Kronikë
-
Një 22-vjeçar nga Shkozeti i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme. Xhuljan Dyrmishi ishte dënuar me 4 vite burg nga gjykata e Durrësit për vjedhje automjetesh në bashkëpunim. 17 Maj 2014, 22:56
-
Ksamil, po çonte me not 5 kg drogë
17 Maj 2014, 21:29
drejt Greqisë, pranga 24-vjeçaritNjë 24-vjecar është arrestuar nga polica e Sarandës teksa po transportonte 5kg kanabis sativa në kanalin e Korfuzit drejt Greqisë. Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme patrulla e policisë kufitare ka arrestuar Dhimitër Cikon, i cili i veshur me një kostum noti, mbante mbi shpinë një çantë të izoluar, me 5 kg kanabis sativa të ndarë në qese.
-
Policia e Shtetit: Transferimi i
17 Maj 2014, 20:41
Selfollarit, një proces normalPolicia e Shtetit sqaron transferimin e Sokol Selfollarit, dhe emërimin e tij pranë Drejtorisë së Studimeve Strategjike. Sokol Selfollari ishte ish-Shef i Sektorit për Narkotikë, ndërsa sipas Policisë së Shtetit “Transferimi i tij bëhet për të përmirësuar punën”.
-
Avioni, MB përgënjeshtron Berishën:
17 Maj 2014, 20:28
S'ka oficer me iniciale O.N. në FieMinistria e Brendshme ka reaguar pasi ish-kryeministri Berisha shkroi në “Facebook” se “një oficer me inicialet O.N nga Fieri, ka dëshmuar se ka parë 3 herë avionë që janë ulur në fshatin Bedat”. Në reagimin e Ministrisë së Brendshme theksohet se “nuk ka asnjë oficer policie dhe asnjë punonjës policie me iniciale O.N. pranë Drejtorisë së Qarkut Fier”.
-
Reformat në drejtësi, ministri
17 Maj 2014, 20:16
Naço vizitë në Francë e HolandëReformat në sistemin e drejtësisë do të jenë tema në fokus të takimeve që ministri i Drejtësisë, Nasip Naço do të zhvillojë në Francë e Holandë. Ministri Naço do të niset nesër për një vizitë zyrtare në Francë dhe Holandë, ku do të zhvillojë disa takime të nivelit të lartë me përfaqësues të qeverive të të dyja shteteve por edhe me aktorë të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.
-
Fotolajm/Ilir Meta e bashkëshortja
17 Maj 2014, 18:13
Monika shijojnë qershitë e SkraparitSezoni i qershive ka tërhequr drejt vendlindjes edhe kreun e Kuvendit, e njëherësh kreun e LSI, Ilir Meta, dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
-
Tiranë, mashtronte se shëronte
17 Maj 2014, 21:13
kancerin, arrestohet 55-vjeçariPolicia e Tiranës ka arrestuar një mjek popullor të vetëshpallur, i cili pretendonte se kishte zbuluar ilaçin e shërimit të kancerit. Sipas policisë Avniavdyl Lipe, 55 vjeç, mashtronte qytetarët duke u shitur për 100 mijë lekë të reja ilaçin dhe vizitat e tij. Kreu i Shoqatës së Mjekësisë Popullore dhe ai i Mjekësisë Alternative thonë për “A1 Report” se Lipe nuk ishte i regjistruar. (Në foto/I vetëdeklaruari mjek popullor Avniavdyl Lipe, i arrestuar për mashtrim)
-
Ballsh, plagoset me armë zjarri një
17 Maj 2014, 16:52
19-vjeçar, Policia: Ishte vetëplagosjeNjë 19-vjeçar nga Ballshi ka mbetur i plagosur ditën e sotme, ndërsa ishte duke luajtur në një bilardo. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizar, ndërsa sipas policisë, dyshohet se Golik Mema është vetëplagosur, pasi ka pasur një pistoletë me vete ndërsa ndodhej në bilardo.
-
Mat, kamioni i ngarkuar me krom
17 Maj 2014, 16:42
del nga rruga, plagoset shoferiNjë kamion i ngarkuar me krom ka dalë nga rruga në zonën e Matit, duke u rrëzuar anës rrugës, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit me targa AA 927 IY. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur ‘Qafë Dushk”, rreth 8 kilometër larg “Qafës së Buallit”.
-
Nis procedura për shkarkimin e
17 Maj 2014, 16:11
Çekrezit, s'pezulloi Gjin GjoninGjyqtarja Miranda Çekrezi, e cila ka shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni ka qenë në konflikt të hapur interesi dhe për këtë arsye, ajo duhet të hiqte dorë nga kjo çështje. Ministria e Drejtësisë kërkon nisjen e procedurave për shkarkimin e Cekrezit. (Foto/Gjyqtarja Miranda Çekrezi)
VIDEO
Fshehu pasuritë, Gjykata Elbasan "rrëzon" pezullimin e Gjin Gjonit
Tjetër padi për Gjonin, falsifikoi dokumentet e 6 kompanive
Fshehu pasurinë, Nasip Naço nis procedurat për shkarkimin e Gjonit
Gjoni, tjetër dhuratë gruas, i fal dhe 50% të aksioneve të Albcos
Ja kontrata noteriale që vë nën akuzë gjyqtarin miliarder Gjoni
Fshehja e pasurisë, Gjoni: Me sulmet ndaj meje po goditet KLD
Vila 700 mijë euroshe e Gjin Gjonit, pamjet në A1 Report
Gjoni në 'A1Report': Pasuritë e mia janë të gruas fiton 6-7 mijë euro në muaj
Fshehu rreth 2 mln euro pasuri, paditet gjyqtari Gjin Gjoni -
Vendimi i padrejtësisë që solli
17 Maj 2014, 15:00
vrasjen e biznesmenit në FieEkzekutimi dje në Fier/ Shqiptarja.com zbardh përgjimet që tregojnë panikun e familjes Imeri menjëherë pas vrasjes. Gjykata nuk i mori parasysh. Gjykata i nxorri të pafajshëm dy vëllezërit Imeri për vrasjen e Koli Veshit, babai i tyre u vra dje. Dyshimet flasin se vrasja e Ilir (Agron) Imeraj, vjen si një vetëgjyqësi e bërë nga njerëzit e afërt të viktimës Koli Veshi, të ekzekutuar në hyrje të pallatit të tij në vitin 2011.
-
13 plumba për hakmarrje
17 Maj 2014, 00:56
mbi biznesmenin e pllakaveNjë breshëri prej 13 plumbash i ka marrë jetën mëngjesin e djeshëm biznesmenit fierak, Agron (Ilir) Imeraj, 51 vjeç. Ngjarja duket se ka lidhje me një vrasje të ndodhur në vitin 2010, kur djemtë e Imerajt, Jualiani dhe Elio, kishin qëlluar për të vrarë Eni Veshin, por i kanë vrarë të atin, Koli Veshin.
-
Maqedoni, Rama, Thaçi e Ahmeti
17 Maj 2014, 14:40
në fondacionin kundër kanceritEdi Rama, Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti janë bashkuar sot me njeri tjetrin në Dibrën e madhe në 3-vjetorin e Fondacionit "Florina Rusi –Marke", që mbështet luftën kundër kancerit.
-
Gjebrea: Droga në Gjermani s'vinte
17 Maj 2014, 14:47
nga Shqipëria, lajm mediash lokaleMinistria e Brendshme deklaron se droga e sekuestruar në Gjermani brenda gurëve të granitit nuk ishte nisur nga Shqipëria; ngjarja i përket tetorit të kaluar dhe është publikuar nga një media lokale gjermane.
-
Ndryshon shefi i Antidrogës
17 Maj 2014, 11:37
Selfollari: E kërkova vetë lëvizjenNdryshon shefi i Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Vetë Sokol Selfollari ka deklaruar në një lidhje telefonike për A1 REPORT! se vetë ai kishte bërë kërkese dy muaj më parë për të kaluar në një detyrë tjetër. Policia e Shtetit ka pohuar se Selfollari është transferuar në Drejtorinë e Projekteve Strategjike. VIDEO
-
Tare e Kodheli, fushim në bregdet
17 Maj 2014, 13:00
deri sa ta pastrojnë nga inertetAgjensia e Bregdetit dhe ushtria do të fushojnë në bregdetin e Velipojës dhe Shëngjinit deri sa t'i pastrojnë ato nga mbetjet dhe inertet. Kryeministri Rama: "Hera e parë, plazh pa plehra. Forcë speciale në çdo plazh." FOTO
-
Tiranë, makina përfshihet nga
17 Maj 2014, 11:19
flakët para Spitalit të TraumësNjë automjet është përfshirë nga flakët në zonën e Laprakës në kryeqytet, pranë Spitalit të Traumës, ndërsa fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar. Ngjarja është aksidentale si pasojë e një qarku të shkurtër në rrjetin elektrik në kroskotin e automjetit. (Foto e makinës e cila u përfshi nga flakët)
-
Tiranë, pedalim kundër Homofobisë
17 Maj 2014, 15:28
Në shesh më pak se 30 personaHomoseksualët shqiptarë zhvilluan për të tretin vit radhazi më 17 maj, parakalimin e tyre me biçikleta kundër homofobisë, ndërsa u vu re një pjesëmarrje mjaft e ulët. Në sheshin "Nënë Tereza" kanë pedaluar rreth 30 persona, mes tyre përfaqësues të organizatës LGBT dhe të huaj.
FOTO -
Kashar - Rinas, plagosen dy vetë
17 Maj 2014, 10:20
nga përmbysja e makinës në rrugëNjë aksident me dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kthesën e rrugës Kashar - Rinas. Një makinë “Alfa Romeo” me targa AA 765 JB (në foto) ka dalë nga rruga dhe ka rënë në pjerrësitë me bar anash.
FOTO -
Gjuetia, Koka: Do hartojmë planin
17 Maj 2014, 09:33
kombëtar kundër paligjshmërisëMinistria e Mjedisit shumë shpejt pritet të hartojë një plan kombëtar për gjuetinë. Në një takim me grupet e interesit për monitorimin e gjuetisë së paligjshme, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka deklaroi se po bëhen kontrolle të vazhdueshme për ndalimin e këtij fenomeni. Sipas ministrit Koka, po punohet për inventarizim të faunës së egër. “Ne duam të