Kronikë
-
Sipas njoftimit të policisë, duke filluar nga ora 16.00 e ditës së sotme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa", sheshin "Italia", si dhe përgjatë gjithë rrugës “Lekë Dukagjini”. 14 Gusht 2013, 10:45
-
Sezoni i vjeshtës në universitete,
14 Gusht 2013, 10:14
provimet nga data 3 - 29 shtatoFakultetet janë bërë gati për sezonin e vjeshtës. Kështu fakulteti Ekonomik, pranë Universitetit të Tiranës lajmëron studentët e sistemit me kohë të plotë (tre dhe katër vjeçar) se datat e provimeve të vjeshtës janë 03-13 Shtator 2013.
-
Degët me konkurs, pikët që iu duhen,
14 Gusht 2013, 10:09
regjistrimet deri më 25 gushtDegët e universiteteve publike të cilët do ti përzgjedhin fituesit me anë të konkursit, kanë nisur regjistrimet e kandidatëve. Kjo procedurë do të mbyllet pas datës 25 gusht, ndërsa në fillim të shtatorit do të zhvillohen testet speciale.
-
Shqipëria tranzit për emigrantët nga
14 Gusht 2013, 09:45
Afrika, ndalohen dhe 31 klandestinëVetëm sot në mëngjes, policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar 31 persona nga maroken e sirjan, 8 prej të cilëve femra. Ata kishin për qëllim udhëtimin drejt vendeve të BE-së. Policia po heton për rrjetin e trafikut.
-
Policia nuk hyn në Lazarat
14 Gusht 2013, 08:59
por ndalon furgonët me punëtorëPlot 49 punëtorë me mëditje janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës dhe dërguar në komisariat, pasi ata po përgatiteshin të shkonin në fshatit Lazarat, ku dhe punojnë në parcelat e hashashit. (Foto: Furgoni me punëtorë i ndaluar nga policia)
Policia italiane: Droga nga Lazarati 4.5 miliardë euro/vit
Lazarati i paprekshëm, breshëri drejt qytetit, plagoset 26-vjeçarja -
Tiranë, studentja truri i grabitjes
14 Gusht 2013, 08:50
së zviceranit, i morën 3 mijë €21-vjeçarja i kishte marrë 3 mijë euro zviceranit i cili kishte ardhur për të mësuar gjuhën shqipe. Në pranga dhe 4 shokët e saj laçianë.
-
Krujë, banorët vuajnë mungesën
13 Gusht 2013, 22:52
e ujit të pijshëm prej 3 javëshMungesa e ujit të pijshëm në qytetin e Fushë-Krujës është një problem mjaft shqetësues. Ka të paktn 3 javë që uji mungon në pjesën më të madhe të qytetit, madje dhe kur vjen, uji vjen vetëm pak minuta dhe në katin e parë, pasi nuk ka presion për t’u ngjitur në katet e tjera.
-
Kukës, vritet me thikë i riu
13 Gusht 2013, 22:17
20-vjeçar, në kërkim autoriVrasja mbrëmjen e sotme. 20-vjeçari nga fshati Oreshk i Kukësit u qëllua me thikë dhe humbi jetën si pasojë e hemoragjisë. Nisin kërkimet për autorin e vrasjes.
-
Vlorë, festohet “Nata e bardhë”
13 Gusht 2013, 21:24
mes muzikës "Rock" dhe panairitVlora ka gjalluar mbrëmjen e djeshme si rrallë herë. “Nata e bardhë”, e organizuar në kuadër edhe të ditës ndërkombëtare të rinisë ka gjalluar sheshin “Pavarësia” në Skelë, ku qindra qytetarë e vizitorë kanë shijuar muzikën deri në orët e para të mëngjesit.
-
Itali, arrestohet “hajduti akrobat”
13 Gusht 2013, 20:47
shqiptar, grabiste shtëpitëNdërsa prej kohësh luante me rrezikun duke u kacavjerrur nëpër ballkonet e ndërtesave për të hyrë në to e për t’i grabitur, shenjat e gishtërinjve të gjetura mbi një vazo kanë çuar në prangat e policisë italiane një 22-vjeçar shqiptar.
-
Elbasan, rritet numri i emigrantëve
13 Gusht 2013, 20:39
të rikthyer që kërkojnë punëGjatë vitit 2013 në sportelin e Migracionit në Elbasan janë paraqitur rreth 220 emigrantë të cilët kërkojnë informacion lidhur me kushtet e punësimin në vend. Krahasur me një vit më parë, ky numër është rritur me rreth 90 emigrantë më shumë, të cilët kanë shtuar rradhët e të papunëve në Elbasan.
-
SHQUP-i trajtohet në BBC: PD
13 Gusht 2013, 20:09
shpërblim i fundit,seli për veten“Shpërblimi i fundit për veten ishte një seli e re”. E nis shkrimin “BBC” duke komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri lidhur me një vendim ende të fshehtë të qeverisë në ikje. (Foto: Artikulli i BBC për Shqipërinë)
-
Romët, Ministria e Punës:
13 Gusht 2013, 19:30
Po përdoren politikishtÇështja e komunitet rom vijon të mbetet shqetësuese. Një ditë pasi familjet rome kanë vendosur çadrat e tyre para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar sërisht Ministria e Punës. Në një dalje për mediat, shefi i kabinetit në këtë dikaster, Klevis Bitro, tha se “komuniteti rom po përdoret për qëllime politike”.
-
Pogradec, protestojnë invalidët
13 Gusht 2013, 19:04
prej 2 muajsh nuk marrin pensionetMe qindra persona me aftësi të kufizuara para dhe tetraplegjikë në rrethin e Pogradecit, prej dy muajsh nuk marrin pensionet e invaliditetit, ndërsa prej vitit 2005 nuk u paguhen kompensimet e energjisë elektrike dhe impulset telefonike.
-
Korçë, filmi “Romeo dhe Zhulieta”
13 Gusht 2013, 18:55
kthen vëmendjen tek komuniteti rom“Romeo dhe Zhulieta”, ka qënë filmi i shfaqur në qytetin e Korçës nga regjisori shkodran Stefan Capaliu. Filmi dokumetar trajton mënyrën e jetesës së komunitetit rom dhe egjiptian në Shkodër, por tenton të përfshijë të gjithë romët dhe egjiptianët në Shqipëri.
-
Shtëpia e Ushtrisë, Sequi: BE
13 Gusht 2013, 17:33
po monitoron këtë çështjeAmbasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, i është përgjigjur interesit të mediave sa i takon debatit mbi Shtëpinë e Ushtrisë, e cila sipas një vendimi qeverie kalon në pronësi të Partisë Demokratike, duke cënuar kështu edhe një nga prioritetet e Brukselit për të drejtën e pronës. Sipas Sequit, kjo është një çështje që po monitorohet nga Bashkimi Europian.
Ish-ushtarakët protestë: SHQUP është e jona
Më 8 gusht Berisha firmosi që SHQUP të bëhet seli e PD-së -
Korçë, tentoi të vriste policin
13 Gusht 2013, 16:42
kufitar, arrestohet pas 6 muajshKryeplaku i fshatit Dërsnik në rrethin e Korcës, është arrestuar ditën e sotme. Iliaz Dine, ishte në kërkim që prej muajit shkurt të këtij viti për tentativë vrasje.
-
Thirrjet nacionaliste në Himarë, disa
13 Gusht 2013, 16:05
grekë e shqiptarë në ndjekje penalePas ngjarjes së ndodhur në qytetin e Himarës 2 ditë më parë, gjatë përkujtimores së shtetasit Aristotel Guma, disa persona janë nën hetim. Disa shtetas grekë dhe shqiptarë akuzohen për veprën penale “Thirrje për urrejtje nacionale”.
Agimi i Artë kërcënon në Himarë: Do të luftojmë për çlirimin e saj
Incidente në Himarë në 3-vjetorin e vdekjes së Gumës -
Shkollat private, ja 430 prej tyre
13 Gusht 2013, 15:13
të liçensuarat nga MASH/PDFMinistria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar listën e plotë të gjithë institucioneve arsimore parauniversitare të cilët janë të licencuar për të ushtruar aktivitetin në fushën e arsimit. (Foto ilustruese)
-
Kukës, sulmohet me gurë
13 Gusht 2013, 14:47
autobusi i kosovarëveRastet e sulmeve dhe palçktijeve të autobusëve nga Kosova të cilët po dërgojnë turistë në Shqipëri po vazhdojnë edhe më tej. Sot një autobus i kompanisë, “Ylberi Tours”, gjatë kthimit për në Kosovë është sulmuar nga disa huliganë të tjerë, informon gazeta kosovare Zëri.