Kronikë

  • Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve ka qënë ambasadori amerikan ne vendin tone Donald Lu i cili ka uruar një vit më të mbarë per shqitparet. Ne nje urim te shperndare ne faqen zyrtare ne Facebook te ambasades, Lu thekson se 2015-a ishte një vit sfidues por shpërblyes, duke mos lënë pas dore edhe një thirrje për miratimin e Reformës në Drejtësi.
  • Ndërrimi i viteve, 1500  efektivë
    policie gatishmëri, 400 në terren

    Policia e Kryeqytetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e natës së ndërrimit të viteve. Në zbatim të planit të masave të hartuar për mbarëvajtjen, sigurimin e rendit dhe qetesisë publike për festimet e ditës së ndërrimit të te viteve do të angazhojë rreth 400 efektivë policie në terren  dhe 1500 në gadishmëri të cilët do të mbikqyrin e kontrollojnë situatën në të gjithë Tiranën duke shmangur çdo incident të mundshëm.

  • Shoqata: Nuk bllokojm punën por
    s'jemi dakord me çmimin 40 lekë

    Shoqata e Transportit  ka reaguar menjëherë pas lajmit për rritjen e çmimit të biletës urbane nga 30 në 40 lekë, duke shprehur mosdakortësinë për këtë rritje me 40 lekë dhe se do të tentojnë sërisht të negociojnë me Bashkinë. 

  • Lajm i mirë nga Greqia: Lehtësim
    të lëvizjes për emigrantët shqipta

    Një lajm i mirë vjen nga Greqia për të gjithë emigrantët shqiptarë. Athina zyrtare ka njoftuar se do të lehtësojë edhe këtë vit lëvizjen e emigrantëve shqiptarë që ndodhen në procesin e legalizimit në Greqi. 

  • Kujdes nga kjo bjonde, mund tju
    vjedhë cantën ndërsa bëni paza

    Edhe pse në praninë e kamerave të sigurisë në një qendër tregtare në kryeqytet, vjedhja është e pashmangshme. Kësaj gruaje (bjonde) siç shihet në video i kanë marrë çantën gjatë kohës që ajo po shihte në dyqan.

     

  • Shuhet në moshën 57-vjeçare
    regjisori i njohur Artan Minarolli

    Eshtë ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare regjiSori dhe njëkohësisht ish-kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Artan Minarrolli.  Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij ngushëllojnë familjen dhe të afërmit për ndarjen e parakohëshme nga jeta të artistit

  • Krujë, shpërthen në oborrin e
    banesës granata, s'ka të lëndua

    Një granatë ka shpërthyer në oborrin e një banesë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 30 dhjetorit në lagjen “Derde” në Krujë. Sipas policisë lënda plasëse ka shpërthyer në banesën e shtetasit F.S 63 vjeç. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por është dëmtuar vetëm një xham i banesës.  VIDEO

  • Itali, ekzekutohet me plumb
    në fytyrë 26-vjeçari shqiptar 

    Një 26 vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e se mërkurës në itali. Ngjarja mësohet se ka ka ndodhur në Vareze dhe i riu shqiptar është qëlluar më një plumb në fytyre. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit. 

  • Gjirokastër, te rinjtë guidë për
    zhvillimin turistik në Lazarat

    Pas superaksionit të policisë për crrënjosjen e plantacioneve të drogës në Lazarat, ky fshat u shkretua. Por pikërisht historia e tij prej 25 vjetësh si “Kolumbia e Shqipërisë”, po e ndihmon atë të rikthejë shpresën tek banorët. 

  • Elbasan, familja me 7 persona në
    kushte mjerimi: Kërkojmë ndihmë

    7 pjestarët e familjes Hyka në Fshatin Godolesh të Elbasanit nuk do të festojnë dotë si të tjerët. Ata jetojnë në një banesë gati të rrënuar dhe pa asnjë mundësi ekonomike. Ata thonë se nuk munden që tu plotësojnë dëshirën fëmijëve pasi jetojnë vetëm me 5 mijë lek pension, ndërsa punë nuk kanë.

  • Pritje me nxënësit e dalluar, Rama:
    Jeni shembulli i dritës mes errësirës

    Nxënësit e dalluar të sistemit parauniversitar kryeministri Rama i ka cillësuar si një dritë në mes të errësirës duke shtuar se kjo tregon që ky vend mund të bëhet dhe pse shumë prej njerëzve mendojnë të kundërtën.

  • "Pronat" kthyer nga Nishani, PR:
    Kundër vendimeve të Kushtetueses

    Partia Republikane ka përshëndetur kthimin e ligjit të Pronave nga Presidenti Nishani duke theksuar se është kundër vendimeve të marra nga Kushtetuesja. Përmes një njoftimi për mediat PR shkruan se ligji u kundërshtua edhe nga shoqatat e pronarëve.

     

  • Atentati në Sarandë, objektin e
    sulmit kanë dashur ta vrasin 5 herë

    Shenjestra e sulmit të sotëm në Sarandë ishte 39-vjeçari Rudin Haxhia dhe kushëriri i tij Eneid Haxhia, 28-vjeç ish-polici dhe pronari i një diskoje në Sarandë e Gjirokastër. Kjo është hera e pestë që atij i bëhet atentat.

  • Haxhinasto-shoferëve: Zbatoni
    Kodin, Tahiri: Ja masat për sigurinë

    Transporti i nxënësve të shkollave duke filluar nga viti i ardhshëm do të marrë vemendje më të madhe nga instancat shterore. Një urdhër i përbashkët i tri Ministrave, Edmond Haxhinasto, Saimir Tahiri dhe Lindita Nikolla, parashikon rregulla të reja për këtë shërbim. 

  • Vlorë, kapet 15 kg kanabis fshehur
    ​në një makinë, pranga 26-vjeçarit

    Rreth 15 kg lëndë narkotike kanabis fshehur në një automjet "BMV" jan sekuestruar nga policia e Vlorës në pikën Kufitare të Portit të Vlorës. Ndërkohë është arrestuar në flagrancë edhe drejtuesi i jjetit 26-vjeçari Sokrat Sulejmani

  • Ministria: Sot pezullohet aplikimi 
     dhe shperndarja e pasaportave

    Ministria e Brendshme njofton të gjithë qytetarët se është pezulluar pjesërisht aplikimi/shperndarja e pasaportave përgjatë 31 dhjetorit.Ministria e Punëve të Brendshme njofton gjithë shtetasit e interesuar për t’u pajisur me letërnjoftim apo pasaportë biometrike, se përgjatë datës 31 dhjetor 2015 (të enjten) Zyrat e Aplikimit pranë Njësive të Pushtetit Vendor për dokumenta identiteti në Shqipëri dhe përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit, (letërnjoftime dhe pasaporta biometrike), nuk do të mund të presin aplikime të reja dhe nuk do të shpërndajnë letërnjoftime elektronike deri në orën 11:00.

  • Nga shkurti çmimi i biletës së
    urbanit 40 lekë, aboneja 1600

    Duke filluar nga data 1 shkurt çmimi i biletës së urbanit në Tiranë do të jetë 40 lekë. Pas 15 orëve debat, Këshilli Bashkiak i Tiranës mesnatën e mbërmshme ka miratuar, me një vendim jashtë rendit të ditës, rritjen e çmimit të biletës. Përveç biletës do të rritet edhe aboneja, e cila do të kushtojë 1600 lekë. Në këtë mënyrë biletat do të rritet me 10 lekë, ndërsa çmimi i abones me 400 lekë.  VIDEO
    Tension dhe debate të ashpra mes Veliaj e Ollit

  • Festat, Spitali Amerikan, në
    ndihmë të njerëzve në nevojë

    Në prag të këtij fundviti, me rastin e festave, Spitali Amerikan në bashkëpunim me organizatën humanitare “ Fundjavë Ndryshe” ka vizituar ditën e djeshme disa prej familjeve në nevojë që jetojnë në fshatin Krrabë.

  • Sarandë, qëllohet në breshëri
    makina, plagosen 2 kushërinj

    Pre e një atentati me armë zjarri në qytetin e Sarandës kanë rënë dy kushërinj 28 dhe 38 vjeç të dy në gjendje të rëndë për jetën. Një automjet me persona ende të paidentifikuar ka qëlluar me armë në breshëri ndaj makinës me të cilën udhëtonin dy kushërinjt Rudin Haxhian dhe Emeid Haxhia 28 duke i lënë të plagosur rëndë. Policia po punon për kapjen e autorëve dhe shkaqet e ngjarjes
     

  • Ndotja nga mbytja e anijes në
    Lezhë, 1 mln lekë gjobë pronarit

    Agjencia Rajonale e Mjedisit ka gjobitur me 1 milion lekë pronarin e anijes në Shëngjin, e cila dy ditë më parë u mbyt duke shkaktuar ndotje në det.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv