Kronikë
-
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Njësisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, Bensik Çobaj është marrë i pandehur së bashku me ish-vartësin e tij Nikolin Gjeka. Mbi këtë të fundit dhe Çobaj, njësia hetimore Task-Forcë ka ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumentave”. 16 Dhjetor 2014, 07:47
-
FMN, BERZH dhe katër vende të
16 Dhjetor 2014, 07:40
BE ankohen për HEC-et vendorëAmbasadori austriak, ai gjerman, të shoqëruar nga homologët francez dhe italian kanë bërë dje një vizitë “kritike” në zyrën e kreut të Energjetikës, Damian Gjiknuri.
-
Pritë të riut në Qafë-Çelë të Pukës
16 Dhjetor 2014, 07:35
mister motivi, kthehej nga e fejuaraNjë i ri i ka shpëtuar mrekullisht një prite të zënë orëve të vona të së dielës, në një aks rrugor që vetëm fati mund të të shpëtojë. Mbi të është qëlluar me breshëri kallashnikovi, por i riu ka mundur të rrisë shpejtësinë dhe t’u shpëtojë plumbave.
-
Korçë, dy të maskuar grabisin
16 Dhjetor 2014, 07:30
kazinonë, mbajnë peng punëtorinGrabitjet me armë nga maskat kanë nisur të shënjestrojnë veç banesave edhe kazinotë. Policia në të gjithë vendin dokumenton grabitje të shumta, të cilat realizohen orëve të natës në shtëpi, lokale dhe tashmë edhe në kazino.
-
Vendimi i Gjykatave për shkarkimet
15 Dhjetor 2014, 21:12
para 2013-s, Harito: Dëmi 20 mln $20 milionë dollarë do t’i kushtojë demi qeverise prej shkarkimeve në administratë para vitit 2013 . Kjo është konfirmuar nga ministra për inovacionin dhe administratën publike zonja Milena Harito në komisionin e ligjeve pasi u pyet nga kryetari Fatmir Xhafa për këtë çështje.
VIDEO -
Vjedhja e energjisë, vijon aksioni
15 Dhjetor 2014, 20:59
polici-OSHEE, 3 të arrestuaVijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
-
Lushnjë, kreu i Ujësjellësit: Vijon
15 Dhjetor 2014, 20:43
pagesa e fatura të prapambetura të ujitNjë javë më parë kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se pas aksionit të ndërmarrë në energji për të gjithë vjedhësit dhe debitorët e saj, një aksion i ngjashëm do të vijojë edhe në sistemin e ujit të pijshëm. Drejtori i Ujësjellësit në Lushnjë, Albert Divjaka, thotë se puna e ndërmarrjes që ai drejton sa i takon mbledhjes së detyrimeve të prapambetura apo ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme, ka qenë e vazhdueshme.
-
Shqipëri-Mal i Zi, marrëveshje për
15 Dhjetor 2014, 20:40
njohjen e ndërsjelltë të patentaveMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë Edmond Haxhinasto dhe Zv.Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe për Çështjet Evropiane të Malit të Zi Igor Luksiç nënshkruan ditën e sotme marrëveshjen e njohjes së ndërsjelltë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve.
-
Shkodër, u ndërpritet energjia 12
15 Dhjetor 2014, 20:27
familjeve të një pallati,1 i shoqëruaTIRANË - 12 familjeve të një pallati në rrugicën e “Koplikëve” në qytetin e Shkodrës u është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa është shoqëruar edhe një person pas debateve me punonjësit e OSHEE- së. Shkak i kësaj ndërhyrjeje është bërë një gjobë e vendosur nga OSHEE- ja në vitin 2011 për dëmtim të matësve elektrikë, e cila nuk është paguar nga banorët pasi këto të fundit pretendojnë se janë gjobitur padrejtësisht.
VIDEO -
Panair i artizanaleve te Piramida
15 Dhjetor 2014, 20:12
ndihmon prodhuesit të gjejnë blerësProdukte unike me motive të lashta, dizajn modern, kolorit ngjyrash dhe shumëllojshmëri materialesh e formash janë ekspozuar në një panair pranë Piramidës. 40 artizanë nga i gjithë vendi që përfaqësojnë punën dhe produktet e 200 artizanëve të tjerë do t'i ekspozojnë punimet e tyre për dy ditë rresh për të gjithë publikun duke i ftuar, që pse jo, të bëjnë edhe blerjet e dhuratave për festat e fund vitit.
VIDEO -
Torturuan e dogjën bashkëpunëtorin
15 Dhjetor 2014, 19:41
grek, pranga shqiptarit, 1 në kërkimNjë 34-vjeçari shqiptar është vënë në prangat e policisë greke, pasi dyshohet si autor i vrasjes së një 41-vjeçari grek në Athinë në shkurt të këtij viti, ndërsa një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim. Dy shtetasit shqiptarë, 34 dhe 31 vjeç, dyshohet se ishin përfshirë në një rrjet trafiku të lëndëve narkotike së bashku me shtetasin grek.
FOTO -
Kryeministri kinez para samitit në
15 Dhjetor 2014, 19:20
Serbi:Me Shqipërinë miqësi të vjetëNë prag të takimit të tretë mes liderve të Kinës dhe Europës Qendrore që do të mbahet nesër në Beograd, kryeministri kinez, Li Keqijang ka folur për partneritetin shqiptaro-kinez, duke e cilësuar bashkëpunimin me Shqipërinë një miqësi të thellë tradicionale dhe të shëndoshë.
-
Lezhë, ndryshohen drejtuesit e
15 Dhjetor 2014, 19:05
policisë ikën Brahimaj, vjen ZyberiTransferohet nga detyra Drejtori i Policisë së Lezhës Niko Brahimaj dhe në vendin e tij është emëruar Ajet Zyberi. Nuk dihen ende arsyet e transferimit të Drejtorit të Policisë Lezhe, Brahimaj, por mendohet se ka ardhur pas disa ngjarje të rënda të ndodhura në qytetin Lezhës.
-
Mbi 20 ekzekutime mafioze në Greqi
15 Dhjetor 2014, 19:02
nga vrasës shqiptarë më pagesëNjë grup shqiptarësh dyshohen si autorë të disa ekzekutimeve të kryera në Greqi. Nga hetimet e policisë dhe prokurorisë greke, ka rezultuar se grupi i shqiptarëve të pajtuar si vrasës me pagesë, kanë kryer të paktën 20 vrasje në vendin fqinj, e kryesisht në Athinë.
-
OSBE ndihmon në trajnimin
15 Dhjetor 2014, 17:22
e repartit special RENEADrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ishte sot i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për punonjësit e Komisariatit Special RENEA, të cilët përfunduan me sukses trajnimin mbi vëzhgimin, realizuar me mbështetjen e OSBE-së.Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori, Florian Raunig.
FOTO -
Shtyhet gjyqi ndaj bandës së tritolit
15 Dhjetor 2014, 16:51
Gjykata u pezullon paraburgiminMungesa e dy avokatëve mbrojtës të Andon Mëhillaj-t, ka qenë shkaku i shtyrjes së seancës gjyqësorë ndaj 7 të pandehurve të “bandës së tritolit”. Edmond Dëma dhe Lazer Sokoli avokatët mbrojtës të Mëhillaj-t nuk kishin njoftuar trupin gjykues për mospjesëmarrjen e tyre në këtë seancë, çka bëri që gjyqtarja Flora Hajredinaj të shtyjë senacën e ditës së sotme.
-
Tuzi, Lukšić: Së shpejti statusi për
15 Dhjetor 2014, 16:43
komunën shqiptare, po dialogojmëDhënia e një statusi të veçantë për Tuzin, në Mal të Zi është drejt fundit. Numri dy i qeverisë së Malit të Zi, njëherësh dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe për Çështjet Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukšić ka thënë se bisedimet vazhdojnë dhe Tuzit do t’i jepet një status i veçantë.
-
Kukës, u kap me 600 kg kafe
15 Dhjetor 2014, 16:20
kontrabandë, pranga 45-vjeçaritNjë 45-vjeçar nga Kukësi është arrestuar në flagrancë ditën e sotme, pasi i janë gjetur në automjetin e tij 600 kg kafe kontrabandë. Fillimisht, Metallari ka kundërshtuar dhe nuk ju është bindur forcave të policisë të dislokuara në Tunelin e Kalimashit, por ndalimi i tij është bërë i mundur disa minuta më pas.
-
Dosja e Dajtit, Prokuroria kundër
15 Dhjetor 2014, 16:16
Apelit, rekurs në Gjykatën e LartëProkuroria e Krimeve të Rënda nuk është dorrëzuar para Dritan Dajtit. Kjo prokurori ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi prishjen e vendimit dhe rikthimin për rigjykim, me një tjetër trup gjykues, çështjen kundër shtetasit Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe një shtetasit tjetër.
VIDEO
Apeli kthen për rigjykim katër burgimet përjetë të Dritan Dajtit
Dajti në Apel kundër dënimeve të përjetshme për vrasjen e policëve -
Radhë për pagesat e debive të ujit
15 Dhjetor 2014, 16:10
Gjika: 1.4 mln lekë arkëtime në ditëVLORE/ Radhë të gjata krijohen për pagesat e debive të ujit të pijshëm në qytetin e Vlorës. Ky fakt konfirmohet nga drejtoresha e Ujësjellësit, e cila thekson se pas fjalës së kryeministrit për aksionin ndaj debitorëve të ujit, u shtua fluksi i qytetarëve që paguajnë faturat e pashlyera.
VIDEO