Kultura

  • Puna për premierën "Vrasja e Maratit" ka nisur prej shumë javësh në Teatrin Kombëtar. Regjisori i saj, Arben Kumbaro, ka angazhuar një trupë të madhe, ku përfshihen 33 aktorë. Në skenë do të ngjiten aktorë të njohur, por edhe kori me artistët, të cilët së bashku do të interpretojnë në një dramë që ka njohur sukses botëror.
  • Audio e rrallë 50-vjet nga vdekja
     Fan Noli: Si u bëra shkrimta

    Sot është 50-vjetori i vdekjes së Fan Nolit, udhëheqës i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe ndër njerëzit më të rëndësishëm të letrave shqipe. 

  • Akademi solemne për
    dijetarin e shquar Mahir Domi

    Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Akademik Mahir Domit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi një Akademi solemne. Me këtë rast referuan për veprën dhe krijimtarinë e tij profesor Emil Lafe, Mehmet Çeliku, Seit Mancaku, Ethem Likaj, Gjovalin Shkurtaj, Jorgo Bulo, etj.

  • “Dasma e Figaros” rikthen ne
    skenë Marjana Lekën

    Sopranoja e njohur e operës kombëtare Marjana Leka do të luajë në operën “Dasma e Figaros”. Sopranoja e njohur numëron mbi 30 role kryesore në karrierën e saj artiske.

  • 22 vjet me profesor Mahir Domin

    Do ta nis fjalën a kumtin tim modest me një rrëfim të thjeshtë e që ka në thelb thënien urtake e të hershme që thotë: “Njerëzit e zakonshëm vdesin vetëm një herë, kurse njerëzit e shquar vdesin dy herë: kur ndahen së gjallësh me trup dhe, për herë të dytë, kur harrohen. Dhe kjo,natyrisht, është më e dhimbshmja”.

  • "Kurbatkat",Nako sjell anën tjetër të
    komunitetit rom përmes balet-teatrit

    “Kurbatkat” është premiera më e re në Teatrin e Metropolit, e cila do të sjellë më tepër ngjyra për më të vegjëlit gjatë ditës së verës. E sjellë në formën e balet-teatrit nga koreografi i njohur Llaqi Nako, i cili përmes trupës së tij  të baleti me fëmijë ka për qëllim të  përçojë jo vetëm argëtim për publikun e vogël, kjo premierë do të tregojë edhe një mesazh social mjaft të rëndësishëm. FOTO  VIDEO

  • Traileri emocionues i
    dokumentarit të ri për Kurt Cobain

    Dokumentari i shumëpritur “Montage of Heck”, një përmbledhje e materialeve të rralla dhe të reja të rokerit legjendar, Kurt Cobain, tashmë ka një trailer të publikuar, që na jep një shikim të parë mbi kronikën e artistit që i mori jetën vetes në moshën 27 vjeçare.

  • Një “muze muzikor” në kujtim të Dr.Florit

    Një muze muzikor i dedikuar këngëtarit të ndjerë Dr Flori. Në vetëm 4 muaj nga ndarja e tij nga jeta në mënyrë të parakohshme, kjo muze vjen si një mënyrë e veçantë për të kujtuar karrierën dhe jetën e këngëtarit të grupit “West Side Family”, Floran Kondi në anë të fotove, librave apo teksteve të këngëve të tij. 

  • Luli Bitri: Në Shqipëri përballem 
      me gjëra të patolerueshme

    "Vrasja e Maratit" rikthen ne skenen e Teatrit Kombetar aktoren Luli Bitri. Ajo vjen pas shfaqjes se fundit teatrale ne Teatrin e Operas ne Rome "Un bacio sul cuore" me regji te Michele Placidos ne rolin e Terezza Stolz. Ne nje interviste per Shqiptarja.com Bitri flet per rolin e ri dhe projektet ne Itali.

  • Luli Bitri vjen në Tiranë për rolin
    e Sharlotës në “Vrasja e Maratit”

    Luli Bitri, aktorja shqiptare që jeton mes Torinos, Romës e Tiranës është kthyer këto ditë në Tiranë për të luajtur rolin e Sharlotës në dramën “Vrasja e Maratit” të shkruar nga shkrimtari Peter Weiss. Drama dallohet për stilin e ngjeshur dhe mendimi filozofik. 

  • Fotolajm/Olen Cesari takon Papën 
    “I mahnitur me Shqipërinë tënde”

    Olen Cesari, violinisti ynë me famë botërore, ka përjetuar sot një emocion të veçantë. Në sheshin Shën Pjetër në Romë, siç e shihni dhe në këto foto, ka mundur të këmbejë dy fjalë me Papa Françeskun. 

  • Bajo ekspozon krijimtarinë 
    e 4 viteve të fundit në FAB 

    Në galerinë FAB është hapur ekspozita personale e Arben Bajos, që titullohet thjesht “Skulpturë”. Artisti prezanton në këtë ekspozitë krijimtarinë e tij të katër viteve të fundit.

  • Donika Mustafaj, një rrëfim 
    origjinal për firmat piramidale

    “Marramendje”. Ky është i dhjeti dokumentar i Donika Mustafajit dhe një ndër ata që “prekin në tel” tema shumë delikate të shoqërisë, padrejtësisht të anashkaluara nga sociologët, psikologët, gazetarët, politikanët.

  • Ministria e Kulturës publikon
    kalendarin e eventeve për “Ditën e Verës”

    Dita e Verës, një datë e shënuar, i rikthen kryeqytetit festimet popullore. Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me institucionet artistike, shkollat, artizanët, bizneset, etj, kanë hartuar një kalendar të pasur veprimtarish në  Ditën e Verës.

  • In memoriam/ Kaba: Pse
    ndryshoi qëndrim Noli ndaj Zogut

    Libri që mban titullin: “Fan Noli-kryeministër” u promovua dje në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Prof. dr. Kaliopi Naska bëri një paraqitje të hollësishme të vlerave të këtij libri, ndërsa prof. Pëllumb Xhufi e ka vlerësuar figurën e Nolit si “rilindësin e fundit” që mori përsipër të kryente disa detyra që nuk arriti t’i kryente Rilindja Kombëtare dhe Qeveria e I. Qemalit.

  • Abuzimet e ish-drejtuesve të
    “Alba Film”. Firojnë 25 mln lekë

    Tre ish-drejtorë të “Albafilm” përgjatë periudhës 01.01.2013 deri më 31.12.2014 janë paditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim detyre dhe falsifikim dokumentash, me një dëm që kap vlerën e mbi 25 milionë lekëve.

  • Shqipëria më 12 mars merr pjesë
    në Panairin e Librit, Lajpcig 2015

    Shqipëria për herë të parë do të jetë pjesë e Panairit të Librit "Lajpcingu lexon", panair i cili zhvillohet nga data 12-15 mars 

  • Gjirokastër, punime restauruese
    në themelet e kalasë së qytetit

    Muret e Kalasë së Gjirokastrës po restaurohen dhe mirëmbahen. Në prag të organizimit edhe të Festivalit Folklorik Kombëtar në këtë qytet ka filluar edhe puna në kalanë e gurtë. VIDEO

  • “The Letters”, film për jetën e
    letrat sekrete të Nënës Terezë

    Aktorët e famshëm janë mësuar të trajtohen si hyjni, por Juliet Stevenson ishte e papërgatitur për lajkat që i mori në një lagje të varfër të Indisë. Kur veshi kostumin për të luajtur rolin e Nënës Terezë të Kalkutës, vendasit ranë në tokë dhe me sa duket murgeshën katolike e shihnin si një shenjtore, e cila u ringjall për t’u ndihmuar të varfërve.

  • Izer Aliu, Regjisori shqiptar
    që po triumfon në Skandinavi

    Kryesisht është në profilin e filmit me metrazh të shkurtër ku ka fituar çmimin “Karrigia e artë” , ndërsa çmimin “Ora e qelqit” për skenarin më të Oskar me mirë, madje ka qenë kandidat për çmimin filmin “Ta mbrojmë malin”

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv