Kultura
-
Në 121-vjetorin e lindjes poeti lirik Lasgush Poradeci është përkujtuar me një mbrëmje letrare në qytetin e tij të lindjes. Artistët e rinj sollën poezitë e tij më të mira, me të cilat poeti i këndoi dashurisë dhe së bukurës
28 Dhjetor 2020, 22:18 -
Formacioni i tunxhit, “Albanian brass”, koncert jazz në ballkonin e Teatrit të Operës (VIDEO)
28 Dhjetor 2020, 15:30Formacioni i Tunxhit “Albania Brass” luajtën në ballkonin e operës muzikë tradicionale shqiptare edhe të huaj. Qytetarët rastësor shprehin vlerësime pozitive për këtë performancë artistike.
-
Kultura jomateriale e Arbëreshëve të Italisë propozohet për në UNESCO
28 Dhjetor 2020, 14:18Në emër të Fondacionit universitar “Francesco Solano” që ka bashkërenduar këtë nismë dhe që kam nderin të drejtoj, u shpreh falënderimin tim të sinqertë të gjitha grupeve praktikuese të traditave rituale arbëreshe për bashkëpunimin që na siguruan me aq bujari gjatë kësaj kohe të kushtëzuar nga pandemia. Letrat e aderimit plot dyzet përbëjnë jo vetëm një ndihmesë të çmuar që i shtohet punës përgatitore tekniko-shkencore për hartimin e projektit, por edhe një nxitje të mëtejshme për gjithë praktikën procedurale.
-
Dirigjenti kritikon Festivalin e 59-të të Këngës. Sulejmani: Këngët, të përzgjedhura me kritere joprofesionale
26 Dhjetor 2020, 18:30Dirigjenti dhe pianisti Desar Sulejmani kalon në sit Festivalin e 59-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Artisti analizon këngën fituese “Karma” të Anxhela Peristerit edhe arsyet, se përse këtij festivali i ka humbur rëndësia
-
Krishtlindjet në ikonografi dhe arsyet se përse 25 dhjetori është festa e lindjes së Jezus Krishtit (VIDEO)
25 Dhjetor 2020, 15:37Studiuesi i artit Kosta Jakumis rrëfen krishtlindjet në ikonografi. Përmes ikonës “Biri i Onufrit”, që sot ruhet në Muzeun Ikonografik të Beratit, Jakumis ndalet tek detajet e kësaj feste
-
Adrian Cene rrëfen restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut. Artisti: Kemi zbuluar yllin 6-këndor!
24 Dhjetor 2020, 18:44Restauratori Adrian Cene rrëfen punën e bërë për restaurimin e xhamisë Et’hem Beut. Teksa tregon vështirësitë, ndalet edhe tek zbulimi i elementëve, që janë fsheh për dekada të tëra sikundër është Ylli 6-këndor. Puna restauruese në xhami përfundon pas një muaj
-
Festivali i 59 i këngës/Anxhela Peristeri me 'Karma' çon Shqipërinë në Eurosong 2021 (VIDEO)
24 Dhjetor 2020, 07:43Këngëtarja Anxhela Peristeri është vlerësuar me çcminin e madh në Festivalin e 59 të Këngës. Artistja me këngën "Karma" do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2021.
-
CD-ja 'Anima kineart'/Ardita Bufaj luan në piano kolonat zanore të 15 filmave shqiptarë për fëmijë (VIDEO)
23 Dhjetor 2020, 17:02Pianistja Ardita Bufaj regjistroi muzikën e 15 filmave shqiptarë në CD-n Anima Kineart. Përmes kësaj ideje artistja kërkon që kjo muzikë duhet njohur edhe nga brezi i ri. Pianistja e cilëson CD një përmbushje të gjysëm amanetit të kompozitorit Aleksandër Lalo
-
Festivali i 59-të i Këngës dhe 18 finalistët! Juria mbahet sekret, dorëhiqet Nallbani
22 Dhjetor 2020, 18:42Vazhdon gara në Festivalin e 59-të i Këngës. Nga 25 këngëtarë janë përzgjedh në natën finale 18 artistë. Ndërsa, këngëtarja Manjola Nalllbani është tërhequr nga gara për shkak të arsyeve shëndetësore
-
Kreu i Sindikatës Reshat Ibrahimi: Gati drafti, të ulet mosha e daljes së artistëve në pension (VIDEO)
22 Dhjetor 2020, 16:06Kreu i sindikatës së artistëve, Reshat Ibrahimi, prezanton projektdrafin për uljen e moshës së daljes në pension të artistëve, si valltarë, balerinë dhe instrumentistë frymorë, Projekti do të dorëzohet në Ministri pasi të ketë aprovimin e artistëve.
-
Restaurohet kisha e 'Shën Barbaras' në Lezhë, vendoset obelisku i shkollës së parë shqipe! Kushi: Ka shërbyer 2 shekuj para Mësenjtores së Korçës (VIDEO)
22 Dhjetor 2020, 15:53Në prag të Krishtlindjeve është inauguruar kisha e Shën Barbaras në Pllanë të Lezhës. Kisha mesjetare, monument kulturore i Kategorisë së Parë është restauruar së fundi, dhe në oborrin e saj është ngritur obelisku i Shkollës së Parë Shqipe, i pari i këtij lloji kushtuar shkollave shqipe të shekullit XVII.
-
Çelet tek “Reja” ekspozita “Piktura dhe fëmijët” (VIDEO)
21 Dhjetor 2020, 17:11Ekspozita “Piktura dhe fëmijët” është çelur në instalacionin “Reja”. Kuratorja Anisa Sala rrëfen punën që bën çdo ditë me të vegjlit, të cilët i duan ngjyrat
-
100 artistë nga e gjithë bota, pjesë e garës në konkursin “Albania Guitar Festival” (VIDEO)
21 Dhjetor 2020, 16:42Konkursi “Albania Guitar Festival” në këtë edicion bëri bashkë 100 artistë nga 27 vende të ndryshme të botës. Organizatori dhe kitaristi Denis Bizhga rrëfen punën e bërë për realizimin e tij edhe pritshmëritë për vitit tjetër.
-
Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2019, "Diktatori në kryq" i Mira Meksit, vlerësohet si “Romani më i mirë”
21 Dhjetor 2020, 16:186 vepra të gjinive të ndryshme letrare janë përzgjedhur, si krijimtaria më e mirë për vitin 2019 nga Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit.
-
Gjuhëtari Xhevat Lloshi: Duhet hartuar një Fjalor i ri për Gjuhën Shqipe dhe një kopsht për albanologët (VIDEO)
19 Dhjetor 2020, 16:05Gjuhëtari edhe studiuesi i njohur pas vlerësimit me çmimin “22 Nëntori” në Maqedoninë e Veriut rrëfen përpjekjet për alfabetin e shqipe dhe bën apel shtetit që të ngrejë një institucion, ku të punohet për një fjalor të ri të gjuhës shqipe.
-
Dekorohet me titullin 'Mjeshtër i Madh' pas vdekjes Milto Vako, ish-dirigjent dhe personalitet i shquar i muzikës
19 Dhjetor 2020, 11:19Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”, profesorin Milto Vako, ish-dirigjent dhe personalitet i shquar i muzikës. Lajmin e ka dhënë vetë Meta në një postim në rrjetet sociale.
-
90-vjetori i lindjes së Alfred Uçit, nipit të Luarasëve. E bija: Donte ta kujtonim, si atdhetar demokrat dhe liberal
18 Dhjetor 2020, 16:52Në këtë 90-vjetor të lindjes së akademikut të ndjerë Alfred Uçi, Vasil Tole tregon rëndësinë e veprave që ai ka lënë pas për të gjithë brezat. Ndërsa, vajza e tij rrëfen amanetin e fundit të të atit
-
Nostalgji/ Pjesëza jete, kujtimesh dhe veprash me Viktor Canosinaj: ’Ju rrëfej emocionet më të forta si shkrimtar’
18 Dhjetor 2020, 11:31Në një intervistë nostalgji në ‘Rreze Dielli’ Viktor Canosinaj autori i shumë librave për fëmijë e të rinj, tregoi copëza nga jeta e tij si shkrimtar, vështirësitë e të shkruarit për fëmijë dhe të rinj, frymëzimin ndër vite dhe motivin që për më shumë se 40 vite nuk hoqi dorë nga të shkruarit libra.
-
Kelly Prifti Shannon, një shqiptaro-amerikane kaq mikpritëse në Paris
18 Dhjetor 2020, 09:58Me të drejtë lexuesi i këtyre rradhëve ka kureshtje të dijë më shumë për çiftin shqiptaro-amerikano-francez Kelly dhe Edi Prifti. Kelly ka kryer Master për Manaxhim të Krizave në Vendet në Zhvillim dhe punon në Institutin e famshëm “Paster”. Edi, djali i tretë i mësuesve të nderuar korçarë Mina dhe Valentina Prifti, arriti në Paris për studimet bachelor në vitin 2001.Tani, pas doktorimit në Bioinformatikë, shkencëtari shqiptar udhëheq nje grup studiuesish në Institutin Francez të Kërkimit për Zhvillim “IRD” në Paris.
-
50 autorë shqiptarë me 100 botime në italisht, shkrimtarët:Duhet mbështetje institucionale
17 Dhjetor 2020, 17:24100 vepra të autorëve shqiptarë janë përkthyer në italisht gjatë 30 viteve të fundit. Ndërsa, në Ministrinë e Kulturës shkrimtarët edhe përkthyesit, e cilësojnë këtë gjë ende një problem të madh që hasë në shumë pengesa.
