Kronikë

  • Shqipëria renditet në vendin 106 në ranga botëror dhe në vend të fundit në rang ballkanik, për sa i përket shpejtësisë mesatare të shkarkimit nga interneti. Këto të dhëna behën të ditura nga “NetIndex”, pjesë e kompanisë “OOKLA”, e cila specializohet në matjen e parametrave të shpejtësisë së internetit në shkallë botërore.
  • Gjirokastër, gjendet i vrarë "bosi"
    i drogës, shkak prishja e pazareve

    Në zonën e Kërcullës në Gjirokastër është gjendur trupi i pajetë i 25 vjeçarit Shpendi Basha, i njohur si njëri ndër “bosët” e drogës në Lazarat. Basha është gjetur i vrarë në anë të rrugës në vendin e njohur si kthesa e Kërcullës nga një bari i zonës rreth orës 17:00. Shkak dyshohet prishja e pazareve të drogës.VIDEO

  • Arrestohet “Ben Qimja”, kërkohej
    nga Italia për trafik droge

    Arrestohet për llogari të drejtësisë italiane Arben Isufaj, pas një mandat arresti të lëshuar nga Italia. Arben Isufaj nga Fieri, 45 vjeç, i njohur me pseudonimin “Ben Qimja” akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe për pjesëmarrje në organizata kriminale. “A1 Report” ekskluzivisht ka siguruar pamjet e mbërritjes së tij në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës rreth orës 19:30 minuta. (Foto/Arben Isufaj, i njohur me pseudonimin "Ben Qimja")

  • Tiranë, arrestohet 44-vjeçari Agron
    Lika, kërkohej nga drejtësia italiane

    Një shtetas shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane është arrestuar ditën e sotme. 44-vjeçari, Agron Shefqet Lika, i dënuar me 11 vite burg në Italia për pjesëmarrje në organizata kriminale, është arrestuar nga policia e Tiranës.

  • Aksidentet rrugore në Korçë, Pere:
    Janë evidentuar “pikat” e zeza

    Aksidentet rrugore janë kthyer në një fenomen shqetësues në qarkun e Korçës. Ndërkaq, situata është më problematike në zonat e thella malore. (Foto/Drejtori i përgjithshëm i Rrugëve Korçë, Gentian Pere)

  • Vlorë, rruga drejt spitalit e
    shkatërruar,banorët të indinjua

    Rruga që të çon drejt spitalit rajonal të Vlorës prej vitesh nuk njeh gjuhën e investimeve.

  • Sulmoi me vezë Petrit Vasilin
    Mustafa Gjyzeli, mbështetës i PD

    Mustafa Gjyzeli që u bë i njohur për goditjen me vezë nga kreut të grupit të LSI-së Petrit Vasili, është një mbështetës i Partisë Demokratike. Gjyzeli është fotografuar në Teatrin e Komedisë nga “A1 Report”, sapo doli nga homazhet në nderim të Ferdinand Ponit.

  • Lezhë, takim ndërballkanik për 
    situatën ekonomike të romëve

    Përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian nga Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi kanë zhvilluar një takim në Lezhë, për t’u njohur me kushtet dhe situatën social-ekonomike të këtyre komuniteteve në vendin tonë.

  • Elbasan, tregtarët romë shesin
    mbi shinat e hekurudhës

    Të detyruar nga mungesa e një tregu funksional, dhjetëra tregtarë, kryesisht rom e kanë ngritur aktivitetin e tyre ambulant mbi shinat e hekurudhës në vendin e quajtur, “Kryqëzimi i Cërrikut” në Elbasan. 

  • Vlorë, sekuestrohen 170 kg drogë
    Lazarati në një fugon të braktisu

    Pas një ton drogë që u sekuestrua në Durrës në një furgon, në qytetin ë Vlorës është sekuestruar një sasi tjetër prej 170 kg lëndë narkotikë në një fugon të braktisur. Edhe kjo sasi dyshohet së kishte origjinë nga Lazarati i Gjirokastër dhe do të transportohej drejt shtetit italian.

  • Elbasan, makina plagos këmbësorin
    ikën nga vendngjarja

    Një aksident më pasojë një të plagosur rëndë është shënuar mesditën e sotme në unazën lindore të qytetit të Elbasanit.

  • Përgjimi, Visho Ajazi kontroll
    telefonave të ministrave

    Kuvendi kërkon të dhëna nga Kanadaja për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror. Agjenti: Telefonatat e Bushatit, Canit, Tahirit dhe Ahmetajt janë regjistruar. Telefonat e ministrave të kabinetit qeveritar të drejtuar nga Edi Rama, vijojnë të qëndrojnë nën survejimin e SHISH. (Në foto: Visho Ajazi dhe Sajmir Tahiri)

  • Komisioni i sigurisë informacion
    nga Kanadaja për Ajazin

    Deputetët e komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare do të kërkojnë informacione dhe në Kanada për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

  • Elbasan, makina përplas
    kalimtarin në unazë, largohet

    Një makinë ka aksidentuar një kalimatar në Elbasan mesditën e sotme në unazën Lindore. Informacione nga Elbasani bënë të ditur se makina me targa greke pas përlasjes është larguar menjëherë nga vend i ngjarjes . VIDEO

  • Zihen për volumin e muzikës 
    i riu vdes pas goditjeve me thikë

    Vritet me thikë në Tiranë, Elton Pojani. Krimi ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vaso Pasha”, në Tiranë. Ngjarja pas një zënke për volumin e muzikës Në pranga i dyshuari, Marjon Tufa. (Në foto: Elton Pojani i cili u vra sot dhe Rruga 'Vaso Pasha', ku ndodhi krimi)

  • Përcillet për në banesën e fundit
    ish zv/ministri i Brendshëm Poni

    Pasi u kryen homazhet në nder të ish-zv/ministrit të Brendshëm, në orën 14:40 trupi i pajetë i Ferdinand Ponit u përcoll në banesën e fundit. Homazhet në nder të Ferdinand Ponit, i cili ndërroi jetë dje në mesditë si pasojë e një ataku kardiak në një lokal në Prizren u kryen nga ora 12:30 deri në 14:30. FOTO

  • Durrës, sekuestrohet një ton
    drogë Lazarati  në një furgon
     

    Sekuestrohet një ton drogë në afërsi të Gjirit të Lalzit në Durrës sot paradite. Policia bëri të ditur se droga e llojit kanabis sativa është gjetur teksa transportohej me furgon. Sipas informacioneve nga Durrrësi, dyshohet se droga kishte origjinë nga Lazarati dhe transportohej drejt Italisë.(Në foto: Droga e sekuestruar sot në Durrës)

  • Veliaj me Bruçaj: Së shpejti do nisë
    ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë

    Një ditë pas zgjedhjes së kreut të ri të Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj është takuar me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj. Në një dalje për mediat, Veliaj foli edhe për ndërtimn e Xhamisë së Namazgjasë.
    Skënder Bruçaj zgjidhet Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman

  • Itali,nëna shqiptare vret 3 vajzat
    Dëshmia: Nuk ia dilja dot më

    Tragjedi në një familje shqiptare në Lecco të Italisë. Identifikohet nëna shqiptare, Edlira Dobrushi e cila ka pranuar se ka vrarë me thikë tre vajzat e saj: Simona, Kesi dhe Sidni Dobrushi. Shqiptarja mjekëve: "Jam e vetme nuk ia dilja dot më". Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 06:30 minuta të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se krimi horror ka ndodhur për shkaqe ekonomike. Flet ministri i Brendshëm, Alfano: Nuk do lëmë të lirë vrasësin, do e lëmë në burg për gjithë jetën. Flet për "A1 Report" nëna e Edlirës. Xhaxhai i tre vajzave: Jemi të tronditur. (Në foto: Vajzat të cilat ndërruan jetë dhe policia italiane në vendin ku ka ndodhur krimi) VIDEO

  • Fushë Krujë, konflikti i pronave
    dy shpërthime me eksploziv

    Dy shpërthime me eksploziv kanë ndodhur sot në Fushë Krujë. Është arrestuar Ilir Hykja, si autor i dy shpërthimeve të ndodhura në vende të ndryshme.40 vjeçari banues në Arameras të Fushë Krujës, ka qenë i dënuar më parë për ndërtim pa leje. Shpërthimi i parë në banesën e David Bardhit dhe i dyti në makinën në pronësi të Mereme Selas. (Në foto: Banesa e David Bardhit ku shpërtheu tritoli) VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv