Kronikë
-
Kamioni me 1.6 ton marijuanë i cili kaloi nën "hundën" e autoriteteve në portin e Durrësit dhe u zbulua në Bari të Italisë, ka çuar në pranga dy punonjës të Rapiscan, kompanisë së huaj konçensionare për skanimin e mallrave në port. Nga hetimet e kryera u zbulua se kamioni që transportonte drogë mes lëndës drusore është skanuar nga Shoqëria ”Rapiscan S2 Albania", veprim për të cilin janë vënë nën përgjegjësi dy punonjësit 28-vjeçari Fatjon Trezhnjeva përgjegjës për analizën e skanerit dhe supervizori Edmond Hysko 42 vjeç të dy me banim në Tiranë.
Basha: 3150 kg drogë në dy ditë duhet pastruar Shqipëria nga droga 19 Nëntor 2015, 10:18
-
Kapet në Vlorë i dënuari me 11
19 Nëntor 2015, 09:38
vjet burg nga Italia për trafik drogeNjë 36-vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës, pasi ishte dënuar nga gjykata italiane me 11 vite burg për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafik të drogës.
-
Prokuroria pezullon dosjen Shullazi
19 Nëntor 2015, 08:18
për kanosjen e Ademit dhe BashësEmiljano Shullazi, njeriu që dy ditë më parë u përmend dhe nga ambasadori i SHBA, Donald Lu se i ka shpëtuar drejtësisë për disa vepra penale, tashmë pritet t’i shpëtojë akuzës edhe për kërcënimin që ai dyshohet se i ka bërë ish-deputetes së PD Voltana Ademi dhe vetë kreut të PD Lulzim Basha. Akuza nuk ka gjetur prova që mbështesin kallëzimin.
-
Drejtori i shkarkuar i burgut Drenovë
18 Nëntor 2015, 22:32
'lehtësi' të dënuarve kundrejt paraveEmisoni investigativ “Fiks Fare” ka sjellë këtë të mërkurë fakte mbi një skandal që ka ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korçë. Pas një investigimi 3-mujor “Fiks Fare” ka sjellë fakte mbi mënyrën se si drejtori i këtij institucioni, Laert Çeliku, i cili është shkarkuar sot nga detyra, ofronte lehtësi për të dënuarit kundrejt parave.
-
Qeveria cakton 12 milionë lekë
18 Nëntor 2015, 22:04
për lotarinë e kuponit tatimoMe një Vendim të Këshillit të Ministrave të datës 11 nëntor, Këshilli i Ministrave i ka akorduar Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, një fond shtesë prej 12 milionë lekësh, për shpenzime korrente, në programin “Menaxhimi i të ardhurave tatimore”. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
-
Patentat, ndryshon kodi rregullat
18 Nëntor 2015, 20:19
e reja, ja kush s'mund ta marrëTë varurit nga alkooli apo droga, të prekurit nga diabeti, epilepsia, sëmundjet e zemrës, shqetësimet psikike preken nga ndryshimet e reja në Kodin Rrugor për pajisjes me patentë. Vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave i heq të drejtën e marrjes së lejes së drejtimi çdo qytetari që vuan nga varësia e alkoolit, drogës apo ata të cilët kanë një sëmundje të rëndë.
-
Tiranë, kapet grupi i drogës
18 Nëntor 2015, 19:46
mes 25 të arrestuarve 2 vajzaNjë operacion masiv i policisë ka shkatërruar një bazë të përpunimit dhe shpërndarjes së heroinës në kryeqytetet dhe të drogave të forta. Burime për ReporTv nga policia e Tiranës bënë me dije se përgjatë 2 ditëve janë prangosur 24 persona, mes tyre dhe dy vajza.
VIDEO -
Sipas Global Peace, Shqipëria
18 Nëntor 2015, 19:21
është e rrezikuar nga terrorizmiIndeksi më i lartë është 4, me ngjyrë vishnje, të cilin e mbajnë vende si Iraku, Afganistani, Nigeria apo Pakistani, ndërsa në Europë Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja. Në këtë renditje as Shqipëria nuk mbetet pas. Rreziku për vendin tonë është vlerësuar me ngjyrën mustardë dhe mban indeksin 2. Të njëjtin nivel kanë edhe Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
-
Kërcënoi ish-deputeten e PD, Ademi
18 Nëntor 2015, 19:11
Shullazi pritet t'i shpëtojë akuzësEmiljano Shullazi, njeriu që dy ditë më parë u përmend dhe nga ambasadori i SHBA Lu se i ka shpëtuar drejtësisë për disa vepra penale, tashmë pritet ti shpëtojë akuzës edhe për kërcënimin që ai dyshohet se i ka bërë ish-deputetes së PD Voltana Ademi.
-
Pa drita, banorët e Oblikës në
18 Nëntor 2015, 18:07
protestë: S’kemi para t’i paguajmëBanorët e fshatit të Oblikës kanë bllokuar këtë të mërkurë aksin nacional Shkodër- Muriqan për disa minuta në shenjë proteste për ndërprerjen e energjinsë elektrike nga OSHEE pasi rezultojnë debitorë.
-
Itali, kapet kamioni i nisur nga
18 Nëntor 2015, 18:14
Shqipëria me 16 mln euro drogëjë kamion me 16 milionë drogë i nisur nga Porti i Durrësit është kapur nga Bari. Policia ka arrestuar një 53-vjeçar dhe një 26-vjeçar, që të dy shqiptarë.Nga kontrolli rezultoi se në kampion gjendeshin 1 460 pako me marijuanë me një peshë në total prej 1 650 kg.
-
“Laguna e Patokut” procesi i ndarë
18 Nëntor 2015, 17:54
Cali në Kurbin, Prenga në Gj.LartëProcesi gjyqësorë për Lagunën e Patokut në të cilën u konfliktuan familja Cali dhe deputeti Armando Prenga do të zhvillohet i ndarë në dy gjyqe. Ky vendim është marrë 2 javë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme e cila për Gjokë, Nikollë dhe Gjergj Calin ja ka kaluar për kompetencë Prokurorisë dhe Gjykatës së Kurbinit me akuzën e “armëbajtjes dhe plagosjes”. Ndërsa gjyqi ndaj Armando Prengës do të bëhet në Gjykatën e Lartë në Tiranë.
-
Svilanoviç: Drejt BE-së duke
18 Nëntor 2015, 17:34
garantuar fqinjësi të mirëBashkëpunimi rajonal është elementi kyç në çimentimin e pajtimit, marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, dhe stabilitetit e prosperitetit në Evropën Juglindore, tha sot Sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanoviç. Duke folur në konferencën rajonale dy ditore për anëtarësimin në BE, Svilanovic komentoi strategjinë e fundit të zgjerimit të BE-së dhe progres raportin e vendeve kandidate. Ai tha se duhet të vijojë progresi me reformat në secilin vend pa harruar bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë.
-
Atentati i Nikajt me 2 pistoleta
18 Nëntor 2015, 17:25
krimi në parkim për 3 minuta
PDF/Min pas min, si ekzekutua NikajEKSKLUZIVE/Në ekzekutimin e Enton Nikajt një javë më parë në periferi të Tiranës janë përdorur dy pistoleta njëra prej tyre me silenciator. Sipas aktekspertimit të siguruar ekskluzivisht nga "shqiptarja.com" pistoletat janë përdorur nga Emiljano Tasho e Bujar Hasani ende i pa arrestuar, ndërsa e gjithë ngjarja është zhvilluar në 3 minuta nga goditja me grusht e Nikajt nga ish-efektivi policisë Mirsad Kuçanaj deri tek ekzekutimi i tij me një plumb pas koke.
-
Toçi: Dogana serbe ka bllokuar
18 Nëntor 2015, 17:28
100 mijë libra shqip për PreshevënKomisioni Parlamentar i Medias denoncon bllokimin nga dogana serbe e rreth 100 mijë librave në gjuhën shqipe, të dhuruara nga Kosova për Luginën e Preshevës. Deputeti Fatmir Toçi shprehet se duhet negocim diplomatik në këtë çështje.
-
Terrorizmi, Hammond me Bushatin
18 Nëntor 2015, 17:12
Të intensifikojmë bashkëpuniminMinistri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur këtë të mërkurë në një takim homologun britanik, Philip Hammond. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp dy ministrat ishin në një linjë sa i përket intensifikimit të bashkëpunimit në kuadrin e luftës kundër terrorizmit.
-
Ngjarja me 10 vajzat nga Kosova
18 Nëntor 2015, 16:34
"Orët e tmerrit në Rrugën e Kombit"10 vajza nga Kosova pretendojnë se, kanë kaluar orë tmerri natën e 15-nëntorit teksa po lëviznin përgjatë Rrugës së Kombit. Pasi kanë festuar ditëlindjen e njërës prej tyre në një nga restorantet më të njohura në Lezhë, rreth mesnatës janë nisur për të shkuar në banesat e tyre në Prishtinë.
-
Tahiri: Policia kap kriminelët
18 Nëntor 2015, 15:52
drejtësia po i kthen në shoqëriNjë ditë pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili akuzoi drejtësinë për situatën e sigurisë në vend, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka pranuar se situata është shqetësuese, pasi policia arreston kriminelë, ndërsa drejtësia i kthen në shoqëri. Në një deklaratë për mediat nga kryeministria, Tahiri konfirmoi vullnetin e Ministrisë së Brendshme për të vënë në jetë rekomandimet e progres-raportit të Komisionit Europian dhe tek kryerja e reformës në drejtësi, që sipas tij do të bëjë të mundur që puna e Policisë së Shtetit të mos shkojë dëm.
VIDEO -
Lejet e ndërtimit ende të bllokuara
18 Nëntor 2015, 15:36
Gjermeni: Vetëm bashkive me planNdonëse ministrja Eglantina Gjermeni prezantoi tre plane zhvillimore të rëndësishme për territorin, në komisionin e Veprimtarive Prodhuese interesi i deputetëve të Partisë Demokratike ishin kryesisht lejet e ndërtimit. Ata akuzuan ministren e Zhvillimit Urban se po bllokon biznesin duke pezulluar lejet, ndërsa kjo e fundit ka bërë të qarte se pa kaluar planet vendore për të gjitha bashkitë, lejet do të vijojnë të mbeten të bllokuara.
-
Vlorë, sekuestrohen 43.4 kg
18 Nëntor 2015, 15:13
kanabis sativa, një i arrestuaNjë sasi lënde narkotike e llojit "Cannabis sattiva", është sekuestruar këtë të mërkurë nga Policia e Vlorës. Bëhet fjalë për 43.4 kg "Canabis sattiva", sasi e cila u konstatua gjatë kontrollit të mjeteve hyrëse-dalëse në portin e Vlorës, në një automjet tip "Kamion-Renault" me targa AA021MX, i cili dyshohej për lëndë narkotike.