Kronikë

  •  Një foshnje e lindur në ditën e çlirimit të Shqipërisë është braktisur nga nëna  e tij. Një 23-vjeçare me banim në Durrës me inicialet B.M solli në jetë një foshnje të seksit mashkull në maternitetin e Durrësit, por për arsye ende të panjohura e reja është larguar nga spitali duke braktisur fëmijën e saj.
  • Dikur  i "pasur", sot Lazarati
    me sytë drejt lotarisë amerikane

    Dikur më i pasuri në Shqipëri, tashmë Lazarati është kthyer në një fshat pa shpresë. Rreth 240 banorë apo 15 përqind e gjithë popullsisë së fshatit kanë aplikuar për lotarinë amerikane. Ndërkohë për një jetë më të mirë shumë të tjerë, kryesisht të rinjtë, janë larguar drejt Tiranës, apo zonave të tjera të mëdha urbane.  VIDEO

  • UKT dhe OSHEE nuk kanë pushim 
    për festa, sot shërbim për qytetarët

    Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve është e hapur për të gjithë qytetarët. Sipas UKt-së ata që kanë për të paguar faturat e ujit të pijshëm, mund të drejtohen pranë zyrave të konsumatorit, nga ora 08.00 e deri në orën 15.00. Po ashtu edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të ketë të hapura zyrat e shërbimit për pagesat e faturave të energjisë ose për cështje të kërkesave dhe ankesave. 

  • Rinas, arrestohet një tjetër
    shtetas malez me dokumente false

    Një tjetër shtetas malez është arrestuar në Aeroportin e Riansit, pasi tentoi të udhëtonte për në Francë me dokumenta të falsifikuara. Sipas policisë kufitare në pranga është vënë malezi Diallo Cheick Oumar 25 vjeç, lindur dhe banues në Mali/Bamako.  4 ditë më parë, po në Rinas, u arrestua një 20-vjeçar malez me dokumente false.

  • Karrierë me diplomë false, ish 
    polici dënohet me 200 mijë lekë!
    PDF-Vendimi i gjykatës për ish-policin

    Falsifikoi diplomën e universitetit për të filluar punë në Policinë e Shtetit dënohet me 200 mijë lekë gjobë 27-vjeçari Kreshnik Kurti. Prej më shumë se një viti Kurti kish arritur të futej deri në strukturat e larta të policisë duke mos e pasur aspak problem të bëhet pjesë e stafit të Drejtorisë së Përgjithshme e të kishe në dorë dhe informacione të rezervuara.

  • Frikë nga sulmet? Klosi:Terroristët 
    nuk e dinë as ku ndodhemi në hartë

    Ish-kreu i Shërbimit Informativ pas vitit 1997 Fatos Klosi thotë se Shqipëria nuk ka asnjë rrezik për sulm terrorist, madje - shton ai -luftëtarët e ISIS nuk e dinë as ku bie në hartë vendi ynë.

  • Trafik njerëzish nga Franca në
    Angli, rrjeti drejtohej nga shqiptarë

    Një grup trafikantësh shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze, pasi trafikonin njerëz nga brigjet e Francës në ato të Anglisë. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike “Daily Mail” e cila ka publikuar fotot e një gomoneje që dyshohet se kishte sjellë emigrantë në zonën e Kentit, në jug të Anglisë.

  • Doni administratën qendrore e
    vendore? Juristët do të testohen

    Ekspertët e nivelit të lartë të komisionit për reformën në sistemin e drejtësisë, Aurela Anastasi dhe Richard Renger thonë provimi do të jetë i detyrueshëm për ata të diplomuar të cilët synojnë të bëhen, gjyqtare, prokuror, avokat, noter, avokat i shtetit, përmbarues gjyqësor shtetëror ose privat, si dhe për të gjithë juristët që duan të bëjnë karrierë në administratën publike qendrore dhe vendore.

  • Pogradec, 85-vjeçari vdes 
    nga zjarri brenda në banesë

    Një 85-vjeçar nga fshati Laktesh i Pogradecit, ka ndërruar jetë pasditen e së dielës, teksa banesa e tij u përfshi nga flakët e zjarrit.
     

  • Dukagjin, vëllezërit u morën peng
    për drogën e papaguar nga malazezi

    “Vëllain ma mbajtën peng 6 ditë në Dukagjin për 10 mijë euro, të cilat trafikantëve të drogës ua kishte borxh një malazes, që kishte blerë drogën dhe nuk kishte dhënë paratë.
    Kjo ka qënë dëshmia në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e shtetasit me iniciale A.K, vëllai i të cilit S.K u mbajt peng për 6 ditë ne pyjet e Dukagjinit nga shtetasit Lek Shkrepa, Tom Shkrepa e Kol Dushku. 

  • Nata e Bardhë, John Newman
    shpërthen skenën në kryeqytet

    Kjo Natë e Bardhë me siguri do të mbahet mend për një kohë të gjatë. Artisti britanik John Neëman ka shpërthyer skenën me performancat super-energjike dhe zërin e fuqishëm. Newman ka perfrormuar live para mijëra qytetarëve shqiptarë, për gati një orë, duke krijuar një atmosferë vërtet elektrizuese. Më herët Newman ka marrë si dhuratë nga kreu i bashkisë Veliaj, "Sahatin e Tiranës".  FOTO
     

     

  • Ushtarët grekë shajnë shqiptarët
     e turqit gjatë stërvitjes/ Video

    Ushtarët grek detyrojnë shqiptarët që të shajnë motrat dhe nënat e tyre. Një shqiptar është rrëfyer për mediat ku ka treguar se është detyruar të shajë bashkëkombasit e tij gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak.

  • Berisha: Rama po provokon
    qytetarët në prag të 8 dhjetorit

    Ish-kryeministri Sali Berisha, i është referuar listës së publikuar në disa media, për dekorimin e ish-sigurimsave, për të hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës ky është një provokim që u bëhet demokratëve, ndërsa fton qytetarët që të ngrihen në 8 dhjetor në mënyrë që të bëjnë atë që bënë 25 vite më parë.

  • Drejtonte automjetin i dehur
    në pranga punonjësi i SHISH

    Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga këtë të dielë një punonjës të SHISH. Arian Ulqinaku, 45 vjeç, u arrestua në flagrancë për shkak se po drejtonte automjetin në gjëndje të dehur .

  • Rama: ISIS armiku i njerëzimit
    të lutojmë ashtu si me nazizmin FOTO/ Si u përkujtua festa e çlirimit

    Me rastin e 71-vjetorit të Clirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një pritje në ambjentet e kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se tashmë ISIS është armiku më i ri i njerëzimit. Kreu i qeverisë u shpreh se ky 29 nëntor është i veçantë pasi na inkurajon të luftojmë me terrorizimin ashtu si dikur me nazizmin.
    VIDEO

  • Ndryshimet klimatike, Nishani mes
    Udhëheqësve Botërorë në Paris

    Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar është nisur këtë të dielë drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Takimin e Udhëheqësve Botërorë mbi Ndryshimet Klimatike COP21 që do të mbahet në Paris. Gjatë këtij takimi Nishani po ashtu pritet të mbajë edhe një deklaratë në emër të Shqipërisë.

  • Meta: Reforma në Drejtësi, klimë
    më të sigurt për investimet e huaja

    Në kuadër të vizitës në Gjermani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar këtë të diel me komisionet parlamentare të çështjeve evropiane e ndërkombëtare dhe komisionit të ekonomisë së Landit të Eestfalisë së Renit të Veriut. Gjatë këtyre takimeve është shprehur se reformat e qeverisë, veçanërisht ajo e drejtësisë do të sjellin klimë më të sigurt për investimet e huaja.

  • Kushtetuesja rrëzon kërkesën për
    dekriminalizimin e Prostitucionit
    PDF/ Ja vendimi i plotë i Gjykatës

    Ushstrimi i prostitucionit në Shqipëri do të konsiderohet krim duke u dënuar me gjobë deri në 3 vite burg. Eshtë ky vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila ka rrëzuar kërkesën për dekriminalizimin e nenit 113 të kodit penal që ka të njëjtën masë dënimi si për ushtruesit e prostitucionit si për përfituesit e favoreve seksuale. 

  • FOTO/ 29 nëntori, si u përkujtua
    festa e çlirimit në të gjithë vendin

    71-vjetori i çlirimit të vendit u festua sot në të gjithë vendin. Me buqeta në duar u kryen homazhe në Berat në Fier, Vlorë Lushnje e kudo ku morën pjesë përfaqësues të politikës dhe veteranë të luftës

  • Antimafia ''ngrin'' 2 mln € të
    kompanisë së gurëve të çmuara

    Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestron mbi llogaritë bankare në vlerë 2 milion euro të shoqërisë “ALENFRA”, me adminstratore shtetasen italiane Simonetta Coniglio, pasi dyshohet se janë të ardhura të krijuara nga aktiviteti i pastrimit të parave. Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë mbi llogaritë e Coniglios, e cila tashmë, në bazë të ligjit “Antimafia”, duhet të justifikojë vërtetësinë e burimit të kësaj shume, e gjendur në degën e Kavajës së një bankë të nivelit të dytë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv