Kronikë

  •  Dy nxënës të shkollës 9-vjeçare "Ndoc Mazi" po ndiqen penalisht në gjendje të lirë pasi u zbuluan nga personeli i shkollës se kishin lëndë narkotike. Dy nxënësit L.P 14 vjeç dhe E.S 15 vjeç të dy me banim në Shkodër, mbanin në dorë një qese celefoni me kanabis, me një sasi të vogël prej 1 gram. 
  • Arrestohet 30-vjeçari nga Lazarati
    përndoqi 7 muaj ish-gruan 19 vjeçare

    Një 30-vjeçar nga Lazarati u arrestua nga policia pasi përndiqte në mënyrë të vazhdushme ish-bashkëshorten e tij, 19-vjeçare. Ishte e reja e cila bëri kallëzimin në polici se Mehmet Haxhi me të cilin ajo ishte ndarë, e përndiqte prej shtatë muajsh.

  • Tasho: Nikajn e vrava pa dashje
     arma u shkrep pa vullnetin tim

    Shkon në tre numri i personave që janë lënë në burg si të përfshirë në vrasjen e Enton Nikajt 1 javë më parë në periferi të Tiranës, mes tyre edhe vetë autori i dyshuar Emiljano Tasho. 28-vjeçari me një të shkuar kriminale pranoi në gjykatë vrasjen, por në versionin e tij vrasja kish ndodhur nga pakujdesia pasi pistoleta i kishte kryer një qitje të pavullnetshme.
    Arrestohet autori i vrasjes së Nikajt, kërkohet vetëm Martinaj

  • Tiranë, alarm fals për bombë
    pranë xhamisë së Et'hem Beut

    Ka rezultuar fals një alarm për bombë pranë xhamisë së Et'hem Beut në qendër të Tiranës. Policia u njoftua për një çantë të dyshimtë të braktisur pranë xhamisë, ndërsa për të shmangur çdo rrezik të mundshëm blutë e kryeqytetit evakuuan të gjithë të pranishmit në zonë dhe bllokuan qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.  VIDEO

  • Vlorë, burri plagos me kaçavidë
    gruan, ishin në prag divorci

    Divorci sjell përgjakje në një familje në Vlorë. Bashkëshorti Dritan Isufi, 44 vjeç, ka qëlluar dy herë me kaçavidë bashkëshorten e tij 32-vjeçare me inicialet E. I., për arsye xhelozie. Ngjarja e rëndë është shënuar gjatë pasdites së të dielës në qytetin bregdetar. Sipas burimeve të policisë bregdetare, çifti Isufi mësohet se ishte në proces divorci, çka mësohet se ka qenë arsyeja që burri ka qëlluar me kaçavidë gruan e tij. 

  • Shakaja me ministrin Tahiri
    lihen të lirë dy "kërcënuesit"

    Një i ri nga Kashari ka zgjedhur ministrin e Brendshëm Tahiri që të bëjë shaka, duke i dërguar një e-mail kërcënues, pasi i ka përmendur se ishte në qendër të vëmëndjes të së ashtëquajturës organizatë terroriste “Brigadat e Kuqe”. 

  • Dy të moshuara humbin jetën nga
    tërmeti 6 ballë që lëkundi Greqinë

    Dy të moshuara humbën jetën si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën Greqinë mëngjesin e së martës me epiqedër në ishullin Lefkadha. Mediat greke raportojnë se viktimat janë dy gra të moshës 60 vjeç dhe 70 vjeç. Lëkundjet u ndjenë edhe në vendin tonë.

  • Meta homazhe në Tiranë me
    ambasadorin francez e gjerman

    Pas ngjarjes së masakrës së Parisit mbrëmjen e së premtes ku mbetën të vdekur më shumë 129 persona, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet e tij në Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë si dhe së bashku me ambasadorin francez dhe gjerman zhvilluan homazhe edhe në sheshin "Skënderbej"

  • Sulmi në Paris,Kodheli:Shqipëria
    s'rrezikohet nga ISIS, s'ka celulë

    Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” iu shpreh se Shqipëria nuk rrezikohet nga sulmet e ISIS, të ngjashme me ato që ndodhën në Francë. Sipas Kodhelit në Shqipëri nuk ka celula të ISIS. Gjithashtu ministrja e Mbrojtjes tha se, do të ngrihet një strukturë e re në bashkëpunim me vendet evropiane për të studiuar fenomenin e luftëtarëve të ISIS.

  • Masat e policisë pas sulmeve në
    Paris, Peleshi: S'ka vend për panik

    Të gjithëve mund t'i kenë bërë përshtypje masat e shtuara të policisë në rrugët e kryeqytet, por zëvendëskryeministri Niko Peleshi thotë se nuk ka vend për panik pasi është thjesht një regjim i detyruar pas sulmeve terroriste që ndodhën në Paris.  VIDEO

  • Festat/ Agjencitë shqiptare anulojnë
    fluturimet për në Paris pas sulmeve

    Pas sulmeve terroriste që tronditën Parisin dy ditë më parë ku humbën jetën 132 persona, një pjesë e agjencive turistike në Tiranë kanë anuluar prenotimet e bëra për të kaluar festat e Nëntorit ( 28-29).

  • ​Kreu i KMSH-së, Bruçaj: Duhet
    mallkuar kush kryen akte terroriste

    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i dënon aktet e dhunës dhe terrorit dhe askush nuk ka të drejtë në emër të çdo lloj ideologjie të marrë jetët e njerëzve, ka deklaruar ndër të tjera kreu i KMSH-së, Skënder Bruçaj në aktivitetin që organizoi myftinia e Shkodrës me rastin e 25- vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit. Kryetari i KMSH- së shkoi më tej duke mallkuar të gjithë ato persona që kryejnë akte terroriste.

  • ​Prokuroria kërkon 15 vite burg për
    Tufën, e njohur si “tezja e kokainës”

    Prokuroria për Krime të Rënda kërkon 15 vjet burg për Valentina Tufën, e njohur edhe si “tezja e kokainës”, e akuzuar për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.  “Tezja e kokainës” është e pandehur në procesin ndaj Gëzim Çelës dhe Reald Hysollit, për të cilët ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me dënimin e tyre.

  • Fier, përplas për vdekje bariun
    arrestohet shoferi i dehur 48-vjeça

    Sipas bashkëshortes së viktimës Arben Koçi ka qenë duke lëvizur në rrugë me bagëtitë, kur një makina ngjyrë blu e ka goditur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për identifikimin e drejtuesit të makinës targa e së cilës nuk dihet ende.
     

  • Itali, gjyqi ndaj luftëtares italiane të
    ISIS, merren në pyetje 3 shqiptarët

    Prokurorët në Milanon kanë kërkuar gjyq ndaj shtetases së parë italiane që ka shkuar si luftëtare për xhihad në Siri bashkë me bashkëshortin e saj shqiptar, Aldo Kobuzi. Gjithashtu është kërkuar gjyq dhe ndaj familjarëve të tyre, të cilët planifikonin të bëheshin pjesë të ISIS.

  • Pranga italianit në portin e Vlorës, do 
     kalonte 32.4 kg kanabis me kamion

    Policia sekuestroi 32.4 kilogramë marijuanë në portin e Vlorës, e cila u tentua të trafikohej drejt shtetit fqinj Italisë me një kamion që drejtohej nga një napoletan. Blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga drejtuesin e kamionit tip Scania, 48-vjeçarin italian Giovani Melafronte me banim në Napoli.

  • Edi Rama inspekton landfillin e
    Elbasanit: Prodhon edhe elektricitet

    Gjatë paradites së sotme kryeministri Rama inspektoi landfillin e Elbasanit nga ku deklaroi mbështetje për industrinë e peshkimit si dhe deklaroi trajtim modern të mbetjevei cili do të shndërrohet në një model që do të shtrihet në të gjithë vendin.  FOTO

  • Skandal në Durrës, ushqimet e
    çerdheve, jashtë standardit normal 

    Skandal në kopshtet dhe çerdhet e Durrësit! Këtë shqetësim e ngrenë vetë prindërit, të cilët kanë deklaruar se ushqimet që shërbehen në këto institucione, ku ata çojnë fëmijët janë jashtë standardeve. Prej rreth 3 javësh, me dhjetëra prindër të Durrësit, kanë ngritur këtë problem që lidhet me ushqimin e fëmijëve te tyre (në çerdhe, kopshte e konviktet publike), të cilat varen nga bashkia e qytetit.

  • Veliaj paraqet projektbuxhetin në
    njësinë nr.2: 182 mln lekë investime

    Bashkia e Tiranës ka planifikuar të investojë në ndërtimin e rrugëve dhe të një tregu të ri, si edhe për rikonstruktimin e godinave arsimore dhe rehabilitimin e sigurimin e ngrohjes në 9 shkolla në Njësinë Administrative nr. 2, për vitin 2016. Gjatë takimit me banorët e kësaj njësie për të diskutuar mbi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Erion Veliaj, tha se për këtë zonë administrative janë parashikuar 182 milionë lekë.  VIDEO

  • Gjermeni: Duhen 40 mijë legalizime
    në një vit për të mbajtur premtimin

    Për të mbajtur premtimin e dhënë nga të majtët në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013, duhet të legalizohen 40 mijë ndërtime çdo vit.  Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni u ka kërkuar drejtorëve të 18 drejtorive rajonale të përshpejtojnë ritmet pasi në këto 10 muaj janë legalizuar 19.856 objekte. “Synimi jonë është që të mbajmë një ritëm prej rreth 40.000 familjesh të legalizuara në vit, që t’i përmbahemi premtimit tonë për legalizimin e zonave masive informale brenda këtij mandati qeverisës”, u shpreh Gjermeni.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv