Kronikë
-
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në aksin rrugor Peze Helmas-Ndroq. 22 Tetor 2014, 10:51
-
Dëshmitari: Pashë Frrokun në
22 Tetor 2014, 12:09
makinën nga u qëllua Dritan LamajDëshmitari i mbrojtur në procesin ndaj Arben Frrokut i pandehur për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj ka vendosur të flasë. Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda thanë për A1 REPORT se në dëshminë e tij Arben Ndoka (me emrin e vënë nga drejtësia) pohoi sërish se mbrëmjen e 23 Shkurtit të vitit 2013 pak çaste pas atentatit ndaj Lamajt ai ka mundur të fiksojë Arben Frrokun në automjetin BMW nga ku u qëllua kryepolici.
VIDEO
Shtyhet sërish seanca ndaj Arben Frrokut, mungonte avokati mbrojtës
Vrasja e Lamaj, Frroku për herë të parë përballë dëshmitarit kyç
Letër e hapur, Frroku: Gjyqi ndaj meje është prapavijë politike
Zbulimi i dëshmitarit, SHKB po heton ish-punonjës policie -
Gjirokastër, kapen 76 klandestinë
22 Tetor 2014, 09:16
sirianë mes tyre 9 femra e 7 fëmijëMbrëmjen e djeshme u ndaluan 76 klandestinë sirianë nga policia kufitare e Gjirokastrës. Mes të ndaluarve ishin 9 gra dhe 7 fëmije të cilët menjëherë pas ndalimit u paraqitën në spitalin e Gjirokastrës pas problemeve gastrointestinale, që vinin si pasojë e kequshqyerjes dhe lodhjes.
VIDEO -
Gjyqtari, biletë për të parë
22 Tetor 2014, 09:12
ndeshjen e Bajernit në GjermaniProblemi i korrupsionit mbetet një nga më të mprehtit në vend. Vetë deputetët e Kuvendit apo edhe vetë kasta e lartë e gjyqtarëve ka theksuar gjithmonë se korrupsioni duhet luftuar por metoda e shpërndarjes së qarkullimit të parave të pista duket se është ndërlikuar.
-
Kaluan mallra kontrabandë, në
22 Tetor 2014, 08:57
pranga inspektori dhe një tregtaDOGANA E KAPSHTICES/ Tregtari nga Elbasani i dha para inspektorit të antikontrabandës për të kaluar mallra kontrabandë, por u zbuluan nga policia. Ngjarja ka ndodhur në doganën e Kapshticës, por pas hetimit policia e Elbasanit ka vënë në pranga inspektorin Bashkim Prençi dhe tregtarin Pëllumb Murati.
FOTO -
Malësi e Madhe, tentuan t'i grabisin
22 Tetor 2014, 08:46
banesën,vrasin me armë 63-vjeçarinKanë tentuar të grabisin shtëpinë e Pashk Mujajt në Malësi të Madhe, po kanë ndeshur në kundërshtinë e të moshuarit, e për pasojë e kanë qëlluar 4 herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Policia po heton për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
FOTO
VIDEO -
Rizgjohen islamikët, akuza i
22 Tetor 2014, 07:04
sekuestron dy xhamitë në TiranëInformacionet operative të SHISH drejtuar prokurorisë për një rizgjim të aktivitetit të muxhahedinëve shqiptarë në dy xhamitë e kryeqytetit, kanë detyruar prokurorinë për nxjerrjen e një urdhëri-ekzekutimi, me qëllim sekuestrimin e dy xhamive dhe kalimin e tyre për përdorim fetar Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Xhihadistët e "Unazës së Re", Prokuroria kërkon ndihmën e KMSH -
Pajisja përgjuese, javën që
22 Tetor 2014, 07:00
vjen përgjigjja e ekspertizësNjësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës pritet që javën e ardhme të njihen me përgjigjen e ekspertëve të ministrisë së Brendshme.
-
Pakti me Greqinë, pyetet në
22 Tetor 2014, 07:33
prokurori negociatori GërveniIsh-kundëradmirali i Flotës Detare Kristaq Gërveni është paraqitur në prokurorinë e Tiranës, ku është marrë në pyetje nga një prokuror i sektorit ushtarak.
VIDEO -
Lushnje, makina përplas motorin
22 Tetor 2014, 07:27
vdes 24-vjeçari, largohet drejtuesiViktima është 24-vjeçari Elinor Arapi. Ky i fundit udhëtonte me motor dhe është përplasur nga një makinë, që pas aksidentit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. (Foto ilustruese)
-
Sërish atentat biznesmenit të
22 Tetor 2014, 07:20
ndërtimit, u shpëton plumbaveVLORE/ Biznesmeni i ndërtimeve Arben Veliko është bërë sërish objekt atentati mbrëmjen e djeshme, ndërsa i plagosur mbeti nga atentati i parë që iu bë më 1 shtator të këtij viti. Rreth orës 23:00 të së martës, pranë Bashkisë së Vlorës janë dëgjuar të shtëna armësh. Bisnesmeni i ndërtimit 45-vjeçar, teksa po kthehej në shtëpi i vetëm duke udhëtuar me automjetin e tij, u qëllua në ecje nga një tjetër automjet. Nga goditja me armë u prek vetëm automjeti i tij, plumbat fatmirësisht nuk e preken.
VIDEO
FOTO
Dëshmon ndërtuesi i plagosur: Nuk i njoh ata që më qëlluan
Vlorë,atentati ndaj ndërtuesit Veliko shkon në 10 numri i të shoqëruarve
Vlorë, plagoset në atentat ndërtuesi i dyshuar për trafik droge -
Korçë, bie makina në humnerë
21 Tetor 2014, 20:29
humb jetën kreu i Komunës LenieKreu i Komunës Lenie në Gramsh, Astrit Bici, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në aksin Moglicë-Lozhan, ku mjeti me të cilin udhëtonte Bici, është rrëzuar 50 metra në humnerë, e më pas ka rënë në lumë. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona.
-
Vendosen radarë në autostradën
21 Tetor 2014, 20:02
Lushnjë-Fier, shmang aksidentetDrejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve ka nisur vendosjen e sinjalistikave në të gjithë gjatësinë e autostradës Lushnjë-Fier. Në këtë kryqëzim është vendosur edhe një matës automatik shpejtësie, i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me sistemin e policisë.
-
Ministria e Bujqësisë: Niveli 9%
21 Tetor 2014, 18:52
i proteinës, sipas standardeve të BEPas deklaratës së Unioni i Prodhuesve të Miellit të Shqipërisë, për të mbyllur aktivitetin e tyre, ka reaguar Ministria e Bujqësisë. Sipas këtij institucioni kufiri i poshtëm prej 9 % i proteinës në miell është plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, ndërsa për prodhime të ndryshme parashikohet një përqindje e diferencuar.
-
Xhihadistët e "Unazës së Re"
21 Tetor 2014, 17:43
Prokuroria kërkon ndihmën e KMSH8 muaj pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arrestuar 13 persona mes tyre dhe imamin e vetëshpallur Genci Balla i cili predikonte islamin radikal pranë Xhamisë së Unazës së Re, me anë të një shkrese prokuroria kërkon ndihmën e Komunitetit Mysliman për mbajtjen nën kontroll të situatës. Ky fakt konfirmohet për A1Report nga një burim pranë organit të akuzës, i cili tha se nga vëzhgimet e bëra në terren ka rezultuar se prej muajit shtator aty kryenin rite fetare dhe një pjesë besimtarësh të kthyer nga Siria.
VIDEO -
Industria e miellit:S’prodhojmë më
21 Tetor 2014, 17:41
na dëmton vendimi i M.BujqësisëIndustria e përpunimit të miellit në vendin tonë nga nesër mbyll aktivitetin, pas vendimit të Ministrisë së Bujqësisë për uljen e proteinës nga 12.5 % në 9%. Unioni i Prodhuesve të Miellit të Shqipërisë, në sqarim të marrjes së këtij vendimi, thekson se ky vendim favorizon produktin jashtë standardeve që vjen nga Kosova dhe Mali i Zi.
VIDEO -
VIDEOLAJM/ Tentoi të korruptojë
21 Tetor 2014, 17:19
policët rrugorë, arrestohet 43-vjeçariShërbimet e Task Forcës ishin duke kryer kontrolle në zonën e Unazës së Madhe në kryeqytet, kur kanë konstatuar se mjeti me targa TR 16 28 U, tip “Renault”, i drejtuar nga Maksim Gega shkeli semaforin e kuq.
VIDEO -
Gjykata Kushtetuese, brenda
21 Tetor 2014, 16:17
7 ditësh merret vendimi për IMEIGjykata Kushtetuese, në një seancë me dyert të mbyllura mesditën e sotme, ka vazhduar me shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga opozita lidhur me regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celularë.
Basha: Shfuqizohet vendimi për Kodin IMEI, ishte abuziv
Zbatohet vendimi i Kushtetueses, shfuqizohet rregjistrimi i kodit IMEI
Kushtetuesja: Pezullohet vendimi për IMEI, është i papajtueshëm -
Apeli ndryshon masën e sigurisë
21 Tetor 2014, 16:08
ndaj ish-Shefit të Tatimeve KorçëGjykata e Apelit e ka ndryshuar masën e sigurisë për Shefin e Sektorit të Kontrollit Tatimor, Gentian Rrushi. Ky i fundit është arrestuar më parë për shperdorim detyre dhe korupsion pasiv.
-
Kodi i ri Rrugor,Komisioni i Sigurisë
21 Tetor 2014, 15:51
kundër:Duan të mbushin arkën boshAshtu siç edhe pritej edhe në Komisionin e Sigurisë Kodi Rrugor ka marrë kundërshtitë e deputetëve te majtë. Por ndonëse kanë dalë kundër 10-fishimit të gjobave për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, vendimi politik ka prevaluar mbi vullnetin personal të ligjvënësve, duke e votuar me hezitim në parim projektligjin e ardhur nga Ministria e Transporteve dhe Ministria e Brendshme.
FOTO