Kronikë
-
Kontratat koncesionare të nënshkruara vite më parë përbëjnë një telash më vete për qeverinë. Dy nga shoqëritë e Becchetit kanë hedhur në gjyq arbitrazhi ndërkombëtar Shqipërinë. Koncensioni per te ndertuar te parin hidrocentral mbi lumin e Vjoses u dha me 1997 nga qeveria e Fatos Nanos. Deri me tani ende HEC-i nuk fnksionin. HEC-i i Kalivaçit mollë sherri që prej 18 vitesh 9 Qershor 2015, 07:30
-
Kompania "Energy" e Becchettit
8 Qershor 2015, 23:22
770 mln lekë tatime të papaguaraKompania “Energji” e nënës së pronarit të Agon Channel Francesco Becchetti, e sekuestruar tashmë nga Prokuroria e Tiranës rezulton debitore ndaj shtetit në vlerën e 770 milionë lekëve të reja ose 5 milionë eurove.
-
Shkëlzen Berisha e E.Bushati
8 Qershor 2015, 22:11
i dalin në mbrojtje BecchettitPërmes një statusi në rrjetin social Facebook, Shkëlzen Berisha thotë se pas kësaj historie fshihen aleatët në qeverisje Rama-Meta duke e argumentuar këtë me faktin që sipas tij, Agon Channel është një televizion që ka kritikuar vazhdimisht punën e qeverisë.
-
Goditet grupi i vjedhjes së banesave
8 Qershor 2015, 21:33
në Kamëz, arrestohen tre 20-vjeçarëKomisariati i policisë numër 5 në Kamëz goditi një grup kriminal me tendencë vjedhjen e banesave. Sipas policisë grupi dyshohet se është përgjegjës për vjedhjen e rreth dhjetë banesave në zonën e Kamzës, Bathores dhe Valiasit.
-
Durrës, atentat në lokal laçianit
8 Qershor 2015, 20:31
kërkohej në Tepelenë për vjedhjeNjë vrasje me armë zjarri është shënuar në qytetin bregdetar të Durrësit. 31-vjeçari Robert Rama i njohur si Ledion Hyska nga Laçi është ekzekutuar ndërsa ndodhej në një lokal në zonën e ish-kënetës. Nga të shtënat, u plagosën edhe dy persona të cilët ndodheshin në lokal A.Velaj dhe A.Ismaili, por që nuk kishin lidhje me ngjarjen.
VIDEO/ Pamje nga vendi i ngjarjes -
Urdhër-arresti për Becchettin
8 Qershor 2015, 19:13
Hetohet për 80 milionë euroProkuroria e Tiranes leshon urdher arresti per pronarin e televizionit Agon Channel me dyshimet se eshte perfshire ne nje skeme evasioni fiskal prej 5 milion euro. Nderkohe qe hetohet per pastrimit te parave ne miliona euro. Po ashtu, 60 % të aksioneve të 5 shoqerive te Becchettit jane sekuestruar. Arrestohet Erjona Troplini, aksionere ne kompanine e Becchetit "Cable System" dhe Pranvera Gjika drejtuese ne nje banke te nivelit te dyte ne Shqiperi. Prokuroria heton për 80 mln euro qe kane hyre ne Shqiperi permes transfertave bankare.
VIDEO
Gjykata lë të lirë Troplinin e Gjikën: Kanë fëmijë
Kompania Energy 770 mln lekë tatime të papaguara
Rai Tre “paralajmëroi” dy muaj më parë "stuhinë"
Urdhër-arresti për Becchetin, mediat italiane jehonë lajmit
Shkëlzen Berisha dhe Endira Bushati mbrojnë Becchettin
“Agon Channel”, TV i parë italian që u transferua jashtë vendit
Njoftimi zyrtar i Prokurorise per sekuestron e kompanive te Becchettit
Sevdarasi, prokurorja që arrestoi Mziun urdhër-arresti për Beçhettin -
Çako me amb. grek Rokanas:
8 Qershor 2015, 17:33
Bashkëpunim kundër terrorizmitPolicia greke dhe ajo shqiptare duhet të forcojnë më tepër bashkëpunimin kundër terrorizmit, trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar. Ky ishte konkluzioni i takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, me ambasadorin grek në Tiranë Leonidhas Rokanas.Gjatë takimit, Çako dhe Ambasadori i Greqisë Rokanas vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet mes dy policive, si dhe kanë theksuar nevojën për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie.
VIDEO -
Shkupi bllokon perimet shqiptare
8 Qershor 2015, 17:30
në Qafë-Thanë, MB: Presim sqarimPas bllokimit të perimeve shqiptare në Qafë-Thanë dhe moslejimin e kalimit të tyre drejt Maqedonisë, ka reaguar Ministria e Bujqësisë duke thënë se ky është një akt i paprecedent pasi prodhimet janë brenda standardeve të cilësisë. Megjithatë të kontaktuar nga A1Report, burime nga ministria bëjnë me dije se ky institucion është në pritje të një përgjigjeje nga pala maqedonase për arsyen e bllokimit.
VIDEO -
Rezidenca e PR 3 vite pa paguar
8 Qershor 2015, 17:22
dritat, Gjykata: T’i merren paratëTre vite pa paguar energjinë elektrike, rezidenca e Partisë Republikane në Tiranë përballet me përmbarimin për të paguar borxhin pranë korporatës energjetike.Sipas vendimit Përmbarimi duhet të ekzekutojë këtë borxh pasi faturat e papaguara janë cilësuar titull ekzekutiv dhe duhen likuiduar për llogari të operatorit të energjisë.
-
Itali, shqiptari abuzoi seksualisht
8 Qershor 2015, 17:04
për 7 vite me vajzën e tij 11 vjeç
Kapet 25-vjeçari, abuzoi me të miturënNjë shqiptar 44 vjeçar, rezident në qytetin e Teramos në Itali, ka abuzuar për shtatë vjet rresht seksualisht me vajzën e tij 11 vjeçare. Vajza që sot ka mbushur 18 vjeç ka bërë bërë denoncimin duke dëshmuar se i ati ushtronte ndaj saj forma nga më të shëmtuarat të dhunës si ajo seksuale, seksi oral e kërcënim jete. Gjithçka ka nisur në vitin 2007, kur ajo ishte vetëm 11 vjeç dhe i ati ushtronte një dhunë mizore. Vajza ka treguar për policinë italiane se për vite të tëra babai i saj e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale duke e mbajtur mbyllur në shtëpi.
-
Expo Milano, ish-kryebashkiakja
8 Qershor 2015, 15:59
Moratti viziton pavionin shqiptaPavioni shqiptar ne panairin "Expo Milano 2015" ka terhequr interesin edhe te ish-kryebashkiakes se ketij qyteti, zonjes Letizia Moratti.
-
Fshehën pasurinë, ILDKP padit
8 Qershor 2015, 15:19
çiftin e gjyqtarëve nga SarandaPas arrestimit për korrupsion gjyqtari i Sarandës Rasim Doda dhe bashkëshortja e tij kallëzon penalisht për fshehje pasurie. Sipas kallëzimit nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, 2 gjyqtarët njëherazi bashkëshortë mes tyre Rasim Doda dhe Enkeleda Doda Karushi kanë fshehur pasurinë me anë të deklarimit të rremë e kontratave fiktive.
VIDEO -
Agroblend shet 30 ton nga mielli i
8 Qershor 2015, 15:12
bllokuar që rezultoi me alfatoksinëKompani Agroblend ka nxjerrë në treg 30 ton miell që AKU kishte bllokuar disa ditë më parë për shkak se u konstatua se kishte përmbajtje alfatoksine. Kompania ka nxjerrë nga magazina e bllokuar 30 ton miell nga sasia prej 41 tonësh që është bllokuar nga AKU.
VIDEO -
Përfshihet nga flakët makina në
8 Qershor 2015, 14:30
aksin Lezhë-F.Krujë,bllokohet rrugaNjë automjet në ecje është përfshirë nga flakët përgjatë autostradës Lezhë-Fushë Krujë. Në vendngjarje ka mbërritur policia e zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur fikjen e flakëve. Nga të dhënat e para policia bën me dije se shkak i zjarrit dyshohet të jetë ndonjë defekt teknik.
VIDEO -
Rimbursimi fiktiv, investigimi i
8 Qershor 2015, 14:14
FSKDSH për farmacitë fantazmëNjë muaj para arrestimit të 9 personave në lidhje me skandalin e recetave fiktive të rimbursimit, investigim është kryer dhe nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësorë. Në dokumentin e siguruar nga A1report që i përket muajit prill 2015, rezulton se fondi ka siguruar informacion se dy farmacitë “Bërzhitë” dhe “Adelina” nuk ekzistojnë në regjistrin e urdhrit të farmacive të Shqipërisë.
VIDEO -
Praktika profesionale, Klosi: 1900
8 Qershor 2015, 14:05
studentë pranohen në administratë1900 studentë do të kenë mundësinë që të bëjnë praktikën profesionale në Administratën Shtetërore dhe ministri i Mirëqënies Sociale i ka bërë thirrje studentëve që të aplikojnë pasi aplikimet kanë nisur tashmë e kanë mbetur pak ditë deri në mbyllje. Po ashtu Klosi ka thënë se kjo praktikë do njihet si eksperiencë pune për të përfituar statusin e nëpunësit civil.
VIDEO -
FOTO/Masakra në Thumanë, ja
8 Qershor 2015, 13:29
kush janë tre vëllezërit në kërkimNdërsa babai i tyre, Gurali Kora ka rënë në prangat e policisë, fotot e tre vëllezërve të dyshuar në masakrën e Thumanës në Krujë ku u ekzekutuan Fran Çeku, djalin e tij Arben Çeku dhe nipin e tyre Eno Rama, dhe mbeti e plagosur edhe 66- vjerçarja Lucie Çeku, janë bërë publike. Ka qenë vetë policia ajo që ka shpërndarë fotot e Besnik, Daniel e Pëllumb Korës, çka do të lehtësonte kapjen e tyre. Ndërkohë që ditën e djeshme, policia e Durrësit ka shpallur edhe shpërblim me vlerë 10.000 Euro për çdo informacion që do të çonte në kapjen e tre vëllezërve dhe babait të tyre.
-
Korçë, iu gjetën në makinë 4 doza
8 Qershor 2015, 13:12
Kanabis, 1 në pranga, 2 në kërkimPolicia e Korçës ka arrestuar një shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë si të dyshuar si trafikonte të lëndëve narkotike.
-
Tiranë,vidhet kasaforta e një
8 Qershor 2015, 12:35
qendre taksish, s’dihet shumaËshtë vjedhur mesditën e sotme kasaforta e një qendre taksish pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet. Nuk bëhet me dije shuma e parave që ndodhej në kasafortën e vjedhur.
-
Lu: Zyrtarë të lartë ecin rrugëve
8 Qershor 2015, 12:24
të Tiranës pa frikë ndëshkimiKryediplomati amerikan në vendin tonë Donald Lu foli me ton të ashpër dhe kritik ndaj sistemit tonë të drejtësisë kur tha se mungojnë dënimet për zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion. “Sistemi i drejtësisë duhet të ndjekë penalisht më shumë krime të rënda. Shumë personazhe të njohur dhe zyrtarë të korruptuar të institucioneve politike ecin nëpër rrugët e Tiranës pa pasur frikë se do të procedohen. Në një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në Bashkimin Evropian, elitat politike dhe kriminelët nuk mund të veprojnë pa ndëshkuar”, tha Lu.
Fjala e ambasadorit Raunig ne tryezen per reformen ne drejtesi
VIDEO