Kronikë
-
Policia e Shkodrëska vënë në pranga tre të rinj, pasi gjatë një kontrolli në automjetin dhe në banesën e njërit prej tyre është gjetur një arsenal armësh të cilin ata e mbanin pa leje. 30 Korrik 2015, 11:04
-
“Tmerri i plazhistëve në Golem”
30 Korrik 2015, 10:57
kapen 2 gratë që vidhnin në çadraShqiponja Çoku 41 vjeçe si dhe Monda Guri 42 vjeçe të dyja banuese në Kavajë kishin marrë një shtëpi me qera në plazhin e Golemit dhe gjatë orëve të ditës, dilnin në plazh. Kur pushuesit largoheshin nga çadra për t’u larë në det, dy gratë mbërrinin si të ishin në çadrën e tyre dhe merrnin telefona, kuleta, çanta e para.
-
Asgjësohen 6841 rrënjë kanabis në
30 Korrik 2015, 10:46
Shkodër, Berat, Gjirokastër e VlorëNë vijim të operacioneve antikanabis të ndërmarra në të gjithë Shqipërinë, gjatë ditës së djeshme janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës 3394 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa. Janë asgjësuar gjithashtu 300 rrënjë kanabis në Berat, 534 rrënjë në Gjirokastër dhe 1385 rrënjë në Lezhë
-
Ankohen qytetarët: Prokurori
30 Korrik 2015, 10:34
zvarriti hetimet, Llalla e shkarkonArtjan Bejo, prokurori i rrethit gjyqësor të Fierit shkarkohet me firmë të prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. A1Report ka mundur të mësojë se shkarkimi i Bejos ka ardhur pas propozimit të Këshillit të Prokurorëve i cili njëherazi ka propozuar penalitete dhe për 7 prokuror të tjerë, mes tyre dhe një drejtues prokurorie.
VIDEO -
Dëshmia e burrit: E kam nënën e
30 Korrik 2015, 10:20
2 fëmijëve të mi, nuk doja ta vrisja“Nuk kam dashur vras bashkëshorten por gjithçka ishte aksidentale. Unë e shtyva gjatë debatit dhe ajo përplasi kokën në tokë, çka i shkaktoi vdekjen”. Kjo ka qenë dëshmia në polici e 22-vjeçarit Thoma Hajdini, i cili dy ditë më parë u arrestua pasi akuzohet se ka vrarë gruan e tij 19-vjeçaren me iniciale F.SH.
VIDEO -
Siguria në plazhin e Vlorës nuk
30 Korrik 2015, 10:05
plotëson kushtet dhe standardetSiguria në plazhin publik të Vlorës nuk është në standardet e kërkuara dhe të premtuara. Këtë fakt e konfirmojnë vetë pushuesit, të cilët shprehen se përgjatë vijës bregdetare ka shumë pak kulla vrojtimi dhe roje bregdetare.
VIDEO -
Çoi të dashurën prostitutë në Greqi
30 Korrik 2015, 09:03
..."i nxjerr të palarat" pas ndarjesKishin shfrytëzuar gjendjen e veshtire shoqërore te nje te reje për ta trafikuar drejt ishullit grek Kos me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion në lokale nate. Hetimi i Prokurorisë dhe policisë së Tiranës ka faktuar përfshirjen e 6 personave në këtë veprimtari të organizuar kriminale, 4 prej të cilëve u arrestuan të mërkurën (29 korrik) dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
VIDEO -
Dënohet 6.8 vite burg, i nguli thikën
30 Korrik 2015, 08:00
në nofull pas sherrit për kanaçetGjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg Niko Cecajn por për shkak të gjykimit të shkurtuar Cecaj është dënuar me 6.8 vite. Konflikti i lindur për kanaçet e kazanave të plehrave në Tiranë, Cecauj plagosi rëndë Flamur Kovaçin.
-
Tepelenë, emigranti 25-vjeçar shkon
30 Korrik 2015, 10:00
të takojë motrën, vdes në aksidentIshte kthyer në Shqipëri për pushime e në këto ditë qëndrimi në atdhe do shkonte të takonte edhe motrën në fshatin Veliqot të Tepelenës, por një aksident rrugor i ka marrë jetën. 25-vjeçari Alfred Muçdemi emigrant në Itali, humbi jetën pasi humbi kontrollin e drejtimit të makinës e për pasojë përfundoi jashtë rrugës.
-
Në 6 vite Shqipëria ka humbur
29 Korrik 2015, 22:52
2 mijë hektarë sipërfaqe pyjoreZjarret, prerjet abuzive si dhe erozioni kanë bërë të mundur që në 6 vite Shqipëria të humbasë rreth 2 mijë hektarë sipërfaqe pyjore. Shifrat alarmante të këtyre të dhënave vijnë nga raporti i fundit i hartuar agjencia Kombëtare e Mjedisit e bazuar në të dhënat satelitore. Nga 33% që ishte në vitin 2006 hapësira pyjore është reduktuar në 26%.
VIDEO -
Në shtator Ministria e Energjisë
29 Korrik 2015, 22:42
mbyll minierën vdekjeprurëseNë muajin shtator qeveria do të mbyllë sesionin D të minierës së Bulqizës e cila ka marrë me dhjetëra jetë minatorësh. Lajmi për këtë është dhënë nga Entela Çipa këshilltare e ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri e ftuar në A1Report.
-
Tiranë, digjet një makinë tip FIAT
29 Korrik 2015, 20:40
shkak dyshohet një defekt teknikNjë automjet tip Fiat me targë AA894IY është përfshirë nga flakët në Rrugën Hoxha Tahsim. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri i rënë në makinë ka qenë për shkak të një defekti teknik.
VIDEO
FOTO -
Britani, dënohet grupi i shqiptarëve
29 Korrik 2015, 20:01
u kapën 6.3 milionë paund kokainëNjë grup që merrej me trafikimin e kokainës është dënuar me 44 vite burg. Agjencia Kombëtare e Krimit në bashkëpunim me autoritete të tjera policore arrestoi grupin në mars të këtij vitit ndërsa gjykata ka dhënë vendimin e sot.
-
Topalli reagon ndaj aksionit të
29 Korrik 2015, 18:41
policisë: Dhunë shtetërore!Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Jozefina Topalli në një reagim për aksionin e policisë për largimin e tregtarëve ambulantë e ka cilësuar këtë veprim si “dhunë shtetërore”. “Si e tërbuar policia është sulur mbi fshatarët që shisnin duhan për të fituar bukën e gojës pasi janë të zhytur në mjerim. Në vend që fshati dhe fshatarët e varfër të inkurajohen për të mbjell tokën ata po terrorizohen”, shprehet Topalli.
-
Zjarr i qëllimshëm tek liqeni
29 Korrik 2015, 17:01
policia shoqëron 5 personaPër afro 20 minuta një zjarr i qëllimshëm në zonën e parkut të liqenit ka shkaktuar dëme material duke djegur me 10 pisha. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ku dyshohet se shkak i këtij zjarri është vënia e qëllimshme nga persona të cilët duan të hapin hapësira në zonë për aktivitete tregtare dhe në më pak se dy muaj ky është zjarri i 10-të në zonë.
-
4 italianë me maska dhe armë
29 Korrik 2015, 16:54
dhunojnë e grabisin shoferin shqiptaKatër italianë të armatosur me kallashnikovë dhe maska kanë grabitur një kamion që transportonte materiale të shenjta që ishin të destinuara për Caritasin. Ngjarja ka ndodhur në Foggia dhe në pranga mësohet se janë vënë të katër autorët dyshuar. Kamioni drejtohej nga një shqiptar, i cili është dhunuar gjatë grabitjes.
FOTO -
'Rrëfimi' i Amberas për tradhti i mori
29 Korrik 2015, 16:29
jetën 17-vjeçarit shqiptar ne Itali“Do ta vras, nuk duhet ta kishe lejuar”, “Do të ma paguajë, të betohem”, “Është i vdekur”, “Do ta vras”; janë disa nga mesazhet që Igli Meta i ka dërguar të dashurës së tij, Ambera Saliji. Igli, i cili ka pranuar se ka vrarë Ismail Lulin vazhdimisht i ka dërguar mesazhe telefonike të dashurës së tij duke e kërcënuar se do të vriste 17-vjeçarin.
Në familjen Abeshi zi dhe dhimbje
Nëna e Memës: Daja s'u vetëvra për Marjon
SMS nga Ambra që futi në kurth Ismailin
Deklarata e Amberës tërbon qytetarët në Facebook
Itali - Vrasja, në mes Kanuni dhe ISIS
Igli Meta e Marjo Mema kontradiktorë
Ambera: Igli vrau për mua, do ta pres
Rrëfimi i shqiptarit: Si vrava shokun
Fjalët e nënës së Ismailit / Babai i vrasësit: Nuk më besohet!
Përcillet për në banesën e fundit Ismail Luli
Video/ Zemërimi i të afërmve, gurë 2 të dyshuarve -
Trafikonin heroinë drejt Greqisë
29 Korrik 2015, 15:52
kërkohen 74 vite burg për 6 personaProkuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin në një total prej 74 vitesh burg për 6 persona, të akuzuar për “trafik lëndësh narkotike” , nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Arrestimi i tyre është kryer 16 prill të vitit të kaluar pranë pikës së kalimit kufitar të Kapshticës ku, secili në rolin e tij, po tentonin të kalonin në drejtim të Greqisë rreth 2.6 kilogramë heroinë.
-
Shtyhet për në shtator vendimi
29 Korrik 2015, 16:30
për “baronin e drogës” Gëzim ÇelaVendimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Gëzim Çelën i konsideruar baroni i drogës do të jepet më 16 shtator. Për të Prokuroria kërkoi 13 vite burg pas pranimit të gjykimit të shkurtuar edhe pse Çela është në arrati, ndërsa seanca e kësaj të mërkurë u shty për shkak të mungesës së avokatëve.
-
Kthehen azilkërkuesit nga Gjermania
30 Korrik 2015, 09:50
"Dhe florinj t'na shtrojnë nuk iki më"70 shqiptarë të cilët ishin larguar drejt Gjermanisë për të kërkuar azil janë kthyer mesditen e sotme.Avioni charter i nisur nga Kassel me 70 azilkërkuesit u ul sot rreth orës 15:30 në aeroportin e Rinasit.
VIDEO