Kronikë
-
Është çelur panairi tradicional “Dita e Verës 2013” në qytetin e Elbasanit. Këtë vit marrin pjesë rreth 50 firma të reja, pesë nga të cilat të huaja, kryesisht nga rajoni, që sipas kryebashkiakut Sejdini, tregojnë për një rritje të biznesit. 12 Mars 2013, 13:31
-
Var veten një 83-vjeçar nga
12 Mars 2013, 11:51
Romanati i DurrësitNjë vetëvarje e mundshme dyshohet se ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Romanat. Policia e Durrësit ka gjetur të varur një 83-vjeçar të quajtur Mexhit Troplini.
Paraprakisht dyshohet se i moshuari është varur vetë. -
Durrës, arrestohen dy të rinj, po
12 Mars 2013, 11:44
shkonin në Bari me 10 kg kanabisMbi 10 kg kanabis iu sekuestruan një autoveture, që kishte si destinacion Italinë. Për trafikimin e saj, mesnatën e sotme u arrestuan në flagrancë, Elton Goseni dhe Shkëlzen Hoxha, të dy banorë të Lushnjes.
-
Spitali rajonal i Kukësit në rrënim
12 Mars 2013, 11:26
kërkon 1.4 mln USD investimeSpitali rajonal i Kukësit është në gjendje skandaloze, ndaj drejtuesit i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të ndërhyjë në një situatë që ndikon direkt në punën e personelit dhe të pacientëve.
-
Korçë, banesat sociale nuk
12 Mars 2013, 10:12
shpërndahen, u ndërtuan në 2011Mijëra qytetarë me statusin e të pastrehit në qytetin e Korçës prej vitesh janë duke pritur rradhën në listë për të përfituar banesa sociale, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur. 96 hyrjet e përfunduara vjeshtën e vitit 2011 për këtë kategori, po mbahen “peng”.(Foto: Familjet e pastreha në Korçë)
-
Votues 16 vjeç, kush janë
12 Mars 2013, 09:57
votuesit e rinj të BerishësNjë ditë pas propozimit për të ulur moshën e votuesve nga 18 në 16 vjeç kryeministri Berisha shkon në një shkollë profesionale në Kamëz. Ai mban një fjalim elektoral pikërisht përpara dhjetra adoleshentëve, të cilët nëse miratohet nisma e Berishës, mund të jenë pjesë e 100 mijë votuesve të rinj për zgjedhjet e qershorit. (Foto: Sot në shkollën profesionale në Kamëz, fëmijët që valëvitin flamurin e PD gjatë ceremonisë së inaugurimit nga kryeministri Berisha)
-
Bashkia e Tiranës lë pa lekë
12 Mars 2013, 06:00
njësinë bashkiake nr.1Bashkia e Tiranës, lë pa investime njësitë bashkiake. Buxheti i këtij viti në njësinë bashkiake nr.1 është 12 milion lekë më pak, nga shuma e kërkuar nga kjo njësi vetëm për paga, sigurimet dhe shpenzime të tjera, pa llogaritur investimet. (në foto disa persona në rradhë per të marrë ndihmën sociale në njësinë nr 1)
-
Durrës, miku i Agim Pepës u
12 Mars 2013, 07:30
qëllua në makinë me shot gunPolicia ka shtrirë hetimet në disa pista. Njëra prej tyre lidhet me vrasjen e komisarit Gani Malushit dhe shoferit të tij, Gjovalin Ndreu. Viktima është qëlluar brenda makinës së tij, me armë gjahu “shot gun”. (Foto: Viktima Nikolin Prenga)
-
Lezhë, shet autobusin e komunës
12 Mars 2013, 08:26
së Dajçit, pranga Rrok RrokutBurime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se Rrok Rroku (foto) gjatë kohës që ishte në krye të komunës Dajç shiti fadromën, autobusin dhe disa furgonë në shërbim të komunitetit dhe paratë i mori për vete.
-
Mafia Italiane gjeti terren
12 Mars 2013, 05:10
“pjellor” për armët në ShqipëriDuket se Sacra Corona Unita ka gjetur një terren pjellor në trafikun e armëve në Shqipëri. Trafiku i armëve ka qenë nën kontrollin qeveritar, më parë nga kompania shtetërore MEICO, roli i së cilës u zbeh shumë pas skandalit të Gërdecit.
-
Lorenc Goça, emri i
12 Mars 2013, 04:50
shumëlakuar i bizneseveEmri i biznesmenit shqiptar Lorenc Goça përmendet jashtëzakonisht shpesh, si administrator apo si ortak, në një numër të konsiderueshëm kompanish, me objekte të ndryshme aktiviteti.
-
Aksident automobilistik në Peqin
12 Mars 2013, 01:10
një person vdes një tjetër plagosetNjë makinë është përplasur me mbrojtëset anësore të një ure pak pas mesnatës së 11 marsit, në fshatin Karinë të Peqinit.
-
Ekskluzive/ Mafia Italiane në
12 Mars 2013, 04:40
tregtinë e armëve në ShqipëriBosi i arrestuar i Sacra Corona Unita-s Albino Prudentino ka maskuar deri tani më së miri kalimin e kapitaleve të tij “të pista”. Shqiptarja.com publikon sot dosjen e Prudentinos nga QKR, akuzat italiane dhe lidhjet me Tiranën. (Foto: Albino Prudentino)
Prudentino u arrestua te dielën
Mars 2013, sekuestro 18 milionë euro famijes Prudentino -
Shkodër, arrestohen 2 persona për
11 Mars 2013, 22:41
peshkim të paligjshëm me korrentShkodër, peshkimi i paligjshëm "kap në rrjetë" edhe autorët e tij. Janë ndaluar sot, për peshkim të paligjshëm në liqen, me gjeneratorë, Hasan Rexhaj dhe Durim Halilaj nga Gruda e Fushë Gruemirës.
Gjuetia me korrent rrezikon zhdukjen e peshkut -
Laprake, ditë të zhurmshme
11 Mars 2013, 22:32
të thyerjes së bunkerëveDitën e diel, banorët e rrugës "Vangjel Noti" në Laprakë, , janë zgjuar që prej orës 7:00 të mengjesit nga zhurmat e makinerive gjigande te ndertimit te cilat kishin filluar punimet per thyerjen e disa bunkereve.
-
Sot, 90 vjetori i themelimit të
11 Mars 2013, 18:52
komunitetit mysliman shqiptaSot, 90 vjetori i themelimit të komunitetit mysliman shqiptar. Marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit dhe ambasadorët e kredituar në Shqipëri. Presidenti i Republikës mbajti fjalën e rastit, duke vlerësuar kontributin e këtij komuniteti në harmoninë fetare në Shqipëri.
-
Londër, shtetasi shqiptar kapet
11 Mars 2013, 17:13
në aeroport me 71 mijë euroShtetasi shqiptar Paulin Maklaj në tentativë për të dërguar në mënyrë kontrabandë 71.000 euro nga Mbretëria e Bashkuar në aeroportin e Stanstedit të Londrës(FOTO) i ka humbur të gjitha paratë sot në gjykatë.
-
Himarë, shtëpitë e ish-pronarëve
11 Mars 2013, 15:43
3 familje përplasen me policinëZbatimi i urdhrit për nxjerrjen e 3 familjeve nga banesat ku ata jetojnë, në Himarë, ka shkaktuar tensione mes banorëve dhe forcave policore e përmbarimore. Sipas tyre, akti i lirimit të banesave të ish-pronarëve është i padrejtë. (Foto ilustruese)
-
Katania, arrestohen 2 shqiptarë
11 Mars 2013, 15:33
për 900 kg drogë dhe armëSekuestrohen 900 kg drogë dhe shumë armësh në rajonin e Katanias në Itali, të cilat zbulohen në një garazh. Njëkohësisht, janë arrestuar edhe dy korrierët e drogës me origjinë shqiptare.
-
Bici: Disa në FSHF nuk e duan
11 Mars 2013, 15:21
Gramshin në kategorinë e parëKryetari i bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së policisë. "Ka njerëz pranë Federatës Shqiptare të Futbollit që nuk e duan Gramshin në kategorinë e parë dhe hyrja ime në fushën e futbollit nuk ka të bëjë fare me çështje politike".