapësitë e karrierës. Debati nisi nga Bushati i cili kritikonte Zhejin për qëndrime kundër Reformës në Drejtësi. Nuk vonoi përgjigjja e Zhejit, që e cilësoi Bushatin një mbështetës të fshehtë të Edi Ramës.
-
Ish gjyqtares Ademi i falen 2 muaj
30 Qershor 2016, 13:09
burg, e dënuar 4 vite për korrupsionIsh gjyqtares Parashqevi Ademi ju refuzua disa herë amnistia por kjo se pengoi aspak të përfitojë ulje dënimi, këtë herë dy muaj nga më pak se 1 vit e gjysëm burg që i ka mbetur për të shlyer. Falje të dy muajve burg apo 60 ditëve kalendarike ka përfituar gjyqtarja Ademi një ditë më parë në dhomën penale të kryeqyteteti aty ku është shqyrtuar kërkesa e saj.
-
Skandali seksual në Berat, ja sa
30 Qershor 2016, 12:38
vite burg rrezikon gjyqtari ÇoboGjyqtarit Shyqyri Cobo përfshirë në skandalin seksual ku ky i kërkonte favore seksuale gruas që ishte në proces divorci i komunikohet vendimi i pezullimit nga detyra, ndërsa ky i fundit rezulton nga 3 deri në 10 vite burg. Ajo që mbetet mister në skandalin seksual ku është përfshirë gjyqtari është fakti se përse ai sështë vënë në pranga kur akuza e ngritur për të sipas nenit 319/ç ka një dënim të lartë.
VIDEO -
Himarë, sherr mes 2 personave
30 Qershor 2016, 12:30
tension në Këshillin BashkiakMbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës që u zhvillua këtë të enjte është shoqëruar me debate dhe konflikt fizik. Banorët e lagjes Spille kishin shkuar për të parashtruar ankesën e tyre në Këshill për planin e ri urbanistik dhe cenimin e pronave të tyre nga një fshat turistik, por janë hasur me dhunën e disa personave. Sipas dëshmitarëve, agresorët nuk ishin të zonës por të ardhur nga Tirana. Për këtë ngjarje edhe policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar dy persona, një nga Himara dhe një tjetër nga Tirana.
-
Përfundon rikonstruksioni i rrugës '5
30 Qershor 2016, 12:06
Maji', Veliaj: Ndërhymë në 50 të tillaBashkia e Tiranës ka rikonstruktuar plotësisht me trotuare të reja, ndriçim dhe sinjalistikën e nevojshme rrugën “5 Maji”, e cila lidh zonën e Medresesë me tregun industrial. Punimet në rrugën e lënë prej vitesh në një gjendje të mjerueshme të realizuara nga Ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit Nr.2 u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës.
VIDEO -
Babai i Luan Memës apel për ndihmë:
30 Qershor 2016, 11:38
Djali s'ka para për biletën e kthimitPas ankthit 10-ditor të zhdukjes së djalit të tij, babai i Luanit në një intervistë për Report Tv thotë se tashmë është i shqetësuar për mënyrën e se si marinari do të kthehet në shtëpi. I ati i marinarit Luan Mema, i cili për 10 ditë u mor peng nga kolegu i tij egjiptian Adel Mohamed Salam në kohën që dolën për peshkim me anijen ‘Çelepia 2’, bën apel per rikthimin e tij.
VIDEO -
Korçë, makina përplas për vdekje
30 Qershor 2016, 11:11
këmbësorin, ndalohet shoferiNjë aksident me pasojë vdekjen është rregjsitruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Korçë-Dishnicë. 38 vjeçari drejtuesi i mjetit tip "Mercedes-Benz Sprinter" me targë AA319CA, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin P.T mosha e të cilit nuk dihet ende.
-
Punimet në stadiumin ''Qemal
30 Qershor 2016, 10:41
Stafa'' dëmtohet linja e internetitPunimet në stadiumin “Qemal Stafa” po kthehen në një makth të vërtetë për banorët e zonës. Përveç zhurmave që nuk ndalen përgjatë gjithë natës, tashmë atyre u duhet të përballen edhe me një sërë problemesh të tjera që po u cenojnë seriozisht aktivitetin e përditshëm. Nga punimet që po kryhen atje, janë dëmtuar linjat telefonike, pa asnjë paralajmërim nga firma që po kryen punime. Ndërsa së fundmi, është dëmtuar edhe linja e internetit.
VIDEO -
85-vjetori i Agjencisë së Sistemeve
30 Qershor 2016, 10:20
të Ndërlidhjes, Koçi: Ditë me rëndësiNë mjediset e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes së Informacionit (ASNI) është zhvilluar ceremonia e kremtimit të 85–vjetorit të krijimit të kësaj strukture mjaft të rëndësishme të Forcave të Armatosura.
-
'Çelepia 2',s'ka gjurmë për kapitenin
30 Qershor 2016, 10:06
Mema: Kur u zgjova s'e pashë mëNdonëse pengmarresi i anijes “Celepia 2” Adel Salam, është arrestuar ne Egjipt si dhe marinari, Luan Mema, është gjetur, ende nuk ka asnjë të dhënë për fatin e kapitenit të peshkarexhës, Dhimitër Malja.
VIDEO