Kultura

  • Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa” do të nisë më 25 tetor në Elbasan dhe do të zgjas deri më 31 tetor. Organizatorët ka publikuar listën e shfaqjeve pjesëmarrëse  për edicionin e 17-të të këtij festivali.
  • Dita e Lumturimit të Nënë Terezës
    “Trëndafilat e Arbrit” në Expo 2015

    Dita e Shqipërisë në EXPO 2015, në Milano do të kulmojë në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës,  më19 Tetor.

  • “Shpella e Shkruar e Lepenicës”
    Monument Kulture?

    Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Vlorë,  po përgatit gjatë këtyre ditëve  një dokumentacionin të plotë mbi “Shpellën e Shkruar e Lepenicës”, që ky objekt të shpallet Monument Kulture dhe të mbrohet nga shteti.  FOTO

  • Ritkhehen emrat ‘big’,
    lufta për Eurovizionin

    Edicioni i 54-të i Festivalit të RTSH-së po bëhet gati për 30 krijimet e përzgjedhura për këtë fundviti. Trampolina për në Euro-Song, e vetmja ngjarje muzikore live në çdo komponent, këtë vit organizohet nën drejtimin artistik të kantautorit dhe muzikantit të njohur Elton Deda, i cili së bashku me stafin dhe organizatorët pasi kanë dëgjuar  prurjet, kanë  selektuar 30 krijimet e reja muzikore, dhe artistët të cilët do të jenë pjesë e 3 netëve të Festivalit, i cili sipas traditës do të mbahet gjatë muajit dhjetor.

  • Ermonela Jaho:Shqipëria ka talente
    por janë të papërgatitur teknikisht 

    Ermonela Jaho prej dy ditësh po vijon kursin e specializimit të artistëve të rinj në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Sipas saj Shqipëria ka talente, por artistët e rinj lënë shumë për të dëshiruar nga ana teknike.
     

  • Akademikët: Gjendje jo e mirë e
    shqipes në botimet zyrtare e shkolla

    Gjendja jo e mirë e shqipes së shkruar në botimet zyrtare, në shtypin e shkruar dhe në shkolla kanë qenë temat e analizave të ditës së sotme në takimin e radhës së Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, i cili iu është referuar çështjeve të standardit të gjuhës shqipe dhe disa përshtatjeve që duhen bërë si pasojë e zhvillimit të sotëm të gjuhës në drejtëshkrim.

  • Lumturimi i Nënë Terezës, arbëreshët
    ekspozojnë traditat në Milano

    Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, më 19 Tetor, përkon me Ditën e Shqipërisë në EXPO 2015 në Milano. Një grup artistësh nga komuniteti më aktiv arbëresh "“Kamastra" do të performojnë në aktivitete të ndryshme që përcjellin ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës arbëreshe.

  • “Krom”, metafora që buron
    nga grabitja e arit në Bulqizë

    “E sheh këtë gur të zi si ndriçon në diell. Ka përqindje ari. Ky merret nga të huajt, shkrihet në fabrika speciale dhe del ari, floriri”. Vetëm ky dialog i shkurtër i një adoleshenti me vëllain e tij më të vogël”, tregon atë ngacmim të fortë që i ka bërë realiteti i sotëm i shfrytëzimit të mineralit të kromit në minierën e Bulqizës regjisorit Bujar Alimani.

  • Këshilli Nderakademik për Gjuhën
    rikthen çështjet e shqipes standarde

    Këshilli Ndërakademik per Gjuhen Shqipe po zhvillon takimin e rradhes në sallen "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave. Ky takim është zhvilluar me dyer të mbylluar dhe do të vijoje me diskutimin e çështjeve që lidhen me shqipen standarde. 

  • “Marubi” i Tropojës Qazim Zeqa

    Në ditët e nxehta të shtatorit të kaluar, në ambientet e Muzeut Historik në Bajram Curr, pjesëmarrësit e shumtë u befasuan teksa vizitonin një ekspozitë fotografike të një 86-vjeçari, një amatori apasionues, Qazim Zeqa.

  • Festivali i RTSH/ 30 këngëtarët
    pjesmarrës në edicionin e 54-tërt

    Pas ftesës për konkurim për në Festivalin e Këngës në RTSH nga stafi dhe organizatorët, përgjatë dy ditëve, në datat 12 dhe 13 tetor në redaksinë e muzikës në Radio Tirana u paraqitën mbi 50 krijime për të konkuruar për edionin e 54-tërt të Festivalit të Këngës në RTSH, evenimentit më të madh të muzikës në vend organizuar nga Radio Televizioni Publik Shqiptar.

  • WMF: Spaçi po shkatërrohet 
    të kthehet në vend përkujtimo

    World Monuments Fund (Fondi Botëror i Monumenteve) kërkon që Burgu i Spaçit të kthehet në një vend përkujtimor dhe të mos lejohet të shkatërrohet.  FOTO

  • ​Vatikan, përkujtohet 86-vjetori
    i vrasjes së Shtjefën Gjeçovit

    U përkujtua në Vatikan, në ambientet e Universitetit Urbanian, 86-vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Konstantin Gjeçovit, françeskanit kosovar, mbledhësit dhe kodifikuesit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, relike kjo mesjetare që tregon se populli shqiptar edhe gjatë asaj periudhe të errët ka pasur ligjet e veta.

  • Nisin përgatitjet për TIFF. Ja 18
    filmat shqiptarë që marrin pjesë

    Organizatorët sapo kanë publikuar listëN e filmave që janë përzgjedhur në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Vetëm në kategorinë e filmave të shkurtër që janë realizuar nga regjisorët shqiptarë numërohen të jenë 18 të tillë.

  • Alimani: Filmi “Krom”, një ndjesë për shokët
    e fëmijërisë me baballarë të ndryshëm

    Filmi “Krom” i regjisorit Bujar Alimani, që do të shfaqet premierë nesër më 16 tetor, sot para dite u shfaq në fokusin e mediave. Titulli i filmit aq intrigues “Krom” bën një efekt të fortë edhe për faktin se është xhiruar në Bulqizë; nëse kujtojmë shfrytëzimin e grave dhe fëmijëve që bëhet herë pas here në minerën e kromit...

  • Një ekspozitë me relike e artefakte
    për Luigj Gurakuqin në Shkodë

    Shkrime, nënshkrime, piktura, vepra, relike e artefakte nga aktiviteti politik dhe patriotik i Heroit Kombëtar  do të prezantohen së shpejti në ambjentet e muzeut historik “Oso Kuka” në Shkodër. Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër, në 20 shkurt të vitit 1879 dhe vdiq në Bari, më 2 mars 1925. Ai është njohur dhe shquar si poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet, shtetar, ekonomist, Ministër i Arsmit dhe Ministër i Financave. 

  • Ruhej nga Lef Nosi, dixhitalizohet 
    dorëshkrimi në alfabetin e Elbasanit

    Dorëshkrimi i Ungjillit të vitit 1761 i shkruar shqip në alfabetin e veçantë të Elbasanit, i njohur si dorëshkrimi i Elbasanit sapo është dixhitalizuar. Lajmin e jep studiuesi i njohur Robert Elsie në faqen e tij në internet.

  • Shteti shqiptar pagoi Joklin me
    4965 franga për Fjalorin Etimologjik

    Këto dokumente zyrtare që bëhen publike për herë të parë, e datojnë në vitin 1942, tregojnë të dhëna interesante për jetën e albanologut të shquar, Nobert Jokli në fushën e studimeve të shqipes.

  • Shkodër, merr jetë Muzeu Virtual
    “Marubi”, online për publikun

    Sot në Shkodër, Muzeu Virtual Marubi mori jetë duke u publikuar online për publikun. Në prezantimin e këtij projekti nderonin me pjesmarrjen e tyre,  Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Drejtoresha e UNDP Yesim.Oruc Yesim, Drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”,  Luçjan Bedeni dhe stafi i projektit MAVIMU.

  • Videolajm/ E mahnitshme, statujat 
    metalike fshehin një histori dashurie

    “Burri dhe gruaja” nga skulptorja gjeorgjiane Tamara Kvesitadze - dy njerëz të skalitur me disqe metalike - por instalacioni bëhet edhe më mbresëlënës kur mëson se statujat lëvizin dhe fshehin një historitë të dhimbshme dashurie.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv