Kronikë
-
Betina Naço, vajza e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naco ka rënë pre e një grabitje me dhunë rreth 2 javë më parë teksa kthehej për në banesë në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. 26 Nëntor 2014, 16:11
-
Vlorë, pagesat e energjisë, debitorët
26 Nëntor 2014, 15:46
radhë të gjata tek sportelet e OSHEEBanorë e Vlorës si dhe biznese të shumta prej ditësh dynden në sportelet e OSHEE së për të shlyer detyrimet ndaj kësaj kompanie. Po ashtu dhe shumë prej tyre ankohen për vonesa në radhë si dhe për mbi faturime.
-
Hasmëria e familjeve Llani-Shkreta
26 Nëntor 2014, 15:06
Prokuroria kërkon 50 vite burgimProkuroria e Kurbinit ka kërkuar dënimin me nga 25 vjet burg për secilin nga vëllezërit Jetmir dhe Muharrem Llani, të akuzuar për veprën penale të “Vrasje me paramendim” dy herë (një herë e mbetur në tentativë) dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
VIDEO
Atentati, Emanuel Shkreta: Ja kush ma vrau vëllanë para syve
Laç, hakmarrja, prokuroria çon për gjykim dosjen e vëllezërive Llani
Flet nëna e vëllezërve Shkreta 9-vjeçarin e vrau xhaxhai i tij
Hakmarrja mes fiseve Shkreta- Llani -
Krerët e besimeve fetare në
26 Nëntor 2014, 13:58
Bunk’Art: Harmonia, vlera jonëFoto/ Besimet fetare në BUNK'ARTAseti më i çmuar i Shqipërisë është bashkëjetesa fetare, element ky që jo vetëm ngjall kureshtjen e të huajve, por duhet të shërbejë edhe si model për t'u ndjekur për vendet e botës ku zhvillohen luftra në emër të fesë. Këtë mesazh kanë përcjell njëzëri krerët e institucioneve fetare në vendin tonë, ndërsa të ulur bashkarish në një panel në bunkerin e ish-diktatorit Hoxha, përbënë kartolinën më të bukur për ta dëshmuar këtë.
VIDEO -
Arrestimi i biznesmenit Xhevat Rira
26 Nëntor 2014, 13:59
e denoncuan kushërinjtë më 2012Megjithëse bëhej fjalë për para të marra vite më parë hetimet nga Policia e Elbasanit ndaj biznesmenit Xhevat Rira, kanë nisur në mars të këtij viti. Sipas Drejtorit të Policisë Elbasan, Neritan Nallbati seksioni i krimit ekonomik ka siguruar dëshmitë dhe provat duke e dorëzuar dosjen në prokurori për një periudhë dy mujore.
VIDEO -
Greqi, arrestohet shqiptari që
26 Nëntor 2014, 13:25
plagosi 15 persona në lokal nate
VD/ Banesa e momentet e arrestimitPas katër ditësh kërkimi intensiv, policia greke ka arritur të vërë në pranga 31 vjeçarin shqiptar Arbër Bako i cili plagosi me armë zjarri kallashnikov 15 persona në një lokal nate në Athinë, mbrëmjen e së shtunës. Shqiptari është arrestuar në katin e nëndheshëm në një apartament të një miku të tij në Athinë në lagjen “Goudi”. Së bashku me të është arrestuar edhe miku i tij, i cili sipas mediave greke është shqiptar.
FOTO
Greqia në këmbë për të kapur shqiptarin “pushkatues” të Pireut
Athinë,identifikohet shqiptari që plagosi 15 persona në lokal nate
VIDEO/ Shqiptari del nga lokali me kallashnikov në dorë
Athinë, qëllon me kallashnikov ndaj turmës në lokal nate, 15 të plagosur -
Harito: Përdorimi i teknologjisë
26 Nëntor 2014, 13:00
ul numrin e rasteve të korrupsionitPërdorimi i teknologjisë për të ulur korrupsionin në administratë. Ishte kjo kryefjala e një tyreze të përbashkët zhvilluar ministrja e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike bashkë me përfaqësuesit e lartë të Shkollës Rajonale të Administratës Publike dhe drejtoreshën e kabinetit të Ministrisë së Shtetit për Çështjet Vendore.
-
Fotolajm/ Flamuri "Autochthonous"
26 Nëntor 2014, 12:50
vendoset edhe në Tuz të Malit të ZiFlamuri “Autochthonous” i cili shkakoi trazirat në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor këtë radhë është vendosur në Tuz të Malit të Zi.
-
Hapja e dosjeve në Kuvend
26 Nëntor 2014, 11:49
Hoffmann: Procesi i vështirëNë zyrat e Kuvendit, shoqëria civile ka dorëzuar draft për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Përfaqësuesit e shoqërisë civile, theksojnë se në këtë draft propozohet që të hapen dosjet e politikanëve, drejtuesve të komuniteteve fetare dhe madje edhe të gazetarëve. Me ligjin e ri parashikohet që për të gjithë personat që do të mbajnë poste kyçe në administratën publike, duhet të plotësojnë fillimisht një formular ku do të vërtetohet nëse ka qenë apo jo bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.
VIDEO
Hapja e dosjeve, Mesila Doda dhe PDIU: Pro igjit të lustracionit
Klosi: Pjesa kryesore e dosjeve janë eliminuar
Hoffmann: Hapja e dosjeve të komunizmit me rëndësi. Arvizu: Mos fshihet e kaluara
VIDEO e plote e emisionit Tete a tete ne A1 REPORT
Braçe: Berisha ka frikë nga hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit
Bunkeri anti-bërthamor i Enver Hoxhës, Rama: Do hapim dosjet -
Videolajm/ Tiranë, rikthehet busti
26 Nëntor 2014, 11:28
i shkrimtarit të njohur De RadaBashkia e Tiranës, në një ceremoni të veçantë ka inauguruar rikthimin në kryeqytet të bustit të Jeronim De Radës. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha si dhe Prefekti Sadi Vorpsi.
VIDEO -
Propozmi i Lulzim Bashës: Ditë
26 Nëntor 2014, 11:00
Falenderimi për autoktonët e Tiranës102 VJETORI I PAVARESISE/ Është përkujtuar sot 102 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Tiranës. Në një ceremoni përkujtimore që u organizua morën pjesë Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi si dhe shumë personalitete të tjera të kryeqytetit.
-
FOTOLAJM/ Festat e nëntorit,
26 Nëntor 2014, 10:57
Bashkia nis zbukurimet e qytetitTIRANE-Kjo atmosferë e kryeqytetit vjen vetëm pak ditë nga festat e Nëntorit. Në 28 nëntor shqiptarët festojnë ditën e pavarësisë, e ndërsa në 29 nëntor atë të çlirimit.
-
Promovohet libri për 70 gratë e para
26 Nëntor 2014, 10:23
në FA, Kodheli: Mesazh për ne sotMinistria e Mbrojtjes ka promovuar ditën e sotme librin “Pesha dhe bukuria e uniformës” i autores Lida Gazhdani, i cili u kushtohet 70 grave të para në Forcat e Armatosura. Të pranishme në këtë promovim ishin Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ajo e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe Gjenerali i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo.
FOTO
VIDEO -
Tiranë, INUK vijon ndërhyrjet tek
26 Nëntor 2014, 09:43
Unaza e Re për ndërtimet pa lejeInspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka rinisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm aksionin në Tiranë, për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.
-
Padia për Boden e Shehun, në
26 Nëntor 2014, 08:06
pyetje anëtarët e komisionitKallëzimi i ministrisë së Financave kundër ishministrit Ridvan Bode dhe zv/ministrit Sherefedin Shehu, po verifikohet nga prokuroria e Tiranës, dhe në kuadër të këtyre verifikimeve organi i akuzës do të pyese të gjithë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.
-
Deputeti i PD, Astrit Veliaj, 'përlan'
26 Nëntor 2014, 07:53
edhe tokën e Cirkut KombëtaPasi “përlau” me një skemë të dyshimtë maternitetin e vjetër të Beratit, mbi të cilin ngriti universitetin “Albanian University”, deputeti i PD Astrit Veliaj, njëherësh dhe presidenti i “Albanian University”, tashmë do të gllabërojë dhe sipërfaqen tokësore ku ndodhet çadra e Cirkut Kombëtar.
VIDEO -
Naim Zyberi, si e mbrojti Fatos
26 Nëntor 2014, 07:30
Nanon dhe Ramiz Alinë në burgEkstradimi drejt vendit tonë i Gerti Gjeneralit rikthen edhe njëherë në vëmendjen historitë e përgjakshme mes të fortëve të Tiranës. Nga hasmëria që lindi prej “Mirit të Xhikes” deri tek rrëfimi i ish-kryeministrit për trazirat në burg.
VIDEO -
‘Miri i Xhikes’ futi në
26 Nëntor 2014, 07:35
sherr Zyberin me GrorëtEkstradimi drejt vendit tonë i atentatorit të Naim Zyberit, rikthen edhe njëherë në vëmendjen historitë e përgjakshme mes të fortësh, që kanë startuar 22 vite më parë.
-
Vjedhja e energjisë, arrestohen 12
25 Nëntor 2014, 20:58
persona, ndalohen dhe 2 elektricistëGjatë ditës së sotme janë arrestuar 12 persona të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike, si dhe janë ndaluar 2 punonjës të OSHEE me detyrë elektricist në qarkun Vlorë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
-
Gjirokastër, ndalohen 71 klandestinë
25 Nëntor 2014, 19:02
Sirianë, kishin destinacion Malin e ZiNjë grup klandestinësh nga Siria janë ndaluar nga policia pasditen e sotme në Gjirokastër. 71 klandestinët, mes tyre gra dhe fëmijë, janë ndaluar nga uniformat blu të Gjirokastrës rreth orës 19:00 në luginën e lumit Drino.