Kronikë
-
Kompania turke ka pranuar kushtet e vendosura nga sindikata. Kështu sipas kushteve kompania pranon të nënshkruajë kontratën kolektive dhe të zbatojë orarin zyrtar të punës. Gjithashtu pranohet pagesa e orëve shtesë dhe e ditëve të pushimit.
HEC i Banjes,protesta e punëtorëve reagon firma:Në punë ose shkarkim! 26 Gusht 2014, 13:36
-
Përleshen fizikisht deputetët
26 Gusht 2014, 13:27
shqiptarë në Kuvendin maqedonasNjë përleshje fizike ka ndodhur mes dy deputetëve me etni shqiptare në sallën e Parlamentit të Maqedonisë. Sipas mediave maqedonase konflikti ka shpërthyer midis midis deputetit të BDI-së, Talat Xhaferri dhe deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi.
VIDEO -
Përplasen dy automjete në
26 Gusht 2014, 13:27
aksin Vlorë-Orikum, 4 të plagosuKatër persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në aksin Vlorë-Orikum km 9, ku një "Volsvagen" passat me targa AA360AD është përplasur me një mjet tip "Benz" me targa VL1766 D.
FOTO
VIDEO -
Sot ditëlindja e Nënë Terezës
26 Gusht 2014, 13:00
Berisha: Shqiptarja më e shquaMë 26 gusht të vitit 1910 në qytetin e Shkupit lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur më pas në të gjithë botën si Nënë Tereza. Ajo ishte një humaniste e njohur shqiptare duke fituar edhe një çmim Nobel për Paqen në vitin 1979. Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator të vitit 1997.
-
Ndërtimet pa leje, policia procedon
26 Gusht 2014, 13:09
penalisht 7 persona në gjithë vendinStrukturat e Policisë së Shtetit, gjatë ditës së djeshme, në kuadër të masave për goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, kanë proceduar 7 persona për ndërtime të paligjshme.
-
Konferenca e Berlinit, Rama:Rajoni
26 Gusht 2014, 12:24
mbështetje për “Korridorin e Kaltër"Kroacia, Mali i Zi, Bosnja, Shqipëria dhe Kosova do të mbështesin projektin e “Korridorit të Kaltër” në Konferenca e Berlinit. Këtë qëndrim e ka bërë të ditur Rama gjatë takimit në Dubrovnik me homologët e tij, atë kroat, malazez dhe atë të Bosnjë Hercegovinës
-
Kodheli takim me pilotët që u sulmuan
26 Gusht 2014, 12:17
në aksionin antikanabis: Krenarë për juMinistrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zhvilluar sot një takim me pilotët e helikopterëve që u sulmuan me armë gjatë aksionit antikanabis të policisë në Dukagjin. Duke i shprehur falënderime për punën e bërë në këtë çështje, ministrja Kodheli u shpreh se “Jo vetëm FA, por gjithë shqiptarët janë krenarë për ju”.
VIDEO -
Tahiri: Para ligjit çdokush që
26 Gusht 2014, 12:09
bëhet pjesë e ndërtimeve pa lejeJo vetëm ata që ndërtojnë pa leje, por edhe të gjithë ata persona që përfshihen në një aktivitet të tillë do të përballen me ligjin. Çdo punëtor, mbikëqyrës kantieri, si dhe çdo mjet që vihet në funksion të kësaj veprimtarie për transport të materialeve të ndryshme do të procedohet penalisht dhe do të dalë para drejtësisë për bashkëpunim në këtë vepër penale. Këtë e ka shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat, duke ritheksuar se “të ndërtosh pa leje është krim”.
VIDEO
Rama: Shkrihet INUK brenda 30 ditësh, kompetencat i merr MB
Ndërtimet pa leje, për 5 vite një proces gjyqësor në Tiranë -
Kurbin, arrestohet kryeplaku i
26 Gusht 2014, 11:18
Skuraj, pezullohet kryeinspektoriNjë tjetër drejtues vendor ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi nuk kallëzoi mbjelljen e kanabisit. 41-vjeçari Marjan Gega, me detyrë kryeplak i fshatit Skuraj, në Kurbin, është ndaluar pasi nuk ka denoncuar sipas ligjit mbjelljen e bimëve narkotike.Gjithashtu lidhur me këtë rast është proceduar nga detyra dhe punonjësi i policisë së Komisariatit të Kurbinit Haxhi Hoxha.
VIDEO -
Vizita e Papës, INUK prish disa
26 Gusht 2014, 10:52
objekte te sheshi 'Nënë Tereza'Përgatitja për vizitën e Papa Françeskut në Tiranë ka vënë në lëvizje edhe Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Ky institucion ka nisur paraditen e sotme një aksion te Sheshi Nënë Tereza, ku do të prishen disa objekte të ndërtuara pranë Korpusit të Univerisitetit, por edhe objekte përreth Politeknikut. Operacioni drejtohet nga kryeinspektori i INUK, Zyhdi Dajti.
VIDEO -
Kukës, infrastruktura e dëmtuar prej
26 Gusht 2014, 10:53
vitesh, nis rikonstruksioni i 3 rrugëvePrej vitesh për bashkinë Kukës nuk është akorduar asnjë fond për ndërtimin e rrugëve të reja duke e lënë infrastrukturën rrugore në gjendje të rënduar. Në sajë të një fondi të akorduar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve kanë nisur punimet në rikonstruksionin e tre rrugëve më problematike të qytetit të Kukësit.
VIDEO -
Kërkoi favore seksuale, pranga
26 Gusht 2014, 10:09
Shefit të policisë së VelipojësNjë tjetër person bie në prangat e policisë pas akuzave për shpërdorim detyre. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar Stacionin policor të Velipojës Ernest Paluku, pasi dyshohet se i kërkoi favore seksuale një shtetaseje që shkoi për të kallëzuar për dhunë bashkëshortin.
VIDEO -
Kamioni përplaset me motorin në
26 Gusht 2014, 09:58
Elbasan-Peqin, vdes motociklistiNjë person ka humbur jetën paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, kur një kamion është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit.
VIDEO -
Media serbe:Rama në shtator
26 Gusht 2014, 09:56
në Beograd, Vuçiç ftesë zyrtareKryeministri Edi Rama, në shtator do të realizojë një vizitë në Serbi, sipas mediave serbe në zyrën e tij ka mbërritur ftesa zyrtare e homologut të tij Aleksandër Vuçiç. Tashmë mbetet vetëm të përcaktohet data e saktë e vizitës raporton agjencia e lajmeve "Danas".
VIDEO -
Pastrohet korpusi i Universitetit
26 Gusht 2014, 08:14
Largohet edhe fast-food “Kolonat”Mbrëmjen e djeshmë në orën 23:00 ka nisur edhe largimi i fast-food “Kolonat” që prej vitesh ka qenë i vendosur në hapësirën mes Rektoriatit të Universitetit dhe Qendrës së Studimeve Arkeologjike.
-
Burg 7 të arrestuarve, Ramohitaj
26 Gusht 2014, 15:10
"Pas vjedhjes u vendos kasaforta"VJEDHJA E BSH/ Ish drejtuesi i emisionit të parave në thesarin e Bankës së Shqipërisë në Linzë Dorian Çollaku, së bashku me 6 anëtarë të stafit të tij do qëndrojnë në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës me pasoja të rënda. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit dhe pas kërkesave për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Sot në apel për trupën gjykuese përbërë nga Metush Saraçi, Gramoz Levanaj dhe Hysni Demiraj, Banka e Shqipërisë ka funksionuar si një kooperativë e keqe bujqësore.
VIDEO -
Fotot ekskluzive të helikopterit
26 Gusht 2014, 16:40
të policisë i rrëzuar në Dukagjin7 ditë aksion në Dukagjin/ Televizioni A1 Report ka mundur të zbulojë se në sulmet me armë ndaj helikopterëve të policisë në Malësinë e Dukagjinit, është goditur dhe është rrëzuar helikopteri i Ministrisë së Brendshme. Ai është goditur me 7 plumba, mes të cilëve 1 në serbator, 1 tek tubi i vajit, madje ka patur edhe 1 plumb i cili ka kaluar nga kabina e pasagjerit dhe ka dalë tek piloti. Ndërkaq ditën e djeshme është vetëdorëzuar në Polici, një nga 10 personat e dyshuar se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të helikopterit të policisë gjatë ditëve të para të aksionit Antikanabis në Dukagjin. Gjatë këtyre 6 ditëve janë asgjësuar 99 960 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
VIDEO
FOTO
FOTO Ekskluzive e helikopterit të rrëzuar të Ministrisë së Brendshme - VIDEO
Përfundon aksioni në Pult, policia drejt Temalit
VIDEO/ Ja pamjet e 5 ditëve aksion në Shkodër
Aksioni 'pezullohet', policia zhvendoset në zonat e thella
Lezhë, asgjësohen rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa
Drejtuesi i personave që qëlluan, i kërkuar për 2 vrasje
Tahiri: Deri në rrënjën e fundit, autorët të dorëzohen -
Borsh, ndërtimi i HEC-it të
25 Gusht 2014, 22:24
Fterrës, shfaroset masivi me pyjeNdërtimi i Hidrocentralit të Fterrës në Himarë ka shkaktuar një dëm mjedisor të parikuperueshëm. Me dhjetëra hektarë pyje janë shfarosur dhe djegur për t’u dërguar në Greqi si qymyr druri.
VIDEO -
Godet gruan me shuplaka e celular
25 Gusht 2014, 20:15
në sy të fëmijëve, pranga shqiptaritITALI/ Një 31-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ka rrahur të shoqen në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Cerignola, rajoni i Puglias, teksa çifti shqiptar bashkë me dy fëmijët e tyre po ktheheshin nga Shqipëria ku ishin me pushime, drejt Brescias ku edhe jetonin e punonin.
-
Vrasja e shqiptarit në xhami, serbi
25 Gusht 2014, 19:17
mori hak pas 18 vitesh pritjeZVICER- 18 vjet ka pritur për të kryer vrasjen për gjakmarrje një shtetas serb. Viktima M. B. 5i vjeç, shtetas zviceran dhe me origjinë shqipëtare mësohet të ketë vrarë 18 vite më parë, për vetëmbrojtjë, të vëllain e atentatorit.
