Kronikë

  • Besimtarët bektashinj festojnë nesër Ditën e Sulltan Novruzit. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në mesazhin dërguar Haxhi Baba Edmond Brahimaj uron të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë kudo ndodhen për Festën e Sulltan Novruzit.

  • Totozani: Kuvendi të rishikojë ligjin

    Avokati i popullit ka pritur sot një përfaqësi të shoqatës së homoseksualëve, gay dhe lëbzikëve në vendin tonë. Totozani: Marrëveshje me LGBT për të drejtat e tyre. Projekt për ndryshime të ligjit nga Kuvendi.

  • Tiranë, Bashkia shpall
    Kristo Frashërin “Qytetar Nderi”

    Këshilli Bashkiak i Tiranës, në unanimitet, ka vendosur t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi”, historianit të njohur Kristo Frashëri, “për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës”. Ky titull për Profesor Frashërin u propozua nga grupi socialist në Këshillin Bashkiak.

  • Kuvendi mban një minutë heshtje

    Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për ish ministren e Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila u nda nga jeta sot pas mesditës. Kërkesa erdhi nga deputeti Pandeli Majko, në emër të grupit kuvendor socialist.

  • KSHH: Proçedurat e reja cënojnë
    të drejtat e pensionistëve

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka kërkuar që procedurat e reja për tërheqjen e pensioneve të mos cënojnë të drejtat e pensionistëve. Nga verifikimet e KSHH rezulton se pensionistëve do t’u caktohet një datë dhe orë fikse në të cilën mund të tërheqin pensionin. Nëse ata nuk do të mund të paraqiten në momentin e caktuar, “do të duhet të provojnë me dokumente shkresore që kanë qenë të sëmurë ose kanë pasur arsye të tjera”.

  • Pipero: Ja vdekja tragjike e Esmeraldës

    Pëllumb Pipero, drejtor i politikave në Ministrinë e Shëndetësinë, sqaroi për “Shqiptarja.com”, se ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi ka ndërruar jetë në pavijonin e neurokirurgjisë në QSUT dhe jo në Austri siç u përfol në fillim. Sipas tij, Uruçi është shtruar para dy ditësh në infektiv, ku u dyshua për meningjit purulent dhe hidrocefali, pasoja të shkaktuara nga aksidenti i 17 dhjetorit.

  • Vrau dhëndrrin ditën e fejesës,
    FBI arreston Redinel Dervishajn

    Një gangster shqiptar me reputacion, i kërkuar për vrasjen e një dhëndrri që po kryente fejesën të shtunën, u arrestua dje në rrethinat e Çikagos. Redinal Dervishaj (foto), që është vëllai i një anëtari të Bandës së Durrësit, pritet të ekstradohet pas disa ditësh.

  • Sot lamtumira për ish-
    ministren e Kulturës Uruçi

    Do ti jepet sot lamtumira Ish-ministres se Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila ndërroi  jetë dje në spital, ku ndodhej e shtruar pas një aksidenti që kishte pësuar më 17 dhjetor 2011 me bashkëshortin e saj. Ajo ishte 51 vjeç.  Homazhe në TOB në orën 10.00 - 11.00 (Në foto: Ish ministrja Uruçi dhe makina me të cilën u aksidentuan ajo dhe i shoqi)
    Kuvendi, një minutë heshtje për Esmeraldën
    Ja puna dhe vepra e 51 vjeçares

  • "Matura, i pamundur vlerësimi
    elektronik që kërkon Berisha"

    Ideja e kryeministrit Berisha për të korrigjuar në mënyrë elektronike të gjitha provimet e maturës shtetërore, është e pamundur për vendin tonë. Shpresa Petrela, një ndër themelueset e para e qendrës së vlerësimit të provimeve dhe drejtoresha e maturës së parë shtetërore të vitit 2006, nuk ngurron madje ta quajë këtë deklaratë rrjedhojë e obsesionit të kryeministrit për "Shqipërinë dixhitale".

  • Hakmarrja i merr jetën Fugës,
    mikut të Emiliano Shullazit

    Hakmarrja mes grupeve rivale duket se është motivi që i mori mbrëmë jetën në Tiranë Arlind Fugës, 34 vjeç, baba i dy fëmijëve. Fuga u ekzekutua mbrëmë rreth orës 20:55 në rrugën “Him Kolli”, pak pasi kishte pirë një kafe me të vëllain, pranë një bilardoje.

