Kultura
-
Është çelur në Muzeun Historik Kombëtar ekspozita “Kruja dhe Skënderbeu”. Për herë të parë, 50 artistë nga mbarë trevat shqipfolëse prezantojnë 50 tablo, që kanë në qendër të gjitha periudhat e jetës së Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut
27 Nëntor 2018, 18:52 -
Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut/ Ekspozohet harta e rrallë detare, Rama: Sjell veprën e gjallë të heroit tonë
27 Nëntor 2018, 18:50Harta e siguruar nga Biblioteka Qendrore e Romës, është sjellë në Shqipëri nga Alberto Cutillo, ambasadori i Italisë dhe do të ekspozohet për dy javë në Qendrën për hapje edhe Dialog në Tiranë. Harta e cila daton që më 1455 dhe që ishte e zhdukur për 2 shekuj e gjysmë dhe u gjet më pas në një depo dhe në terriorin shqiptar ka përdorur toponimin “Scandrebeco”.
-
Zbulohet artefakti i rrallë historik, prezantohet sot nga kryeministri Edi Rama
27 Nëntor 2018, 15:21Aktiviteti përmbyllës i jubileut të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut zhvillohet sot në Qendrën për hapje edhe Dialog. “Report Tv” zbulon paraprakisht artefaktin e rrallë historik, hartën detare, që do ta prezantojë sot kryeministri Edi Rama
-
Teatri i Korçës rikthen në skenë aktorin 92-vjeçar Koço Qendro
27 Nëntor 2018, 08:53Aktori i rikthehet rolit të famshëm të tij “Harpagonit” në komedinë “Kopraci” të Molierit. Premiera ngjitet në skenë më datat 1 dhe 2 dhjetor
-
Piktura, fotografi, filma dhe muzikë/ 'Shqipëria në Puglia' për 106-vjetorin e Pavarësisë
26 Nëntor 2018, 19:25Veprat që prezantohen përgjatë disa ditëve janë të artistëve shqiptarë, të cilët banojnë në Itali, por nuk do të mungojnë as vepra të artistëve italiane, që janë frymëzuar nga kultura edhe historia e “tokës së shqiponjave”
-
Ekspozita/ Piktori sjell ‘Rrënjët’ në Tiranë, Sulaj: Skënderbeu im meditativ, i frymëzuar nga monumenti i Odhise Paskalit
26 Nëntor 2018, 19:17Piktori i njohur Agim Sulaj kthehet në Tiranë me ekspozitën “Rrënjët”. Në ekspozitë prezantohen 20 tablo në vaj, ku peshën kryesore e zë portreti i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Sulaj rrëfen lidhjen e tij me Shqipërinë dhe dashurinë që ruan për vendin
-
Sëmundja e rëndë, shuhet regjisori i madh italian, Bernardo Bertolucci
26 Nëntor 2018, 11:43Një nga regjisorët më të shquar të kinemasë italiane dhe botërore, si i filmave të famshëm, “Tango e fundit në Paris” dhe "Perandori i fundit", ndërroi jetë në Romë, pas një sëmundjeje të rëndë
-
Intervista/ Sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu: Nga Amerika në Tiranë për festat e nëntorit
25 Nëntor 2018, 09:25Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, sopranoja e njohur e lindur në Shkup Dëshira Ahmeti ka rrëfyer misionin e ardhjes së saj në Tiranë, rrugëtimin në karrierën e saj ndërkombëtare dhe disa nga projektet e së ardhmes.
-
Letërsia për fëmijë pa çmim në Panairin e Librit, Çupi: Djerrimin e letërsisë për fëmijë mos ua lini vetëm autorëve
25 Nëntor 2018, 09:02Shkrimtarja shqiptare Rudina Çupi me anë të një shkrimi të botuar në Shqiptarja.com ka reaguar ndaj Pandeli Koçit, i cili u shpreh se për letërsinë për fëmijë mungon interesi i botuesve dhe institucionave. Kjo pasi në Panairin e Librit mungoi çmimi për shkrimtarët që shkruajnë letërsi për fëmijë.
-
E vërteta e rolit të klerit katolik në Kongresin e Manastirit
25 Nëntor 2018, 08:30Dokumentet arkivore që sjellin të dhëna të panjohura për Kongresin e Monastirit dhe të vërtetën e pozicionimit të jezuitëve për krijimin e një alfabeti të përbashkët…
-
Bota e artit në zi, ndahet nga jeta regjisori britanik Nicolas Roeg
24 Nëntor 2018, 23:02Regjisori ishte cilësuar si një nga krijuesit e filmave më origjinalë në Britaninë e Madhe.
-
Premiera botërore e simfonisë nr.5 “Skënderbeu” e Aleksandër Peçit, ngjitet në skenën e Universitetit të Arteve
24 Nëntor 2018, 17:54Premiera botërore e simfonisë nr.5 “Skënderbeu”e kompozitorit të njohur Aleksandër Peçi u ngjit në skenën e Universitetit të Arteve. Vepra është përzgjedhur fituese e konkursit për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut nga Radio Televizioni Publik Shqiptar
-
Promovohet libri “Miqësi e trazuar”, Bashkim Zeneli: Sa më shumë të mësosh për Greqinë, aq më shumë e do atë
24 Nëntor 2018, 17:47Diplomati edhe publicisti Bashkim Zeneli promovon librin “Miqësi e trazuar, Greqia në kujtimet e ambasadorit”. Libri vjen si një këndvështrim pozitiv, ndaj marrëdhënieve mes dy shteteve fqinj. Zeneli shprehet se duhet t’u jemi mirënjohës grekëve për mbështetjen, që na kanë dhënë gjatë tre dekadave tranzicion
-
Gjirokastër/ Shembet muri anësor i kishës ortodokse në Nokovë, kryeplaku: Kemi njoftuar institucionet
24 Nëntor 2018, 17:03Rrëzimi i murit anësor të Kishës së Shën Gjergjit, në fshatin Nokovë të Gjirokastrës rrezikon shembjen. Alarmin e jep kryeplaku i fshatit Anesti Shupuli, i cili ka kërkuar ndihmën e mënjëhershme të Ministrisë së kulturës. Kisha ortodokse daton në shekullin e 19 dhe konsiderohet si objekt i trashëgimisë kulturore.
-
Flet Edlira Sallaku: Sfida e autizmit të tim biri në një shoqëri diskriminuese
24 Nëntor 2018, 08:12Edlira Sallaku: Nëna e Drinit 20-vjeçar boton librin “Progres sfida e autizmit”. “E bëra tim bir piktor, kur specialistët më thanë nuk ka shpresa".
-
Arti në video pas viteve ’90 në Shqipëri, Vladimir Myrtezai: Historinë e arteve pamore ta rrëfejnë dëshmitarët
23 Nëntor 2018, 18:48Artistët bëhen bashkë në sallën “Black Box” për të trajtuar alternativat e reja të video-artit në vitet ’90 në Shqipëri. Vladimir Myrtezai vjen si dëshmitarë dhe protagonist i asaj periudhe, duke bërë thirrje që fondet arkivore të ruhen edhe historinë e arteve pamore ta tregojnë artistët, që e kanë përjetuar.
-
Çelet ekspozita 'Artkompakt', Tinamaria Marongiu: Koncepti i artit tim, nevoja për shkëmbim mes artistëve
23 Nëntor 2018, 14:24Artistja italiane Tinamaria Marongiu ka çelur ekspozitën “Artkompakt” në Tirana Art Gallery. Në 23 vepra bashkon materiale të ndryshme nga natyra me ngjyrat. Ajo shpreh keqardhje, që në pesë muaj qëndrimi në Tiranë shkëmbimet mes artistëve mungojnë
-
Filmi 'Streha mes reve' në Estoni, regjisori Budina: Arti e çon Shqipërinë shumë larg, politika nuk e bën dot
22 Nëntor 2018, 22:52Premiera botërore e filmit “Streha mes reve” të regjisorit Robert Budina prezantohet ditën e shpalljes së Pavarisë, në Festivalin e Kategorisë A “Tallinn Black Nights” në Estoni. Regjisori Robert Budina flet për realizimin e tij, dhe rëndësinë që ka ky prezantim i kinemasë sonë në rang ndërkombëtar.
-
Elena Kocaqi për “Luftën e Trojës”: Historia është manipuluar, mbi 6 mln grekë janë me origjinë shqiptare!
22 Nëntor 2018, 16:57Historiania Elena Kocaqi boton librin “Lufta e Trojës”. Sipas saj, të gjitha këto çështje kanë të bëjnë me historinë e vjetër të Shqipërisë, prandaj është e nevojshme që të rishikohen burimet antike. Studiuesja shton se mbi 6 mln grekë janë me origjinë shqiptare, por historia e manipuluar në shek. XIX duhet zbardhur
-
Intervista/ Mirela Ruçi: Sfidat si emigrante dhe artiste me violonçelin në Greqi
22 Nëntor 2018, 08:50“Rikthimi në Tiranë për koncertin solemn “Jehonat e lutjes” që do të mbahet për festat e 28-29 nëntorit në bashkëpunim me orkestrën ndërkombëtare të Albanian Excellence.
