Kronikë
-
Aksioni i ministrisë së Shëndetësisë për dezinfektimin e vijës bregdetare ka nisur nga Parku Kombëtar i Butrintit në Sarandë, teksa zona e mbrojtur e lagunës së këtij parku i është nënshtruar këtij procesi. 18 Maj 2014, 18:39
-
Fondi për nxitjen e punësimit,
18 Maj 2014, 16:30
ndarja nuk do të jetë selektiveInteresi i bizneseve në Gjirokastër për të përfituar nga fondet për nxitjen e punësimit është tepër i lartë. Ky fakt është konfirmuar nga Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli, gjatë një takimi që zhvilloi me grupet e interesit në qytetin e gurtë. Kojdheli theksoi se ndarja e fondeve nuk do të jetë selektive.
-
Sarandë, elektrifikohet
18 Maj 2014, 16:52
“Manastiri i 40 shenjtorëve”Këtë sezon turistik “Manastiri i 40 shenjtorëve” në qytetin e Sarandës, pritet të jetë ndër pikat më të vizituara. Për ta bërë më të aksesueshëm për vizitorët këtë objekt drejtoria e monumenteve të kulturës hartoi një plan për vendosjen e rrjetit të furnizimit me energji elektrike të këtij manastiri, projekt i cili u finalizua me sukses.
-
Trafiku i drogës, Krimet e Rënda
18 Maj 2014, 15:57
66 dënime në 5 muaj, dy femraNë më pak se 5 muaj Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet ka dhënë 66 dënime për trafikimin e lëndës narkotike kryesisht të hashashit, ndërsa mes dënimeve nuk mungojnë as femrat e arrestuara si të përfshira në trafik. Ndër dënimet e dhëna 6 prej tyre i korrespondojnë shtetasve të huaj të arrestuar në Shqipëri, por ajo çka del në pah është se pjesa më e madhe e të dënuarve përfitojnë ulje të periudhës që qëndrojnë në burg pasi pranojnë gjykimin e shkurtuar.
-
Hetimi për koncesionet, pritet
18 Maj 2014, 15:42
pyetja e Domit dhe Andi CermësPritet që pas verifikimit të dokumentacionit në prokurorinë e Tiranës, do thirren për të dëshmuar dy personat e kallëzuar Dardan Domi dhe Andi Cerma.
-
Tahiri e Cani inspektojnë Portin e
18 Maj 2014, 15:34
Durrësit për parametrat e sigurisëStacioni i policisë kufitare në portin e Durrësit u inspektua gjatë ditës sotme nga Ministri i Brendshëm dhe ai i Financave. Qëllimi i këtij inspektimi ishte njohja nga afër me parametrat e sigurisë në terminalin e portit të Durrësit, i cili është ndër më të rëndësishmit në vend dhe gjatë kësaj periudhe përballet me një fluks pasagjerësh dhe mallrash. VIDEO
-
Koncesionet, 14 leje në ikje të
18 Maj 2014, 15:08
Sali Berishës, bllokohen letratNjësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës ka sekuestruar gjatë kësaj jave të gjithë praktikën e ndjekur nga ministria e Energjitikës, lidhur me dhënien e 14 lejeve koncesionare, për ndërtimin e hidrocentraleve.
-
Haxhinasto inspekton aksin rrugor
18 Maj 2014, 14:53
Lin-Pogradec:Duhet standard i lartëMinistri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka inspektuar paraditen e sotme punimet për asfaltimin e aksit rrugor Lin-Pogradec, i cili prej kohësh është shndërruar në një makth të vërtetë për udhëtarët. Në fjalën e tij Haxhinasto u shpreh se ky segment rrugor do të jetë me standarte të larta duke ju përshtatur më së miri kërkesave të turizmit.
VIDEO -
Luftë me drogën, Didi urdhëron:
18 Maj 2014, 14:01
Identifikoni parcelat dhe kultivuesitDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, me një urdhër të brendshëm drejtuar 12 drejtorive të policisë në qarqe, kërkon intensifikim të luftës ndaj narko-trafikut., kontroll të plotë të territorit dhe ndarjen e përgjegjësive të strukturave policore.
-
Nis dezinsektimi i mushkonjave
18 Maj 2014, 13:51
Rama e Beqaj: Proces pas 23 viteshQeveria vijon procesin e dezinsektimit në bregdet, bëhet fjalë kësaj here për parkun e Butrintit. Kjo është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, të cilët theksojnë se një aksion i tillë po ribëhet pas 23 vjetësh. Aksioni do të zhvillohet nga toka, dhe jo nga ajri siç u premtua, pasi sipas Ministrisë së Brendshme, avionët duhet t’i nënshtrohen auditit teknik.
-
Kukës, kapen 840 kg kafe
18 Maj 2014, 13:11
kontrabandë, vinte nga KosovaPolicia e Kukësit ka sekuestruar ditën e sotme 840 kilogram kafe kontrabandë në afërsi të tunelit të Kalimashit ndërsa ka vënë në pranga 25 vjeçarin i cili po e transportonte. (Në foto: Kafeja kontrabandë brenda automjetit e sekuestruar nga policia)
FOTO -
Arrestohet kapiteni i anijes me
18 Maj 2014, 12:09
47 ton cigare kontrabandëPranga kapitenit ukrainas Volodomir Demakov të anijes ‘Era-1’, anije në të cilën një ditë më parë në portin e Durrësit u sekuestruan 47 ton cigare kontrabandë. Arrestimi ka ndodhur pasi hetuesit doganorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dolën në përfundimin se anija është përfshirë në transportimin e cigareve si një mall kontrabandë.
PD: Cigare vazhdojmë të pimë, po pse zhdoganohen 220 ton më pak? -
Gjermania: Droga u kap në 2013
18 Maj 2014, 10:52
policia shqiptare bashkëpunonAmbasada gjermane në Tiranë ka konfirmuar sot Ministrinë e Brendshme shqiptare se zbulimi i një kamioni me drogë në Nurnberg të Gjermanisë ka ndodhur më 30 tetor të vitit të shkuar dhe kriminelët me origjinë nga Shqipëria kishin mëse dy vjet që ishin në fokus të hetimit nga organet kompetente të të dyjave vendeve.
Gjebrea: Droga e tetorit nuk vinte nga Shqipëria
Gjermani, kapet banda shqiptare e drogës
Berisha:Europa kronika për Shqipërinë vetëm për drogë -
Korçë, sekuestrohen 53 kg drogë
18 Maj 2014, 10:47
policia shpall në kërkim autorëtPolicia e Korçës ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 53 kg kanabis sativa në dalje të qytetit të Korçës, ndërsa ka shpallur në kërkim autorët.
-
Tiranë, zjarr në kabinën elektrike
18 Maj 2014, 10:05
të një pallati, nuk ka të lënduaPër afro 15 minuta, banorët e një pallati 11-katësh në Tiranën e Re janë rrezikuar nga asfiksia për shkak të tymit të krijuar nga e kabllove elektrike në kabinën e pallatit.
FOTO -
Krujë, furrat e gëlqeres rifillojnë
18 Maj 2014, 09:24
punë, tymi ngrihet drejt TiranësFurrat e gëlqeres në rrethin e Krujës ka kohë që kanë rifilluar punë dhe numri i tyre po rritet çdo ditë e më shumë. Pas aksionit të bujshëm të Ministrisë së Mjedisit para disa muajve, mbyllja e tyre zgjati vetëm një muaj. Ato rifilluan punë nga pak e nga pak dhe ndotja e atmosferës është njëlloj si dikur.
-
Elbasan, kapen armë dhe municione
18 Maj 2014, 08:19
policia i vë prangat 5 trafikantëvePolicia e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Devolli”, ka sekuestruar sot armë dhe municione si dhe ka arrestuar në flagrancë, 5 personave, të dyshuar si trafikues të tyre. U sekuestruan: 17 kapsolla detonatorë, 22 kallëpe eksplozivi, 36 granata, 1 pushkë dhe 1100 fishekë.
FOTO -
Omonia braktis festimet e
18 Maj 2014, 07:21
ekstremistëve për "Vorio Epirin"Ultra-nacionalistët grekë vazhdojnë të ëndërrojnë për "Vorio Epirin". Më 10 maj, drejtues të organizatave ekstremiste të Greqisë vërshuan në Derviçan për të festuar 100 vjetorin e ditës së shpalljes së Autonomisë së "Vorio Epirit" nga Shqipëria.
-
Korrupsioni, 36 policë u hetuan
18 Maj 2014, 07:48
gjatë prillit, disa u arrestuanKorrupsioni duket se është ende problemi kryesor në Policinë e Shtetit dhe për këtë qëllim, gjatë muajit prill 2014, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka marrë 22 denoncime nga 36 të tilla për uniformat blu, të cilat i ka çuar në prokurori.
-
Tiranë, tentoi të vjedhë me dhunë
17 Maj 2014, 23:01
argjendarinë, arrestohet 38-vjeçariNjë 38-vjeçar ka tentuar të vjedhë me dhunë një argjendari në rrugën e "Kavajës" në Tiranë, por është ndaluar nga policia.