  • Varret në Boboshticë, Apeli
    konfirmon arrestimin e Dishos

    Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e arrestimit të Naum Dishos në lidhje me skandalin e dhunimit të varreve në Boboshticë të Korçës në tetor 2010. Apeli refuzoi shtyrjen e vedimit për arrestimin e Naum Dishos përmes një vendimi të formës së prerë. Gjykata e Faktit e ka dënuar Dishon me 1 vit burg.

  • Tiranë: Aksident te Blloku,
    plagoset rëndë motorristi

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Bllokut në kryeqytet. Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur rëndë. Rreth orës 21:30, një automjet tip Benz, me targa italiane, CH 637 EJ, ka përplasur një motorr.

  • Rrihet nga zyrtari, Gjykata rrëzon
    padinë e ish-inspektores së Bashkisë

    Anila Çobani, inspektorja e tatim-taksave e Bashkisë së Tiranës, e larguar me dhunë nga zyra e saj, para se të firmosej vendimi për pushimin nga puna, ka marrë dje një tjetër goditje. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e saj për zgjidhje të padrejtë të kontratës së punës, si të pambështetura në prova dhe i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës.

  • Tiranë: Vritet me 6 plumba “Pipe”,
    shoku i ngushtë i Emiliano Shullazit

    Një 34-vjeçar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Nga burime policore mësohet se viktima quhet Arlind Fuga. Viktima, i cili njihet me emrin “Pipe”, është shok i ngushtë Emiliano Shullazit.

  • Brunilda Pinderi, lulet e
    familjarëve në 4 mujorin e vdekjes

    Katër muaj nga vdekja tragjike e Brunilda Pinderi, miq dhe familjarë të saj kanë vendosur dje një buqetë me lule në vendin ku mbeti e vdekur 28 vjeçaria. “Ti je në zemrat tona Bruna”. Ky është mbishkrimi që ishte vendosur mbi tufën e luleve, e cila simbolizonte përkujtimin e aksidentit tragjik të datës 20 nëntor 2011.

  • Basha “ok” projektit të myslimanëve
    Xhamia e re tek sheshi i Namazgjasë

    Komisioni ka miratuar sot propozimin e Komunitetit Mysliman, për ndërtimin e Xhamisë së madhe tek Namazgjaja ku ndodhet dhe toka e këtij komuniteti. Në mbledhjen e ardhshme Komisioni do të diskutojë për mënyrën se si do të veprohet për projektin e Xhamisë.

  • Prokurorët - qeverisë: Mjaft!
    po shkelni të gjitha ligjet

    Në një deklaratë për median, prokurorët deklarohen të shqetësuar për sulmet, sipas tyre jashtë ligjit, të Ministrisë së Drejtësisë. “Sipas Kushtetutës dhe ligjit, vendimet e prokurorëve kontrollohen vetëm nga gjykata dhe prokurorët më të lartë, por jo nga pushteti ekzekutiv”, deklarojnë prokurorët. Replikon Ministria: Pavarësi nuk do të thotë mungesë llogarie.

  • Medaljet, nderohen 5 ekspertët
    që shërbyen në Afganistan

    Ekspertët që përfunduan misionin në Afganistan u vlerësuan nga drejtuesit e lartë të policisë së shtetit për “Shërbime të dalluara”. Nishani: Ky është vizioni i shtetit demokratik.

  • Sulltan Nevruzi, kryegjyshata
    uron besimtarët bektashinj

    Kreu i Komunitetit të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, uroi të gjithë besimtarët myslimanë për ditën e Sulltan Novruzit. Ajo njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Kjo ditë nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe.

  • Elbasan: 6 të arrestuar për
    trafik droge, 4 në kërkim

    Policia e Elbasanit arrestoi sot në orët e para të mëngjesit 6 shtetas të akuzuar për trafik të lëndës narkotike. Operacioni i koduar “Tabakane 2” u bë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit Elbasan. Ndërkohë që në kërkim janë shpallur katër shtetas të tjerë. ( ne foto njeri prej te arrestuarve Eduard Muzhaqi)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv