Kronikë
-
Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 3 nga 5 punonjësit e bashkisë Rrogozhinë të arrestuar për akuzën e shpërndorimit të fondeve të rindërtimit.
2 Tetor 2024, 09:31 -
Njëri akuzohet se shiste drogë dhe tjetri se lejoi ndërtimet pa leje, AMP pezullon 2 oficerë policie në Fier dhe Berat
2 Tetor 2024, 08:51Agjencia e Mbikëqyrjes Policore konfirmon se ekzekutoi vendimin e Gjykatës së dy Juridiksioneve për Inspektorin 30-vjeçar të Patrullës në Komisariatin e Divjakës dhe ndihmës specialistin e Komunitetit në Komisariatin e Beratit. Shpërdoruan detyrën, detajet e dosjeve
-
Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës
2 Tetor 2024, 08:08Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke, për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez
-
Aksident në autostradën Vlorë – Fier, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset 27- vjeçarja
1 Tetor 2024, 21:23Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një mjet ka dal nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur.
-
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana ishte shkarkuar tre vite më parë nga KPK, ONM e kritikoi si 'vendim të paarsyeshëm'
1 Tetor 2024, 18:06Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e cilësoi në atë kohë vendimin e KPK-së si "jopropocional". Magjistrati u shkarkua më 31 mars 2021, pas një seance dëgjimore në të cilën prokurori u shpreh me superlativa për procesin e vetingut me besimin se do të konfirmohej. KPA e riktheu sot
-
‘Metamorfoza’/ Seancë maratonë te GJKKO, avokatët përplasen me Dumanin për përgjimet e SKY ECC! 3 nga të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar
1 Tetor 2024, 17:06Biznesmeni Pëllumb Gjoka përmes avokatëve të tij ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padi, ku kërkon pavlefshmëri të komunikimeve të SKY ECC. Padia ka kaluar në dhomë këshillimi, ndërsa pritet të caktohet një datë për shqyrtimin e saj nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
-
Nancy VanHorn takim me trupën e Gjykatës Kushtetuese: Me rëndësi, paanshmëria dhe integriteti i gjyqtarëve
1 Tetor 2024, 16:01E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Shqipëri Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Gjykatën Kushtetuese me trupën e kësaj gjykate e kryesuar nga kryetarja e gjykatës, Holta Zaçaj.
-
Dosja ‘Metamorfoza’/ SPAK i sekuestroi pasuritë ish-kreut të Operacionales Oltion Bistri, shtyhet gjyqi! Kompania ‘Arlis’ kërkon kthimin e 5 apartamenteve: Kontrata u prish!/
1 Tetor 2024, 13:56GJKKO shtyu seancën për më 9 Tetor dhe i kërkoi firmës “Arlis Ndërtim’, me pronar Armand Lilo, që të sillte formularë që mungonin në materialet e depozituara. SPAK dyshon se Bistri nisi të prishte kontratat e apartamenteve të prenotuara pas hetimeve dhe arrestimit. I janë sekuestruar 22 dyqane, 1 vilë, truall, garazh, automjet. Vlera, 3,1 mln euro
-
VIDEO/ Dy aksidente brenda pak minutave në Lezhë-Shkodër, mes 3 të plagosurve janë edhe 2 gra! Policia nis hetimet për shkaqet
1 Tetor 2024, 13:28Policia vendore bëri me dije se aksidenti i parë ka ndodhur pranë fshatit Balldre, ku janë plagosur dy gra dhe tjetri në Piraj, ku ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i një motoçiklete
-
Shkodër/ Asgjësohen 2532 bimë dhe 23.5 kg kanabis, asnjë kultivues në pranga
1 Tetor 2024, 13:19Vijon operacioni në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës
-
Akuzohet për fshehje të pasurisë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese! Dënimi i Fatos Lulos të konvertohet në shërbim prove
1 Tetor 2024, 13:00Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit. Lidhur me këtë dosje, Lulo pritet që në seancën e radhës të paraqesi argumentat e tij për të kundërshtuar akuzën.
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor 2024, 12:39Gjyqtarja pritet të zëvendësohet. Në seancën e kësaj të marte, SPAK do të vinte me konkluzione dhe paraqitjen e pretencës, si dhe njohjen e gjykatës me disa prova të reja, që kanë dalë nga transkriptimet e bisedave në Sky Ecc. Për 7 të tjerët, më Tetor 2023, GJKKO dha 122 vite burgim. Grabitja e bujshme, në Prill 2019, u vra Admir Murataj
-
Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë (VIDEO)
1 Tetor 2024, 10:59Mesatarisht 3 operacione çdo ditë, 16 persona të kërkuar ndërkombëtarisht, dy vrasje të zbardhura dhe 4 grupe kriminale të goditura në fushën e drogës, grabitjeve, trafikut klandestin dhe falsifikimeve. Dhuna në familje ende problem, 114 raste të denoncuara, pothuajse 4 çdo ditë
-
Durrës/ 78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës! 353 mln lekë dëm shtetit
1 Tetor 2024, 10:10Sipas burimeve nga Prokuroria e Durrësit rezulton se hetimet në ngarkim të tyre nisën pas denoncimeve nga banorë të Rogozhinës të cilët u ankuan se me proçesin e verifikimit të dëmeve të tërmetit ishin bërë abuzime dhe se kishin përfituar persona të cilët nuk kishin pësuar dëmtime nëpër banesat e tyre.
-
Me 61 mijë lekë pagë, punonjësja e Shërbimeve Qeveritare dhe i vëllai i dënuar në Angli pronarë të pasurisë me vlerë 750 mijë euro! I sekuestrohen
1 Tetor 2024, 09:29Gjykata e Tiranës firmosi urdhrin për sekuestro preventive për 6 apartamente dhe 6 makina të shtrenjta! E motra dyshohet se pastronte paratë e të vëllait të dënuar për drogë në Angli. Blerjet ishin bërë në harkun kohor të dy viteve, 2022 - 2024.
-
KLP miraton drejtuesit e 3 prokurorive në Berat, Shkodër dhe Elbasan
30 Shtator 2024, 21:10Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi unanimisht në mbledhjen e sotme plenare drejtuesit e 3 zyrave të prokurorive, përmes procedurës së caktimit të përkohshëm.
-
Sarandë/ Bëri manovër teksa fuste mjetin në oborrin e banesës, babai godet aksidentalisht vajzën e tij 3- vjeçare
30 Shtator 2024, 18:28Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Borsh në Sarandë, ku një vajzë 3-vjeçare është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i saj, me inicialet I.L.
-
Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë! Dhanë dëmshpërblim për 78 banesa që ishin kasolle! Nën hetim edhe qytetarët përfitues
30 Shtator 2024, 18:155 zyrtarët akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 353.471.090 lekë.
-
Në kërkim nga Interpol Moska për përfshirje në hierarki kriminale, avokatët Ardian Visha dhe Isuf Shehu thirrje qeverisë të mos ekstradojnë në Rusi, Igor Kokunov
30 Shtator 2024, 15:40U dyshuar si anëtar i një fraksioni mafioz në Rusi, një 60-vjeçar rus i arrestuar në vendin tonë, kërkon të mos ekstradohet, me pretendimin se atje i rrezikohet jeta. 2 avokatët e tij, i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë të ndërhyjë, duke kujtuar se prokurori që ka shpall urdhër arrestin, është non grata në Shqipëri.
-
Pukë/ Trajleri përplaset me makinën, plagoset pasagjerja
30 Shtator 2024, 15:15Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në segmentin rrugor Fushë Arrëz – Mirditë, ku një trajler u përplas me një automjet tip Benz.