Kronikë
-
Shpërndarja e lejeve të legalizimit në bashkinë e Kamzës pasditen e kësaj të mërkure nga kryeministri Edi Rama u shoqërua me batuta ndaj qytetarëve nga ky I fundit.
Një ndër ata që morën leje legalizimi ishte edhe një i afërm i kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili nuk shpëtoi nga vëmendja e kryeministrit.
VIDEO 16 Dhjetor 2015, 20:42
-
Mbrojtja e të miturve, Manjani
16 Dhjetor 2015, 19:55
Burgu, jo alternativë edukimiBurgu nuk është alternative e duhur për të edukuar të miturit. Kështu ëhstë shprehur ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i pranishëm gjatë prezantimit të dokumentit politik “E ardhmja e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri” nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
-
Rrogozhinë, vdes në qeli ish-drejtori
16 Dhjetor 2015, 19:46
i Emergjencave Civile të LushnjësDrejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton ndarjen nga jeta në burgun e Rrogozhinës për shkak të një ataku kardiak të Robert Shtembarit ish ish-drejtori i Emergjencave Civile të Lushnjës, i arrestuar në nëntor për korrupsion.
-
Rama darkë me mësuesit: Të
16 Dhjetor 2015, 19:28
çlirojmë arsimin nga presioni politikKryeministri Rama ka zgjedhur 1000 mësuesit e pedagogët më të spikatur për t'i uruar festat e fundvitit përmes një darke. Reforma për asmimin e lartë ka qënë kryefjala e shefit të qeverisë i cili i ka kërkuar mes të tjerëve trupës pedagogjike që të veprojnë për të çliruar arsimin nga presionet politike Sëmundja që lindi nga politika, është shprehur ai, ka prekur jo vetëm politikën por të gjithë dhe në vend të debatit bëhet luftë.
-
Vendimi: Policët me rezultate të
16 Dhjetor 2015, 19:28
larta, në fundvit 2 paga shpërblimTë gjithë policët që kanë arritur rezultate të larta në krye të detyrës do të shpërblehen deri në 2 paga mujore. Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond prej 98 milionë lekë të reja, i cili do të përdoret për shpërblimin e policëve.
-
Lufta kundër krimit e korrupsionit
16 Dhjetor 2015, 17:15
Llalla në Paris, takon homologunProkurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, u mirëprit në një takim në Paris nga homologu i tij francez Jean Claud Marin, ku u diskutua mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, krimit financiar dhe terrorizmit.
-
Akuzat e PD, Suli: S’kam lidhje me
16 Dhjetor 2015, 18:36
shoqërinë ku është aksioner djali
Pas kërkesës së dorëzuar në Kuvend nga Partia Demokratike e cila kërkon mbarimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Rakip Suli, për konfliktin e interesit me OSHEE për shkak të marrjes me qera të një godine në pronësi të djalit të deputetit, siç pretendon PD, ka reaguar Suli. Ai thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi pasi ai i ka shkëputur të gjitha lidhjet me shoqërinë ku i biri është aksioner.
-
Abuzoi me matesat e enegjisë
16 Dhjetor 2015, 18:03
në gjyq përgjegjësi i OSHEE-sëProkuroria e Matit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim përgjegjësin e OSHEE për zonën e Burrelit, shtetasin Idriz Driçi, i akuzuar për “korrupsion pasiv..”, sepse, duke urdhëruar punonjësit e tij që të ndërhyjnë në mënyrë abuzive dhe të dëmtojnë sahatin elektrik të shtetasit D.K., i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 50 mijë lekësh të reja, për të mos bërë kallëzim ndaj tij.
-
Pritet "Venecia" shtyhet mandati i
16 Dhjetor 2015, 17:45
Komisionit të Reformës në DrejtësiKomisioni i Reformës në Drejtësi shtyn mandatin deri në mes të vitit që vjen. Vendimi pritet votohet të enjten në seancë plenare. Shtyrja vjen si pasojë e shtyrjes së vendimarrjes në Komisonin e Venecias.
-
Erla Mëhilli sqaron në Facebook
16 Dhjetor 2015, 17:28
dekretin e Berishës për persekutorëtErla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka sqaruar në Facebook se “dekreti” i Berishës, ku përfitojnë edhe persekutorët e regjimit komunist, nuk është njësoj si “dekorimi” i Ramës.
-
Vendimi, helikopterët e Policisë e
16 Dhjetor 2015, 16:16
e Shëndetësisë i kalojnë MbrojtjesHelikopterët që janë në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të kalojnë nën administrimin e Ministrisë së Mbojtjes. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për kalimin pa shpërblim të helikopterëve tek Ministria e Mbrojtjes.
-
Betohet deputetja më e re e Kuvendit
17 Dhjetor 2015, 17:40
Ferracaku zëvendëson Mark FrrokunMirela Ferracaku është deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë. Ajo u betua pasditen e kësaj të enjteje në sallën e Kuvendit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha me vota unanime mandatin e deputetit të dorëhequr Mark Frroku.
-
Rama jep legalizimet në Kamëz:
16 Dhjetor 2015, 16:50
Latë shtëpitë rrugëve për mitingjeNga Kamza, një nga bastionet e Partisë Demokratike ku shpërndau 400 leje legalizimi, kryeministri Edi Rama ironizoi qeverinë e mëparshme, kur tha se banorët e kësaj zone kanë mbetur pa shtëpi pasi përdoreshin nga PD-ja vetëm për mitingje.
-
Kapet gomonia në Seman, pranga
16 Dhjetor 2015, 16:36
2 personave, dyshohet trafik drogeNjë gomone është sekuestruar në grykderdhjen e lumit Seman në Fier. Dyshohet se ajo përdorej si mjet për trafikun e drogës nga dy persona të cilët kanë rënë në pranga të policisë Kufitare. A. Dhami 49 vjeç dhe A. Jaho 50 vjeç janë arrestuar nga policia ndërkohë që vijojnë hetimet pasi gomonia nuk ka dokumentacion pronësie.
-
Borxhet e CEZ, Prokuroria mbyll
16 Dhjetor 2015, 16:25
dosjen "DIA", Ismailaj në Gjykatë
ARKIV/Të gjitha lajmet për IsmailajnProkuroria e Tiranës mbyll hetimet për Kastriot Ismailajt të akuzuar për vjedhje e pastrim parash në vlerën e 4.6 milion eurove dhe kërkon nga Gjykata e Tiranës dënimin e biznesmenit dhe administratorit të kompanisë DIA.
-
Nisin hetimet për tenderat e
16 Dhjetor 2015, 15:52
sinjalistikës rrugore prej 10 mln $Dy tendera me vlerë 1.3 miliardë lekë, ose gati 10 milionë dollarë, për sinjalistikën e rrugëve kombëtare kanë krijuar dyshime për marrëveshje mes firmave pjesëmarrëse dhe për praktika të ndaluara tek Autoriteti i Konkurrencës.
-
Mbesa e At Zef Pllumit: Rama
16 Dhjetor 2015, 15:24
t’ia heqë publikisht dekoratënNjë ditë pasi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërkoi falje publike për dekorimin e torturuesit të At Zef Pllumit, Shyqeri Çokut, ka reaguar sërisht mbesa e At Zef Pllumit. Në një intervistë për Report Tv, Angjelina Gjeka tha se ata më të lehtësuar, Rama duhet që t’ia heqë publikisht dekoratën.
-
Dokumenti/ Rama: Berisha bëri
16 Dhjetor 2015, 13:23
veteran hetuesin e At Zef PllumitKryeministri Edi Rama pranon se Ministria e Mbrojtjes ra "viktimë" e listës abuzuese të veteranëve ku ish-presidenti Sali Berisha i kish dhënë këtë status edhe Shyqyri Çoku persekutorit të At Zef Pllumit, i cili një vit më parë u dekorua nga qeveria e majtë. Rama tha se qeveria do të rishikojë ligjin e vitit 1994 për Statusin e Veteranit "në mënyrë që askush më tej të mos bjerë viktimë e këtij qorrsokaku".
Rama: Ndjesë për dekorimin e Çokut
Erla Mëhilli sqaron dekretin e Berishës për persekutorët
Berisha: Unë nuk i'u dhash dekorata, por bera ligjin per denimin e genocidit
Nga Edi Rama - Historia e zymtë e një medaljeje dhe një ndjesë e imponuar
Çuko: Berisha i dha pension të veçantë
PDF - Ligji i 1994 qe i dha statusin e veterenait Çokut -
Kodheli homologes gjeorgjiane:
16 Dhjetor 2015, 13:35
Gjeorgjia të njohë KosovënMinistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i ka kërkuar sot Ministres së Mbrojtjes së Gjeorgjisë që vendi i sajë të njohë shtetin e Kosovës.
-
Norvegjia mbetet parasja e jetesës
16 Dhjetor 2015, 13:07
së mirë, Shqipëria e fundit në RajonVendi më i mirë për të jetuar në botë është Norvegjia. Ky është përfundimi i raportit më të fundit për “Zhvillimin Njerëzor”, i bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ky përfundim nuk është ndonjë lajm i bujshëm, pasi prej vitesh Norvegjia ka qenë “parajsa e jetës”. Në këtë raport Shqipëria renditet në vendin e 85 në botë, për fat të keq e fundit në rajon, së bashku me Bosnje dhe Hercegovinën.