Kronikë
-
E ndërsa reshjet e shiut janë rikthyer sërish, Partia Demokratike thotë se qeveria nuk po ndërhyn që t’i jap zgjidhje situatës së përmbytjeve, ndërsa banorët janë pa të izoluar e pa ushqime.
VIDEO 10 Janar 2016, 15:43
-
Ortek bore në Theth, bllokohen 3
10 Janar 2016, 15:27
persona, ndihmohen nga banorët3 banorë të zonës së Dukagjinit në Shkodër kanë mbetur të bllokuar në mes të rrugës me dy automjetet e tyre, pasi një ortek ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në zonën e Qafës së Thorës, në Theth.
-
Ekspertët: Draftin e Drejtësisë
11 Janar 2016, 08:15
do e miratojmë sot edhe pa PDPas një mbledhje maratonë prej më shumë se gjashtë orësh ditën e dielë, ekspertët e nivelit të lartë për reformën në sistemin e drejtësisë u shprehën se drafti përfundimtar do të miratohet ditën e hënë, edhe pa praninën e opozitës në tryezën e ekspertëve. Mungesa e konsensusit për votat që duhet të zgjedhin anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të drejtësisë është bërë shkak i largimit të opozitës nga mbledhja. Megjithatë ekspertët e nivelit të lartë në mbyllje të takimit thanë se nesër ata do të mbyllin draftin që do i'a dorëzojnë me datën 12 ekspertëve të Venecias.
VIDEO
PD:Tryezë politike/Rama: Ekspertëve
Meta: Ekspertët e PD të kthehen, më pas flet politika -
Lushnje, qeveria shpërndan ndihma
10 Janar 2016, 14:45
në zonën e përmbytyr të Çermës
PD: Banorët të izoluar e pa ushqimeQeveria shqiptare ka nisur këtë të dielë shpërndarjen e ndihmave për të prekurit e përmbytjes së datës 7 janar në rrethin e Lushnjes. Rreth 500 pako me ushqime bazë dhe batanije iu dhanë banorëve të zonës së Çermës dhe Thanasaj.
FOTO -
Gjyqtarja e Apelit në 4 vite
10 Janar 2016, 14:03
zbardh 293 vendime përtej afatitGjyqtarët shqiptarë vazhdojnë të shkelin ligjin duke mos zbardhur në kohë vendimet që marrin në emër të republikës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë me kërkesë të presidentit Bujar Nishani ka nisur tashmë inspektim për 5 gjyqtarë, ku rezulton se ka gjyqtare që kanë zbardhu tej afateve ligjore plot 293 vendime.
-
Durrës, arrestohet për kultivim
10 Janar 2016, 13:48
narkotikësh numri 2 i hekurudhësZëvendësdrejtori i hekurudhës për transportin e mallrave Durrës-Shkodër, Artu Mahmutaj është arrestuar këtë të diel nga Policia e Durrësit nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Ai është vënë në pranga pasi mësohet se kishte përshtatur një magazinë në lagjen numër 15 e cila shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, me një teknologji të fundit.
-
Bulevardi i Ri, këshilltarët e djathtë:
10 Janar 2016, 13:32
Veliaj mburret me projektet e BashësPas deklaratës së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj mbi kthimin e bulevardit të ri të Tiranës në një qendër të rëndësishme të institucioneve vendore por dhe sipërmarrjes, kanë reaguar këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak., sipas të cilëve Veliaj mburret me punën e të tjerëve, pasi projekti i Bulevardit të Ri, sigurimi i fondeve, nisja dhe avancimi i punimeve u kryen tërësisht nga administrata Basha.
-
Vlorë, zbulohet “banda” e hajdutëve
10 Janar 2016, 13:10
të mitur, kryen 7 vjedhje në 2 muajPolicia e Vlorës ka zbuluar një "bandë" hajdutësh, e cila përbëhej nga fëmijë. Bëhet fjalë për 3 të mitur të moshësh 12, 11 dhe 10 vjeç, të cilët janë identifikuar si autorët e 7 vjedhjeve në qytetin bregdetar, kryesisht në bar-restorante e lokale.
-
Korçë, drogë për 100 klientë në ditë
10 Janar 2016, 12:48
përfundojnë në gjykatë 10 personaPërfundojnë në gjykatë 10 të arrestuarit e trafikimit të heroinës në Korçë, të rinj të cilët si bazë të shpërndarjes së narkotikëve kishin ish-konviktin e nxënësve. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ky grup furnizonte me drogë mbi 100 klient çdo ditë në qytetin e Korçës, kryesisht të rinjë konsumatorë të heroinës, kokainws e kanabisit.
-
Bulevardi i ri i Tiranës qendër
10 Janar 2016, 11:42
ekonomike, politike dhe biznesiBulevardi i ri i Tiranës do të bëhet strehëza e një sërë institucionesh të rëndësishme të qeverisjes vendore dhe qendrore, sipërmarrjeve por edhe ambasadave, të cilat do të zhvendosin zyrat e tyre në projektin që nis nga Stacioni i Trenit deri në lumin e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj inspekton punimet: Zyrat e shërbimit në Bashki zhvendosen të parat në Bulevard. Ndërtojmë tjetër parkim publik.
VIDEO -
Njihuni me kryeplakun në kërkim
10 Janar 2016, 09:53
të Podgories, drogë dhe HummerPaguhej si kryeplak i fshatit Podgorie në Korçë, por në realitet merrej me trafik droge, armësh dhe fitonte aq para sa lëvizte me fuoristradë Hummer. Pas një kontrolli në lokalin dhe shtëpinë e kryeplakut 44-vjeçar Arben Pilinci policia ka zbuluar lëndë narkotike, armë, fishekë, një shumë e konsiderueshme eurosh dhe makina luksoze. Ndaj tij tashmë ka një urdhër arresti ndërsa është prangosur djali 26 vjeçar Orlind Pilinci. Foto
VIDEO -
Në pritje të reformës! Punët
10 Janar 2016, 08:00
elitare të familjeve të gjyqtarëveGazeta Shqiptarja.com zbardh të dhënat zyrtare të familjarëve të gjykatësve të punësuar në shtet.Gratë e fëmijët e 'togave të zeza' licenca si notere ose punonjës në ministri, Kuvend, Presidencë, ILDKP dhe prokurori. Gjyqtarët janë vendosur nën shënjestër për shkak të reformës në drejtësi,e ku një nga kriteret e verifikimit do të jetë dhe analiza e pasurisë së tyre, ku do të shihet nëse ajo justifikohet.
-
Vrasja në Fier me makinë me
9 Janar 2016, 20:31
qera, arrestohet vlonjati MemushajNjë kamera sigurie e instaluar në ambientet e brendshme të një agjencie për dhënien e makinave me qera në Tiranë, ka shërbyer për prokurorët e Fierit në identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar në vrasjen e Denis Kasajt pasditen e së premtes dhe plagosjen e Klement Kastratit e Elton Margariti. Arrestohet Ilir Memushaj
Ekzekutohet 44 vjeçari Denis Kasa dhe plagosen dy shokë të tij
Denis Kasa ishte emigrant në Holandë.
-
"Drejtësia", Xhafaj: Drafti jo nga
9 Janar 2016, 19:48
zero, 'bekohet' sërish nga VeneciaKreu i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj thotë se me rikthimin në tryezën e diskutimeve të ekspertëve të opozitës, puna për draftin e përbashkët për këtë proces do të nisë aty ku është ndërprerë, dhe jo nga fillimi. Më tej, projekti final konsensual i cili pritet të jetë gati brenda 12 janarit, do t'i kalojë sërish Komisionit të Venezias për të marrë opinonin përfundimtar të tyre.
PD:Tryezë politike/Rama: Ekspertëve
Meta: Ekspertët e PD të kthehen, më pas flet politika -
Vëllai i Sokol Olldashit një
9 Janar 2016, 18:57
"shuplakë të fortë" Genc PollosVëllai i ish-ministrit të Transporteve në kohën e Partisë Demokratike, Sokol Olldashit, i është kundërpërgjigjur ashpër demokratit Genc Pollo, pasi ky i fundit ia atribuoi të ndjerit përgjegjësinë për lejet abuzive për shtrimin e kabllove optikë në rrugë.
-
Nuk shkoi në punë që prej letrës
9 Janar 2016, 18:42
për Ramën, shkarkohet mësuesjaMësuesja e anglishtes në gjimnazin "Qemal Stafa" e cila i jepte mësim edhe djalit të kryeministrit Rama, është shkarkuar nga detyra, pasi prej muajit nëntor kishte bojkotuar mësimdhënien. Vendimi është marrë nga Drejtoria Arsimore e Tiranës ku argument jepet "braktisja e vendit të punës".
-
Emigrantët mund të konvertojnë
9 Janar 2016, 17:09
patentat, ja procedurat e dokumentetTë gjithë emigrantët mund të konvertojnë patentat e marra nëpër vendet ku jetojnë, pa pasur nevojë t’i nënshtrohen kurseve për marrjen e leje drejtimit në vend. Të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe punonjësit e huaj të Ambasadave ose të Organizatave Ndërkombëtare që gëzojnë statusin diplomatik në Shqipëri.
-
I morën ryshfet shoferit në makinën
9 Janar 2016, 16:57
me xhama të zinj, pezullohen 2 policëPolicia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy punonjës të policisë rrugiore, të cilët dyshohet se kanë marrë ryshfet nga një drejtues automjeti i cili e kishte automjetin me xhama të zinj.Siç bën të ditur policia, pas publikimit të një video ku shfaqen dy punonjës të Policisë Rrugorë dhe pretendohet se kanë përfituar para nga një drejtues mjeti, duke shkelur rëndë detyrën.
-
Situata në vend, ARRSH:Ja
9 Janar 2016, 15:04
gjendja në çdo Qark të venditAutoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se situata e krijuar si pasojë e reshjeve të shiut është përmirësuar, ndërkohë që grupet e shpërndara në terren kanë nisur që të rehabilitojnë dëmet e shkaktuara.
-
FOTO/ Konflikt mes të rinjsh në
9 Janar 2016, 13:37
Don Bosko, plagoset 16-vjeçariNjë konflikt mes të rinjsh ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në zonën e Don Boskos në kryeqytet si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person rreth 16 vjeç.