Kronikë
-
Intensifikohen hetimet për grabitjen e pikës së skrapit në Kamëz të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Në rrugën “Berluskoni” në Kamëz, një shtetas i armatosur me armë zjarri automatik i ka rrëmbyer pronarit të pikës së skrapit çantën me 650 mijë lekë të reja. Në kërkim autori grabitjes. 5 Maj 2014, 10:06
-
Durrësi nesër mungesë uji, do
5 Maj 2014, 10:03
rregullohen disa defekteUjësjellës Kanalizime Durrës njofton gjithë qytetarët e saj se nesër, datë 6 prill, do të ketë probleme me furnizimin me ujë nga ora 07.00 tw mëngjesit deri në orën 19.00 të darkës.
-
Tiranë, punime në nënstacione
5 Maj 2014, 09:41
mungesë energjie në disa zonaCEZ Shpërndarje njofton se abonentët në rrugën në rrugën “Grigor Heba” në kryeqytet nuk do të kenë energji elektrike nga ora 10:00 deri në orën 14:00, pasi kompania dot kryej punime në nënstacion.
-
Fushë-Krujë,shpërthim eksplozivi
5 Maj 2014, 09:18
në një banesë, s’ka të lënduaNjë tjetër shpërthim me eksploziv ka tronditur mbrëmjen e djeshme Fushë-Krujën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrameras, ku një sasi lënde plasëse është hedhur në oborrin e banesës së Artur Karaj, 40 vjeç. Fatmirësisht, s'ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Fushë-Kruja sërish 'pre' e tritolit Shpërthen furgoni i pasagjerëve
Fushë Krujë, hidhet në erë makina e policit të komisariatit
Fushë-Krujë shpërthen një automjet, s'ka të lënduar
Fushë Krujë, shpërthim tritoli në komisariat, dëme materiale -
Fier, zjarri shkrumbon një
5 Maj 2014, 08:44
shtëpi, plagoset një zjarrfikësNjë banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Fierit, ndërsa si shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë për të neutralizuar flakët e zjarrit në banesën e shtetasit Thoma Goga, por njëri prej tyre është aksidentuar, duke u plagosur rëndë. (Foto: Banesa e djegur në Fier) FOTO
-
Dita e Dëshmorëve, politika
5 Maj 2014, 11:02
e ndarë edhe për homazheSot shënohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ashtu si çdo vit tjetër u zhvillua ceremonia zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ku zyrtarë të politikës vendosën kurora me lule. Rama dhe Meta kryen nderimet në orën 10:00, ndërsa të djathtët, Basha dhe Berisha një orë më vonë. Personalitetet e politikës në rrethe po ashtu kanë kryer homazhet të ndarë, veç të majtët e veç të djathtët. FOTO
Nishani nderon kujtimin e “Dëshmorittë Atdheut”, Kapiten Feti Vogli -
Në Siri luftojnë 400 shqiptarë
5 Maj 2014, 07:08
kundër Al-Assadit, 28 të vrarëQë kur ka nisur konflikti në Siri mes regjimit diktatorial Bashar Al-Assadit dhe rebelëve, në frontet e luftës kanë vdekur më shumë se 150 mijë luftëtarë sirianë përfshirë këtu edhe vullnetarë nga Ballkani. Mes viktimave janë edhe 28 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Presheva.
-
Tiranë, të shtëna me armë zjarri
4 Maj 2014, 22:48
drejt lokalit, nuk ka të lënduaQëllohet nga një makinë në ecje e sipër në drejtim të një lokali në Qafë Kashar, në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa nga të shtënat nuk ka patur të lënduar. Si pasojë e plumbave është thyer një xham i lokalit.
-
Xhihadistët, hetim financimit për
4 Maj 2014, 22:40
xhaminë e Mëzezit dhe Unazës së RePas operacionit që çoi në pranga 9 të akuzuar si grupi që rekrutonte besimtarët myslimanë shqiptarë për të luftuar në luftën civile në Siri, Prokuroria e Krimeve të Rënda hap hetimin për gjetjen e burimit financiar për ndërtimin e xhamisë së Mëzezit dhe asaj të Unazës së Re në Tiranë.
-
Vodhën një makinë në Kavajë
4 Maj 2014, 22:19
një vit më parë, 4 në prangaKatër persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Kavajës, pasi akuzohen pë vjedhjen e një makine në prill të 2013.
-
Makina përplas biçikletën në rrugën
4 Maj 2014, 22:21
e Tufinës, humb jetën një personNjë person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Një makinë ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë në rrugën e Tufinës. (Foto nga vendi i ngjarjes)
-
Rinas, arrestohet një shtetas turk
4 Maj 2014, 16:16
do ikte në Angli me pasaportë falseNjë shtetas turk është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi i është gjetur pasaportë false. 30-vjeçari turk, Fatih Turker, udhëtonte me pasaporte bullgare të falsifikuar. 30-vjeçari tentoi të ikte në Angli nga aeroporti i Rinasit.
-
Largohet nga PD një koordinator
4 Maj 2014, 15:56
Motivi, parregullsitë në listaKoordinatori i PD-së në komunën Lapardha, në Berat Behar Kanaçi është larguar sot nga rradhët e Partisë Demokratike.Arsyet e largimit, ka treguar Kanaçi janë mungesa e transparencës në PD dhe përjashtimet e shumta dhe pa asnjë arsye që janë bërë në grupseksionet e kësaj partie në komuna.
-
Gjenden pas 24 orësh 2 fëmijët
4 Maj 2014, 19:42
natën e kaluan tek një shokJanë gjetur pas më shumë se 24 orë në zonën e "Ali Demit" dy vëllezërit e mitur të moshës 9 dhe 11 vjeç që rezultonin të zhdukur prej mbrëmjes së ditës së djeshme në Shkozë të Tiranës. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe natën e kanë kaluar në banesën e një shoku të tyre. (Në foto: Dy gjysherit e fëmijëve të zhdukur)
-
Fier, fluks pacientësh në spital
4 Maj 2014, 14:52
në periferi nuk ka mjek familjeBluzat e bardha në spitalin rajonal të Fierit prej kohësh po përballen më nje fluks të madh pacientësh. Shkak për këtë situatë është bërë mosfunksionimi ne mënyrë të rregullt i Qëndrave Shëndetësore në zonat periferike dhe mungesa e prezencës së mjekut të familjes.
-
Tiranë, zbulohet një bazë e pijeve
4 Maj 2014, 14:47
të falsifikuara, në pranga autoriPolicia e Tiranës në bashkëpunim me seksionin kundër krimit ekonomik ka zbuluar ditën e sotme një bazë të prodhimit të pijeve të falsifikuara, si dhe ka vënë në pranga autorin.
-
Nesër afati i fundit i toponimeve
4 Maj 2014, 14:30
radhë kilometrike në KapshticëRadhë të gjata janë shënuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës. Qindra automjete prej orëve të para të mëngjesit vijojnë të qëndrojnë prej mëse katër orë në radhë dhe kjo për shkak të punës së ngadaltë nga pala shqiptare.
-
Fushë-Krujë, 2000 banorë të
4 Maj 2014, 14:23
fshatit Bilaj pa ujë për rreth 20 viteFshati Bilaj në Fushë-Krujë me rreth 2000 banorë ka 20 vjet që ndjen mungesën totale të ujit të pijshëm.
VIDEO -
Shefi i arrestuar i Antidrogës
4 Maj 2014, 14:08
dyshohet për trafik klandestinëshGjashtë personat e arrestuar dje, mes të cilëve edhe Drejtori i Antidrogës së qytetit të Fierit, Dritan Zagani, dyshohen edhe për trafik klandestinësh, krahas dyshimeve të hedhura për trafikun e drogës. Sipas policisë dyshohet se të arrestuarit kanë trafikuar njerëz nga Greqia në Shqipëri, me destinacion drejt Malit të Zi dhe Italisë.
-
Fushë-Krujë, nuk ka më vend
4 Maj 2014, 13:47
për varreza, banorët ankohenJo vetëm kryeqyteti vuan mungesën e varreve, një problem i tillë është edhe ne qytetin e Fushë-Krujës.